Flota Kuqezi - Faqe Zyrtare
Futboll : Akuza pėr ryshfet nga babai i Prognit, Flamurtari e mbron trajnerin Muēa
Dėrguar nga triumvirat mė 08/07/12 17:27:43 (65 lexime) Lajme nga i njėjti autor

Klubi i Flamurtarit ka reaguar pas akuzave tė babait tė Prognit, nė drejtimin e trajnerit Shkėlqim Muēa, nėpėrmjet drejtorit teknik, Ardi Behari. Vlonjatėt i dalin nė mbrojtje teknikut tė tyre dhe i cilėsojnė si trillime gjithēka qė thuhet nga prindi i futbollistit. (Marre nga panorama-sport.com)

“E kemi ndjekur jo me pak shqetėsim kėtė ngjarje qė ka kėrkuar tė ulė imazhin e skuadrės dhe klubit tonė. Nė akuzat e bėra nė drejtim tė trajnerit Muēa nuk ka asgjė tė vėrtetė dhe gjithēka ėshtė njė trillim i sė vėrtetės, qė ka tė bėjė me pakėnaqėsinė e futbollistit dhe familjarėve tė tij lidhur me zėvendėsimin e kryer gjatė kėsaj ndeshjeje nga trajneri Muēa. Reagimi i familjarėve pas ndeshjes, me sharje dhe fyerje ndaj drejtuesit tė skuadrės, pėr tė cilat janė vėnė nė dijeni dhe organet e policisė, pėrbėjnė shkelje tė rregullores sė brendshme tė klubit tonė dhe, nė kushte tė tilla, ndaj futbollistit Gerhard Progni ėshtė marrė masa e pezullimit pėr ndeshjen e kthimit tė Ligės sė Evropės ndaj Honvedit. Sqarojmė se njė masė e tillė ėshtė marrė edhe ndaj futbollistit tjetėr tė skuadrės, Gentian Muēa pėr thyerje tė disiplinės nė skuadėr. Ndėrkohė, bėjmė me dije se trajneri Shkėlqim Muēa gėzon besim tė plotė nė kryerjen e detyrės nė krye tė skuadrės sė Flamurtarit”, – thuhej nė deklaratėn zyrtare tė klubit. Flamurtari i ka dalė qartazi nė mbrojtje trajnerit tė skuadrės, ndėrkohė qė qėndrimi i vlonjatėve ishte barometėr edhe pėr vazhdimėsinė e lojtarėve si Progni e Gentian Muēa, tė cilėt nuk pritet tė jenė mė pjesė e ekipit pėr sezonin e ardhshėm, duke qenė se tekniku aktual gėzon besimin e plotė tė drejtuesve. Gentian Muēa: Ika nga Flamurtari Nė stėrvitjen e djeshme tė Flamurtarit binte nė sy mungesa e dy futbollistėve qė u pezulluan nga klubi pėr ndeshjen e ardhshme tė Ligės sė Evropės, Gerhard Progni dhe Gentian Muēa. Lojtarėt u pezulluan pėr thyerje tė rregullores sė brendshme tė klubit, por mungesa e tyre nė stėrvitje dha sinjale tė qarta se ata mund t’i kenė dhėnė fund para kohe aventurės sė tyre me klubin vlonjat. Kontratat e lojtarėve pėrfundojnė pas ndeshjeve tė Evropės, por duket se drejtuesit e klubit ua kanė bėrė tė qartė se nuk bėjnė mė pjesė nė planet e trajnerit Muēa, me tė cilin kanė pasur edhe njė pėrplasje kohėt e fundit. Mesfushori Gentian Muēa ka thėnė se ėshtė larguar pėrfundimisht nga klubi, pasi drejtuesit ia kėrkuan kėtė gjė. “Nuk jam mė pjesė e Flamurtarit. U largova pėrfundimisht, pasi kėshtu kėrkuan drejtuesit. Sot (dje) bėra dorėzimet edhe ika – ka thėnė Muēa pėr ‘Panorama Sport’ – Pse ika? Sepse drejtuesit mė akuzuan se kisha bėrė spiunin pas njė pėrplasje qė ndodhi aty. Nuk dua