|
Ka mjaftuar njė denoncim i trajnerit tė Flamurtarit, Shkėlqim Muēa, parmbrėmė nė pėrfundim tė Flamurtari Honved (0-1), qė policia e Vlorės tė thėrrasė babain e futbollistit Gerhad Progni, me pandehmėn se ka kanosur e kėrcėnuar trajnerin kryeqytetas lidhur me zėvendėsimin e tij nė ndeshjen e vlefshme pėr Europa Ligė. (marre nga sportekspres.com)
Nik Progni i ėshtė pėrgjigjur thirrjes sė uniformave blu dhe pėr rreth njė orė e gjysmė, nga 12:00 deri nė 1:30 tė mėngjesit tė ditės sė premte, nė mjediset e stadiumit Flamurtari ėshtė sqaruar mundimshėm gjithēka dhe palėt janė ndarė pa u marrė ndonjė masė shtesė nga ana e policisė. Ngjarja Progni ka qenė titullar nė ndeshjen e sė enjtes kundėr hungarezėve tė Honvedit. Nė 60, trajneri Mua e ka zėvendėsuar, ēka nuk ėshtė kapėrdirė nga lojtari, por sidomos nga i ati, Nik Progni, qė ėshtė dhe menaxher i tė birit, vetėm pėr kampionatin shqiptar, thotė ai, pasi nuk jam i pajisur me liēensė pėr transferime ndėrkombėtare. Sipas trajnerit, ndėrrimi ka qenė thjesht i karaktereit teknik, ndėrsa menaxheri pretendon se ky ka qenė njė qėndrim nė vijimėsi i trajnerit ndaj lojtarit dhe se veēanėrisht nė ndeshjen e parmbrėmshme ai duhej tė ishte nė fushė, pasi ndaj tij ishte shfaqur interes nga menaxherė tė huaj. Lidhur me kėtė, babai menaxher ka kėrkuar tė flasė me trajnerin. Doja tė kėrkoja sqarime pse e zėvendėsoi Prognin, thotė Nika. Mė kėrcėnoi e mė ofendoi, thotė Muēa qė ka njoftuar policinė. Vendimi i klubit Drejtuesit e klubit vlonjat i kanė komunikuar futbollistit se ėshtė i pezulluar deri mė datė 12 korrik. Meqė, ashtu sikurse thuajse tė gjithė lojtarėt e tjerė, edhe Progni ka qenė me njė kontratė periodike pėr deri nė fund tė aventurės nė Europa Ligė, ka tė ngjarė qė rrugėt tė jenė ndarė pėrfundimisht me trajnerin Muēa. Bomba e babait tė Prognit: Muēa mė kėrkoi para! Nik Progni qė bėn dhe menaxherin e tė birit: Qė kur ishte te Dinamo ma pat bėrė njė gjė tė tillė. Atėherė pranova
Nuk mė prish punė tė prezantohem si babai i Gerhardit, por nė fakt dua tė denoncoj si menaxheri i futbollistit. Nė fakt marrėdhėniet tona janė prishur qė kur Muēa ka qenė trajner te Dinamo e Gerhardi luante pėr tė. Mė ka kėrkuar para dhe unė ia kam dhėnė, por asnjėherė nuk ėshtė sjellė si profesionist me lojtarin. Nisur nga kėto marrėdhėnie, pasi kemi rėnė dakord me drejtuesit e Flamurtarit, kėtu e dy vjet mė parė, i vetmi kusht, nė fakt i pashkruar, ka qenė qė do ta tėrhiqja lojtarin nėse nė krye tė skuadrės do tė vinte Muēa. Dhe fati e solli qė ky trajner tė vijė nė Vlorė, nis prononcimin Nik Progni, qė kėrkon tė thotė se pėrkundėr faktit qė ėshtė me prejardhje nga Tropoja, nė Vlorė e kanė pritur mjaft mirė Gerhardin. E duan dhe e respektojnė. Me kėtė lloj tendosjeje, lojtari ka vijuar tė jetė edhe kėto gjashtė muaj, periudhė nė tė cilėn drejton Muēa. Por tė mbarsura kėsisoj, ėshtė pritur vetėm shkėndija qė gjėrat tė pėlcasin. Sipas, Nik Prognit, isha me makinėn time dhe me njė person nė tė qė mund tė shėrbejė edhe si dėshmitar pėrsa po ju them. Kam ndaluar nė afėrsi tė pallatit ku banon edhe Gerhardi, edhe Lena, edhe trajneri Muēa. Nė njė nga palmat nė trotuarin para pallatit ishte trajneri. I kam thėnė qė mund ta ēoja nė stadium me makinėn time, por refuzoi. Nuk dihet se si ka vijuar biseda dėshmia ka njė kapėrcim por, sipas Nikės, trajneri i ka thėnė: E fus djalin nė fomacion po mė dhe 1 milion lekė. Dhe kėputet sėrish dėshmia
