best mobile website builder

HISTORIA E SK FLAMURTARIT


Klubi shumesportesh Flamurtari

 
Historiku

Formimi dhe veprimtaria e shoqerise sportive “Vlora” e ka zanafillen nga fillimet e shek.XX, rreth vitit 1911. Një i ri vlonjat, Theodhori Arapi, arriti të grumbulloje 32 lojra popullore me karaktere të ndryshme duke zene vendin e parë ne konkursin që u zhvillua ne Boston Mass të Sh.B.A.

 Por mbetemi ne sporte të vecanta deri pas krijimit të shoqerisë “Vlora” më 27.03.1923 me kryetar Milto Korcanin.

Aktivitet zyrtare, si Kampionati Kombetar, filluan ne vitet 1929-1930.

Ciklizmi: prej vitit 1916 deri ne 1921 pati një rritje të dukshme si ne masivizim dhe organizimin e aktiviteteve. Data 21.05.1921 është fiksuar si organizimi i aktivitetit ciklistik ne qytetin e Vlores. Ne këtë aktivitet dallohet Novruz Nivica, Spiro Stavro, Salo Metushi. Ne vitin 1925 u organizua rrethi parë kombetar ciklistik. Vlora perfaqesohet nga ciklisti Novruz Nivica. Kampionati i parë Ballkanik u zhvillua ne Greqi me 1928 ku vlonjati Novruz Nivica shpallet nën kampion i Ballkanit. Ne vazhdim të viteve 1937-1940 shohim disa sportiste të talentuar si Thoma Puka, Gori Risilia, Cecen Shana, Qemal Meli, Mimi Risilia, etj. Me vone, ne vitet 1966 ne xhiron e madhe të Shqiperise, (Kapionati Kombetar) i riu i talentuar 15 vjecar Piro Driza shpallet nenkampioni i vendit, pas te mirenjohurit Bilal Agalliu. Për t’u permendur jane Muharrem Ahmeti dhe Kastriot Mezini, të cilet u shpallen Kampion Kombetar dhe u futen ne eliten e ciklizmit shqiptar.

Atletika: Gara e para sportive ne qytetin e Vlores shenohet me 08.04.1923, ku kane dale shumë talente, kampion e rekordmene, të cilet krijuan të ardhmen e Atletikes ne Vlorë. Me 26.06.1929 Vlora merr pjese ne Kampionatin e parë zyrtar të atletikes ku rekordmeni i parë është Ymer Sharra, duke u pasuar dhe nga shokë të tjerë si: Vasil Konomi, Ilia Gjergji, Filip Makoci, Hamit Batja. Por ai që hyri ne majat e histories se atletikes është Minella Anastasiadhi si atlet kombetar, kampion kombetar, Mjeshter i sportit, mbajtes i Medaljes se Arte dhene nga Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve. Një ndihme të shquar si sportist, organizator, trajner ka dhene Mjeshtri i Sportit, Mbajtesi i Medaljes se Artë Koço Dhrami aktiviteti i te cilit shtrihet prej viteve 1931 deri 1972. Ne Vlorë kane dale perhere kampion e rekordmenë si: Aleks Ruci, Meleq Arapi, Skender Kokalari, Vasil Rafti, Pirro Janina, Gezim Meçani, Krenar Meçani i cili shpallet kampion ballkanik ne Ballkaniaden e zhvilluar ne Greqi. Për t’u permendur është dhe Kampioni Kombetar i hedhjes se shtizes Kastriot Malaj. Dhe vajzat vlonjate kane dhene kontributin e tyre dhe për tu permendur është Elvira Petriti, Vita Muco, etj. Por figura me e madhe si për “Flamurtarin”, eshtu dhe per kombetaren është e mirenjohura, Mjeshtrja e sportit Xhulieta Muco.

Noti - Meshkuj: Deti, kjo dhurate e natyres, ka bërë që rinia e Vlores natyrshem të merret me not. Shoqata “Vlora” organizoi me 28.06.1928 një veprimtari lokale me tete pjesemarres nga Vlora, Berati etj. Nisja u be nga porti i Skeles deri ne plazhin e Ri, ku fitues doli vlonjati Sezai Agalliu. Me 23.08.1931 ne Vlorë zhvillohet Kamponati i parë Kombetar i Shqiperise, ku u dalluan Kamber Rrapushi, Vlash Syko, Spiro Zaka, Astrit Kokoshi. Pas clirimit të vendit do të dalin të tjerë notar të medhenj që hyne ne majat me te larta të notit shqiptar si te medhenjte Jani Hondro, Skardilajd Shyti e deri të Fatmir Zyka, Tomorr Bani, etj. Klubi “Flamurtari” ka nxjerre disa Mjeshtra Sporti ne sportin e notit, por mbi të gjithë qendrojne dy mjeshtrat e Merituar të Sportit, Jani Hondro dhe Skerdilaid Shyti, të cilet jane fitues të anketes “Sportistet me të mirë të Shekullit”.

