|
Shqipėri-Moldavi mund tė mos luhet fare, ose tė zhvillohet nė njė orar mė pak tė pėrshtatshėm, pasdite dhe jo nė mbrėmje sikundėr ishte parashikuar. Arsyeja qėndron te borxhet qė, sipas kompanisė CEZ, i ka drejtoria e stadiumit Qemal Stafa kėsaj tė fundit. Nė kėtė mėnyrė, CEZ-i ka vendosur tė ndėrpresė furnizimin me energji, pasi nuk ėshtė paguar energjia prej disa muajsh.
Fundjavėn e shkuar na lajmėruan se stadiumi Qemal Stafa nuk do tė ketė energji elektrike, pėr shkak tė disa borxheve tė vjetra qė ndėrmarrja shtetėrore sė cilės i pėrket akoma teorikisht ky impiant i ka kompanisė CEZ. Unė personalisht sapo u ktheva nga njė takim qė pata me njė drejtues tė lartė tė kompanisė, i cili mė konfirmoi se stadiumi nuk do tė ketė drita. Realisht u ēudita, pasi nuk arrij ta kuptoj sesi njė kompani e regjistruar nė Shqipėri ka kaq pak, ose aspak ndjesi publike, pėr njė gjė qė nuk na pėrket ne, por imazhit tė Shqipėrisė. Ndaj, i bie qė tė lajmėrojmė FIFA-n dhe tu kėrkojmė moldavėve ndryshimin e orarit tė ndeshjes. Shkaku? Nuk ka drita nė stadium, ka pohuar dje para konferencės pėr shtyp tė trajnerit tė Kombėtares, sekretari i Pėrgjithshėm i FSHF-sė, Eduard Prodani. Ky i fundit sqaron se nuk e ka idenė sesa ėshtė borxhi, por pėr mė tepėr nuk ka arsye qė federata ti paguajė borxhet e njė ndėrmarrjeje shtetėrore, cilado qoftė kjo, tė akumuluara nė kohė nga vetė kjo e fundit. Nuk e di sesa ėshtė borxhi dhe nuk nė intereson. Unė si sekretar i federatės ia parashtrova zgjidhjen CEZ-it, duke konfirmuar se ne ishim gati tė paguanim ēdo shpenzim qė tani e tutje, paēka se ende stadiumi nuk na ka kaluar tėrėsisht ne, pėr shkak tė disa burokracive shkresore, por ne nuk mund tė marrim pėrsipėr borxhin qė njė kompani e mėparshme shtetėrore, e cila ka pasur nė administrim stadiumin, ka karshi njė kompanie tjetėr, siē ėshtė nė rastin konkret CEZ-i. Kjo ėshtė e pakonceptueshme. Unė pashė njė mungesė vullneti nga ana e drejtuesve tė CEZ-it dhe, si qytetar, pyes qė ēfarė mund tė ndodhė nėse njė spital i ka borxh kėsaj kompanie? Do ti heqė dritat?, ka vazhduar Prodani. Ndėrkohė ai konfirmon se njė gjė e tillė mund tė prishė imazhin e vendit karshi FIFA-s dhe madje eksiton mundėsia qė ndeshja tė mos luhet fare. Nė tė tilla kushte rrezikohet qė ndeshja edhe tė mos luhet fare. Ne do tė lajmėrojmė hė pėr hė FIFA-n, por pa drita ėshtė e pamundur zhvillimi i ndeshjes. Mund tė sigurohet pa problem edhe njė gjenerator por, gjithsesi, FIFA ka rregulla strikte dhe nuk tė lejon nisjen AVI, e njė ndeshjeje ndėrkombėtare pa dy burime alternative, ka pohuar Prodani. Kujtojmė se stadiumi pėr momentin vazhdon tė jetė nėn administrimin e shtetit shqiptar. Edhe pse pėr ndėrtimin e njė impianti tė ri u vendos qė