E hoqi lojtarin nė 60 dhe pėr kėtė kam kėrkuar tė mė japė spjegime. Por Muēa i interpretoi si kėrcėnime dhe thėrriti policinė. Vetė takimi qė bėmė me policinė dha tė kuptohet qartė se nuk qėndronte asgjė nga ato qė kishte thėnė trajneri, pasi ndryshe nuk do tė mė linin tė lirė, thotė Nika, qė mbyll duke lajmėruar se, po pres vendimin e klubit, mė pas do tė shoh dhe mundėsinė e lėvizjes. Me kėtė trajner ėshtė shumė e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur
. Trajneri: Shpifje e ndyrė! Kėrcėnoi, njoftova policinė Si mund ti kėrkoj para, tė mos ia marr dhe pastaj ta fus nė lojė? Qesharake, por tendencioze pėr imazhin tim Mirė humbja dhe prag eliminimi nga Europa Ligė, por Shkėlqim Muēėn nuk e lėnė tė qetė as problemet jashtė fushe. Lidhur me atė qė ka ndodhur me babain menaxher, trajneri kryeqytetas fillimisht ka neglizhuar tė flasė, por mė pas ėshtė kujtuar se ngjarja, e interpretuar vetėm nga njė krah, mund tė kishte pasojėpėr tė. Siē e tha edhe vetė, ėshtė prishje imazhi edhe unė do ta kėrkoj kėtė. Trajneri mohon kategorikisht tė ketė patur bisedė para ndeshjes me tė atin e Prognit (gjatė gjithė kohės, Muēa shmang termin menaxher) dhe se e tėra ėshtė njė sajesė, tani qė e shikon se sa dėm i ka bėrė djalit, pas pezullimit qė i dha klubi. Pas ndeshjes, rrėfen ngjarjen Muēa, babai i lojtarit mė ka marrė nė telefon. Mė kėrkonte llogari pėrse e zėvendėsova Gerhardin. I thashė se ka qenė njė zgjedhje taktike, ndėrsa ai nisi tė mė ofendonte e mė pas mė tha se i kisha prishur punė ngaqė kishin ardhur menaxherė pėr ta parė dhe se nė tribunė ishte dhe trajneri i pėrfaqėsueses. Pasi vijoi me ofeza e kėrcėnime, jam detyruar tė njoftoj shefin e policisė qė e ka telefonuar, duke i thėnė qė tė vinte menjėherė, pėrndryshe do tė tė gjejmė ne ku je, i tha ai. Ka ardhur nė hollin e stadiumit, aty ku ėshtė bėrė dhe ballafaqimi. Mohoi gjithēka mė kishte thėnė nė telefon. Prezent ka qenė dhe drejtori Behari. Policia u mjaftua ti thotė qė tė mos mė shqetėsonte mė dhe u larguam, mbyll mbrėmjen e gjatė tė sė enjtes trajneri. Dje, qė nė mėngjes, Muēa ka njoftuar zyrtarisht klubin pėr ngjarjen e pėr rrjedhojė ka ardhur dhe pezullimi i Prognit pėr deri mė datėn 12 korrik. Gjithė pjesa tjetėr ėshtė veēse njė shpifje e ndyrė. Unė pėrbuz tė flas pėr banalitete tė tilla qė nuk kanė vend nė njė mjedis profesionist. E kuptoj dhembshurinė e njė prindi, por jo tė tė erren sytė e tė kalosh nė fjalė e veprime tė tilla qė refuzoj dhe ti komentoj. Teknikisht po ju them se, pėrkundėr gjithė pretendimeve tė babait, qė kur kam ardhur nė Vlorė, Gerhardi ka qenė sistematikisht lojtar titullar. Dhe po ju them se ka qenė nė planet e mia edhe pėr skuadrėn e sezonit tė ardhshėm. Ka qenė, thotė Muēa. A do tė jetė? Vėshtirė! Dhe mbyllja e trajnerit: Ėshtė njė pėrpjekje pėr tė mė prishur imazhin. Kam 20 vjet qė merrem me futboll dhe tė gjithė e njohin personalitetin tim!. Pezullohet dhe Gentian Muēa Pėr drejtorin teknik, Behari, ka qenė sjellje jo korrekte; pėr mesfushorin ėshtė njė