Noti - femra: është një nga ekipet me të mira të notit shqiptar ku spikasnin me talentin e tyre mjeshtret: Aida Xhindi, Vasilika Bejo, Anila Isufi, etj. Ne arritjen e rezultateve te larta të ketyre kampioneve kontribuan trajnere te shquar si :Ali Kadena, Thoma Papa, Sotiraq Papa, Teki Kadena, Ilir Kreshpa, Pavllo Kisi dhe Bashkim Aliraj.

Lojrat me dore: Ne qytetin e Vlores lojrat me dore nisen te levrohen nga studentet e shkollës tregtare, nën ndikiminin e pedagogeve të tyre te apasionuar. Ne programet e kesaj shkolle luhej si basketbolli, ashtu dhe volejbolli. Këto aktivitete filluan te organizoheshin jo vetem ne kuadrin e shkollës, por edhe ndermjet shkollave dhe qyteteve të tjera. Pas clirimit, ne 1946 filloi organizimi zyrtar i sportit, i cili percaktoi hapin e rendesishem për ecurine e volejbollit.

Volejboll - meshkuj:Volejbollistët e para jane Napolon Sadiku, Pandeli Shano, Fatosh Kokoshi, Vlash Koljako, Vllasi Syko, Petraq Bani, Jazo Malaj. Pas vititt 1968 është për t’u permendur, për nivel të lartë të volejbollit vlonjat dhe atij kombetar, Mjeshtri i Merituar i Sportit, mbajtes i Medaljes se Arte, si dhe Sportist i Shekullit volejbollisti Todi Driza, si sportist e trajner. Ka edhe të tjera figura që kane dhene kontributin e tyre ne volejboll si Ymer Bogani, Pullumb Fakaj, Ylli Lulushi, Ilir Halili, Filip Moci, Vladimir Sadushi, Niko Pando, etj.

Volejboll - femra: Filloi të gjallerohet me 1948. Femrat e para që hodhen themelet e ketij sporti jane: Fejzie Fisheku, Fetie Piraniqi, Eleni Gjyli, Fotika Skrame, Ana Ndini, Rexhina Luari, etj. Me një pune kembengulese, nga viti 1961 deri ne 1965, ekipi i “Flamurtarit” femra shpallet Kampion Kombetar.

Volejbollistet që e ngriten ne një stad me të lartë ishin: Natasha Lamaj(Cipi), Drita Shakaj, Engjellushe Kapaj, Aljona Collaku, Liri Golemi, Vjollca Palla, Viti Zhupa me trajner te mirenjohurit Vllasi Syko e Thanas Strakosha.

Basketboll - femra: Ka qene ne majat e sportit vlonjat. Basketbollistet vlonjate, të drejtuara nga trajneri i tyre i apasionuar dhe shumë komunikues Petrit Stefa, kane qene për shumë vite kampione kombetare. Ne listen e shumte te ketyre sportisteve mund te permendim: Valentina Hysi, Aferdita Hasani, Muhina Kuqi, Arjana Birce, Pjereta Çika, Eleni Beli, Violeta Cala, Teuta Birce. Me loje e tyre ato jane shquar si ne aktivitete kombetare, ashtu edhe ne ato nderkombetare, duke ngritur peshe zemrat e tifozerize vlonjate dhe me gjere. Shume prej tyre mbajne tituj dhe medalje te larta te sportit, si dhe kane qene anetare te skuadres kombetare Shqiptare.          