tė krijohej njė shoqėri aksionere, ku 75 pėrqidn i ka federata dhe 25 pėrqind i ka qeveria shqiptare, pėrsėri kjo gjė nuk ka pėrfunduar totalisht pėr shkak tė disa burokracive. Vetėm nė pėrfundim tė kėsaj problematike, do nisė shembja e stadiumit dhe ndėrtimi i njė impianti tė ri dhe modern. CEZ: Nėse nuk paguhet, nuk do tė ketė energji CEZ Shpėrndarje, pas reagimeve tė pėrfaqėsuesve tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, dėshiron tė theksojė se ndėrprerja e energjisė pėr dy kontratat qė furnizojnė stadiumin Qemal Stafa ėshtė kryer pėr shkak tė debisė qe ky institucion ka ndaj kompanisė sė shpėrndarjes sė energjisė. Detyrimi qė Qendra Sportive sh.a i ka CEZ Shpėrndarje sh.a, pėrfshirė fatura tė papaguara dhe kamatėvonesat pėrkatėse, shkon deri nė 756,934.36 lekė. Kėto janė fatura tė papaguara pėrgjatė viteve 2008, 2010, 2011, 2012, pėr dy kontrata qė furnizojnė stadiumin. Pėrfaqėsues tė CEZ, gjatė takimeve qė kanė patur me shoqėrinė menaxhuese dhe me pėrfaqėsuesit e FSHFsė, u kanė ofruar skema lehtėsuese pagese tė dyja palėve. Pas kėtyre takimeve qė u zhvilluan javėn e kaluar, ku janė pranuar edhe debitė pėrkatėse, nga shoqėria menaxhuese nuk ka patur asnje reagim tjetėr. Tė dyja kontratat tė cilat furnizojnė stadiumin Qemal Stafa rezultojnė ende debitore ndaj kompanisė sė shpėrndarjes. CEZ Shpėrndarje thekson se, derisa tė shlyhet njė pjesė e detyrimit, sipas skemave tė ofruara nga pėrfaqėsuesit e shitjeve tė kompanisė, nuk do tė ketė rilidhje tė energjisė elektrike pėr stadiumin Qemal Stafa. FIFA pritet tė djegė stadiumin Ndėrkohė Prodani ka shprehur haptazi shqetėsimin edhe pėr punimet qė po bėhen para stadiumit. Sakaq, njė problem shqetėsues ėshtė fakti se sheshi pėrpara ėshtė rrethuar pėr disa punime. Nė takimin qė u bė para pak kohėsh mes bashkisė, federatės dhe inspektorit tė FIFA-s, u ra dakord qė tė gjendej njė zgjidhje duke bėrė disa punime tė vogla. Njė gjė e tillė nuk ėshtė bėrė ende dhe nėse nga momenti nė moment inspektorėt e FIFA-s vijnė pėr tė parė gjendjen para ndeshjeve kualifikuese, atėherė stadiumit mund ti hiqet licenca, pasi aty nuk ėshtė bėrė asnjė punim, sikundėr u ra dakord nė atė takim, sqaron sekretari. De Biazi: Ndaj Moldavisė shuaj dilemat e kualifikimeve Trajneri i Kombėtares shqiptare, Xhani de Biazi, ndoshta kishte programuar njė konferencė normale shtypi, nė tė cilėn do flitej pėr mėnyrėn sesi do tė luajė skuadra ndaj Moldavisė, por sherri ĒEZ-Qemal Stafa ka pėrfshirė edhe italianin. Duke qenė se rrezikohet seriozisht qė kjo ndeshje tė mos luhet nė orarin e pėrcaktuar, De Biazi nuk e ka pritur aspak mirė, aq sa nuk ka nguruar tė qartėsojė se, nė rastin konkret, po luhet jo vetėm me imazhin e Kombėtares, por tė gjithė