Flota Kuqezi - Faqe Zyrtare
Futboll : Behari: Duam tė qėndrojnė tė gjithė, vendos ana financiare
Dėrguar nga nail mė 15/07/12 22:48:25 (174 lexime) Lajme nga i njėjti autor

Drejtori teknik i Flamurtarit, Ardi Behari, sqaron se pasi tė jenė mbyllur kontratat me futbollistėt aktualė, mund tė bėhet ndonjė pėrforcim, nėse duhet.Me pėrfundimin e aventurės europiane, drejtuesit e Flamurtarit kanė nisur bisedimet me futbollistėt aktualė, me qėllim rinovimin e kontratės.


Shumė pak largime do tė ketė nė ekipin vlonjat, por, nė bazė tė kontratave tė reja, do tė shihet edhe pėr afrime. Ky ėshtė konfirmimi qė vjen nga klubi “Flamurtari”, konkretisht nga drejtori teknik, Ardi Behari. “Menjėherė kemi nisur bisedimet me tė gjithė futbollistėt, tė cilėt luajtėn me Flamurtarin edhe nė Ligėn e Europės. Nė fakt, njė pjesė e futbollistėve kanė kontrata. Kėtu bėjnė pjesė ata qė erdhėn nė Vlorė gjatė merkatos verore, ndėrsa nga futbollistėt qė mbeten dua tė them do tė vazhdojnė me ne 99 % e tyre. Nga ana sportive i duam tė gjithė, por gjithēka do tė vendoset mė pas nga ofertė-kėrkesa. Megjithatė, nuk mendoj se do tė kemi shumė pengesa nė kėtė drejtim. Janė futbollistė, tė cilėt e kanė shprehur hapur dėshirėn e tyre pėr tė qėndruar te Flamurtari dhe kam mendimin se do ta gjejmė gjuhėn e pėrbashkėt. E thashė se ne duam qė tė qėndrojnė tė gjithė dhe tani vendos ana financiare. Ajo qė mund tė them ėshtė se, nėse do tė ketė kėrkesa tė ekzagjeruara nga ndonjė futbollist, mund tė mos arrihet marrėveshja. Kam shumė besim se mė 25 korrik stafi teknik do tė ketė gati ekipin e duhur pėr sezonin e ardhshėm. Futbollistėt gjenden nė Vlorė pėr momentin dhe me pjesėn mė tė madhe tė tyre kemi nisur prej sė shtunės pasdite tė bisedojmė pėr kontratėn. Them se jemi nė rrugė tė mbarė”, – ka bėrė tė ditur Behari, drejtori teknik i ekipit kuqezi.
.......................
Afrimet “Nė kėėt moment nuk di tė them shumė gjėra nė lidhje me afrimet, sepse ēdo gjė varet nga pėrfundimi i bisedimeve me grupin actual. Pasi ta dimė zyrtarisht se cilėt futbollistė do tė jenė pjesė e Flamurtarit pėr sezonin e ri, do tė shohim nėse duhet ndonjė pėrforcim. Nė bazė tė kontratave do tė bėjmė llogaritė tona. Pėr mesfushorin Taipi, i cili ėshtė pėrmendur nga trajneri Muēa, mund tė them se ka diēka nė kėėt drejtim, por futbollisti ėshtė nėn kontratė edhe pėr njė vit me Shkėndijėn, qė do dėmshpėrblim. Nėse me atė ekip do ta gjejmė gjuhėn e pėrbashkėt, do tė marrim futbollistin, tė cilin e pėlqejmė shumė. Pavarėsisht nga kėto qė thashė, tė jeni tė bindur se Flamurtari do tė nisė punėn normalisht mė 15 korrik”, – ka shtuar Behari.
........................
Honvedi Nė fund, drejtori teknik i vlonjatėve, Ardi Behari, komenton edhe eliminimin e Flamurtarit nga hungarezėt e Honvedit: “Mė vjen shumė pėr faktin qė jemi eliminuar qė nė turin e parė nė Ligėn e Europės. Eshtė fakt, qė kemi luajtur shumė mirė nė tė dyja ndeshjet me Honvedin, por na ka munguar goli. Por, ky ėshtė futbolli. Flamurtari nuk ka pasur asgjė mė pak se kundėrshtari, madje pėr ndeshjen e parė mund tė them tė kundėrtėn. Nuk u kualifikuam dhe tani duhet tė pranojmė verdiktin qė dha fusha”, – ka pėrfunduar Ardi Behari, i cili kėrkon qė tė gjithė tė mendojnė pėr pėrgatitjet e sezonit tė ardhshėm, ky Flamurtari do tė jetė pretendent pėr titullin kampion.
.........................
Flamurtari ngulmon pėr qėndrimin e kroatit Pejiē
