Flota Kuqezi - Faqe Zyrtare
Futboll : Muēa, i lumtur me blerjet: Flamurtari e kalon njė tur, do triumfojė me Honvedin!
Dėrguar nga triumvirat mė 30/06/12 19:19:47 (240 lexime) Lajme nga i njėjti autor

Trajneri i Flamurtarit, Shkėlqim Muēa, shprehet mjaft i kėnaqur nė lidhje me fazėn pėrgatitore qė ekipi zhvilloi nė Ohėr tė Maqedonisė. Nė njė prononcim pėr “Panorama Sport” tekniku flet edhe pėr ndeshjet e Ligės sė Evropės,kundėrshtarin dhe pėr merkaton. “Jam mjaft i kėnaqur me

,fazėn pėrgatitore qė ekipi zhvilloi nė Ohėr. Bėmė detyrėn dhe them se e kemi realizuar ēdo gjė mė sė miri. Ishte njė fazė pėrgatitore, e cila i pėrgatiti futbollistėt nė maksimum, duke qenė se ajo ishte me intensitet tė lartė. Mund ta vlerėsoj si njė fazė tė suksesshme”. Evropa Muēa shprehet se Flamurtari nė fazėn pėrgatitore mendoi pėr Kupat e Evropės dhe se aktualisht kjo ėshtė edhe primarja nė njė kohė qė ekipi ka mėsuar edhe kundėrshtarin. “Kundėrshtari i Flamurtarit nė Ligėn e Evropės ėshtė Budapest Honved. Jam njohur me kėtė ekip, madje mund tė them se po e forcojmė dita-ditės kėtė njohje. E vlerėsoj si njė kundėrshtar me tradita dhe tė fortė. Pėr sa i pėrket nivelit, mund tė them se jemi aty-aty nė krahasim me kundėrshtarin, ndaj edhe kemi shanset tona pėr tė kaluar mė tej”. Nėse vlonjatėt kalojnė turin e parė, do tė pėrballen me njė ekip edhe mė tė vėshtirė, me rusėt e Anzhit, por trajneri nuk ka komentuar mė tej, duke qenė se mė parė duhet tė pėrfundojnė ndeshjet e turit tė parė. Muēa shprehet mjaft i kėnaqur teksa flet pėr merkaton, ndėrsa pa dyshim Memelli mbetet edhe blerja mė e madhe. “Jam i kėnaqur nga merkatoja. Blerjet janė cilėsore. Falėnderoj edhe klubin pėr plotėsimin e grupit me lojtarė cilėsorė”. Por, teksa flet mė tej pėr afrimet dhe largimet e kėsaj merkatoje trajneri Muca shprehet: “Pjesė e Flamurtarit do tė jenė ata qė e meritojnė. Shprehem kundėr atyre qė janė thėnė se unė jam kundėr lojtarėve vlonjatė. Nuk janė tė vėrteta. Si futbollistėt vlonjat, ashtu edhe tė tjerėt, do tė luajnė te Flamurtari nėse e justifikojnė. Ju them me bindje tė plotė se nuk jam kundėr vlonjatėve. Po tė shikoni unė kam aktualisht nė ekip 4 futbollistė tė rinj nga ky qytet qė vijnė nga ekipet e moshave. Ata qė janė larguar nuk e kanė merituar tė jenė nė kėtė skuadėr. Unė jam specialist dhe e kam thėnė edhe njėherė se paguhem pėr tė pėrzgjedhur njė ekip cilėsor, ndėrsa lojtarėt pėr tė luajtur”. I pyetur pėr Flamurtarin e sė ardhmes dhe nėse grupi aktual ėshtė pretendent pėr kampionatin e ardhshėm, trajneri pėrgjigjet: “Flasim mė vonė pėr kėtė ēėshtje, do tė kemi kohė. Tani jemi tė pėrqendruar te Liga e Evropės”. Megjithė deklaratat koncize, trajneri Muēa nuk ka fshehur kėnaqėsinė dhe bindjen e tij pėr kėtė grup qė, ndoshta, edhe me ndonjė blerje tjetėr pas ndeshjeve tė Kupės sė Evropės do tė jetė pretendent pėr titullin. Nė Vlorė tė gjithė janė tė pėrqendruar te ndeshja e parė