Tirana Flamurtari 1 : 0 Shėnues : Fortuzi 18
Formacioni i Flamurtarit :
Bėrdufi, Guga, Paniē, Beqiri, Veliu, Zeqiri, Mema, Brajkoviē, Begaj, Alvish, Cani
Trajner : Eqerem Memushi
Gjyqtarė : Albano Janku ( kryesor ), Biēaku, Qirici, Sopjani ( gjyqtar i katėrt )
Vėzhgues : Astrit Canaj
Stadiumi : Selman Stėrmasi
Shumė shpejt ka shėnuar Tirana, nė minutėn e 18-tė takimit, me anė tė Indrit Fortuzit. Ky i fundit ka shėnuar pas njė pasimi tė Bakallit, ku mbrojtja e Flamurtarit fle gjumė si nė kėto ndeshjet e fundit. Flamurtari e nis mirė ndeshjen por nuk arrin tė jetė i rrezikshėm para portės kundėrshtare, kėshtu qė Tirana pėrfiton. Nga minuta nė minutė edhe pas golit tė avantazhit, Tirana mendon tė shėnoj golin e dytė, ndėrsa Flamurtari luan me kundėrsulėm, me njė Tiranė tė pėrgjysmuar nga mungesat. Mė parė Cani dhe mė pas Brajkoviē kanė shpėrdoruar dy raste shumė tė mira, vetėm pėr vetėm me portierin e Tiranės dhe kanė konfirmuar momentin e keq tė Flamurtarit edhe nė repartin e sulmit. Pjesa e dytė ėshtė fotokopje tė tė parės, sulmon Tirana dhe Flamurtari mbrohet. Kundėsulmon rallė Flamurtari dhe nė tre raste tė tjera gjendet lojtarėt kuqezinj gjenden vetėm pėr vetėm me portierin tiranas, por Mema dhe Cani gjuajnė jashtė duke treguar se shumė pak vlejnė pėr njė skuadėr qė kėrkon tė renditet nė gjashtė vendet e para tė superligės, duke mos kuptuar se kėshtu po shkon drejt playofit. Mesa duket, Flamurtari edhe kėtė vit lufton pėr tė mbijetuar nė kėtė kategori. Do tė ishte mė mirė, qė Bashkia e Vlorės, nė vend qė tė shikonte pėr tė ardhmen e njė futbolli qė nuk po jep frutet qė kėrkohen, tė shikoj pėr tė ardhmen dhe ndėrtimin e Vlorės, duke investuar kėto para qė shpenzohen tek Flamurtari, pėr rregullimin e rrugėve apo diēka tjetėr tė nevojshme pėr qytetin. Nuk mund tė vazhdohet mė kėshtu, Flamurtari mund tė mbijetoj nė kategorinė superiore edhe me lojtarėt e rinj, por edhe nėse nuk mbijeton nė superiore, le tė shkoj njė kategori mė poshtė. Ėshtė e kotė qė njė skuadėr tė luftoj gjithnjė pėr mbijetesė kur shpenzohen aq shumė para, tė cilat do ti ishin shumė mė tė nevojshme qytetit tonė sesa skuadrės sė futbollit, qė nuk po i meriton kėto investime e sakrifica tė bėra nga vetė populli vlonjat, sepse paratė qė investon Bashkia e Vlorės, janė paratė e taksapaguesve vlonjatė dhe para qė akordohen nga qeveria pėr qytetin e Vlorės.
Ndeshja
Pjesa e parė
min. 4 - Ka rrezikuar Tirana me anė tė Bakallit. Ka pritur Bėrdufi nė dy kohė. 10 16 - Xhafa dhe Fortuzi kanė rrezikuar pėr Tiranėn. 15 - Cani ka shpėrdoruar njė rast shumė tė mirė, ka dalė vetėm me portierin e Tiranės dhe ka dėrguar topin mbi traversė. 18 Fortuzi shėnon, pas njė pasimi tė Bakallit. 37 Tirana kėrkon golin e dytė. Flamurtari ka rrezikuar me Brajkoviē. 41 Tirana ka bėrė njė ndėrrim tė detyruar. Fagu ėshtė larguar i dėmtuar. 46 Fortuzi ka rrezikuar pėrsėri dhe pėr pak sa nuk ka shėnuar. Lojtarėt e Flamurtarit flenė gjumė nė fushė. Pjesa e dytė
1 Largohen nga fusha e lojės Beqiri dhe Alvish pėr Flamurtarin, futen nė vend tė tyre Malaj dhe Arifaj. 8 Tirana luan mė mirė edhe nė pjesėn e dytė. 20 - Largohet Brajkoviē i dėmtuar dhe futet nė vend tė tij, Ermir Strati. 21 Daniel Xhafa, Fortuzi, Deliallisi rrezikojnė, Tirana pėr pak sa nuk shėnon golin e dytė. 27 Goditje dėnimi pėr Tiranėn, nė dėm tė Deliallisit. Goditja e dėnimit ėshtė krejtėsisht e gabuar, topi kalon shumė metra lart portės sė mbrojtur nga Bėrdufi. 28 Njė gabim i portierit tė Tiranės, Osmani. Nuk shėnojnė kuqezinjtė. Lojtarėve tanė sot edhe ti hapėsh portėn nuk arrijnė tė shtynė topin nė rrjetė. 33 Pas njė gabimi tė Sinės, Mema vetėm pėr vetėm me portierin e Tiranės, nuk arrin tė shėnoj. 40 Sulmon Tirana duke kėrkuar golin e dytė 43 Vazhdon loja e qetė, Flamurtari nuk rrezikon, pajtohet me rezultatin 45 Pėr pak sa nuk shėnon Flamurtari me anė tė Canit, por edhe nė kėtė rast sulmuesit tanė tregojnė se nuk janė sulmues tė denjė pėr njė skuadėr qė kėrkon tė renditet nė gjashtė vendet e para.
|