|
Nuk do tė ketė lojtarė stoli te Flamurtari ata qė janė pjesė e jona ose mund tė bėhen tani afėr, duhet tė na garantojnė se mund tė luajnė qė nga minuta e parė. Kjo ėshtė deklarata e trajnerit tė Flamurtarit, Shkėlqim Muēa. Nė njė intervistė pėr Panorama Sport, kreu i pankinės kuqezi ka treguar pėr merkaton dhe situatėn nė ekip, 10 ditė para fillimit tė sezonit tė ri. Deri nė prag tė startit me Bylisin, trajneri la gjithēka tė hapur pėr pėrforcimet.
Z.Muēa, si e vlerėsoni gjendjen e ekipit 10 ditė para startit? Pėr kohėn e mbetur nė dispozicion duhet tė rregullojmė disa gjėra, tė cilat kanė tė bėjnė me problemet fizike. Riparimi sa mė shpejt i kėtyre problemeve na bėn qė tė vazhdojmė punėn normalisht me lojtarėt. A keni njė ide fikse pėr formacionin mė tė mirė? Ekipi ky ėshtė, dhe tė gjithė e kanė parė si nė stėrvitje, ashtu edhe nė ndeshjet miqėsore. Do tė shikojmė deri pas njė jave se cilėt do tė jenė lojtarėt mė nė formė. Unė do tė mundohem tė mos ndėrroj futbollistėt, qė do tė na garantojnė rezultatin pozitiv. Nė ekip janė 6 lojtarė tė huaj, ndėrkohė qė nė fushė lejohen vetėm 5. A ndiheni nė vėshtirėsi pėr pėrzgjedhjen? Mendoj se nuk ka vėshtirėsi pėr tė bėrė zgjedhje te Flamurtari. Nė formacion do tė luajnė ata qė kanė kondicionin e duhur pėr tė pėrballuar njė ndeshje. E keni deklaruar se mbrojtja ėshtė problem pėr ju dhe se kėrkoni pėrforcime. Nė ēfarė faze jeni? Me kėto ndeshje ėshtė parė qė kemi deficite nė repartin e mbrojtjes. Pėr emra konkretė po diskutojmė me drejtuesit e klubit, tė shikojmė se ēfarė mund tė blejmė. Do tė ketė edhe role tė dubluara pėr tė bėrė ndėrrimet pėrkatėse, kur mungojnė lojtarėt. Mund tė na zbuloni ndonjė emėr? Do tė shikojmė deri nė fund tė muajit. Emra nuk mund tė deklaroj tani, por ta keni tė qartė se nuk do tė marrim lojtarė sa pėr tė plotėsuar organikėn. Pra me pak fjalė, do tė afrohen futbollistė qė tė luajnė nė ēdo kohė me Flamurtarin, qė nga minuta e parė. Ju si trajner keni pasur edhe kontestime nga tifozėt. Ēfarė u premtoni atyre? Tifozėt kanė tė drejtė, sepse ata presin maksimumin. Ne duhet ti kthejmė fansat nė anėn tonė, duke marrė rezultate pozitive. I dimė detyrat tona fare mirė, sidomos unė si trajner. Ky ėshtė sezoni qė ne duhet tė synojmė titullin. Unė u them tifozėve qė do tė bėjmė gjithmonė maksimumin pėr ta arritur kėtė. Por, ata duhet tė kenė pak durim, pasi edhe lojtarėt cilėsorė qė janė afruar te Flamurtari kanė ardhur nė momentet e fundit. Ndoshta nuk do tė garantoj qė nė fillim lojė tė mirė dhe spektakėl, por kjo nuk do tė thotė qė unė tė mos garantoj fitoren nė ēdo ndeshje. Duhet qė ēdo takim ta mbyllim nė favorin tonė. Ky do tė jetė dhe objektivi ynė. Tifozėt tė na mbėshtesin dhe tė kenė durim. Po pėr kalendarin, ēfarė mund tė na thoni? Kalendari ėshtė normal, ka ndeshje tė alternuara. Objektivi ynė patjetėr qė mbetet kryesimi dhe nė fund titulli kampion. Pisha, njė alternativė pėr mbrojtjen Kur kanė mbetur edhe dy javė nga mbyllja zyrtare e merkatos sė verės, drejtuesit e klubit tė Flamurtarit kėrkojnė tė bėjnė edhe afrime tė tjera, pikėrisht nė mbrojtje. Nė fakt, ky repart nė ndeshjet miqėsore tė zhvilluara deri mė tani ka treguar se ka deficite, gjė qė e ka konfirmuar edhe numri njė i pankinės vlonjate, Shkėlqim Muēa. E pėr kėtė, drejtuesit e Flamurtarit janė vėnė nė lėvizje, por ende nuk japin emra konkretė. Mirėpo, nė mjediset e klubit vlonjat pėrflitet emri i mbrojtėsit tė Tiranės, Arjan Pisha, si i mundshėm pėr tė veshur fanellėn e kėtij ekipi pėr sezonin e ri futbollistik. Gjithsesi, nė ditėt nė vazhdim do tė zbardhet gjithēka sa i pėrket kėtij afrimi. Nė fakt, elbasanasi luan nė qendėr tė mbrojtjes, nė njė kohė qė trajneri Shkėlqim Muēa mė shumė ka kėrkuar lojtarė nga krahėt. Gjithsesi, ardhja e Pishės do tė shtonte alternativat nė kėtė repart, duke rritur akoma edhe mė shumė konkurrencėn. ERMAL SIKA panorama-sport.
|