e Ligės sė Evropės, qė do tė luajnė mė datėn 5 korrik ndaj skuadrės hungareze tė Budapest Honved. Memelli: Direkt nė fushė? Atė e di trajneri Flamurtari i rikthehet fushės sė stėrvitjes nė Vlorė pas fazės pėrgatitore. Ora 19:00 ka shėnuar nisjen e stėrvitjes nė fushėn sportive nė Pyllin e Sodės. Ēka binte nė sy ishte fakti se tė gjithė futbollistėt ishin pjesė e kėsaj stėrvitje, ndėrsa shfaqin dukshėm njė gjendje mjaft tė mirė. Edhe mė tė rinjtė si Pepa, Mici e deri te Memelli janė bėrė pjesė e kėsaj stėrvitjeje tė parė pas fazės pėrgatitore nė Ohėr. Memelli ishte nė njė formė mjaft tė mirė dhe shumė i lėvizshėm nė fushėn stėrvitore. I pyetur nėse do tė aktivizohej nė ndeshjet e Ligės sė Evropės, me modesti dhe buzėqeshje u shpreh: “Atė e di trajneri”. Ēmime “tė ēmendura”, 30 mijė lekė njė biletė Klubi i futbollit Flamurtari dhe kompania private qė menaxhon takimet e skuadrės vlonjate nė fushėn e vet, kanė pėrcaktuar dje edhe ēmimet e biletave pėr tė gjitha tribunat pėr ndeshjen, e cila do tė luhet mė 5 korrik nė Vlorė, ku Flamurtari do tė presė hungarezėt e Budapest Honved nė kuadėr tė sfidės sė parė tė turit tė parė paraeliminator tė Ligės sė Evropės. Kėshtu, njė biletė nė tribunėn qendrore do tė kushtojė 30 mijė lekė tė vjetėr, nė tribunat A, B dhe C 10 mijė lekė tė vjetėr, ndėrsa nė tribunėn D 5 mijė lekė tė vjetėr. Ēmime paksa tė shtrenjta kėto pėr tė ndjekur njė sfidė tė Ligės sė Evropės. Pėr mė tepėr qė skuadra qė do pėrballen nuk ėshtė e ndonjė niveli tė lartė dhe ka nė pėrbėrje tė saj lojtarė mesatarė. Gjykon njė luksemburgas pa eksperiencė Ėshtė pėrcaktuar dje dita dhe orari i ndeshjes sė parė tė Ligės sė Evropės, Flamurtari-Budapest Honved. Ky takim do tė luhet mė 5 korrik nė orėn 20:30 nė stadiumin “Flamurtari” nė Vlorė. Ndėrkaq, dje UEFA ka bėrė tė ditur edhe gjyqtarin e kėsaj ndeshjeje. Sfida do tė drejtohet nga arbitri kryesor nga Luksemburgu, Sven Bindels. Ky i fundit ėshtė 33 vjeē dhe ka debutuar nė kampionatin vendės nė vitin 2008. Vetėm 1 vit mė parė arriti tė ngjitej nga kategoria 4 nė tė 3- ėn. Nė nivel ndėrkombėtar ka arbitruar disa takime zyrtare eliminatore tė U-21 dhe njė vit mė parė drejtoi sfidėn e parė nė Ligėn e Evropės, Fuglafjorour(Ishujt Faroe)-Kr (Islandė). Trajneri kontrollon fushėn e stadiumit Trajneri Shkėlqim Muēa shfaq edhe njėherė shqetėsimin e tij tė vjetėr pėr gjendjen e fushės sė stadiumit “Flamurtari”. Sapo ka hyri nė stadium ai ka shkuar menjėherė te fusha duke parė me vėmendjen mė tė madhe gjendjen e terrenit, si dhe investimin e kryer pėr vendosjen e stolave. Pasi ka vėzhguar situatėn nga cepi nė cep, Muēa ka shprehur kėnaqėsinė e tij pėr investimin. I pranishėm ka qenė edhe shefi i klubit, Geri Ēipi, i cili ėshtė takuar me futbollistėt dhe stafin teknik duke i uruar ata pėr njė punė pėrgatitore tė mbarė gjatė seancave stėrvitore tė kėtyre ditėve nė Vlorė, para ndeshjeve tė Ligės sė Evropės. ERMAL SIKA

