free website design software

Per ty "TIFOZ": Me thuaj perse?

Serish jemi te lodhur. Kuptojme me ne fund se cdo gje eshte vetem nje enderr qe mbetet ne mendjet tona. Serish cdo gje na tregon se jemi te rraskapitur nga durimi, nga pritja per nje ndryshim te mundshem. Nga nje ndryshim qe serish nga kalon nga triumfi ne balte. Serish jemi vetem ne ata qe ndjeme dhimbjen, jemi ne ata qe ndjeme goditjet e njepasnjeshme, genjeshtrat e vazhdueshme dhe humbjen e kohes qe merremi.

Ishte koha kur ne buzeqeshnim. Ishte koha ku gazetat nuk shkruanin aq shume sa tani, por ne ishim te lumtur. Ishte koha ku ne linim punen per te ndjekur 11 te cemendur qe thyenin kembetet e tyre.
11 te cemendur qe rrezikonin jeten e tyre familjare, rrezikonin punen e tyre, dhe per cfare? Per te na ngritur ne tifozet e asaj skuadre ne maje. Ishim ne ata qe shanim ofendonim cdo "LUAN" qe mundohej dhe jepte te gjitha mundesit, te gjithe fuqine qe kishte per ne. Po ishim ne ata qe kur ktheheshim ne shtepi fjalet qe thonim nuk degjoheshin,nuk degjoheshin sepse zeri mbetej ne ate stadium tek ata djem qe na mbanin ne maje. Ngjireshim per ta, lotonim per ta gezonim me ta. Te kujtohet o "TIFOZ" sa her je kthyer i ngjirur ne shtepi? Te kujtohet sa here je kthyer me sy te mudhosur nga lotet e gezimit qe te dilnin? Te kujtohet sa here ikje nga shtepia pa lejen e prinderve dhe kur ktheheshe fjala e pare qe degjoje ishte Fituam? Dhe pasi ti ktheje pergjigje lotet e gezimit serish rreshqisin pa e kuptuar.
He more "TIFOZ" me thuaj a e mban mend keto qe kam shkruar? A te thone dicka keto fjale? Me thuaj more "TIFOZ" a e mban mend emrin qe per ty ishte gjithcka? Me vjen keq more "TIFOZ" por ti nuk je "TI" ti nuk je ai qe linte punen, ti nuk je ai qe dinte cfare te bente ne ate stadium. Me vjen keq more "TIFOZ" por ti nuk di se cfare eshte ajo skuader per nje tifoz. Ti nuk di se cfare eshte ajo skuader per ata qe e duan ne te vertete. Ti di vetem te ofendosh arbitrin me liber shtepie. Ti di vetem te hash fara e te thyhesh stolat e stadiumit. Madje madje as keto nuk di ti besh ashtu sic duhet.

Me vjen keq per ty "TIFOZ" i vjeter. Me vjen keq sepse tani je bere baba. Ke zene vendin e babait tend, por me vjen keq sepse ti nuk do kesh mundesi te mesosh djalin apo vajzen,
se si te mbeshtese ate skuader qe akoma edhe ne ate moshe qe je te bene te ndihesh djal i ri.
Te bene gjakun tend te ziej si nje vullkan. Me vjen vertete keq te te shoh aq te merzitur fundjaven. Fundjaven qe ti dikur mezi e prisje. Ate fundjave qe tani ti uron mos te vije me,
mos te kthehet me.

Per ty more "TIFOZ" me thuaj perse vazhdon dhe mendon akoma per ate skuader? Me thuaj perse?

Nga: Nail. "Flota Kuq E Zi"
www.skflamurtari.com

ADRESA
Rr. Mato Robi 
Vlore

KONTAKTE  - www.skflamurtari.com
Email: webmaster@skflamurtari.com
KONTAKTE - KLUBI
Phone: +355 33 421 242
Email:  fcflamurtarivlore@gmail.com