Basketboll - meshkuj: fillimet e ketij sporti i ndeshim ne shkollen ekonomike te Vlores para viteve ’40. Zyrtarisht organizimi i ekipit te basketbollit “Flamurtari” nis ne vitin 1946 dhe ne 1948-49 perfaqesohet ne kategorine e I-re midis ekipve me te mira te vendit. Ndeshjet ky ekip i zhvillonte ne kendin sportiv “Spartak” i cili mbushej plot me te rinj dhe intelektuale te qytetit. Pjesetare te ekipit “Flamurtari” per vitet 1945-55 ishin: V.Papingji, V.Opingari, A.Çuçi,, P.Meksi, V.Pici, P.Papa, S.Pina, N.Dema, A.Nota, L.Ferra, Dh.Mina, V.Ndini, K.Vasili, M.Shyti, V.Kedhi, D.Sharra dhe L.Sorra. trainere te tyre ishin A.Rexhepi dhe K.Dhrami. Ne vitet 1956-70 ky sport vazhdoi te te rritej cilesisht si edhe sporte te tjera ne qytetin e Vlores, duke zhvilluar edhe disa ndeshje nderkombetare. Ne keto vite shquhen basketbolliste si: P.Resuli, E.Jakoel, L.Alemi, V.Luzaj, V.Zykaj, V.Birçe, P.Stefa etj. Brezi i III-te i ekipit te basketbollit ‘Flamurtari” i perket viteve ’70 e ne vazhdim, ku ne krye te ekipit erdhi si trainer Ilo Taska, i cili ndikoi mjaft ne rritjen e cilesise se ketij ekipi. Ky ekip i jepte tonin kampionatit kombetar te asaj kohe, ku ne perberje te tij ishin V.Papavangjeli, K.Kasmi, P.Resuli, G.Angjeli, Sh.Veliu,A.Birçe, A.Golemi, E.Idrizi, V.Birçe, P.Aliraj. Eshte per t’u theksuar ne gjithe historikun e ketij ekipi emri i Viktor Papavangjelit, i cili ishte nje sportist i nivelit europian dhe anetar i ekipit kombetar te atyre viteve.

Gjimnastika - meshkuj: Historia e kesaj displine e ka zanafillen ne vitet 1948 - 49 deri ne 1954 me dy vellezerit Çipi, Faruk Mezini dhe Eqerem Kushta. Keta gjimnaste kryenin demostrime ne akrobaci , kalim kali, hekur, paralele, etj. Më vone, ne saj të punes apasionante të trajnerit Eqerem Kushta, por dhe si sportist krijoi brezat e gjimnastikes ku me të spikatur jane: Ilirjan Kreshpa, Kastriot Dauti, Gani Mezini, Engjellush Gorishti, Andrea Pavli., Njazi Hamzarai. Ne vite 1970 e ne vazhdim “Flamurtari” shpallet disa herë kampion kombetar ku spikatin : Ilir Cela, Ilir Tafili, Llambro Leka, Vasil Ruci, Harallamb Babe, Zenel Zeneli, Kostaq Gerveni, etj. Por ne majat e gjimnastikes shqptare jane Gani Mezini, Ilir Cela dhe Mjeshtri i Sportit Ilir Tafili.

Gjimnastika - Femra: Kjo disipline, si dhe per meshkuj, zanafillen e ka ne vitet pas clirimit të vendit. Gjatë aktiviteteve ne vite jane për t’u permendur gjimnaste per rezultate te larta si: Marjeta Kapore, Ilirjana Kreshpa, Albana Dhima, Yllka Cela, Enkeleda Dumani, kurse si trajner i apasionuar, i cili arriti disa trofe kombetar eshte Mjeshtri i Sportit Kostaq Gerveni.

Ping-pong - femra: historiku i ketij sporti fillon ne vitet 1951 me kampionatin kombetar ndermjet hoqerise “Puna”. Vlora renditet ne vendin e pare nen drejtimin e traineres Fejzie Fisheku (Haxhiu). Ne vitet 1986-90 Flamurtari drejtohej nga traineri Kristaq Bitri. Ne vitet 1990-96 me marrjen e ekipit nga traineri Edmond Gjoka “Flamurtari” shpallet Kompion Kombetar per te reja dhe pas ketyre viteve ky ekip shpallet Kampion Kombetar per te rritura. Spikasi sportiste cilesore si Alma Shabani dhe Anila Selimi. Po ne keto vite ky ekip fiton disa here rresht edhe Kupen e Republikes. Nga vitet’98 deri 2005 Flamurtari arrin ne majat e Ping-pongit shqiptar e perfaqesuar nga sportistet e talentuara Anila Gjoka dhe Lindita Muço, te cilat shpallen disa here Kampione te vendit dhe perfaqesuese te kipit kombetar te Shqiperise ne aktivitete nderkombetare.

Boksi: Ne qytetin e Vlores merr rrugen pas vitit 1944. Kampionati i pare u zhvillua ne vitin 1947 dhe boksieret e pare ishin Babace Rexhepi, Leandro Kruta, Luan Ferra, Stefan Pina, Burhan Bute me trajner Leandro Kruta. Burhan Bute doli ne skene si kampion i vitit 1950 – 1951. Pas vitit 1954 Toli Truja e drejtoi boksin deri ne vitin1963. Vlora kishte shume talente, te tille si Mynyr Beqiri, Beniamin Zoga, Pajtim Dauti, Xhorxh Arapi, Ramadan Cuni, vellezerit Duro, Viron Sadiraj, Dhori Dupi, Ali Kasemi, Idai Rama, Perlat Velaj. Idai Rama u ngjit ne majat me te larta te boksit vlonjat dhe shqiptar, duke u shpallur dy here Kampion Kombetar te “Partizani” dhe “Flamurtari”. Per cilesi te nivelit te larte, Komiteti Shteteror i Sportit Shqiptar i jep titullin e larte “Mjeshter Sporti”. Ne vitin 2003, pas vdekjes, i jepet “Medalje e Arte” - Per kontribut te vecante ne aktivitetin kombetar dhe nderkombetar.

