mac website creator

Kush jemi!

Në vitin 2006 do të niste një projekt për një faqe interneti për Flamurtarin e Vlorës. Kjo faqe do të ishte edhe fillimi i një bashkëpunimi të dy tifozëve të Flamurtarit për të ndërtuar një faqe për Flamurtarin. Një prezantim i Flamurtarit në internet që të ishte në lartësinë e krenarisë vlonjate dhe njëherësh në lartësinë e Flamurtarit tonë, i cili ka bërë histori në futbollin shqiptar dhe jashtë tij. Projekti do të niste me shpejtësi dhe me një punë të palodhur, në këtë projekt do të bashkoheshin shumë tifozë të Flamurtarit, sidomos ata që janë larg Flamurtarit dhe e ndiejnë më shumë mungesën e tij por njëkohësisht dhe ata që e duan më shumë fanellën, përkrah së cilës u rritën. Pak nga pak tifozët që ishin anëtarë të “www.skflamurtari.com” do të zgjidhnin një emër për tifozerinë e tyre, me të cilin të dalloheshin nga tifozët e tjerë dhe të përkrahnin Flamurtarin pikërisht me këtë emër “Flota Kuqezi”.

Si lindi ideja dhe emri i “Flota Kuqezi”?

Në faqen www.skflamurtari.com në vitin 2007, pikërisht në forumin e kësaj faqeje do të lindte një debat rreth emrit të tifozerisë sonë. Pas shumë mendimeve të të gjithë anëtarëve të faqes (që asokohe merrnin pjesë në forum) për emrin e tifozerisë u vendos një sondazh në të cilin bënin pjesë të gjitha propozimet për të zgjedhur këtë emër. Natyrisht në këtë sondazh bënte pjesë edhe emri Flota Kuqezi të cilin e ka propozuar anëtari “da_boss”. Në atë kohë pati disa propozime si Flota Kuqezi, Black Redbulls, Demat Kuqezi, Armata Kuqezi etj. Sipas sondazhit fitoi emri Flota Kuqezi me një numër të madh votash. Ky sondazh do ti hapte rrugën këtij emri dhe për më tepër do të tregonte se tek tifozeria jonë nuk ka dallime, midis njërit apo tjetrit. Ne jemi të barabartë, jemi të gjithë tifozë të Flamurtarit.


Vitet në vazhdim.... deri në 2011


Në vitet në vazhdim Flota Kuqezi do të rritej në numër, tifozët e saj do të shtoheshin. Flota Kuqezi do të dilte në deklarata në mbrojtje të klubit Flamurtari kur ai sulmohej nga të tjerë, në mbrojtje të tifozëve kur ata sulmoheshin dhe në kritika kundrejt klubit Flamurtari, ndaj një pjese të medias që nuk pasqyronte të vërtetën për klubin Flamurtari, kritika ndaj FSHF-së dhe deklarata të tjera, të cilat mund ti lexoni në faqen zyrtare të internetit të tifozerisë Flota Kuqezi. www.skflamurtari.com


Raportet e Flotës Kuqezi me klubin Flamurtari


Në shumicën e rasteve raportet e tifozerisë sonë me klubin kanë qenë të mira. Kundrejt klubit ka pasur kritika nga shumica e anëtarëve të Flotës të cilat besojmë se i ka vlerësuar të drejta edhe vetë klubi. Raportet e Flotës Kuqezi me klubin Flamurtari nuk kanë degjeneruar asnjëherë, ato kanë qenë gjithnjë të mira dhe synimi është të mbeten kështu si janë apo të forcohen. Klubi ka ofruar ndihmë tjetër për Flotën Kuqezi, që në fillimet e saj. Flota Kuqezi nuk ka pranuar sepse dëshiron të qëndroj e pavarur dhe të jetë një tifozeri autentike.... tifozat e Flotës Kuqezi... tifozat e Flamurtarit të Vlorës.


Kush janë iniciatorët e faqes www.skflamurtari.com


Je ti që po lexon këtë faqe dhe po ndihmon në zhvillimin e kësaj faqeje, jemi ne të gjithë.... vlonjatët.... por më tepër jemi ne të gjithë.... tifozët e Flamurtarit të Vlorës.... tifozët e Flotës Kuqezi.....

ADRESA
Rr. Mato Robi 
Vlore

KONTAKTE  - www.skflamurtari.com
Email: webmaster@skflamurtari.com
KONTAKTE - KLUBI
Phone: +355 33 421 242
Email:  fcflamurtarivlore@gmail.com