Flota Kuqezi - Faqe Zyrtare
Futboll : Revolucioni i Platinisė, por nga Lindoret ne kemi mbetur ende te arritja e Flamurtarit
Dėrguar nga triumvirat mė 26/07/12 17:31:37 (160 lexime) Lajme nga i njėjti autor

Kur flasim pėr Europėn e shqiptareve, flasim pėr njė rrugė e cila vazhdon tė jetė e shtruar me “kalldrėm” dhe jo me “asfalt”. Duke iu larguar Champions League, ku vetėm dy ditė mė parė ishim dėshmitarė tė shkatėrrimit tė Skėnderbeut nė Hungari, ndaj Debrecenit, i kthehemi kompeticionit tė dytė europian mė tė rėndėsishėm, pra “Europės sė Vogėl”, ose tė quajtur sot UEFA Europa League. (marre nga sportekspres.com)

Dikur ėshtė quajtur Kupa UEFA, edhe pse nė fillimet e saj mbante emrin “Kupa e Panaireve” dhe merrnin pjesė vetėm ekipe me ftesė. Nė vitin 1971, u vendos tė quhej Kupa UEFA dhe ky emėr vazhdoi deri nė ndryshimin e madh, atė tė vitit 2009, kur edhe mori emrin Europa League. Dhe, duke qenė se bėhet fjalė pėr Kupėn ku marrin pjesė skuadrat qė klasifikohen menjėherė pas vendeve Champions, ka pasur mė shumė skuadra shqiptare qė kanė marrė pjesė: Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Flamurtari, Elbasani, Besa dhe Laēi. E megjithatė, vetėm Flamurtari ka prishur atė qė quhet “mallkim i turit tė tretė”, duke u eliminuar nga Barcelona, pikėrisht kur do tė kalonte “kufirin” e kthyer nė njė pengesė dekadash kuqezi. Shkrirja nė njė- Deri nė vitin 1999, kur edhe u bė shkrirja e Kupės sė Kupave me Kupėn UEFA, vetėm Dinamo dhe Flamurtari kanė arritur tė kalojnė turin e parė. Blutė mundėn nė sezonin 1985-’86 maltezen Hamrun Spartans, por nė turin e dytė kualifikues u gjetėn pėrballė Sporting Lisbonės, duke barazuar nė Tiranė dhe humbur vetėm 1-0 nė Portugali. Por, nė memorien e tė gjithė shqiptarėve ėshtė kualifikimi historik i Flamurtarit, nė sezonin 1987-1988. Njė ecuri legjende pėr ekipin vlonjat qė dėboi nga raundi i parė Partizan Beogradin, ekipin historik serb, gjermanėt e Vismut AUE-s dhe kaluan nė tur tė tretė, por Barcelona ishte tepėr e fortė pėr kuqezinjtė, qė fituan ndeshjen nė Vlorė dhe u mundėn 4-1 nė “Camp Nou”. Por, kėtu duket se nisi njė tjetėr epokė pėr shqiptarėt dhe fakti qė edhe fituesit e Kupave nisėn tė merrnin pjesė, rriti edhe shanset pėr tė gjetur kundėrshtarė tė dorės sė tretė. Njė fat, tė cilin Tirana e gjeti te Varteksi, nė sezonin 2006-2007, por qė mė pas hasi pengesėn e Kaiserisporit nė tur tė dytė. Edhe Partizani i Albert Xhanit, nė 2004-2005, pasi kaloi maltezen Birkirkara, udhėtoi nė Izrael, ndaj Hapoel Bnei Sahin, por u eliminua. Njė fat tė njėjtė pati edhe Vllania, kur pasi eliminoi sllovenėt e Koperit, hasi nė pengesėn Napoli dhe u shkatėrrua nė dy ndeshje. Zgjerimi- Nė 2009-n, pas 38 edicionesh, u modifikua sėrish formati (pasi u zhduk “Intertoto”), duke i dhėnė jetė Europa League, qė ndoqi njė model tė ngjashėm me atė tė Champions League, nė mėnyrė pėr ta bėrė mė spektakolare. Kėtu u pėrfshinė mė shumė skuadra, duke e ēuar numrin nė 76 skuadra nė tur tė parė dhe duke i dhėnė mundėsi skuadrave tė Lindjes, nėpėrmjet njė shorti rajonal, qė i jepte mundėsi ekipeve mė tė dobėta nė renditjen UEFA tė konfrontoheshin mes tyre. Por, edhe kjo formulė, nuk rezultoi efikase pėr ekipet shqiptare. Madje, surprizat e kampionatit, Laēi dhe Bylisi, nė paraqitjet e vetme, u poshtėruan. Ndėrkaq, Partizani iu largua panoramės europiane dhe vetėm Tirana mbeti “besnike”, duke hasur nė pengesėn Spartak Tėrnava nė tur tė dytė. Motivi? Koefiēienti UEFA i dha mundėsi tė ngjitej njė tur mė sipėr. Edhe Vllaznia provoi tė ecte, por pasi hoqi Sligo Rovers, u kthye nė shtėpi nga Rapid Vjena. Sot, shpresa ėshtė qė Alesundi, pas Grevenmakerit, tė kalohet nga Tirana dhe tė arrihet i famshmi tur i tretė, ai tė cilin Flamurtari e provoi.