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull -
Para - Mbas Dėrgoni Printimin tek njė Mik Dėrgoja kėtė Artikull njė Miku Krij PDF nga ky artikull


Artikuj tė tjerė
19/06/13 13:30:00 - Gjoka: Veliu e Zeqiri janė tė paprekshėm. Nuk ka kuptim Flamurtari pa praninė e tyre
18/06/13 14:35:58 - Flamurtari, Gjoka takon Ilion Likėn
17/06/13 13:20:00 - Mici: Do rri nė Vlorė, trofe me kuqezinjtė
16/06/13 20:04:23 - Flamurtari nė “ajėr”, tetė lojtarė nė dilemė
16/06/13 14:21:24 - Lena, apel drejtuesve tė Flamurtarit: Klubi ėshtė i vonuar, duhet tė shpejtojė rinovimet
15/06/13 9:08:19 - Drejtuesit e Flamurtarit, mesazh lojtarėve: Takohemi nė korrik pėr firmat e kontratave
14/06/13 10:10:00 - Smajli: Erdha pėr projektin, dua trofe nė Vlorė
13/06/13 16:20:00 - Flamurtari bėhet gati tė zbresė nė fushė me mė shumė vlonjat
12/06/13 13:10:00 - Taho thirrje klubit: Kujdes nė merkato
12/06/13 8:30:00 - Flamurtari s’heq dorė nga Zeqiri



Bookmark this article at these sites

                   

Komentet janė pronė e personave qė i kanė shkruar. Ne nuk jemi pėrgjegjės pėr pėrmbajtjen e tyre.
Autori Lidhur

Foto te rastit | Random foto

IM000847.JPG

Video tė rastit | Random videos

FK Flamurtari - Ndeshjet

Klasifikimi

Skuadra Pik Sh-P
KF Skenderbeu 58 43-14
KF Kukėsi 52 49-25
KF Teuta 48 32-24
KF Flamurtari 46 49-33
KF Tirana 43 30-23
KF Laēi 38 32-31
KF Vllaznia 38 30-26
KF Kastrioti 34 25-35
KF Besa 32 23-26
KF Bylis 30 32-29
KF Shkumbini 29 18-33
KF Tomori 19 30-50
KF Luftėtari 19 24-44
FK Apolonia 13 16-40

Sondazh

A jeni dakort me merkaton dhe lojtaret qe synohen nga klubi?
Po
Jo
Pjeserisht
Sondazhi do tė mbyllet nė 19/07/13 8:40
Nga kush duhet te financohet dhe drejtohet Flamurtari?
Vetem nga bashkia
Nga bashkia dhe aksionere
Vetem nga aksionere
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/06/13 8:20

Vizituan...


triumvirat
10 orė 5 minuta mė parė

Lore
11 orė 12 minuta mė parė

blaudio
11 orė 38 minuta mė parė

Tuneli
12 orė 47 minuta mė parė

GENI
15 orė 26 minuta mė parė

edivlore
15 orė 55 minuta mė parė

webmaster
16 orė 9 minuta mė parė

koli
16 orė 39 minuta mė parė

nail
22 orė 55 minuta mė parė

vlonjat
1 ditė 12 orė 30 minuta mė parė

Artur1234
1 ditė 14 orė 15 minuta mė parė

Anėtarėt

Anėtarė:
Sot: 0
Dje: 1
Gjithsej: 475
I Fundit: sido

Vizitorė Online:
Vizitorė : 9
Anėtarė : 0
Total: 9
Lista Online [Popup]