|
Kėtė radhė e falėm Vllazninė. Dhe nuk ėshtė se u impenjuam shumė. Tė vjen keq se nėse nuk luanim fort hajt se po e falnim kėtė ndeshje, por luajtėm mirė, dhe pa u sforcuar shumė kemi patur raste tė shkėlqyera pėr tė marrė tre pikėt. Tė vjen keq kur
pėrfundon kėshtu. Megjithatė nė njė sezon tė mundėsh tre herė Vllazninė nuk ėshtė pak. Ashtu siē nuk ėshtė normale tė na rrahė Tirana dy herė nė njė sezon. Kemi mundėsi rekuperimi me dy ndeshje tė tjera. Tani objektivi kryesor mbetet kupa se edhe vendi i tretė u largua shumė..... Meqė jemi tek Teuta e vendit tė tretė, tė ndalemi pak tek ekipi mėsues. Pse mėsues? Teuta na mėson. Kemi mbi njė vit qė ankohemi e bėjmė viktimat se na hėngri skėnderbeu, na vodhi korca, duam tė drejtėn etj. Sa na shkoka ne vlonjatėve ankesa. Po pse ore, vlonjatėt nuk janė ata tė fortėt qė kanė sedėr, tė marrin gjak nė vetull, tė tregojnė vendin? Apo janė ata qaramanėt, qė thonė na vodhėn, na ndihmoni? Nė vend tė mbrojmė gjėnė tonė, merremi me llafe. Vjen Teuta e na tregon si duhet bėrė. korēė, Mars 2011 Luajtėm vjet nė korcė, dhe na mundėn me penallti. Pavarėsisht gjykimeve tendencioze, njė ekip tullumbace si skėnderbeu as nė korēė, as nė Vlorė, as nė Pogradec, asgjėkund nuk kishte kėllqe tė na mundte. Edhe pse pėsuam penallti, edhe ne humbėm ndeshjen pėr faj tonė, me golat e humbur nga Plaku, me Devollin qė lė ekipin nė baltė dhe me njė paraqitje te grupit paksa mendjemadhe. Le ta themi dhe kėtė. Nė vend tė ruanim distancėn prej 7 pikėsh kėrkuam tė luanim pėr fitore. Fitorja u interesonte atyre, ata do e kėrkonin, ne do shfrytėzonim hapėsirat. korcė, Nėntor 2011 Rast tjetėr hakmarrjeje dhe pėr ti thyer turinjtė brenda nė korēė hajdutėve. Pėrveē gjestit fantastik tė Lenės dhe pafatėsisė sė tij, sėrish raste tė humbura, dhe nuk arrijmė tė krijojmė supremaci ndaj njė ekipi tullumbace tė fryrė. Pėrkundrazi, pavarėsisht gafave arbitrare, na mundin me njė lojtar mė pak! Atėherė kėta vlonjatėt qenkan kot, vetėm me llafe grash merren. Pogradec, Shkurt 2012 Arbitri pati rolin e vet deēiziv me dy gola jashtė loje tė vlerėsuar tė rregullt. Pavarėsisht atij arbitrit, qė meritonte dhe ai tullėn kokės, ēfarė bėri ekipi ynė qė tė justifikonte rezultatin pozitiv? Asgjė. Shėnoi gol i pari dhe nuk arriti ta adminstronte. Biles na mbytėn korēarėt nė portė. Sa tė lodhur qė jemi. Tė na mbysė njė ekip tullumbace?! Dhe pastaj dalim nga fusha! Dil para ndeshjes, jo pas saj. Aty nė fushė, tregoji vendin, tregoji sa i vlen lėkura, sa i vlen atyre fryma, mbi tė gjitha tregona sa na vlen neve fryma. Jo pėr tė evidentuar dobėsinė e tjetrit, por tė evidentojmė fuqinė tonė. Kemi humbur tre herė nė njė vit, ndaj njė ekipi qė e konsiderojmė inferior dhe nuk kemi treguar supremaci. Lojtarėt nuk kanė kėrkuar shpėrblimin pėr frymėn e dhėnė, djersėn e derdhur vetė, pėr mundimin e bėrė. Hiē fare. Biles, ēdo hakmarrje sportive dhe ēdo inat ua kalojnė tifozėve, duke bėrė nė rastin mė tė keq, diferencime me tifozėt e vet, per tu bashkuar me korēarėt! Ne nė fushė jemi shokė, edhe pas ndeshjes. Dhunėn e bėjnė