Shqipėrisė. Sipas tij, ėshtė e patolerueshme qė problematika tė tilla tė sjellin shpėrqendrim, apo edhe mė shumė shqetėsim tė ekipit kombėtar para njė ndeshjeje, nga ku ai pret tė marrė pėrgjigjet e fundit nga lojtarėt e tij para kualifikimeve zyrtare qė nisin nė shtator pėr Botėrorin 2014″. Pasnesėr (nesėr) luajmė kundėr Moldavisė, ēfarė pret De Biazi nga kjo ndeshje? Pėr ne ėshtė njė ndeshje e rėndėsishme, pasi ėshtė testi i fundit para kualifikimeve pėr Botėrorin 2014″ dhe unė pres qė tė marr ato pėrgjigje qė dua nga lojtarėt e mi. Uroj qė takimi tė zhvillohet sikundėr ėshtė programuar, pra tė mėrkurėn nė darkė, duke shpresuar nė zgjidhjen e problemit tė energjisė, i cili pėr tė qenė i sinqertė mė duket paksa anormal. Nuk ėshtė as nė tė mirėn e Kombėtares, por as nė imazhin e Shqipėrisė qė ndeshja tė mos luhet pėr teknikalitete tė tilla. Realisht nė jetėn time nuk e kam hasur asnjėherė njė gjė tė tillė, ndaj uroj qė ata qė janė pėrgjegjės pėr vendimmarrjen nė kėtė rast, tė mendojnė se po bėhet fjalė pėr Kombėtaren, e cila nuk ėshtė e imja apo e federatės, por e gjithė shqiptarėve. Si mendoni se mund tė zgjidhet njė ngėrē i tillė? Unė mendoj se nė kėto momente tė gjithė duhet tė jemi bashkė duke pėrkrahur Kombėtaren. Nuk mė vjen aspak mirė qė, duke qenė ndeshja tė mėrkurėn, gjendet njė shkak nga njė kompani pėr tė marrė pikėrisht tani njė borxh tė vjetėr, tė cilin ndoshta nuk e ka pėr detyrė as federata qė ta paguajė. Ua thashė qė njė gjė tė tillė e dėgjoj pėr herė tė parė nė jetėn time dhe kėrkoj qė ata qė janė pėrgjegjės pėr kėtė tė ndėrhyjnė sa mė parė pėr ta zgjidhur problemin. Nė kėtė mėnyrė rrezikohen jo vetėm seancat stėrvitore, por edhe zhvillimi i kėsaj ndeshjeje, apo jo? Sigurisht qė kjo gjendje mė krijon shumė probleme. Kemi programuar dy seanca stėrvitore, ēka nuk mund tė them se ėshtė maksimumi qė mund tė bėnim dhe, nėse nuk i bėjmė si duhet as kėto, atėherė sigurisht qė pėr ekipin do tė jetė njė problem. Nė kėtė kėndvėshtrim nuk mund tė jem i kėnaqur me atė qė po dėgjoj, pasi dua qė ta stėrvit skuadrėn me qetėsi sonte (mbrėmė), nesėr dhe tė mėrkurėn tė shikoj se nė ēnivel ėshtė ekipi, tri javė para ndeshjes sė parė pėr kualifikimet e Botėrorit. Keni njė ide tė skuadrės qė do tė jetė titullare nė kualifikime? Unė e kam njė ide tė skuadrės me tė cilėn do ti pėrballoj kualifikimet, por hė pėr hė kam zgjedhur rreth 34 lojtarė, kjo pėr arsyen se edicioni ėshtė i gjatė dhe mund tė ndodhin probleme nga mė tė ndryshmet. Kėshtu qė duhet qė tė kem nė dispozicion sa mė shumė lojtarė, me qėllim qė tė bėj edhe njė edicion tė mirė. Mendoj se, pas kėtij takimi, do tė kem edhe njė ide mė tė qartė tė skuadrės pėr kualifikimet e Botėrorit. Ēmund tė na thoni pėr