Satire: Basha ne diskutim me vellane e gruas

Posted: 9th Qershor 2012 by triumvirat in Sociale

…Një arsye tjetër është dhe kriza ekonomike. Pallatet në Vlorë na kanë ngelë pa mbaruar. Edhe pse erdhi sezoni veror, ato akoma nuk janë bërë gati. Foli me Babi Xhaferin, po ai thotë që na duhen ca lek dhe i japim dorën e fundit. Unë tani mund të kërkoja ndonjë lek me rastin e presidentit, por meqë kjo çështje u zgjidh pa pasur nevojë për pazar, nuk mbledh dot lek. Ndaj është mirë që të bësh një dorë lekësh dhe t’i hedhim tek pallatet në Vlorë. Babi Xhaferi më thotë që kanë dalë mirë dhe nuk bie në sy fare që janë brenda në det, pasi kanë distancën e duhur nga rruga në brendësi të detit. Ma tha dhe Doktori tani kur ishte në Vlorë. Keni bë një punë të mirë me ata pallate, më tha. S’e keni shkelë ligjin. Ligji i urbanistikës që thotë duhet të jenë 100 metra larg detit. Ne e kemi dhjetë metra brenda, nuk na kap ai ligj. Kollozi më dha fjalën që do ta çonte Doktorin në darkë tek tuneli që të mos dukej pallati, po ai e kish pyetur vetë dhe Kollozi ia kish treguar. I tha që nuk ka problem për legalizim se është në det dhe s’ka pronarë. Doktori i kishte dhënë fjalën se do vinte në inaugurim si investim historik në turizëm….(Marre nga gazeta Tema)

  1. triumvirat thotë:

    zihen, shahen, grihen po per te gjendur gjuhen e perbashket per interesa e gjejne. nga i mori lejet basha ne vlore per te bere pallatin? qenka kollaj, hajt se po vij dhe une me shainin e gurin e kolin e nailin e po bejme nje ndertese te vogel, per flamurtarin. sbesoj te na thone gje se jemi ne det. ja, e bejme aty te uji i ftohte, perkarshi pallatit te bashes. u zgjidh dhe puna e zyrave te flamurtarit, i bejme aty dhe skemi sherre me pronare se deti ska pronare….ps. mbaj mend qe me kane thene se ne ate truall qe deri dje ishte lulishte, akoma me heret ka qene shkolle fillore per femije. dhe shih cfare transformimi. ka lezet, nga nje shkolle e vockel per te gjithe, rrethuar me lule, sot ne nje pallat te madhe betoni vetem per disa…..ptuuuu

  2. triumvirat thotë:

    ore po si nuk doli nje sagllam atje ne vlore ore. nje na sjell kampionate kaposhash e tjetri na muros qytetin. si ore smbeti nje vlonjat per se mbari te beje jo gjithcka, po vetem nje cik gjera per se mbari