tė pėrmend emra. Mė thanė se i kisha thėnė njė shokut tim se trajneri e kishte sharė nga stoli. Lojė kalamajsh… kėrkuan tė mė largonin dhe gjetėn njė pretekst. Trajneri? Fola me tė, por mė tha se ishte i pafuqishėm, pasi nuk mund tė dilte kundėr drejtuesve tė klubit”. Progni “driblon” babain: Rėndėsi ka kualifikimi Gerhard Progni nuk dėshiron tė pėrfshihet nė akuzat qė ka bėrė i ati i tij pėr trajnerin Shkėlqim Muēa, por tė mendojė vetėm pėr ecurinė e Flamurtarit nė Evropė, nė mėnyrė qė tė mos prishet edhe harmonia brenda ekipit. “Nuk kam asnjė reagim nė lidhje me kėtė ēėshtje. Mė shumė se ēdo gjė tjetėr, mua mė intereson Flamurtari dhe ecuria e tij. Dhashė kontributin tim nė ndeshjen e parė tė Ligės sė Evropės qė luajtėm nė Vlorė, pėr aq sa unė isha nė fushė. Ajo pėr mua ishte njė humbje e pamerituar, pasi u ndėshkuam kur nuk e prisnim. Madje, ne luajtėm edhe mė mirė se kundėrshtari. Duhet tė mė kuptoni pėr sa i pėrket qėndrimit tim me gjėrat qė kanė ndodhur sė fundmi, pasi nuk dua tė bėhem unė shkaktar pėr prishjen e atmosferės sė skuadrės. Ajo qė ka mė shumė rėndėsi pėr mua momentalisht ėshtė ecuria qė do tė ketė skuadra nė Ligėn e Evropės. Shpresoj qė nė ndeshjen e kthimit gjithēka tė shkojė sa mė mirė dhe ekipi tė kualifikohet pėr nė fazėn tjetėr”, – ka thėnė Progni pėr “Panorama Sport”. Ai nuk ka dashur tė polemizojė as mbi vendimin e klubit pėr ta pezulluar pėr ndeshjen e kthimit. “Ėshtė vendim i klubit. Nuk dua tė komentoj mė shumė mbi ēėshtjen e pezullimit, por tė zbatoj atė qė ka vendosur klubi”, – shtoi ai. Nė fund, lojtari ka folur mbi tė ardhmen. “Unė do pres qė tė mė pėrfundojė kontrata, pikėrisht pas ndeshjeve tė Evropės. Do ulem me drejtuesit e klubit dhe do diskutoj mbi tė ardhmen time”, – pėrfundoi Progni. Lutaj: U ēudita me zėvendėsimet e Muēės Ish-trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, e vlerėson takimin e parė tė Ligės sė Evropės mes Flamurtarit dhe Honvedit si njė ndeshje tė nivelit mesatar. Sipas tij, vlonjatėt kishin dėshirė tė fitonin, por u mungonte taktika, ndėrsa Honvedi mori mė shumė nga ēfarė kishte menduar. “E ndoqa me vėmendje ndeshjen dhe mund tė them se ishte e njė niveli mesatar. Honvendi nuk ishte njė ekip i njė niveli tė lartė. Kishin njė mbrojtje tė stabilizuar dhe njė portier tepėr cilėsor, kurse repartet e tjera mund tė them se ishin nėn mesataren. Ata morėn njė rezultat shumė pozitiv, i cili i kalonte parashikimet qė kishin para fillimit tė takimit. Ndėrsa Flamurtari u mundua dhe tregoi dėshirė pėr tė fituar, por pėr mendimin tim nuk ishte shumė i qartė nė mėnyrėn e kėrkimit tė golit. Vetėm dėshira ėshtė pamjaftueshme pėr tė fituar”. Nė vazhdim ish-trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, flet pėr disa mangėsi, tė cilat u vunė re dhe qė sipas tij duhet tė rregullohen patjetėr nė ndeshjen e kthimit. “Nuk e