lojtarė si Basha, Kukeli, Meha, tė cilėt po shkėlqejnė nė Evropė, por nuk kanė ende pasaporta shqiptare? Ne po mundohemi qė tė afrojmė sa mė shumė lojtarė tė mirė qė luajnė nė Evropė, si nė rastin e Bashės. Ndonjėherė ekziston dėshira, por ka probleme nga mė tė ndryshmet pėr ti teseruar qė ata tė luajnė pėr Shqipėrinė. Ne po bėjmė mė tė mirėn e mundshme nė tė gjitha aspektet. Po Sukaj, i cili ėshtė lėnė jashtė nė tė gjitha miqėsoret qė keni zhvilluar? Edhe ai, sikundėr edhe disa lojtarė tė tjerė qė i kam nė mendje por qė nuk i kam grumbulluar, janė pjesė e Kombėtares dhe do tė kenė rastin qė ta tregojnė veten nė kėtė skuadėr. Nė dy ndeshje tė mėparshme, Shqipėria ka fituar ndaj Moldavisė, e shikoni kėtė si njė ogur tė mirė? Tė shpresojmė, madje po prek diēka (qesh). Mė vjen mirė qė Shqipėria ka bilanc pozitiv ndaj Moldavisė, por kjo nuk do tė thotė asgjė. Kėto dy ndeshje do tė mbeten nė arkivin e Kombėtares, ndėrsa tė mėrkurėn do tė luhet njė 90-minutėsh i ri, krejt tjetėr, gjatė tė cilit ne do kėrkojmė tė bėjmė mė tė mirėn pėr tė parė edhe se ku ėshtė gjendja e disa lojtarėve. Disa luajnė tashmė nė kampionatet e tyre, disa kanė kryer vetėm faza pėrgatitore, ndaj kjo ėshtė ndeshja mė e mirė pėr ti parė se ku janė me pėrgatitjet. Nė tri ndeshjet e para nuk keni luajtur asnjėherė me tė njėjtėn skemė dhe me tė njėjtėt lojtarė, a mund tė na thoni sesi do tė jetė Shqipėria me De Biazin? Unė personalisht e kam tė qartė nė kokėn time. Sigurisht, nė tri miqėsoret e para kam eksperimentuar shumė, pasi doja jo vetėm qė ta njihja skuadrėn, por edhe tė shikoja se ku duhet pėrmirėsuar dhe ku mund tė marr mė tė mirėn nga lojtarėt e mi. Tė njėjtėn gjė do tė bėj edhe me Moldavinė, ku do marr edhe tė dhėnat e fundit qė mė nevojiten para kualifikimeve. Ndaj Moldavisė keni grumbulluar edhe tre lojtarė tė rinj nga kampionati shqiptar
Po, pasi dua qė ti shikoj kėta djem sesi reagojnė nė Kombėtare. Unė i kam ndjekur me ekipet ku ata aktivizohen, por ka njė ndryshim, sipas meje, Kombėtarja nga klubet. Ka shumė futbollistė qė stėrviten mirė gjatė javės dhe mė pas, kur vjen dita e ndeshjes, stonojnė totalisht, ashtu sikundėr ka lojtarė qė japin rezultat me Kombėtaren, por jo edhe aq me klubin, ose anasjelltas. Pikėrisht pėr kėto dilema i kam grumbulluar, pasi dua qė tė kem ide tė qartė pėr tė gjithė lojtarėt. Fusha e mjerueshme, tmerrohet De Biazi Nuk ėshtė ndriēimi problemi i vetėm i stadiumit Qemal Stafa. Madje, zhvillimi i ndeshjes me drita apo jo, nuk ėshtė asgjė pėrpara asaj qė tė paraqet ky impiant, i lėnė nė mėshirė tė fatit, dhe nė degradim e sipėr. Pisllėk gjithandej, stola tė shkatėrruar, njė tribunė ku do turpėrohej cilido me pamjen me tė cilėn ti shfaqej, pa folur pastaj pėr fushėn. Kjo