|
Drejtuesit e klubit tė Flamurtarit kanė hedhur sytė nga skuadrat qė luajnė nė Ligėn e Evropės, Skėnderbeu dhe Tirana, me qėllim qė tė rrėmbejnė lojtarė cilėsorė. Nė njė kohė kur ka pėrfunduar dhe nėnshkrimi i pjesės mė tė madhe tė kontratave, ekipi ėshtė thuajse i kompletuar,
por drejtuesit kuqezinj janė nė hall pėr gjetjen e njė sulmuesi pas largimit tė kroatit Pero Pejiē. Vetė numri njė i pankinės vlonjate, Shkėlqim Muēa, deklaroi se janė nė kėrkim tė njė lojtari nė repartin ofensiv, jo vetėm nga tregu vendės, por edhe ai i huaj. Madje, nga sa mėsohet, nė Vlorė qarkullojnė disa emra si tė mundshėm pėr tė veshur fanellėn e kėtij ekipi pėr sezonin e ri. Trajneri i Flamurtarit nuk bėri tė ditur klubet se ku do tė peshkohet, por la tė kuptohet se janė dy skuadra nė vėzhgim, ai i Skėnderbeut dhe Tirana. Lojtarėt qė ne kėrkojmė janė duke luajtur aktualisht me ekipet e tyre nė ndeshjet ndėrkombėtare, u shpreh shkurtimisht trajneri Muēa. Dilemat - Nė Vlorė ende nuk ka pėrfunduar firmosja e kontratave me grupin qė mbylli sezonin. Aktualisht janė dy lojtarė nė pikėpyetje, kapiteni Artan Sakaj dhe Julian Brahja. Kapitenin Sakaj e ka shprehur nė fakt dėshirėn pėr tė qėndruar te Flamurtari, por me njė kusht, qė tė mos qėndrojė nė stol. Mė ėshtė komunikuar nga drejtuesit e klubit se unė jam nė planet e ekipit. Mirėpo, mė duhet tė them se, nėse do tė jem pjesė e Flamurtarit kėtė sezon, duhet tė aktivizohem. Unė jam njė lojtar karriere dhe, si i tillė, nuk mund tė qėndroj nė stol. Pra, ky ėshtė kushti im pėr tė qėndruar te Flamurtari. Nė tė kundėrt do tė largohem, tha Sakaj. Ndėrkohė, ashtu siē duken gjėrat nė Vlorė, Julian Brahja nuk do ta ketė tė sigurt njė vend nė ekip. Ende nuk mė kanė njoftuar nėse do tė jem pjesė e Flamurtarit, por di tju them se sot kam lėnė njė takim me presidentin Gjika dhe besoj se do tė mbyllet gjithēka. Dėshira ime ėshtė tė qėndroj te Flamurtari, por kjo do tė varet nga diskutimet me drejtuesit. Largohet Ēela: Muēa ka pėrēarė Flamurtarin Semiran Ēela ėshtė larguar nga Flamurtari. Njė ditė mė parė ai ka tėrhequr tė gjithė dokumentacionin nga klubi, duke qenė tashmė njė lojtar i lirė. Nė njė bisedė pėr Panorama Sport, Ēela ka pohuar se ua ka bėrė tė qarta edhe drejtuesve tė klubit arsyet e largimit, ndėrsa ka akuzuar hapur trajnerin Shkėlqim Muēa si pėrēarės. Largohem me vetėdijen time tė plotė nga Flamurtari. Dhe shkak pėr kėtė ėshtė trajneri Muēa. Qė kur klubi mori si vendim qė tė rikonfirmonte nė krye tė pankinės Shkėlqim Muēėn, isha i bindur pėr tė mos vazhduar mė tej. Njė gjė tė tillė ia kam bėrė tė qartė edhe presidentit Gjika. Ky i fundit mė tha qė tė vazhdoja tė luaja edhe nė Ligėn e Evropės dhe mė pas tė shikoja se ēfarė mund tė bėja. Madje, mund tė them se kam shkuar nė Budapest me zemėr tė thyer, duke e cilėsuar kėtė udhėtim sikur isha me pushime. Shkaku i largimit tim dhe akuzat ndaj trajnerit janė mė se tė qarta dhe tė drejtpėrdrejta: ai mė ka lėnė nė stol. Unė erdha nga njė ekip ku isha titullar, por Muēa mė la nė pankinė. Duke vazhduar mė tej, Ēela shkon deri aty saqė e akuzon trajnerin Muēa si pėrēarės tė grupit. Ju nuk e dini se ēfarė ka bėrė trajneri Muēa. Ai e ka ndarė Flamurtarin mė dysh, ajo pjesė qė i bėn fresk trajnerit aktivizohet, tė tjerėt jo. Unė i uroj suksese Flamurtarit, por mendoj se me Muēėn nė krye nuk do tė ketė shumė ndryshime nga ky sezon qė u mbyll, pėrkundrazi pėrēarja edhe mund tė thellohet. Sa i pėrket sė ardhmes, Ēela tha: Gjatė kėsaj periudhe kam marrė disa oferta nga skuadra tė ndryshme tė Superiores. Por dėshira ime ėshtė tė mos vazhdoj mė kėtu. Kėshtu qė do tė largohem nė ndonjė klub jashtė vendit, pasi kam edhe oferta. Memelli djeg shaminė Kjo javė do tė jetė e ngarkuar pėr futbollistin titullar tė Flamurtarit, Migen Memelli. Nuk e kemi fjalėn pėr ngarkesė nė seancat stėrvitore, por pėr njė ngarkesė emocionale, qė lojtari pritet tė pėrjetojė tė dielėn. Sulmuesi ka vendosur ta kurorėzojė me martesė dashurinė e tij, ku do tė djegė shaminė e beqarit. Nga sa mėsohet, nė kėtė ditė tė veēantė nuk do tė mungojnė surprizat nga drejtuesit e e Flamurtarit, si dhe shokėt. Pritet ardhja e Taipit Gjelbėrim Taipi, me shumė gjasa, mund tė jetė pjesė e Flamurtarit sezonin e ardhshėm futbollistik. Nė fundjavė flitet se menaxheri i tij mund tė jetė nė Vlorė pėr tė diskutuar me drejtuesit e klubit pėr ēėshtjen e kontratės. Nėse do tė arrihet njė akord, atėherė Taipi mund tė firmosė pėr vlonjatėt. Nė fakt, Taipi ėshtė njė lojtar qė kėrkohet nga trajneri Muēa. Gjithsesi, gjithēka mbetet pėr tu parė nė ditėt nė vijim. E. Sika panorama-sport.
|