Drejtuesit vlonjatė kanė menduar qė dyshja e sulmit pėr sezonin e ri tė jetė Pejiē-Memelli, por deri tani nuk asgjė zyrtare nė lidhje me tė dytin
Sulmuesi kroat, Pero Pejiē, konsiderohet nga drejtuesit e Flamurtarit si partneri ideal pėr Migen Memellin sezonin e ardhshėm. Futbollisti shtatlartė ndoshta nė ndeshjen e kthimit me Honvedin nuk dha atė qė pritej nė fushė, por sėrish ai shihet si njė nga sulmuesit mė tė mirė nė qarkullim. Tė gjithė e duan atė nė Vlorė edhe sezonin e ardhshėm, bashkė me Migen Memellin. Por, a do tė jetė Pejiē pjesė e Flamurtarit tė ri. Tek ekipi vlonjat thonė “Po”, edhe pse nuk konfirmojnė gjė zyrtarisht. Nga burime tė besueshme pranė klubit kuqezi bėjnė me dije se kroati mund tė ketė mbyllur gjithēka me Flamurtarin, madje ai mund tė ketė pėrfituar edhe njė pjesė tė kontratės pėr sezonin e ri. Kėto janė fjalė tė pakonfirmuara zyrtarisht, por qė tregojnė qartė vendosmėrinė e drejtuesve tė Flamurtarit pėr tė mos e lėshuar sulmuesin edhe pėr sezonin e ardhshėm. Nga ana tjetėr, futbollisti mėsohet se ka kėrkuar disa ditė kohė pėr tė vendosur pėrfundimisht, pasi ka edhe oferta tė tjera. Tė shohim ēfarė do tė ndodhė konkretisht, por e vėrteta ėshtė se nė Vlorė llogarisin pėr kampionatin e ri dyshen Pejiē-Memelli pėr sulmin. Janė dy futbollistė me pėrvojė tė gjatė dhe tė fortė fizikisht, tė cilėt mund ta udhėhiqnin skuadrėn bregdetare drejt titullit kampion, pėr tė cilin janė bėrė shumė pėrpjekje sezonet e fundit, por nuk ėshtė arritur. Pėr kroatin Pejiē janė tė interesuar ndėrkohė edhe rivalėt e Skėnderbeut, qė sezonin e fundit morrėn nga Flamurtari Daniel Xhafajn dhe Sebino Plakun. Dhe kuptohet qė drejtuesit vlonjatė nuk duan qė njė sulmues me vlera si Pero Pejiē tė kalojė nė radhėt e rivalit tė drejtpėrdrejtė. Pėr repartin e sulmit Flamurtari ka afruar gjatė merkatos sė verės edhe lushnjarin Brunild Pepa, i cili ishte titullar me nėnkampionėt e Teutės gjatė sezonit tė fundit. Edhe ky ėshtė njė futbollist me vlera dhe me perspektivė, por kuptohet qė nuk e ka pėrvojėn e Pejiēit. Pėr kėtė tė fundit ėshtė folur ēdo merkato vere, pasi nė kampionatin shqiptar sulmuesit janė tė paktė dhe ekipet pretendente e kanė tė ėvshtirė tė gjejnė futbollistė tė tillė cilėsorė. Pejiē ka luajtur deri tani nė Shqipėri me Dinamon, Tiranėn dhe Flamurtarin. Drejtuesit e kėtij tė fundit ia dinė vlerėn,ndaj dhe nuk duan qė ta lėnė tė veshė fanellėn e ndonjė ekipi tjetėr sezonin e ardhshėm.
.......................
Tifozėt vlonjatė nuk mungojnė as nė Hungari
Flamurtari nuk ka qenė jetim as nė ndeshjen e kthimit me Honvedin nė Budapest. Pavarėsisht faktit se ekipi i zemrės e kishte humbur ndeshjen e parė nė fushėn e tij, sportdashėsit vlonjatė kanė besuar deri nė fund pėr njė kualifikim tė mundshėm dhe kanė shkuar deri nė Budapest. Nė fund ata kanė mbetur tė zhgėnjyer nga rezultati, ndėrsa loja ka qenė pėrgjithėsisht e njė niveli tė kėnaqshėm. Sportdashėsit vlonjatė nuk e lanė vetėm ekipin edhe nė Hungari dhe nė stadiumin e Honvedit ata kanė vendosur edhe famurin kuqezi. Njė mbėshtetje e tillė ėshtė pa dyshim njė sinjal i qartė se tifozėt presin njė ekip tė fortė sezonin e ardhshėm, ku ata do tė jenė njė pjesė e rėndėsishme e tij. Kur kanė qenė tė pranishėm edhe mijėra kilometra larg, patjetėr qė ata do ta ndjekin Flamurtarin nė ēdo ndeshje tė kampionatit tė ardhshėm me besimin se ndoshta ka ardhur momenti pėr titullin kampion. Dukenisur nga data 25 gusht, tifozėt vlonjatė nuk do tė mungojnė nė asnjė stadium tė Shqipėrisė.
sportishqiptar