Historia e re e Boksit filloi ne vitet 1991 – 1992. Ne vitin 1992 u zhvillua Kampionati i pare Kombetar i ketij sporti. Trajneri i pare qe zhvilloi sportin ne vitet me te veshtira ishte Perlat Velaj. Ne skene po shfaqeshin shume talente si Elton Meta, Dhimiter Metani, Arsen Doko, Ervin Ceta, Stiljano Zeqo, Genti Kamberi etj. Keta sportiste i drejtoi trajneri pasionant Gezim Zeneli. Ne vitet e ardhshme ai i drejtoi me profesionalizem ne titujt e shumte kombetar dhe drejt vendeve te nderit si perfaqesues te Ekipit kombetar te Shqiperise.

Trofete si ekip:

        Deri ne vitin 2000 ekipi “Flamurtari” shpallet Nenkampion i vendit.

        Cilesia e boksiereve po vinte duke u rritur, kjo se bashku me punen e madhe te trajnerit beri qe ekipi i Boksit te rritur te shpallet Kampion Kombetar ne Tetor te vitit 2001.

       Ne vitin 2002 ekipi kurorezon nje fitore tjeter, fitues i Kupes se Republikes.

       Ne vitin 2003 ekipi “Flamurtari “ eshte fitues i Kupes se Republikes.

       Ne vitin 2003 trajneri pasionant Perlat Velaj shpall ekipin e te rinjve te “Flamurtarit “ Kampion Kombetar.

Por faktori me i rendesishem eshte se tani “ Flamurtari “ per here te pare fut ne histori shume kampione kombetar si:

                 Dhimitraq Metani 32 takime nderkombetare, 6 here Kampion Kombetar.

                 Elton Meta 29 takime nderkombetare, 5 here Kampion Kombetar.

                  Arsen Doko 42 takime nderkombetare, 8 here Kampion Kombetar.

                 Stiliano Zeqo 13 takime nderkombetare, 2 here Kampion Kombetar.

                 Ervin Ceta 11 takime nderkombetare, 1 here Kampion Kombetar.

                  Eduart Hoti 7 takime nderkombetare, 3 here Kampion Kombetar.

                   Bledar Zguro 32 takime nderkombetare, 3 here Kampion Kombetar.

                Jeton Plaka 5 takime nderkombetare, 1 here Kampion Kombetar

                  Robert Maska 2 here Kampiom Kombetar.

                 Alket Muco 12 takime nderkombetare, 2 here Kampion Kombetar.


Keto rezultate prestigjoze jane frut i nje pune intensive te trajnerit te shquar vlonjat Z.Gezim Zeneli, duke vleresuar dhe kontributin e trajnereve veterane si Ziaudin Shaqiri, Toli Truja, Pajtim Dauti etj.

 Pas çlirimit, ky sport mori një zhvillim të gjërë, ku më të spikaturit ishin shkodrani i mirënjohur, farmacisti Z.Alfret Ashiku, vlonjatët Astrit Sharra, Nasho Thanasi, Aristidh Duka. Deri në vitin 2000, në Vlorë dhe në Shqipëri kishte shumë talente që luanin bilardo dhe karambol, por ishin të pa organizuar si sport dhe nuk kishin një Federate që t’i drejtonte. Ai që e organizoi dhe e zyrtarizoi si Federatë është Presidenti aktual Z.Edmond Loku. Ishte eveniment i rrallë që pas shumë vitesh njihet në arenën ndërkombëtare me siglën “Federata Shqiptare e Bilardos”. Në muajin Mars të vitit 2001, në Shqipëri dhe konkretisht në Tiranë u çel Kampionati i parë i Bilardos. Klubi SH.S. “Flamurtari” u përfaqësua në ekipin e Bilardos, me krijuesin e ideatorin e këtij ekipi, trainerin pasionant z.Roland Panozaqi, i cili aktualisht është trainer i parë i ekipit Kombëtar të Shqipërisë.

Bilardo: Sporti i Bilardos, si në të gjithë Shqiperine, ka qënë i zhvilluar edhe në Vlorë qe prej viteve ‘40.

Takimi i parë u zhvillua në Vlorë më datën 7.07.2001.