kuptova detyrėn taktike tė disa prej futbollistėve. Nėse Lenės i duhej tė mbėshteste sulmin, ai luante shumė larg Pejiēit dhe si rrjedhojė pati probleme pėr ta furnizuar si duhet sulmin me topa. Me futjen e Memellit nė fushėn e lojės, Flamurtari kishte dy sulmues potentė nė repartin e avancuar, por u ēudita me faktin qė u zėvendėsua edhe Soza, edhe Progni. Duke qenė dy lojtarė krahu, ata ishin edhe personat qė duhet tė jepnin topa pėr sulmuesit, mirėpo me daljen e tyre, si Memelli dhe Pejiē nuk patėn mbėshtetjen e duhur nė fushė. Pėrpos sfidės sė parė, mendoj se Flamurtari ka potencialin e mjaftueshėm pėr ta fituar ndeshjen e kthimit dhe pėr t’u kualifikuar”, – pėrfundoi analizėn e tij Lutaj. Ruci: Mesfusha duhej tė ishte mė e lėvizshme Ish-trajneri i Flamurtarit, Vasil Ruci, nė analizėn e tij post- Honved ka treguar pėr “Panorama Sport” shkaqet qė e ēuan kėtė skuadėr tė dėshtonte nė shtėpi. Sipas tij, kuqezinjtė kanė lojtarė cilėsorė dhe nė rast se do tė ishin mė shumė organizatorė nė fushė, do t’ia dilnin mbanė tė pėrmbysnin gjithēka. “Flamurtari nė kontingjentin e vet ka lojtarė mjaft cilėsorė, gjė qė u pa edhe nė fushėn e lojės. Nė rast se ata do tė ishin treguar edhe pak mė tepėr organizatorė e tė lėvizshėm, mund tė kishin bėrė mrekullinė ndaj Honvedit”. Duke vazhduar mė tej prononcimin e tij, legjenda vlonjate Ruci shprehet optimist pėr tė ardhmen e Flamurtarit. Sipas tij, historia e vlonjatėve nė Ligėn e Evropės, ku shpresohet pėrballja me Etonė, nuk do tė mbyllet kėtu. Sipas Rucit gjithēka do tė varet nga 90 minutat e tjera, qė do tė jenė decizive pėr ekipin e drejtuar nga Shkėlqim Muēa. Dhe tė gjithė pa dyshim shpresojnė te pėrmbysja e rezultatit nė Hungari. “Edhe pse rezultati i ndeshjes sė tė enjtes nuk ishte nė favor tė Flamurtarit, ai nuk ka humbur. Pėrkundrazi kualifikimi do tė jetė i hapur. Kėsisoj, gjithēka do tė varet nga paraqitja e ekipit nė ndeshjen e kthimit me hungarezėt e Honvedit. Nuk mund tė them se rezultati 1-0 ėshtė i thellė dhe pėrbėn ndonjė dramė pėr kuqezinjtė, pėrkundrazi aspak. Gjithēka mund tė ndryshojė nė 90 minutat e tjera qė do tė vendosin pėrfundimisht se cila prej skuadrave do tė kualifikohet pėr nė turin tjetėr, ku do tė pėrballen me njė tjetėr rival, atė tė Anzhit. Megjithatė, kam besim se lojtarėt e Flamurtarit, duke i vėnė nė zbatim kėshillat e dhėna, do tė dinė tė dalin kryelartė nga ky kompeticion”, – ka pėrfunduar ish-trajneri i Flamurtarit, Vasil Ruci. Alvaro Bisha, pranė firmės Mbrojtėsi Alvaro Bisha ka nisur dje stėrvitjen me skuadrėn e Flamurtarit. Lojtari, i cili fazėn e dytė tė sezonit qė sapo pėrfundoi e zhvilloi me Tomorin, ėshtė shumė pranė akordit me klubin vlonjat dhe pritet qė nė ditėt e ardhshme tė firmosė njė kontratė 1-vjeēare. Ai ishte nė tratativa edhe me klubin e Bylisit, por nuk kanė arritur dot njė marrėveshje. E.Sika

