|
Mbrojtja po kthehet nė njė ēėshtje nė Vlorė. Me mbylljen e sezonit tė kaluar, pati disa largime nė kėtė repart, sidomos nga krahėt. Mes tyre, Sakaj dhe Aleēenu, tė cilėt vlerėsoheshin si titullarė dhe kishin mjaft peshė nė skuadėr. Nė klub duket se janė penduar qė i lanė tė iknin. Nėse do ti kishin bindur pėr tė qėndruar, tashmė nuk do tė vuanin nė kėtė drejtim. Por, fakti qė disa prej tyre vendosėn kushte pėr formacion,
bėri qė ata tė iknin. Kriter qė nuk u pranua nga drejtuesit, e pėr rrjedhojė firot su evituan. Edhe pėr Begajn ėshtė shtuar pishmani, pasi edhe ai mund tė ishte njė alternativė e mirė. Fakti qė Muēa pohoi publikisht se donte pėrforcime nė krahėt e mbrojtjes, konfirmon se nė klub nuk i kishin bėrė mirė llogaritė. Pėr momentin, alternativat mungojnė dhe vlonjatėt i ka zėnė halli. Vetėm qendra e mbrojtjes jep siguri me dyshen Rajoviē-Veliu, ndėrsa nga krahėt, edhe pse Arbri e Mici parashikohen titullarė, mungojnė dubluesit. Duke marrė nė konsideratė qė sezoni ėshtė i gjatė, shto kėtu qė do tė ketė penalizime e dėmtime, trajneri do qė ti paraprijė sė keqes dhe tė jetė i qetė kur ta kthejė kokėn nga stoli. Koliqi - Pas trajnerit Muēa dhe kapitenit Veliu, ėshtė portieri Enea Koliqi ai qė mendon se skuadra ka nevojė pėr pėrforcimin nė mbrojtje. Unė nuk kam se ēfarė tė shtoj mė shumė se sa trajneri Muēa. Ai gjykon se ekipi ka nevojė pėr afrime nė mbrojtje. Mund tė them se rezerva ne kemi, por ata nuk kanė pėrvojėn e nevojshme. Pra, na duhen lojtarė qė tė kenė mė shumė eksperiencė. Mbrojtja mbetet problem ynė pėr sa u pėrket lojtarėve qė duhet tė pranojnė stolin, pasi me titullarėt e kemi mbyllur gjithēka. Ne kemi bėrė pėrgjithėsisht merkato cilėsore. Kemi njė grup shumė tė mirė, por tani, siē thashė edhe mė lart, na duhen lojtarė pėr stolin, tha portieri i vlonjatėve. Synimet - Koliqi nuk ėshtė i kėnaqur nga paraqitja e ekipit nė miqėsore, por ėshtė i bindur se nė kampionat gjendja do tė ndryshojė. Mė duhet tė them se nuk jam edhe aq i kėnaqur nga rezultati, apo edhe nga paraqitja nė ndeshjet miqėsore. Megjithatė mund tė them se njė pjesė janė lojtarė tė rinj dhe duan pak kohė qė tė ambientohen. Nė miqėsoren e fundit me Luftėtarin ne u penalizuam edhe nga dėmtimet. Besoj se situata do tė ndryshojė me tė nisur kampionati. Kemi edhe dy javė kohė nė dispozicion, do tė arrihet forma qė ne na duhet. Objektivi tashmė ėshtė mė se i qartė. Ne do tė duhet tė jemi kampionėt e rinj. Janė tė gjitha mundėsitė pėr kėtė. Drejtuesit kanė shpenzuar shumė si nė infrastrukturė, ashtu edhe nė ndėrtimin e ekipi, ndaj ky duhet tė jetė shpėrblimi mė i mirė, pėrfundon portieri. Klubi, gati ti plotėsojė kėrkesat trajnerit Muēa Ngulmimi i trajnerit Muēa se ekipi ka ende nevojė pėr ndėrhyrje, ka bėrė qė klubi tė reagojė dhe tė mendojė qė ta plotėsojė atij kėrkesat. Kur na ndajnė edhe dy javė nga starti i kampionatit, pritet qė ata tė gjejnė njė zgjidhje dhe tė afrojnė dublues pėr krahėt e mbrojtjes. Drejtuesit e klubit vlonjat mbėshtesin trajnerin Muēa pėr lojtarė stoli. Ata bėjnė me dije se nėse do tė krijohet mundėsia pėr tė afruar ndonjė element qė ka pėrvojė nė Superiore, vėshtrimi do tė hidhet nga akademia. Pra, nėse nuk gjejnė ata futbollistė me specifikat qė kėrkon trajneri i kuqezinjve, ata do tė pėrzgjedhin ndonjė lojtar cilėsor nga ekipi i tė rinjve tė Flamurtarit. Deri mė tani ky duket si opsioni mė i mundshėm. Pėr titullarėt tashmė ka pėrfunduar merkatoja, pasi 11-shja bazė ėshtė krijuar nė mendjen e teknikut. Rikuperohen Memelli dhe Arbri, Kuqi veēmas grupit Pas pushimit tė sė dielės, lojtarėt i janė rikthyer stėrvitjes nė fushė ndėrsa i gjithė grupi ka qenė nė dispozicion tė trajnerit Muēa. Kur kanė mbetur edhe dy javė nga starti, te vlonjatėt po mundohen qė tė rifitojnė lojtarėt e dėmtuar. Ata duan tė zbresin nė javėn e parė tė plotė nė fushė, pėr tė treguar qartė forcėn e tyre. Duket se lajmet mė tė fundit kanė qenė pozitive edhe nga infermieria, teksa dy lojtarėt e dėmtuar, Memelli dhe Arbri, kanė hyrė dje nė stėrvitje me grupin. Ata kanė pasur probleme tė vogla, madje as nė miqėsoren e fundit kundėr Luftėtarit nuk ishin nė kondicionin pėr tė luajtur. Rikuperimi i tyre ėshtė i plotė tashmė, qė do tė thotė ata janė nė dispozicion tė trajnerit Muēa. I vetmi qė njė ditė mė parė ka kryer stėrvitje tė diferencuar ėshtė Taulant Kuqi. Sipas mjekėve tė ekipit, lojtarit i duhen tė paktėn edhe pesė ditė pėr tė kapur formėn. Ndaj gjatė kėsaj kohe ai do tė stėrvitet individualisht. Megjithatė, deri mė 25 gusht, koha ėshtė e mjaftueshme qė mesfushori tė jetė i gatshėm pėr tė nisur punėn bashkė me grupin. ERMAL SIKA panorama-sport.
|