Turneun “Steka e Artë” e fitoi bilardisti i ekipit të “Flamurtarit”, sportisti Fatjon Bani.

Në vitin 2002 ekipi i “Flamurtarit” shpallet Nënkampion Kombëtar.

Në vitin 2003, shpallet Kampion Kombëtar.

Në vitin 2004 shpallet Nënkampion Kombetar

Në vitin 2005 shpallet Kampion Kombëtar.

Në sportin Karambol shpallet Kampion Kombëtar Z.Artur Shehaj.

Një eveniment i rrallë është renditja e sportistit Besmir Çufa në tetë më të mirët e Europës në Kampionantin Europian zhvilluar në Vilengen, Gjermani midis 26 shteteve. Për tre sportistët cilësor të ekipit të “Flamurtarit”, bilardistët Besmir Çufe, Artur Shehaj, Fatjon Bani, traineri amerikan Z. Stiv – Lilles, Drejtori Teknik i Federatës Botërore Artistike të Bilardos, Kampion i Botës në Bilardo Gjermani Marsel Kajter, që ishin drejtuesit kryesor ne seminar, vlerësuan maksimalisht trainerin Roland Panozaqi, për nivel të lartë profesional gjatë proçesit të organizimit të stërvitjes.


Klubi i Futbollit Flamurtari

 Historia e Klubit te Futbollit "Flamurtari"

Nga gërmimet e zbulimet arkeologjike, nga dokumentet arkivore, nga dokumentet fotografike te shtypit te kohës, apo nga te dhenat gojore, konstaton se në qytetin bregdetar të Vlorës zanafilla e lojës “Top e këmbë” është shumë e hershme. Kurse si lojë e re futbolli, si garim sportiv, si lojë moderne e spektakolare mendohet të ketë filluar rreth vitit 1915. Kjo e dokumentuar edhe në “Sporti Shqiptar” Nr. 10 dt 28.11.1937.

Rinia vlonjate e viteve ‘20, një grup të rinjsh nga qyteti, studente të ardhur nga Kalabria e Italisë, themeluan të parën shoqëri sportive ne vitin 1921 te quajtur “Jeronim De Rada”. Kryetar i parë i saj zgjidhet Sezai Nota.

23 Mars 1923 mbahet si data e themelimit të klubit të futbollit vlonjat “Vlora”, kryetar i parë i te cilit, u zgjodh Milto Korçari, sekretar Malo Ismaili dhe financier Faslli Zoga.

Kjo shoqëri sportive rreth viteve 30’ kishte të anëtarësuar aq simpatizantë e aktivistë sa edhe qytetet e mëdha të asaj kohe si, Tirana, Shkodra apo Korça.

Anëtarët e shoqatës “Vlora” si veprimtari kryesore kishin sportin, veçanërisht atë futbollistik. Deri në fillimin e aktivitetit të parë kombëtar të futbollit kjo shoqatë ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm ndeshjesh. Jo vetëm në qytetin tonë me ekipet e lagjeve, por rëndësi të veçante u kushtonte dhe ndeshjeve miqësore me ekipet e Kavajës, Fierit, Shkodrës, Korçës, Beratit etj.

Kampionati i parë 1930:

Shoqata Sportive “Vlora”: Apostol Malo, Neshat Agolli, Xhevdet Pustina, Jani Kosta, Pavllo Qiroko, Vasil Koço, Hasbi Tepelena, Zeko Koka, Syrja Gabrani, Remzi Verzivolli, Vasfi Semini, Abedin Bozhegu, Xhevdet Fishta, Hamdi Zoga.

Pjesemarrja e Shoqërisë Sportive “Vlora” :

    Kampionatin I vendor, 1930, dhe me pas 1931, 1933 (Kategoria II), 1934, 1936 dhe 1937-1938.
    Kupën “Vllaznia shqiptare”, 1939, pjesëtar në grupin C, bashkë me Durrësin, Beratin dhe Lezhën.

Pas Nëntorit 1944, çlirimit të vendit, do të riniste udhën e tij të re një nga sportet më të dashur, një nga sportet më popullor, futbolli. Ai do të krijonte aq emocione, dëshira, gëzime, thirrje.

2 Shtatori 1945 rinisi startin Kampionati Kombëtar i Futbollit për mos t’u ndalur më. Edhe në këtë startim të ri skuadra e qytetit te Vlores prezantohet me emrin “Vlora”.

Uniforma e përfaqësues vlonjate, ashtu si edhe e viteve të para të nisjes së futbollit zyrtar, ishte një bluzë e bardhë me shirita dy ngjyrësh, kuq e zi. Këto të përsëritura dy herë horizontalisht para gjoksit. Të mbathurat ishin të zeza dhe herë herë të bardha, si dhe geta të zeza me një shirit të kuq në qafë.