e fundit tė ofron njė spektakėl tė vėrtetė tė mjerimit, aq sa trajneri i Kombėtares, Xhani de Biazi ka vėnė duart nė kokė, para fillimit tė stėrvitjes sė djeshme. Teknikut i ka mjaftuar njė shikim i pėrgjithshėm aty-kėtu, pa u futur nė gjithė perimetrin dhe sipėrfaqen e Qemal Stafės, pėr tia nisur nga ankesat, pėr hir tė sė vėrtetės, krejt tė kuptueshme dhe tė justifikueshme. E si mund tė lush nė kėtė fushė? Ėshtė e pamundur. Shiko gropėn kėtu, shiko ēfarė disniveli. Do luajmė ndeshje ne nė kėtė fushė apo ēfarė?, i ka kėrkuar shpjegime tekniku, si fillim njė pjesėtari tė drejtorisė sė stadiumit dhe mė pas edhe menaxherit tė Kombėtares, Alban Bushi dhe sekretarit tė pėrgjithshėm tė FSHF-sė, Eduard Prodani. Duhet thėnė se impianti mė i madh nė vend ėshtė bėrė pre e burokracisė dhe e lojėrave politike qė prej shumė kohėsh. Edhe pse u tha se ai do prishej dhe nė vend tė tij do tė ndėrtohej njė stadium modern, i cili do tė inaugurohej pėr 100 vjetorin e Pavarėsisė, fakt ėshtė se jo vetėm qė nuk ėshtė bėrė asgjė nga kėto, por momentalisht Qemal Stafa po kthehet nė njė katrahurė ku nuk i del pėr zot kurrkush. Shteti, as nuk ia jep federatės dhe as nuk investon pėr tė. E megjithatė, dje Kombėtarja ka vijuar stėrvitjen e parė pėr ndeshjen miqėsore tė mbrėmjes sė nesėrme ndaj Moldavisė. E kotė qė ankohet De Biazi, tani duhet tė mėsohet me mjerimin e topkėmbės shqiptare. Trajneri i Moldavisė Shqipėria, test real para sfidės me Anglinė Trajneri i Moldavisė, Jon Caras, e ka vlerėsuar maksimalisht ndeshjen ndaj Shqipėrisė. Kjo, jo vetėm se edhe ai sikundėr De Biazi kėrkon tė marrė sa mė shumė pėrgjigje pozitive nga lojtarėt e tij, por edhe pėr faktin se Kombėtarja shqiptare pėr tė ėshtė njė skuadėr e denjė pėr tė pėrgatitur ndeshjen e parė kualifikuese tė Moldavisė ndaj Anglisė nė shtator. Ky ėshtė testi i fundit, para kualifikimeve pėr Botėrorin 2014. I kam parė nė kaseta ndeshjet e fundit tė Kombėtares shqiptare dhe mund tju them se kemi tė bėjmė me njė skuadėr shumė tė fortė. Ndoshta, nė pamje tė parė, nuk ka shumė yje, por ėshtė e disiplinuar dhe vrapon shumė nė fushėn e lojės. Gjithsesi, ne do tė shkojmė pėr tė bėrė lojėn tonė dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme, pėr tė parė reagimin e disa lojtarėve. Siē e keni parė nė fillim, unė grumbullova 30 lojtarė, ndėrsa drejt Shqipėrisė po shkoj vetėm me 18 tė tillė. Mes tyre ka shumė lojtarė tė rinj, nga tė cilėt pres shumė qė nė kėtė ndeshje. A do jetė Shqipėria njė test para pėrballjes me Anglinė? Po, nė vija tė pėrgjithshme po. Pjesa mė e madhe e formacionit qė mund tė pėrdor ndaj Shqipėrisė mund tė luajė edhe nė ndeshjen e parė kualifikuese ndaj Anglisė, ka pohuar Caras. LEONARD KARAJ panorama-sport.
|