|
Trajneri i Flamurtarit, Shkėlqim Muēa, e ka lėnė punėn pėr njė ditė me ekipin, ndėrsa ėshtė nisur nė drejtim tė Budapestit. Mbrėmjen e djeshme ai ka ndjekur njė miqėsore tė rivalit tė tyre, Honved, me tė cilin Flamurtari do tė ndeshet nė Ligėn e Evropės mė 5 korrik. Numri njė i pankinės vlonjate, Shkėlqim Muēa, ka qenė i shoqėruar nė kėtė udhėtim nga disa specialistė kuqezinj,
tė cilėt me laps nė dorė kanė nxjerrė anėt e dobėta, por edhe ato tė forta tė kundėrshtarit. Nė kėtė mėnyrė tekniku spiunon rivalin, duke e njohur mė nga afėr. Nė njė bisedė pėr Panorama Sport trajneri Shkėlqim Muēa u shpreh se e njihte disi ekipin, ndėrsa vajtja nė Hungari ka krijuar mė shumė njohje. Ėshtė njė kundėrshtar me traditė dhe pa dyshim njė ekip i fortė. Megjithatė, pėr trajnerin Muēa, Flamurtari ka shanse pėr ta kaluar turin e parė. Sa i pėrket nivelit, mund tė them se jemi tė barabartė me kundėrshtarin, ndaj edhe shanset pėr ta kaluar njė tur ekzistojnė, pėr shkak se pėrgatitja nuk ka munguar. Muēa e ka shfrytėzuar udhėtimin nė Hungari edhe pėr tu njohur mė nga afėr me stadiumin, ku do tė luhet ndeshja e kthimit. Reagimi Pas shqetėsimit tė tifozėve pėr ēmimet e biletave kanė reaguar edhe drejtuesit e Flamurtarit. Jemi nė mbėshtetje tė plotė tė tifozėve dhe shqetėsimit tė tyre. Ėshtė njė reagim i drejtė, por nė kėtė ēėshtje klubi i Flamurtarit nuk ka asnjė kompetencė. Rritja e ēmimit tė biletave ėshtė kryer nga kompania private, me tė cilin ne kemi njė kontratė dhe nuk mund tė ndėrhyjmė nė pėrcaktimin e ēmimit. Mė tej, drejtuesit e klubit e pranojnė edhe vetė se ēmimet e biletave janė relativisht tė larta, ndėrsa kėrkojnė nga ana tjetėr edhe mirėkuptimin e tifozėve. Ēmimet janė tė larta dhe ne jemi tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė. Nuk kemi se ēfarė tė bėjmė, edhe pse do tė dėshironim qė tė kishte sa mė tepėr pjesėmarrje nė stadium nė mbėshtetje tė Flamurtarit. Do tė ishte mirė qė kompania tė mund tė reagonte pozitivisht duke krijuar disa lehtėsira. Ne nuk kemi nė dorė asnjė vendimmarrje, kėrkojmė mirėkuptimin e tifozėve, bėjnė me dije drejtues tė klubit. Njė ditė mė parė, pėrfaqėsuesit e dy shoqatave tė tifozėve, Flota Kuqezi dhe Dragonjtė kuqezi, nė emėr tė tė gjithė tifozėve nė Vlorė, u kėrkuan drejtuesve vlonjatė tė rishikonin ēmimet e biletave. Kompania private ka vendosur qė ēmimi i biletės nė tribunėn qendrore tė jetė 3000 lekė, nė tribunat A, B dhe C 1000 lekė, ndėrsa nė tribunėn D 500 lekė. Veliu i lė tė hapura ofertat: Vendos pas Evropės Franc Veliu i ka lėnė tė hapura tė gjitha ofertat qė ka marrė gjatė kėsaj kohe, ndėrsa do tė vendosė pas Evropės. Oferta e fundit qė ka marrė mbrojtėsi ėshtė nga Lugano nė Zvicėr, ndėrsa nuk kanė munguar kėrkesat as nga klubet turke, greke, moldave, por edhe shqiptare. Nė njė prononcim pėr Panorama Sport, Veliu ka theksuar se dėshira e tij ėshtė tė qėndrojė te Flamurtari, por gjithsesi do tė vendosė pas Evropės. Jam njė lojtar profesionist dhe si i tillė nuk kam se si ti mbyll shtigjet. Vendimin do ta marr nė kohėn e duhur, por sė pari duhet tė ulem e tė diskutoj me presidentin Gjika. Kjo mundėsi mbetet pas Evropės, kur mua mė pėrfundon edhe kontrata me Flamurtarin. Dėshira ėshtė tė qėndroj nė Vlorė, por gjithēka do tė varet edhe nga bisedimet qė do tė kem pėr kontratėn e re. Duke folur pėr ndeshjet e Evropės, Franc Veliu e shikon tė vėshtirė pėrballjen me Honvedin, por shpreson te kalimi i turit. Besoj se do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė. Mund tė them se gjendja e ekipit ėshtė e mirė edhe pas stėrvitjes intensive qė kemi bėrė nė fazėn pėrgatitore nė Ohėr tė Maqedonisė. Jemi duke u njohur me ekipin kundėrshtar, sigurisht qė ėshtė i fortė, por edhe ne nuk mbetemi pas pėr nga niveli. Do tė bėjmė gjithēka pėr ta kaluar njė tur. Kampionat i vėshtirė, tė bėjmė kujdes Duhet tė bėjmė kujdes, pasi kampionati i ardhshėm do tė jetė edhe mė i vėshtirė. Kėshtu shprehet nė njė prononcim pėr Panorama Sport drejtori teknik i Flamurtarit, Ardi Behari. Ai ka ndjekur nga afėr shortin e hedhur pak ditė mė parė nga FSHF-ja, sė bashku edhe me specialistin pranė klubit vlonjat, Petraq Bifsha. Behari mė shumė sesa te cilėsia e ekipeve, e ka vėnė theksin te skema e re e kampionatit. Skema e re e bėn kampionatin edhe mė tė vėshtirė. Ēdo ndeshje duhet tė luhet me kujdes. Pra, kemi tė bėjmė me njė kampionat qė nis i vėshtirė qė nė fillim dhe jo nė fund, siē ka ndodhur deri mė tani. Kjo pasi tani nė garė do tė jenė 12 skuadra, ndėrsa 4 do tė bien direkt nga kategoria. Nė kėto kushte, ēdo ekip duhet ti bėjė mirė llogaritė qė nė fillim.<div>panorama-sport</div>
|