Flota Kuqezi - Faqe Zyrtare
Futboll : Memelli: Shėnoj aq gola sa numri qė kam nė fanelė
Dėrguar nga nail mė 17/08/12 18:17:46 (138 lexime) Lajme nga i njėjti autor

Sulmuesi i Flamurtarit, 32-vjeēari Migen Memelli nga dita nė ditė po arrrin formėn e duhur sportive pėr tė nisur sezonin e ri. Synimi i Memellit ėshtė tė shėnojė sa mė shumė gola, si nė stėrvitje, ashtu edhe nė ndeshje zyrtare. Lojtari beson qė sezonin e ri do tė arrijė tė shėnojė 25 gola, sa ka dhe numrin nė fanelė.


- Memelli, si ndiheni tani kur jemi njė javė nga fillimi i kampionatit?
- Jam shumė pranė asaj forme qė mė duhet pėr tė pėrballuar me sukses sezonin e ri. Kam plot dy javė qė jam pėrqendruar nė njė stėrvitje shumė intensive dhe besoj shumė se edhe kėto ditėt qė na kanė mbetur deri nė fillimin e kampionatit do tė kem mundėsi pėr tė marrė formėn maksimale.
- Shpesh ju kanė shoqėruar dhe dėmtime…
- Gjėra tė vogla, mė shumė kanė qenė kontraktime qė kanė ardhur nga ngarkesa e marrė gjatė ditėve stėrvitore. Kanė kaluar pa problem dhe uroj tė vazhdoj kėshtu siē jam sot deri tė ditėn qė tė fillojė sezoni i ri futbollistik.
- Duket sikur ju ka munguar goli nė kėto ndeshje miqėsore
- Nė fakt nuk kam shėnuar aq sa tė kėnaq dėshirat e tifozėve, kjo pėr arsye se nuk i kam luajtur tė gjitha ndeshjet miqėsore. Por ka dhe njė arsye tjetėr qė mė justifikon diēka nė kėtė rast, qė ka tė bėjė mė shumė me eksperimentimin e skemave qė janė zbatuar nė kėto ndeshje.
- Ēfarė do tė thotė kjo?
- Mė shumė rėndėsi dhe vėmendje i ėshtė kushtuar zbatimit tė skemave tė dhėna nga trajneri sesa mundėsisė pėr shėnuar gola nė portėn kundėrshtare. Megjithatė ka vend edhe pėr tė thėnė se duhej bėrė mė shumė nga skuadra jonė.
- Sa ju pėrshtatet lojės tuaj vendosja qė i bėn skuadrės trajneri Muēa?
- E kamė thėnė dhe herė tjetėr, kur luhet vetėm me mua si sulmues tė deklaruar nė vijėn e parė nuk ndihem aq mirė, sepse mė vonohet pasi i fundit, qė mė shėrben shumė pėr tė gjetur golin. Tani qė kemi filluar tė luajmė me skemėn 4-4-2 gjėrat mė duken mė shumė pozitive, sepse jam mė afėr portės.
- Presidenti Gjika nuk ka qenė shumė i kėnaqur nga paraqitja e skuadrės. Pėrse mund tė ketė ndodhur?
- Humbja ndaj Tiranės ka lėnė shije jo tė mirė. Nuk dua tė justifikoj asgjė, por nė atė ndeshje kemi shkuar nė kulmin e ditėve tė stėrvitjes intensive. Kėmbėt i kemi pasur shumė tė rėnduara dhe nuk bėmė ndeshje tė mirė. Pak mė ndryshe ishim me Luftėtarin, por dhe mė mirė shpresojmė tė jemi nesėr ndaj Apolonisė.
- Si jeni duke e pritur fillimin e sezonit tė ri?
- Si ēdo sportist edhe unė kam dėshirat dhe motivimin tim pėr tė bėrė mė tė mirėn pėr Flamurtarin. Me 14 golat qė shėnova nė 17 ndeshjet qė zhvillova me kėtė fanelė nė pjesėn e dytė tė sezonit 2009-2010, kanė ruajtur nė kujtesėn e ēdo vlonjati diēka tė mirė tė bėrė nga Memelli pėr kėtė skuadėr. Por kam akoma pėr tė thėnė nė sezonin e ri qė do tė fillojė sė shpejti.
- Po shpallni kėshtu objektivin tuaj pėr sezonin e ri?
- Le tė kuptohet edhe kėshtu. Sė pari, do tė kėrkoj t’i shėrbej nė maksimum Flamurtarit qė tė fitojė me ēdo kusht trofe. Gjatė gjithė sezonit qė pritet tė fillojė ka shumė ndeshje kampionati dhe Kupe saqė mė mjaftojnė tė them se shikoni numrin 25 qė kam nė fanelė dhe po aq gola do tė kėrkoj tė shėnoj!
32
vjeē ėshtė sulmuesi Migen Memelli, i cili ėshtė rikthyer tė luajė pėr Flamurtarin nė Kampionatin Shqiptar
17
gola shėnoi sulmuesi gjysmėn e dytė tė sezonin 2009-2010 me fanelėn kuqezi tė Flamurtarit
............................
