Flota Kuqezi - Faqe Zyrtare
Futboll : Xhafa: Me zemer, kuqezi!
Dėrguar nga webmaster mė 24/08/06 17:40:00 (556 lexime) Lajme nga i njėjti autor
Futboll

Natyra e qete qe ka nuk te pengon aspak ne bisedosh shtruar me sulmuesin e njohur vlonjat, Fjodor Xhafa, e per te marre prej tij ate qe te intereson. Me nje karriere shume pasur, sulmuesi potent, qe ne 250 ndeshje te zhvilluara ka shenuar 86 gola me fanellen e Flamurtarit, Dinamos dhe Tiranes, kerkon te rikthehet edhe ne kete kampionat ne rolin e protagonistit me skuadren vlonjate. Me optimizmin qe e shoqeron, "Vovi", sikurse e therrasin te gjithe, ne prag te fillimit te kampionatit pohon: "Me zemer per Flamurtarin!".


-Si ndihet Fjodor Xhafa me fanellen e Flamurtarit?

- Si ne fillimin e karrieres sime sportive, kur per here te pare vesha fanellen e skuadres se qytetit tim, me te cilen shume vite me pare ka luajtur me sukses edhe babai im. Ajo te detyron ta respektosh, si per ngjyrat, ashtu dhe per traditat qe ka. Me pak fjale, une e theksoj se tani ndihem me gjithe zemer me Flamurtarin.

- Kjo qe thoni, eshte nostalgji, apo thirrje e detyres?

- Te dyja qendrojne bashke, pasi me japin moralin per te bere gjithcka ne sherbim te kesaj skuadre, qe gjate gjithe ketyre viteve, edhe pse kam qene larg saj, e kam patur ne zemer dhe ne tere qenien time. Me duket se tani ka ardhur momenti per te bere bere sa mire edhe detyren ndaj Flamurtarit tim.

- Megjithate, nje rikthim i vonuar te skuadra "meme"...

- Eshte fakt qe per shume vite une jame aktivizuar me skuadra te elites se futbollit shqiptar, si Dinamo dhe Tirana, ku kam shijuar jo pak tituj kampioni dhe kupa, por kjo nuk do te thote se ishin te shkeputura lidhjet e mia shpirterore me Flamurtarin. Shoket dhe miqte e mi te pare ne futboll te kjo skuader i kam, ndaj nuk mund t'i harroj lehte ata. Ne kushtet e futbollit profesionist, respektimi i kontrates me nje skuader te detyron te luash me fanella te ndryshme. Mosha qe kam me krijon mundesine qe t'i sherbej per shume vite edhe Flamurtarit.

- Si e vlereson formen sportive, ne prag te fillimit te kampionatit?

- Kam kryer me shume seriozitet fazen pergatitore dhe gezoj nje forme te mire sportive. Ne ndeshjet miqesore qe kemi zhvilluar, jam perjekur te beje me te miren e mundesive te mia si sulmues, duke shenuar. Ndihem teper i motivuar ne prag te fillimit te kampionatit dhe po pres me padurim te shkarkoj te gjitha baterite e mia ne sherbim te Flamurtarit.

- Kjo do te thote se do te jeni protagonist si golashenues?

- Edhe kete e mendoj. Nuk eshte shume i larget sezoni 2003-2004, kur me fanellen e Tiranes isha nder golshenuesit me te mire te skuadres. Kam shume deshire qe kete gje ta perseris dhe me Flamurtarin, madje, duke shenuar edhe me teper.

- Cili eshte mendimi i Xhafes, per ndeshjen e pare te Flamurtarit, ndaj Shkumbinit?

- Nga futbollistet qe ka sot ne dispozicion Flamurtari, mua me eshte dhene rasti te vihem me shume here perballe kesaj skuadre, te veshtire te fushen e saj. Shkumbini luan fort dhe per fitore sidomos perballe publikut te tij. Vendosja ne krye te pankines e nje trajneri si Vasil Bici do te thote se Shkumbini i ketij kampionati do te jete shume me ndryshe se sezonin e kaluar. Megjithate, ne shkojme pa frike, per te luajtur futboll te bukur e per te arritur nje rezultat me pozitiv.