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull -
Para - Mbas Dėrgoni Printimin tek njė Mik Dėrgoja kėtė Artikull njė Miku Krij PDF nga ky artikull


Artikuj tė tjerė
19/06/13 13:30:00 - Gjoka: Veliu e Zeqiri janė tė paprekshėm. Nuk ka kuptim Flamurtari pa praninė e tyre
18/06/13 14:35:58 - Flamurtari, Gjoka takon Ilion Likėn
17/06/13 13:20:00 - Mici: Do rri nė Vlorė, trofe me kuqezinjtė
16/06/13 20:04:23 - Flamurtari nė “ajėr”, tetė lojtarė nė dilemė
16/06/13 14:21:24 - Lena, apel drejtuesve tė Flamurtarit: Klubi ėshtė i vonuar, duhet tė shpejtojė rinovimet
15/06/13 9:08:19 - Drejtuesit e Flamurtarit, mesazh lojtarėve: Takohemi nė korrik pėr firmat e kontratave
14/06/13 10:10:00 - Smajli: Erdha pėr projektin, dua trofe nė Vlorė
13/06/13 16:20:00 - Flamurtari bėhet gati tė zbresė nė fushė me mė shumė vlonjat
12/06/13 13:10:00 - Taho thirrje klubit: Kujdes nė merkato
12/06/13 8:30:00 - Flamurtari s’heq dorė nga Zeqiri



Bookmark this article at these sites

                   

Komentet janė pronė e personave qė i kanė shkruar. Ne nuk jemi pėrgjegjės pėr pėrmbajtjen e tyre.
Autori Lidhur

Foto te rastit | Random foto

Foto nga Vlora dhe vendet pėrreth 50

Video tė rastit | Random videos

Dinamo-Flamurtari 2-1
Dinamo-Flamurtari 2-1
(21/01/2009)

FK Flamurtari - Ndeshjet

Klasifikimi

Skuadra Pik Sh-P
KF Skenderbeu 58 43-14
KF Kukėsi 52 49-25
KF Teuta 48 32-24
KF Flamurtari 46 49-33
KF Tirana 43 30-23
KF Laēi 38 32-31
KF Vllaznia 38 30-26
KF Kastrioti 34 25-35
KF Besa 32 23-26
KF Bylis 30 32-29
KF Shkumbini 29 18-33
KF Tomori 19 30-50
KF Luftėtari 19 24-44
FK Apolonia 13 16-40

Sondazh

A jeni dakort me merkaton dhe lojtaret qe synohen nga klubi?
Po
Jo
Pjeserisht
Sondazhi do tė mbyllet nė 19/07/13 8:40
Nga kush duhet te financohet dhe drejtohet Flamurtari?
Vetem nga bashkia
Nga bashkia dhe aksionere
Vetem nga aksionere
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/06/13 8:20

Vizituan...


triumvirat
3 orė 55 minuta mė parė

Lore
5 orė 2 minuta mė parė

blaudio
5 orė 28 minuta mė parė

Tuneli
6 orė 37 minuta mė parė

GENI
9 orė 17 minuta mė parė

edivlore
9 orė 45 minuta mė parė

webmaster
9 orė 59 minuta mė parė

koli
10 orė 29 minuta mė parė

nail
16 orė 45 minuta mė parė

vlonjat
1 ditė 6 orė 20 minuta mė parė

Artur1234
1 ditė 8 orė 5 minuta mė parė

Anėtarėt

Anėtarė:
Sot: 0
Dje: 1
Gjithsej: 475
I Fundit: sido

Vizitorė Online:
Vizitorė : 6
Anėtarė : 0
Total: 6
Lista Online [Popup]