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull -
Para - Mbas Dėrgoni Printimin tek njė Mik Dėrgoja kėtė Artikull njė Miku Krij PDF nga ky artikull


Artikuj tė tjerė
18/06/13 14:35:58 - Flamurtari, Gjoka takon Ilion Likėn
17/06/13 13:20:00 - Mici: Do rri nė Vlorė, trofe me kuqezinjtė
16/06/13 20:04:23 - Flamurtari nė “ajėr”, tetė lojtarė nė dilemė
16/06/13 14:21:24 - Lena, apel drejtuesve tė Flamurtarit: Klubi ėshtė i vonuar, duhet tė shpejtojė rinovimet
15/06/13 9:08:19 - Drejtuesit e Flamurtarit, mesazh lojtarėve: Takohemi nė korrik pėr firmat e kontratave
14/06/13 10:10:00 - Smajli: Erdha pėr projektin, dua trofe nė Vlorė
13/06/13 16:20:00 - Flamurtari bėhet gati tė zbresė nė fushė me mė shumė vlonjat
12/06/13 13:10:00 - Taho thirrje klubit: Kujdes nė merkato
12/06/13 8:30:00 - Flamurtari s’heq dorė nga Zeqiri
11/06/13 19:40:22 - Merkatoja e Flamurtarit, gati rikthimi i tre vlonjatėve



Bookmark this article at these sites

                   

Komentet janė pronė e personave qė i kanė shkruar. Ne nuk jemi pėrgjegjės pėr pėrmbajtjen e tyre.
Autori Lidhur

Foto te rastit | Random foto

flota

Video tė rastit | Random videos

Bukuria pėrmbi Vlorė
Bukuria pėrmbi Vlorė
(27/03/2010)

FK Flamurtari - Ndeshjet

Klasifikimi

Skuadra Pik Sh-P
KF Skenderbeu 58 43-14
KF Kukėsi 52 49-25
KF Teuta 48 32-24
KF Flamurtari 46 49-33
KF Tirana 43 30-23
KF Laēi 38 32-31
KF Vllaznia 38 30-26
KF Kastrioti 34 25-35
KF Besa 32 23-26
KF Bylis 30 32-29
KF Shkumbini 29 18-33
KF Tomori 19 30-50
KF Luftėtari 19 24-44
FK Apolonia 13 16-40

Sondazh

A jeni dakort me merkaton dhe lojtaret qe synohen nga klubi?
Po
Jo
Pjeserisht
Sondazhi do tė mbyllet nė 19/07/13 8:40
Nga kush duhet te financohet dhe drejtohet Flamurtari?
Vetem nga bashkia
Nga bashkia dhe aksionere
Vetem nga aksionere
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/06/13 8:20

Vizituan...


Lore
3 orė 55 minuta mė parė

vlonjat
4 orė 4 minuta mė parė

Tuneli
4 orė 34 minuta mė parė

Artur1234
5 orė 49 minuta mė parė

webmaster
6 orė 41 minuta mė parė

edivlore
8 orė 6 minuta mė parė

GENI
11 orė 8 minuta mė parė

triumvirat
23 orė 49 minuta mė parė

nail
1 ditė 11 orė 29 minuta mė parė

koli
1 ditė 12 orė 4 minuta mė parė

blaudio
1 ditė 23 orė 36 minuta mė parė

adriano
2 ditė 8 orė 52 minuta mė parė

Anėtarėt

Anėtarė:
Sot: 1
Dje: 0
Gjithsej: 475
I Fundit: sido

Vizitorė Online:
Vizitorė : 8
Anėtarė : 0
Total: 8
Lista Online [Popup]