- Flitet se ju kane vene kusht per te shenuar gol ne kete ndeshje...

- (Qesh) Keto fjale i ka perhapur Johan Driza, si djem teze qe jemi. Te dielen ai martohet dhe me ka vene si kusht qe mund te shkoj si krushk vetem nese shenoj gol ne Peqin. Le te fitoje Flamurtari, pa le te mos shkoj per krushk...

Intervistoi: MOISI DALIPI


Sportekspres

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull -
Para - Mbas Dėrgoni Printimin tek njė Mik Dėrgoja kėtė Artikull njė Miku Krij PDF nga ky artikull


Artikuj tė tjerė
21/05/13 23:30:39 - Tapeti i ri u inaugurua mė 13 shkurt, tenderi mė 28 maj…
21/05/13 10:40:00 - Lutaj: Flamurtari duhet tė sigurojė trajnerin
21/05/13 8:29:24 - Skėnderbeu i “shpall” luftė Flamurtarit pėr tre lojtarė, do Muzakėn, Pepėn dhe Micin
20/05/13 8:39:56 - Vonon bilanci, nė Vlorė gjendje pushimi
19/05/13 9:26:57 - Fenomeni
18/05/13 17:19:08 - Rajoviē: Pa u shlyer nuk mund tė rinovoj. Nė Vlorė mendojnė pėr rikthimin e Pero Pejiēit
17/05/13 14:55:49 - Lena drejt Zvicrės, Arbrin e do Vllaznia
17/05/13 8:42:49 - Lena dhe Zeqiri, larg ekipit tė Flamurtarit
15/05/13 17:05:42 - Sezoni i dėshtuar, Flamurtari gjobit lojtarėt. Pas Sozės largohet edhe portieri Koliēi
14/05/13 22:11:46 - Probleme rrogash te Flamurtari, 3 muaj pa u paguar. Soza shpall “divorcin”: Sezon i zi!



Bookmark this article at these sites

                   

Komentet janė pronė e personave qė i kanė shkruar. Ne nuk jemi pėrgjegjės pėr pėrmbajtjen e tyre.
Autori Lidhur

Foto te rastit | Random foto

vlora

Video tė rastit | Random videos

FK Flamurtari - Ndeshjet

Klasifikimi

Skuadra Pik Sh-P
KF Skenderbeu 58 43-14
KF Kukėsi 52 49-25
KF Teuta 48 32-24
KF Flamurtari 46 49-33
KF Tirana 43 30-23
KF Laēi 38 32-31
KF Vllaznia 38 30-26
KF Kastrioti 34 25-35
KF Besa 32 23-26
KF Bylis 30 32-29
KF Shkumbini 29 18-33
KF Tomori 19 30-50
KF Luftėtari 19 24-44
FK Apolonia 13 16-40

Sondazh

Nga kush duhet te financohet dhe drejtohet Flamurtari?
Vetem nga bashkia
Nga bashkia dhe aksionere
Vetem nga aksionere
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/06/13 8:20
Sa perqind e lojtareve duhet te ndryshoje per vitin e ardhshem?
0-10%
10-30%
30-50%
50-100%
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/05/13 8:15

Vizituan...


webmaster
33 minuta mė parė

koli
1 orė 6 minuta mė parė

edivlore
4 orė 28 minuta mė parė

nail
5 orė 11 minuta mė parė

ULTRASFKZ
10 orė 16 minuta mė parė

triumvirat
12 orė 31 minuta mė parė

Lore
23 orė 5 minuta mė parė

guri
23 orė 23 minuta mė parė

jeno
1 ditė 3 orė 4 minuta mė parė

demi
1 ditė 6 orė 15 minuta mė parė

GENI
2 ditė 5 minuta mė parė

blaudio
2 ditė 1 orė 9 minuta mė parė

Anėtarėt

Anėtarė:
Sot: 0
Dje: 0
Gjithsej: 475
I Fundit: sido

Vizitorė Online:
Vizitorė : 5
Anėtarė : 0
Total: 5
Lista Online [Popup]