telefon i prishur Nė pushim tė ndeshjes me hungarezėt ka patur dhe njė moment tjetėr polemike. Ka qenė thuajse njė telefon i prishur: mesfushori Gentian Muēa pranon tė ketė thėnė diēka, qė sipas tij nuk ka patur aspak lidhje me drejtorin teknik, Ardi Behari, por qė ky i fundit, i ndodhur aty pranė, e ka keqkuptuar sikur ėshtė folur nė adresė tė tij. Ka vijuar njė zėnkė e vogėl, ndėrsa dje, drejtori Behari, nė prani tė trajnerit Muēa, ka thirrur futbollistin. Edhe pse Gentiani ka kėrkuar tė sqarohet keqkuptimi sipas tij, Behari ka qenė i prerė: Merr materialet personale dhe largohu nga grumbullimi. Deri mė datėn 12 korrik je i pezulluar. Nė fakt, thuajse tė gjithė lojtarėt e Flamurtarit janė me kontratė periodike (deri nė fund tė pėrfaqėsimit nė Europa Ligė), ēka do tė thotė qė, me shumė gjasė, Gentian Muēa nuk do tė jetė mė pjesė e Flamurtarit. Tre kokat drejtuese diskutojnė humbjen Pas humbjes nė shtėpi ndaj Budapest Honved me rezultatin 0-1, drejtuesit e skuadrės sė Flamurtarit janė mbledhur paraditen e djeshme pėr tė diskutuar rreth ndeshjes. Presidenti Gjika, shefi i klubi Ēipi dhe trajneri Muēa janė takuar pėr tė analizuar humbjen. Persona pranė tyre janė shprehur qė ka qenė thjesht njė takim qė ėshtė bėrė pėr tė diskutuar rreth udhėtimit drejt Budapestit pėr ndeshjen e kthimit, por nė fakt nuk ėshtė kjo ėe vėrteta. Vlonjatėt, pas pėrfundimit tė ndeshjes, kanė dalė tė zhgėnjyer nga stadiumi pėr shkak tė lojės qė tregoi skuadra kuqezi, pavarėsisht se trajneri Muēa nė pėrfundim u shpreh: Djemė luajtėn mirė dhe u ndėshkuam nė njė moment ku mbrojtja jonė ishte e papėrgatitur. Nga burime pranė drejtuesve mėsohet se tema e bisedės ka qenė loja qė skuadra zhvilloi, ritmi, mungesa e golit dhe zėvendėsimet e bėra me vonesė. Pėr hir tė sė vėrtetės, tė gjitha kėto ishin defekte qė u konstatuan nė ndeshjen e parė tė Flamurtarit nė Kupat e Europės pėr kėtė sezon. Trajneri Muēa ėshtė shprehur sė skuadra e Flamurtarit do ta ketė tė vėshtirė tė fitojė nė Hungari, por djemtė e tij do tė provojnė gjithēka. Pavarėsisht mendimit tė trajnerit, presidenti Gjika dhe shefi Ēipi nuk kanė shprehur shumė besim tek justifikimi pėr njė pėrmbysje tė rezultatit. Historikisht, skuadra e Flamurtarit, nė 24 ndeshje tė zhvilluara deri tani nė Kupat e Europės nuk e ka pėrmbysur asnjėherė rezultatin. Kjo nuk ka ndodhur as nė vitin `87 kur Flamurtari kaloi tuirin ndaj Partizan Beogradit, pėrmes njė goli fushe tė Kushtės. Njė vit mė pare, fitoi 3-1 ndaj Buduēnostit nė Podgoricė, por skuadra aktuale nuk ėshtė nė kalibrin e asaj malazeze, me lojtarė qė bėnin diferencėn dhe fitonin jashtė fushe. Tej arkivės, pas pėrfundimit tė takimit tresh Gjika Ēipi - Muēa, asnjėri prej tyre nuk ka zyrtarizuar objektivin qė do tė synojė tė bėjė realitet Flamurtari nė ndeshjen e kthimit mė 12 korrik nė Budapest. MOISI DALIPI Me Honvedin shpėtojnė shumė pak, Flamurtari zhgėnjen kolektivisht Telushi, Veliu, Mici dhe Pejiē janė tė paktėt qė arritėn tė jepnin diēka nė fushė, ndėrsa shumė dobėt Soza, Pezo dhe Lena, nga tė cilėt pritej mė shumė. Memelli i sakrifikuar, smund tė bėnte mė shumė me vetėm tre stėrvitje Momenti europian pritej si tė ishte mbrėmja e ndėrrimit tė viteve dhe, nė sajė tė pėrgatitjeve, ishin ndezur edhe dritat nė stadiumin Flamurtari, pėruruar biletat elektronike dhe shumė e shumė risi tė tjera tė infrastrukturės. Pra, njė parapėrgatitje e cila arriti tė gjente edhe pėrkrahjen e tifozerisė, qė nuk mungoi, por qė e shumtė nė numėr, u ul nė stolat e stadiumit, duke lėnė pėr njė ditė plazhin, ose punėt. Por, nė fushė, kuqezinjtė jo vetėm qė nuk ia shpėrblyen, por pėrveē volumit tė