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull -
Para - Mbas Dėrgoni Printimin tek njė Mik Dėrgoja kėtė Artikull njė Miku Krij PDF nga ky artikull


Artikuj tė tjerė
18/06/13 14:35:58 - Flamurtari, Gjoka takon Ilion Likėn
17/06/13 13:20:00 - Mici: Do rri nė Vlorė, trofe me kuqezinjtė
16/06/13 20:04:23 - Flamurtari nė “ajėr”, tetė lojtarė nė dilemė
16/06/13 14:21:24 - Lena, apel drejtuesve tė Flamurtarit: Klubi ėshtė i vonuar, duhet tė shpejtojė rinovimet
15/06/13 9:08:19 - Drejtuesit e Flamurtarit, mesazh lojtarėve: Takohemi nė korrik pėr firmat e kontratave
14/06/13 10:10:00 - Smajli: Erdha pėr projektin, dua trofe nė Vlorė
13/06/13 16:20:00 - Flamurtari bėhet gati tė zbresė nė fushė me mė shumė vlonjat
12/06/13 13:10:00 - Taho thirrje klubit: Kujdes nė merkato
12/06/13 8:30:00 - Flamurtari s’heq dorė nga Zeqiri
11/06/13 19:40:22 - Merkatoja e Flamurtarit, gati rikthimi i tre vlonjatėve



Bookmark this article at these sites

                   

Komentet janė pronė e personave qė i kanė shkruar. Ne nuk jemi pėrgjegjės pėr pėrmbajtjen e tyre.
Autori Lidhur

Foto te rastit | Random foto

Flamurtari - Dinamo

Video tė rastit | Random videos

the best of  flamurtari
the best of flamurtari
(04/07/2009)

FK Flamurtari - Ndeshjet

Klasifikimi

Skuadra Pik Sh-P
KF Skenderbeu 58 43-14
KF Kukėsi 52 49-25
KF Teuta 48 32-24
KF Flamurtari 46 49-33
KF Tirana 43 30-23
KF Laēi 38 32-31
KF Vllaznia 38 30-26
KF Kastrioti 34 25-35
KF Besa 32 23-26
KF Bylis 30 32-29
KF Shkumbini 29 18-33
KF Tomori 19 30-50
KF Luftėtari 19 24-44
FK Apolonia 13 16-40

Sondazh

A jeni dakort me merkaton dhe lojtaret qe synohen nga klubi?
Po
Jo
Pjeserisht
Sondazhi do tė mbyllet nė 19/07/13 8:40
Nga kush duhet te financohet dhe drejtohet Flamurtari?
Vetem nga bashkia
Nga bashkia dhe aksionere
Vetem nga aksionere
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/06/13 8:20

Vizituan...


triumvirat
59 minuta mė parė

Lore
5 orė 48 minuta mė parė

vlonjat
5 orė 58 minuta mė parė

Tuneli
6 orė 27 minuta mė parė

Artur1234
7 orė 43 minuta mė parė

webmaster
8 orė 35 minuta mė parė

edivlore
10 orė mė parė

GENI
13 orė 2 minuta mė parė

nail
1 ditė 13 orė 23 minuta mė parė

koli
1 ditė 13 orė 58 minuta mė parė

blaudio
2 ditė 1 orė 29 minuta mė parė

adriano
2 ditė 10 orė 46 minuta mė parė

Anėtarėt

Anėtarė:
Sot: 0
Dje: 1
Gjithsej: 475
I Fundit: sido

Vizitorė Online:
Vizitorė : 6
Anėtarė : 0
Total: 6
Lista Online [Popup]