tifozėt. Ēfarė arsyetimi! Po ata shokė po tė fusin gishtin! Po pse ore drejtues dhe lojtarė, pėr kė hidhėrohen tifozėt? Po ne tė kishim fatin tuaj, do luanim vetė dhe do ta shihnit ēdo tė thotė sedėr. Sedėr ėshtė ajo qė bėn Teuta, qė smerret me llafe siē bėjmė ne, po vete nė korēė dhe fiton. Dhe u thotė vlonjatėve ja si bėhet. Rrini vazhdoni si gra juve. Edhe lojtarėt durrsakė, nė unison me tifozėt e tyre, nuk i shitėn ata, por luajtėn nė fushė, luftuan pėr veten, pėr tifozėt, pėr tre pikėt, pėr titullin, pėr tė treguar kush janė, pėr tė shpuar tullumbacen shfshfshfshf, tė gjitha kėto qė duhet ti bėnin lojtarėt tanė. I bėnė durrsakėt. Kurse kėta tanėt mjaftohen tė thonė se janė shokė nė jetėn e pėrditshme me korēarėt. Bėj ca tė duash nė jetėn e pėrditshme, nė fushė na jep atė kėnaqėsi qė lojtarėt durrsakė u dhanė tifozėve tė tyre. Edhe pse kam rezerva pėr vlerat shoqėrore tė individit legen bledi rėra, apo bici nisur nga mėnyra si luajnė apo si komentojnė nė gazeta. Se nė fund tė fundit futbolli ėshtė shfaqje karakteri, ėshtė njė komunikim jo verbal, qė tregon anė tė vetes tėnde. Dhe kėta megjithė meleonat qė kanė sdo kisha qejf ti kisha pėr shokė. Nuk blihet shoqėria me lekė. Ka tė tjera vlera shoqėria, jo tė tė fysė gishtin nė b.... Puna ėshtė se nėse sbėn dot hije pėr veten tėnde si do bėsh pėr tė tjerėt. Nėse nuk fiton pėr veten tėnde, si mund tė fitosh pėr tė tjerėt. Ne na vodhėn, na hėngrėn bukėn, siē thonė nė Vlorė, dhe prapė skishim fuqi tė merrnim hak. Atėherė po rrah ujė kot nė hava unė qė po krahasoj durrsakėt me vlonjatėt. Rrimė tani duke vazhduar me psherėtimat e radhės, ah sikur. Do vijnė prapė korēarėt nė Vlorė, dhe turp po s i degjeneruam prapė. zeqo kėndezi, duke parė se ėshtė bėrė pak evidente vjedhja (kushedi sa muaj ka qė vetėm fiton jashtė fushe, tė dhjefsha milanin e barcelonėn) qė po bėn kėtė vit, nuk ndėrhyn nė ndeshjen me Teutėn, dhe pret. Kėtė ia dikton edhe fakti se ti vjedhėsh Flamurtarit ėshtė njė gjė, ti vjedhėsh Tiranės ėshtė diēka tjetėr. Bie nė sy. Tirana ka mė fuqi mediatike, nė Shqipėri ėshtė qendėr, ėshtė pjesė e shtetit tė Tiranės, nuk ėshtė periferi siē ėshtė Flamurtari. Pėr fat tė keq. Kėshtu qė zeqo kėndezi duhet tė bėjė ca lėshime sa pėr tė mbyllur gojėn. Dhe kjo ndodhi dje me Teutėn. Tashmė ka gojė tu thotė tė tjerėve qė ja unė humba pikė nė ndeshje direkte si mund tė blej ndeshjet jashtė kur humbas pikė brenda? Sa pėr tė hedhur hi syve. Dhe pastaj do vazhdojė avazin. Se smund ta bėjė aq ashiqare siē bėri me Vlorėn vjet. Me Tiranėn sėshtė aq e thjeshtė. Drejtuesit e Tiranės, lėvizin, nuk merren me llafe, si kėta tanėt. Vjet talli leshtė zequa me drejtuesit tanė. Ai vidh, ne bla bla bla dhe nė fund doli dhe profet, +4. Kurse kėta tė Tiranės, i thonė, avash, avash, se skemi lindur dje qė tė na bėsh kaq naivė. Ja pse e lanė Teutėn tė luante e qetė dje dhe tė fitonte po tė mundte. Nėse nuk fitonte do thoshin qė skėnderbeu fiton me meritė, nėse humbi siē ndodhi, mbyllėn gojėt e liga pėr vjedhje ndeshjesh. Dhe ne rrimė fryjmė sytė andej nga vendi i pestė.
|