lojės, nuk arritėn qė ta dėrgonin topin nė rrjetėn e kundėrshtarit. Diēka kjo e cila ka irrituar jo pak jo vetėm tifozerinė vlonjate, por sidomos edhe drejtuesit e klubit, duke nisur nga kryebashkiaku Gjika, qė edhe pas ndeshjes ka qenė i acaruar me sjelljen e disa futbollistėve nė fushė. Pavarėsisht fjalėve tė trajnerit Shkėlqim Muēa, tė gjithė dhanė maksimumin, kritikat pėr kėtė Flamurtar janė tė ligjėrura. Motivi? Sepse pritej qė sulmi tė bėnte ēudira, por nuk ndodhi. Sepse pritej qė entuziazmi tė ishte i madh nė fushė dhe nuk ndodhi. Sepse pritej tė paktėn njė gol, por nuk erdhi. Atėherė, lind pyetja: ēfarė nuk ka shkuar? Vetėm Mici shpėtonNėse nė portė nuk ka asnjė faj pėr portierin Koliqi nė momentin e golit, pėr mbrojtjen smund tė thuhet e njėjta gjė. Nė fakt, avantazhi i hungarezėve ishte njė gabim kolektiv, por sidomos i qendrės sė mbrojtjes, e cila duhet tė ishte mė e vėmendshme, sidomos Brahja, tė cilit arriti ti ēmarkohej kundėrshtari nė momentin e goditjes nė portė. Por, edhe Veliu nuk ėshtė se bėri njė ndeshje tė madhe, edhe pse duhet thėnė se nė dy momente iu afrua nė golit nė specialitetin e tij, goditjen e dėnimit. Pėr tu harruar edhe paraqitja e Arbrit, ndėrsa njė notė pozitive shkon pėr mė tė mirin nė fushė, tė ardhurin e merkatos sė verės, Micin, i cili e nisi ndeshjen i rezervuar dhe e mbylli nė sulm. Po Lena?Ndėrsa, pėr sa i pėrket mesfushės, njė KO tė madhe meriton edhe Nijaz Lena, mesfushori maqedonas i cili gjatė gjithė ndeshjes nuk luajti nė nivelet qė jemi mėsuar tė shohim. Me shumė skarcitet nė pasin e fundit, edhe pse nuk i mungoi grinta. E njėja gjė mund tė thuhet edhe pėr Pezon, i vendosur nė kabinėn e regjisė, por tepėr i bllokuar nga kundėrshtarėt. Surpriza mė e bukur ishte Bruno Telushi. Mesfushori tregoi vlerat e tij dhe, madje, befasoi tė gjithė, sidomos nė pjesėn e dytė, kur edhe ishte mė aktivi pėr Flamurtarin. Ndėrkaq, sulmi, pėrveē Pejiēit, la pėr tė dėshiruar. Nuk ėshtė se kroati bėri gjėra fantastike, por tė paktėn u mundua, ndėrsa e njėjta gjė smund tė thuhet pėr Prognin dhe Sozėn. Pikėrisht te argjentinasi ishin sytė e tė gjithėve, por zhgėnjeu dhe konfirmoi faktin se forma e tij ėshtė ende larg tė qenurit mirė. Pėr Memellin, komenti do tė ishte i tepėrt, pasi me vetėm tre stėrvitje smund tė bėhej mė shumė. MerkatoEdhe pse pritet ende ndeshja e dytė, sipas burimeve brenda klubit, pakėnaqėsitė mund tė ēojnė deri nė rikthimin nė merkato dhe largimin e dikujt. Njė gjė ėshtė e sigurtė, tė gjithė janė nė monitorim. A.Cicani Tifozėt kėrcėnojnė me bojkot Nėse Flamurtari fiton, atėherė do tė bėjmė ēmos qė tė organizohemi dhe tė udhėtojmė deri nė Budapest pėr tė ndjekur sfidėn me Honvedin. Kėtė premtim kishin bėrė tifozėt vlonjatė pėrpara sfidės sė Europa League, por humbja brenda fushės ka sjellė edhe zhgėnjimin e tyre tė madh: Tani jo vetėm qė sdo tė udhėtojmė nė Budapest, por ka mundėsi qė tė mos shkojmė nė stadium as nė ndeshjet e para tė kampionatit, nė shenjė proteste dhe bojkoti. Nuk ka pushim, ekipi stėrvitet Edhe pse ekipi ka konsumuar jo pak nė ndeshjen e sė enjtes, dje mbasdite nė ora 18:00, skuadra ka dalė nė seancė tė rregullt stėrvitore. Vrapime tė lehta dhe streēing kanė qenė ushtrimet e para tė zhvilluara pėr tė vazhduar mė pas me taktikė dhe disa minuta lojė. Edhe sot skuadra e Flamurtarit do tė zhvillojė njė seancė stėrvitore. M.D
|