Soza dhe Vukēeviē nuk pėrfundojnė stėrvitjen
Dy mesfushorėt e skuadrės sė Flamurtarit, argjentinasi Soza dhe malazezi Vukēeviē kanė pasur njė kontraktim gjatė stėrvitjes sė djeshme dhe nuk e kanė pėrfunduar dot seancėn deri nė fund. Ata janė shikuar menjėherė nga doktori i skuadrės, i cili nuk ka dhėnė alarmin pėr lojtarėt. Ėshtė thjesht njė kontraktim pėr shkak tė ngarkesės dhe tė dy futbollistėt nuk e rrezikojnė aspak javėn e parė tė kampionatit. Ata do tė zhvillojnė kėtė fundjavė seanca tė forta terapie dhe ditėn e hėnė pritet tė rikthehen pėrsėri me grupin. Gjithsesi ėshtė pėr t’u parė se si do tė shkojė terapia e tyre. M.D
sportekspres.
..............................
Sina do Flamurtarin, trajneri Rubio jep OK
Lojtari mund tė zbresė sot pasdite nė stėrvitje me kuqezinjtė. Ndėrkohė ka diskutime nė klub nė lidhje mbrojtėsin, pasi Tagani e Tafaj ia kėrkojnė teknikut me shkrimin miratimin pėr ta lėnė tė lirė. Pėrpos kėsaj dje ekipi nė ndeshjen stėrvitore ndaj tė rinjve ishte nė gjendje dhe humor tė shkėlqyer
“Kėrkon largimin, ēfarė do tė bėjmė?!”. Tafaj dhe Tagani dje pasdite janė takuar me trajnerin Julian Rubio, nė prag tė njė ndeshjeje stėrvitore kundėr skuadrės U-19. “Tė ikė qė tani, nuk kemi nevojė pėr tė!”, thotė Rubio me njė spanjishte shumė artikuluese, e cila kuptohet qartė edhe nga dyshja drejtuese qė nuk di edhe aq mirė spanjisht. Nė mungesė tė pėrkthyesit, dje, komunikimi mes palėve nuk ka qenė i thjeshtė. “Ok, prit kėtu!” Alban Tafaj, si drejtor teknik brenda klubit shkon dhe printon njė letėr A4 me firmė dhe me vulė tė klubit ku shkruan qė trajneri ėshtė OK qė lojtari tė largohet nga skuadra, sepse nuk dėshiron mė tė luajė pėr bardheblutė por pretendon ta bėjė njė gjė tė tillė pėr sezonin e ardhshėm me Flamurtarin. “Jo, unė kėtė nuk e firmos, nėse ju nuk i merrni paratė e kartonit”, thotė Rubio. Nė kėtė moment drejtuesit i sqarojnė trajnerit qė ai nuk merret me ēėshtje administrative, por vetėm me gjėra teknike. “Nėse ti nuk do dhe e dėshiron lojtarin nė grup ai nuk largohet – i thotė Tafaj – nė tė kundėrt le tė ikė”. Rubio pasi mendohet jep verdiktin final: “Le tė ikė!”.
Elvis Sina sipas tė gjitha gjasave do tė nėnshkruajė sot kontratėn me Flamurtarin dhe sezonin e ardhshėm do tė luajė me kuqezinjtė. Trajneri Muēa e ka kėrkuar me ngulm qė nė fillim tė verės dhe tanimė do e ketė nėn urdhrat e tij.
Ironia e fatit ndonjėherė e pėrfshin lojtarin nė situata tė papėrcaktuara. Pėrshembull Sina kish sė paku dy muaj pa kontratė dhe patjetėr qė ndoshta nuk i vinte mirė qė klubi bėnte tratativa me tė tjerė nė rolin e tij – kujto Fagun dhe Kamberoviē – dhe pavarėsisht se klubi fliste pėr dublime ndoshta kuptonte qė stafi dhe Rubio nuk kishin mė besim tė verbėr te ai. Nėnshkrimi i vonuar i kontratės dhe shuma jo e majme ishin gjithashtu njė arsye plus pėr tė mos u ndjerė mirė. Dhe pikėrisht kur kish firmosur qė tė luante me bardheblutė dhe pėr njė vit, vlonjatėt i ofruan njė shumė dy herė mė tė lartė dhe njė vend titullari fiks. Sina i peshoi tė gjitha dhe nė fund vendosi tė shkonte nė Vlorė. Drejtuesit e Tiranės pėr hir tė sė vėrtetės insistuan qė ai tė qėndronte, duke e konsideruar pjesė tė familjes, por tundimi i Sinės pėr tė provuar forcat tjetėrkund ishte i madh. I vetmi qė kish nė dorė ta mbante Sinėn tė bllokuar qoftė dhe jashtė dėshirės ishte Rubio. Nėse ai nuk do jepte OK pėr largimin e mbrojtėsit, atėherė Sina do tė qėndronte dhe do tė respektonte kontratėn. Po a mund tė mbash dikė qė dėshiron tė ikė?!
