E vetmja gjë e vërtetë e jotja është koha

Posted: 12th Gusht 2012 by nail in Sociale

 

Artan Shabani ekspozon në galerinë e re PIA Residental AREA në Vlorë. “E vetmja gjë e vërtet e juaja është koha” (Your Only Real Thing Is Time) titullohet ekspozita e pikturës dhe me një seri kolazhesh fotografike.

b_250_200_16777215_00___images_Kulture_ekspozita-e-artan--shabanit.gif

 Qëllimi kryesor i Shabanit në këtë projekt është reflektimi për vende dhe njerëz që kanë ndryshuar në rrjedhën e kohës: Koha si matësi më i mirë fermentues i hierarkive dhe metamorfozave. I gjithë projekti i Artan Shabanit shtrihet në këtë platformë, të cilën ai e ilustron me imazhet e së kaluarës, që i korrekton dhe manipulon me barometrin e kohës. 

Kolazhet dhe pikturat e tij i përkasin filozofisë aktuale të riciklimit sipas së cilës artistët bashkëkohorë kanë përshtatur kërkimet e tyre. Ekspozita qëndron e hapur për publikun deri më 10 shtator, pastaj transferohet në hapësirat e The Promenade Gallery, po në Vlorë. 


Artan Shabani ka lindur në Vlorë më 27 qershor 1969. Pasi studioi për pesë vjet violonçel ai iu përkushtua pikturës. Në vitin 1991 u zhvendos në Itali ku vazhdon të jetojë dhe ushtrojë profesionin e tij. Jeton në Venecia dhe vitet e fundit i ka shtuar kontaktet me vendlindjen e tij ku ka hapur The Promenade Gallery e cila është kthyer në një hapësirë aktive për artin bashkëkohor vendas e përtej.

g.shekulli.