Ata që do ta vishnin këtë uniformë në 2 Shtator 1945 do të ishin:

Xhakomino Pozeli, italiani që kishte mbetur që pas luftës italiane në Vlorë, Xhelali (Veizi). Kokona, (Hata), Palla, M Mina, Bitri, Apostoli, Muçaj, Dumani, Shamo, Isaia, Çili, Vasili, Gjini, Saraçi, Naqe, Llambi. Mali, Vavypi, Manushi, Sotiri, Vyshka, Olldashi.

Më 22 qershor 1946 anëtarët e klubit të sportit “Ismail Qemali”, intelektuale e sportistë kërkojnë të ndryshohet emërtimi i klubit ne “Sport Klub Flamurtari”.

Emërtimi i ri u bë vërtetë flamur për sportin vlonjat.

Në kampionatin e 9 Kombëtar të futbollit, të vitit 1946 skuadra e futbollit e qytetit tonë zuri vendin e parë në grupin B dhe të dytin pas finales me ekipin e “Vllaznisë”.

Ecuria e futbollit vlonjat deri në vitin 1960 kur ai do të bëhej finalist i Kupës së Republikës ishte ajo e një skuadre me hope, me ngjitje e zbritje në klasifikim.

Ne vitin 1948 kuqezinjtë do të ishin përsëri finalistë për titullin kampion, por e fitojnë atë te kuqte e ushtrisë “Partizani”.

Në vitin 1949 pas disa takimesh do të përjashtoheshin nga vazhdimi i kampionatit.

Emrat e futbollistëve Mina, Ibrahimi, Bejkosala, Dupi, Arapi, Sallata, Opingari, Thomaj, Gjyli, Ferko, Llupa, Shehu, e trajneri Pelingu do të ishin pasqyrë për brezat e ardhshëm. Konsideratat më të mira si tregues për të cilësuar futbollin vlonjat si futboll teknik, spektakolar e që më vonë do të cilësohej dhe si “futboll i shkollës vlonjate”, kanë përcjelle për tifozerinë vlonjate dhe atë vendore mjeshtrit e futbollit shqiptar dhe emrat e spikatur të medias sportive.

Loro Boriçi : “Flamurtari” i Vlorës është ekip mjaft i fortë.

Anton Mazreku : “Flamurtari” i Vlorës është një nga ekipet me energjike dhe simpatike të vendit.

Sabri Peqini : “Flamurtari” i Vlorës luan thjesht dhe bukur. Zotëron një teknikë të pasur”.

Xhavit Shaqiri : “Tek “Flamurtari” pëlqehet guximi e loja me karakter sulmues, teknikisht e mirë”.

Zyber Konçi : “Zbatimi i skemës 1-4-2-4, skemë e re e eksperimentuar në skuadrat tona më mirë se kushdo skuadër tjetër e zbaton”Flamurtari”.

Trofetë:
1985: Fitues i Kupës së Republikës
1987: Fitues i Kupës së Republikës
1990-1991: Kampion Kombëtar i Kampionatit të 52-te të Futbollit

Ekipi i qytetit të Vlorës “Flamurtari” arritjet më të mira i ka në vitet kur është bërë dy herë fitues i Superkupës së Shqipërisë ; ne vitin 1990 dhe vitin 1992
Emrat që e ngritën lart këtë qytet në futbollin e atyre viteve do të ishin Arapi, Birçe, P.Ruci, Çipi, Taho, Lushaj, Iliadhi, Gjondeda, Ferka, Zijai, Daullja, Gjyli, Rexhepi, V.Ruci, F.Ferko, Kushta, Memushi, Canaj, Bubeqi, etj, me trajner L.Çuri e S.Elmazi.
Kurse ata që varën medaljonin e parë të kampionit do të ishin: Arapi, Bubeqi, Ciruna, Vito, Zijai, Behari, Shaqiri, Memushi, Lameborshi, Mëhilli, Lutaj, Dema, Biraçi, Çipi, Gjondeda, Iliadhi, Taho, Kushta, T.Arapi, Ziu, Daullja, V.Daullja me trajner E.Liçaj dhe Sh.Zile.
Fillimet e ndeshjeve me të huajt vlonjatët, thuhet e dokumentohet ta kenë luajtur rreth vitit 1918 me marinarë të huaj që zbresin nga porti i Skelës drejt qendrës së qytetit. Kurse pas organizimit në shoqatë sportive futbolli vlonjat nga viti 1925 deri në vitin 1937 ka zhvilluar rreth 10 takime. Kryesisht në gadishullin e Ballkanit, por edhe me futbollistet e Italisë . Kurse, ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare e ka zhvilluar në Athinë me ekipin e AEK për Kupën Ballkanike, në vitin 1980.
Pra, majën më të lartë të cilësisë, mbresat e shkëlqyera të futbollit vlonjat janë në vitet 1980-1990 kur “Flamurtari” hodhi hapin e parë jashtë vendit për t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atë evropian.
Veçanërisht në vitin 1987 kur vlonjatët takohen për herë të dytë me “demat” spanjollë të “Barcelonës” dhe largohen nga kupa UEFA në tur të tretë, gjë që s’e kishte arrirë me parë ndonjë ekip shqiptar.
Për të përcjellë këtë futboll klasi që mbartin futbollistet vlonjat po citojmë anglezin Lineker, golashënuesin më të mirë të botërorit 1986, që luajti me ngjyrat e “Barcelonës” kundra “Flamurtarit” ;“Flamurtari”, thotë ai, luajti shumë mirë. Pashë dhe luajta për herë të parë me një skuadër shqiptare. Një skuadër shumë e mirë, aq sa nuk e mendoja”.
Nga plejada e madhe dhe e ndritur e futbollistëve vlonjat sot numërohen një numër i madh lojtarësh që kanë fituar titullin e lartë sportiv “Mjeshtër Sporti”. Por ata të cilët kanë fituar në anketa të ndryshme të medias, apo të vlerësuar e të votuar nga tifozeria e futbollit janë:

MEXHIT HAXHIU - Mjeshtër i Merituar i Sportit.
Viti 1972 fitues në anketën “10 sportistët më të mirë të vitit”.
Viti 1985 fitues në anketën “Mbresa më të mira në 40 vjet”.
Viti 1995 fitues në anketën “11 futbollistët me të mirë të 55 kampionateve”.

SPIRO ÇURRI- Mjeshtër sporti.
Viti 1971 fitues në anketën “Sulmuesi më i mirë i vitit, 18 vjeçar”.

ALFRED FERKO- Mjeshtër sporti.
Viti 1986 fitues në anketën “10 sportistët më të mirë të vitit”.

AGIM BUBEQI- Mjeshtër sporti.
Viti 1986+1987 fitues në anketën “Sulmuesi më i mirë i vitit”.

RAPO TAHO-Mjeshtër sporti.
Viti 1987 fitues në anketën “10 sportistët më të mirë të vitit”.

SOKOL KUSHTA-Mjeshtër sporti.
Viti 1988 në anketën evropiane”Guerin Sportive” të revistës”Bravo” vendi 18.

LATIF GJONDEDA- Mjeshtër sporti.
Viti 1988 fitues në anketën “ Mesfushori më i mirë i vitit.

VIKTOR DAULLJA- Mjeshtër sporti.
Viti 1988”Sulmuesi më i mirë i vitit për të rinjtë 18 vjeçar”.

Klubi i Futbollit “Flamurtari” - Bashkia Vlorë

Historia e Klubit është marr nga www.BashkiaVlore.org
**********************************************************************************************

Një poezi kushtuar skuadrës së Flamurtarit në futboll. Poezia është gjetur në internet

Kushtuar Vasil Rucit dhe skuadrës së asaj kohe:

17 dhjetor tetedhjete e nente,
kjo e diel do te mbahet mend
kush e la fushen e blerte
Vasil Ruci mjeshtri me flete

Vasil Ruci ngele figure,
Vlores nuk i vjen me kurre
Shume kujtime ne na le
brez pas brezi emer ke.

I gjithe stadiumi u merzit
Plot me lot i mbyshi syte
Na e ka, s'na e ka enda
Vasil Ruci, s'ben me nena.

Stafeten e Mexhit brigadierit
Me lat e coi Vasil xhongleri.
Nentedhjete e nente gola plot
Na i mbushe syte me lot.

Brohoret stadiumi, dhe tundet toka
E gjithe Vlora brohoret me nota
VASIL, VASIL TI JE BOTA.

Ti je bota ne Vloren tone
ti je bota ne Barcelone
ti je bota ne A.U.E
VISMUT A.U.E, TRE GOLA KE NGA NE

Nen kampion 5 here ke dale
Vetem 1 here ne vend te pare
Te ra shorti ne kupen U.E.F.A
Barcelone ty te gjeta.

Barazim dole ne Vlore
barazim ne Barcelone
u ktheve me koken larte
tregove futbollin vlonjat.

Dikush foli poshte larte
Flamurtari do haj 7
Ja qe nuk doli ashtu
Superklubi desh hengri dru

Shume i fryre vjen Beogradi
Deklaron fitojme tek labi
Ja qe prape nuk ndodhi ashtu
Flamurtari i dha dru.