2
herė
ka luajtur Sina me njė skuadėr tjetėr pėrveē Tiranės. Ai ka luajtur nė Elbasan dhe me Dinamon, por nė tė dyja rastet ėshtė rikthyer si bardheblu
20
trofe ka fituar Sina me skuadrėn bardheblu. Ai ėshtė sot pėr sot lojtari qė ka fituar mė shumė trofe nė kampionatin shqiptar. Ai ka fituar 6 herė kampionatin, 7 herė Kupėn e Shqipėrisė dhe 7 herė Superkupėn
Sot bordi, mbledhje pėr merkaton dhe raportin me trajnerin
… por Rubio nuk rrezikon! Nė mbledhje do tė diskutohet dhe mbi raportin e administratės me trajnerin, qė ėshtė pėrfshirė nga njė “duel i ftohtė”. Nuk rrezikohet qėnia e Rubios nė stol, pasi kontrata nga ana e klubit tanimė ėshtė firmosur. Por kujdes, shumica e anėtarėve janė me pushime!
Bordi Drejtues i Tiranės ka planifikuar tė mblidhet sot pėr tė diskutuar problematikėn e fund verės, raportet me trajnerin dhe gjithashtu dhe merkaton e minutės sė fundit qė mund tė realizojė Tirana. Pėr hir tė sė vėrtetės, kėtė takim e ka kėrkuar dyshja Tagani-Tafaji, tė cilėt pasi nuk po bien nė njė mendje pėr shumė gjėra me trajnerin dhe duan tė diskutojnė pėr kėto ēėshtje me bordin, i cili ėshtė i pėrbėrė dhe nga individė tė fushės sė lojės. Duket se Rubio nuk rrezikon qėndrimin te Tirana pasi, nė fund tė fundit, Tirana e ka firmosur kontratėn dhe vetėm nėse dėshiron vetė spanjolli tė largohet. Ky i fundit nuk ka ndėrmend ta bėjė njė gjė tė tillė nė fundin e merkatos, pasi ndėrkohė dhe oferta tė tjera me njė shumė mė tė madhe sesa Tirana nė dispozicion nuk ka pasur. Ndėrkohė imediate ėshtė ndėrhyrja nė merkato pasi skuadra ka ende nevojė pėr pėrforcime.
Abilaliaj, ende pa “karton”
Nuk duket tė rrezikojė megjithatė sot ėshtė afati i fundit. Arbėr Abialiaj nuk ėshtė mė nėn kontratė me Inter Zapresiē dhe ka firmosur me Tiranėn, por kartoni i tij ėshtė ende nė Federatėn Kroate dhe klubi po bėn tė gjitha pėrpjekjet pėr ta transferuar atė nė Shqipėri.
Pashaji s’ėshtė nė 100%
Entonio Pashaji ende nuk ėshtė nė 100% dhe vetėm 24 orė pėrpara Superkupės do tė vendoset nėse do tė luajė apo jo nė kėtė sfidė. Ai ka njė dėmtim qė zgjat prej ditėsh dhe pėr momentin nuk ėshtė nė formė tė plotė.
Hoxha donte
2000 euro nė muaj
Klubi i ofron 15 mijė euro nė vit; lojtari do tė mendohet
Sulmuesi i ri qė vjen nga Italia, Fabio Hoxha, nuk dihet ende nėse do tė jetė pjesė e Tiranės nė tė ardhmen. Duke qenė nė moshė tė re, Tirana i froi 15 mijė euro nė vit, ndėrsa lojtari dėshironte 20 mijė euro nė vit. Pėr momentin lojtari ėshtė duke u menduar nėse do ta firmosė apo jo kontratėn e ofruar.
Gola, batuta dhe shumė alegri, Tirana ėshtė nė formė
Dje njė miqėsore e paralajmėruar kundėr U-19. Trajneri provon disa piketa tė formacionit bazė. Ēota dhe Abilaliaj bashkė kombinojnė shumė mirė. Tafaji: “Ftojmė tifozėt, do ngremė Superkupėn”
Tirana ka zhvilluar dje njė ndeshje stėrvitore me skuadrėn e tė rinjve, njė sfidė e cila ėshtė interpretuar pothuajse perfekt nga ana e tė besuarve tė Rubios, qė vetėm tri ditė pėrpara Superkupės kanė treguar njė formė shumė tė mirė dhe shpresėdhėnėse pėr tifozėt. Nė prag tė takimit me Skėnderbeun trajneri ka bėrė disa prova, tė cilat i kanė dhėnė pėrgjigje pozitive. Ēota sidomos, duket se ka bashkėpunuar shumė mirė me Abilaliajn dhe ky i fundit i ka shėrbyer nė mėnyrė perfekte tė paktėn tre herė me destinacion goli ish-sulmuesit tė Teutės. Trajneri ka bėrė ndėrkohė disa eksperimente nė krahun e djathtė tė mbrojtjes, pasi aty nuk ka ende njė lojtar stabėl pas largimit tė deklaruar tė Sinės.

