|
Me mbylljen e se zonit 2011-2012, nė Vlorė ka nisur tė hidhet projekti pėr edicionin pasardhės. Drejtuesit mendojnė qė tė afrojnė mė shumė futbollistė shqiptarė, ndikuar edhe nga rregullorja mė e fundit. Ndaj ka gjasa qė ekipi i ri tė ketė edhe mė tepėr futbollistė shqiptarė, ku sigurisht do tė dominojnė vlonjatėt.
Burime brenda klubit bėjnė me dije se po kontaktohet me disa lojtarė shqiptarė qė momentalisht luajnė jashtė vendit, por edhe me disa titullarė tė kampionatit shqiptar, megjithėse deri mė tani nuk bėhet asgjė publike. Njė prej tyre ėshtė edhe Migen Memelli, i cili e ka derėn tė hapur te Flamurtari. Siē ka bėrė me dije pak kohė mė parė edhe presidenti Gjika, ai do tė kėnaqej me afrimin e lojtarit vetėm pėr Kupat e Evropės, ndonėse mė e mira do tė ishte zyrtarizmin e tij pėrfundimtar. Por gjithēka ka mbetur e hapur, pasi vendimin pėrfundimtar i takon vetė futbollistit. Projekti - Flamurtari i madh hedh sytė tek tė vegjlit. Pas deklaratės sė drejtuesve tė ekipit se, disa prej te huajve do tė largohen nga Vlora, ka nisur gjuetia pėr evidentimin e talenteve shqiptare. Vėmendja nuk ka lėnė pas as ekipet e moshave tė kėtij klubi. Krerėt e klubit, pas njė periudhe 5-vjeēare, kthejnė sytė te kėto skuadra. Ndėrsa ditėt e fundit janė treguar shumė tė vėmendshėm nė evidentimin e talenteve tė reja tek ekipet U-17 dhe U-19, pėr ti bėrė ata nė njė tė ardhme pse jo tė afėrt, pjesė tė ekipit tė parė. Njė gjė e tillė u evidentua edhe mė shumė nė ndeshjen e fundit tė kampionatit pėrballė Laēit, ku u aktivizuan dy lojtarė tė ekipit tė paratėrinjve, sulmuesi Bregu nė minutėn e 56- tė dhe mbrojtėsi Borakaj nė tė 68-ėn, dy futbollistė tė talentuar tė ekipit U-17, qė duhet thėnė se Flamurtarit nuk i mungojnė talentet. E ndėrsa gjatė kėtyre viteve ekipi ka qenė mė tepėr i fokusuar te blerjet e zhurmshme tė futbollistėve tė huaj apo edhe vendės, por me njė karrierė tė pasur, duke harxhuar kėshtu edhe shumė para. Mirėpo, tani ka menduar tė kursejė dhe pritet qė ti rikthehet edhe Akademisė sė Futbollit vlonjat, e cila nė fakt ka brum. Qysh prej vitit 2007 ekipi i parė nuk ka marrė nė gjirin e tij futbollistė nga moshat. Disa nga tė fundit qė erdhėn te Flamurtari nge ekipi U-19, ishin Myrto, Bifsha, Ēaushaj dhe Idrizi, tė cilėt nė fakt nuk gjenden mė nė Vlorė, por luajnė nė skuadra tė tjera. Nėse i referohesh grupit tė sezonit futbollistik 2011-2012, tė bie ne sy se shumė pak vlonjatė janė pjesė e tij, ndėrsa mė shumė janė tė ardhur, thėnė ndryshe jabanxhinjtė. Sakaj, Kuqi, Telushi, Beqiri, Liēaj janė vlonjatėt e vetėm, nga 22 lojtarė qė ka gjithsej ekipi, por jo tė gjithė ata janė bėrė gjatė kėtij sezoni pjesė e 11-shes sė fushės sė lojės. Duket se ekipi i parė do tė kthehet te tradita pėr tė pasur edhe mė shumė vlonjatė, teksa drejtuesit e klubit sė fundmi janė duke menduar pėr afrimin e gjakut tė ri nė ekip. Nuk dalim pa trofe sezonin e ardhshėm Dėshira shprehet nga portieri i Flamurtarit, Koliqi. Nė njė analizė tė shkurtėr qė i bėn ekipit gjatė kėtij sezoni, gardiani shprehet pėr Panorama Sport se janė pėrmbushur objektivat dhe se arritja e Evropės ėshtė arritje. Mirėpo, pėr sezonin e ri duket se pretendimet do tė jenė mė tė mėdha, teksa vlonjatėt synojnė trofe. Objektivi ynė ishte tė merrnim pjesė nė Kupat e Evropės. E arritėm njė gjė tė tillė dhe pėr kėtė fakt ndihem shumė mirė. Tani kemi marrė disa ditė pushime pėr tė nisur mė pas punėn intensive pėr tė pėrballuar me sukses pjesėmarrjen tonė nė Evropė. Tani jam duke bėrė gati valixhet pėr tu rikthyer pranė familjes sime e pėr tė kaluar disa ditė pushimi, u shpreh ai. Duke folur pėr tė ardhmen, Koliqi tha se e shikon veten pjesė tė Flamurtarit. Nė pėrfundim, portieri shton: Jam shumė mirė kėtu. Pasi tė kthehemi nga pushimet do tė diskutojmė me presidentin Gjika. Deri mė tani nuk kam pasur asnjė kontakt me tė pėr tė diskutuar pėr ēėshtjen e kontratės, por mė pėlqen tė jem pjesė e Flamurtarit sezonin e ardhshėm. Gjithsesi, Koliqi mendohet tė jetė ndėr tė parėt futbollistė vendės qė do tė pėrsėrisė kontratėn me Flamurtarin pėr sezonin e ri. ERMAL SIKA panoramasport
|