Goli i rrepte i Iljadhit
Eleminoi Beogradin.
Ah po erdhen dot atje,
Pa 4 gola s'ikni nga ne.

Erdhi dita ne Beograd
Betohen do rrahin ekipin lab,
Del ne skene SOKOL DUKATI
Qe ben gol te Beogradi

100 here topin ta gjuaj
jam ne gjendje ta nenshkruaj
deklaron SOKOLI vete
se kuptoj si shkoj ne rrjete.

Vlora ne turin e trete
Se ka bere asnje brez
Me futbollin dinjitoz,
I tregove botes qe loz

Brez i arte brezi vlonjat
ansambel qe luan art.
Artin e futbollit modern
ne BRAZIL e ka folene

OSMAN MULA dergon leter
Berti jepja VASILIT patjeter
mos harro jepja ne dore
ta dergon OSMAN MULA regjizor

Shume te drejte kane shkodranet
Vlora u ka gjetur anen
i thone plot 15 vjet
qe ne Vlore kane pare gazep

Me Tiranen s'te ka ecur
kampionatin ta kan hequr
me ne fund ja gjete anen
2-0 rrahe Tiranen

Po e nis sipas rradhes
qe ti hyj ne zemer taves
po e nis me portierin
dhe ta mbyll me SOKOL sprintierin

Arapi shtate larte ne porte
ka ardhur ne forme te plote
po ta rruaj kete forme
ky portier te nderron

Mbrojtjen tone e kane zili
anembane ne Shqiperi
Cipi, Taho, Iljadhi, Dema
mbrojtesa klasi te ka enda

GjERGJI DEMA porsi skile
mbrojtes i djathte si XHENTILE
qendermbrojtesa si celik
RRAPO TAHO DHE KRESHNIK

RRAPUA floket krele-krela
eshte i shpejte si PASARELA
ILJADHI alamet djali
mbrojtes i majte si ORJALI

Mesfusha mjaft teknike
me lojtare yje drite
GJONDEDA mbi te tjere
si FALKAO timonier
te triblon me lehtesi
eshte i shpejte si PLATINI

edhe ti 18-vjecar VIKTORI
je teknik si ZHUNJORI
VASIL ZIU ,ZHIRESI i vogel
kur luan merr cmimin NOBEL

Memushi mushkrite e forta
e luan topin ne dy porta
DAULLJA ka fiziken
kur luan te kall friken
Ja dhe BUBEQI me i gjati
si SOKRATES ngjan nga shtati

I pari VASIL RUCI ne zemrat tona
luan ne fushe si MARADONA
BUBEQI pak esmer
sulmues i forte si Eder

Ai eshte kali i trojes
shkodraneve u ka marre gojen
gjithe golat qe ka shenuar
eshte koka qe e ka nderuar
plus kokes ben loje pa top
asnje mbrojtes se mban dot

Kushta po te loz
ben emer ne Evrope
sic ka qene vite me pare
nder me te miret ne 24-vjecare

I fizikshem shume i gjalle
kur luan te mer zvarre
po te njohesh aftesite e tija
me i miri qe ka SHQIPERIA

VLORA jone heroike
moj faqebardha simite
ne momente shume te renda
ti si det shperthen nga brenda

Te lumte FLAMURTARI YNE
ngule gjunje, shtyve syne
gjithe yjet e BARCELONES
ne gjunje perpara VLORES

I dhe mesim EVROPES
ti vere gishtin kokes
dhe ne jemi Evropian
ne te bukurin BALLKAN

Golin qe beri VASILI
s'ish buqete as lule prilli
ishte vule, vule dylli
rralle na e kishte pare syri

RRAPO TAHO u betua
LINEKER ke pune me mua
brez i arte je Flamurtar
VASIL RUCI ne plan te pare

Dy fjale per ty trajner
e gezofsh vendin me nder
Do te rruash ecurine?
ne ekip vendos disipline

Disiplina ka sukses
ka fitore ka progres
ilac qe perdor gjithe bota
ku kalon provime te forta

E nisa kete rradhe me VASILIN
pa vecuar kolektivin
ky brez eshte brez i arte
brezi me i mire i futbollit vlonjat

Dhe rezervat rrine ne stol
bashke me ne bertasin GOL GOL
FLAMURTAR ti je bota
ty zili te ka Evropa

E fillova dhe mbarrova me ty VASIL
ti per ne ishe dhe mbetesh yll
shembull merrni anembane
nga lojtari veteran...........

ADRESA
Rr. Mato Robi 
Vlore

KONTAKTE  - www.skflamurtari.com
Email: webmaster@skflamurtari.com
KONTAKTE - KLUBI
Phone: +355 33 421 242
Email:  fcflamurtarivlore@gmail.com