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull -
Para - Mbas Dėrgoni Printimin tek njė Mik Dėrgoja kėtė Artikull njė Miku Krij PDF nga ky artikull


Artikuj tė tjerė
23/05/13 7:54:28 - Lena: Titulli mbetet peng pėr mua
21/05/13 23:30:39 - Tapeti i ri u inaugurua mė 13 shkurt, tenderi mė 28 maj…
21/05/13 10:40:00 - Lutaj: Flamurtari duhet tė sigurojė trajnerin
21/05/13 8:29:24 - Skėnderbeu i “shpall” luftė Flamurtarit pėr tre lojtarė, do Muzakėn, Pepėn dhe Micin
20/05/13 8:39:56 - Vonon bilanci, nė Vlorė gjendje pushimi
19/05/13 9:26:57 - Fenomeni
18/05/13 17:19:08 - Rajoviē: Pa u shlyer nuk mund tė rinovoj. Nė Vlorė mendojnė pėr rikthimin e Pero Pejiēit
17/05/13 14:55:49 - Lena drejt Zvicrės, Arbrin e do Vllaznia
17/05/13 8:42:49 - Lena dhe Zeqiri, larg ekipit tė Flamurtarit
15/05/13 17:05:42 - Sezoni i dėshtuar, Flamurtari gjobit lojtarėt. Pas Sozės largohet edhe portieri Koliēi



Bookmark this article at these sites

                   

Komentet janė pronė e personave qė i kanė shkruar. Ne nuk jemi pėrgjegjės pėr pėrmbajtjen e tyre.
Autori Lidhur

Foto te rastit | Random foto

Ambientet e Klubit tė Futbollit "Flamurtari"

Video tė rastit | Random videos

Teuta-Flamurtari 2-1
Teuta-Flamurtari 2-1
(21/01/2009)

FK Flamurtari - Ndeshjet

Klasifikimi

Skuadra Pik Sh-P
KF Skenderbeu 58 43-14
KF Kukėsi 52 49-25
KF Teuta 48 32-24
KF Flamurtari 46 49-33
KF Tirana 43 30-23
KF Laēi 38 32-31
KF Vllaznia 38 30-26
KF Kastrioti 34 25-35
KF Besa 32 23-26
KF Bylis 30 32-29
KF Shkumbini 29 18-33
KF Tomori 19 30-50
KF Luftėtari 19 24-44
FK Apolonia 13 16-40

Sondazh

Nga kush duhet te financohet dhe drejtohet Flamurtari?
Vetem nga bashkia
Nga bashkia dhe aksionere
Vetem nga aksionere
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/06/13 8:20
Sa perqind e lojtareve duhet te ndryshoje per vitin e ardhshem?
0-10%
10-30%
30-50%
50-100%
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/05/13 8:15

Vizituan...


nail
2 orė 7 minuta mė parė

triumvirat
3 orė 11 minuta mė parė

webmaster
7 orė 10 minuta mė parė

edivlore
9 orė 4 minuta mė parė

Artur1234
10 orė 3 minuta mė parė

gerhard
14 orė 45 minuta mė parė

koli
1 ditė 5 orė 27 minuta mė parė

ULTRASFKZ
1 ditė 14 orė 37 minuta mė parė

Lore
2 ditė 3 orė 26 minuta mė parė

guri
2 ditė 3 orė 44 minuta mė parė

jeno
2 ditė 7 orė 25 minuta mė parė

demi
2 ditė 10 orė 36 minuta mė parė

Anėtarėt

Anėtarė:
Sot: 0
Dje: 0
Gjithsej: 475
I Fundit: sido

Vizitorė Online:
Vizitorė : 6
Anėtarė : 0
Total: 6
Lista Online [Popup]