|
Vlonjatėt e kanė zgjidhur mirė ndeshjen, por trajnerit Lutaj si pėlqen loja, ndėrsa Ndreu e ka me futbollistėt me eksperiencė Flamurtari Kastrioti 3-1 Flamurtari fiton dhe arrin fitoren e dytė nė tri javė, ndėrsa Kastrioti shėnon humbjen e dytė radhazi. Ėshtė pritur me interes ndeshja, ku Flamurtari kthehej nė stadiumin e vet dhe me thėnė tė drejtėn nė shkallėt e stadiumit ka pasur njė numėr shumė tė lartė sportdashėsish pėr tė ndjekur kėtė takim. Flamurtari shkon tashmė nė kuotėn e 6 pikėve nė dy javė, duke qarė kreun
e renditjes pas humbjes nė minutėn e fundit tė ndeshjes sė Durrėsit dhe tashmė e pret sėrish njė tjetėr sfidė ferri, atė ndaj Tiranės nė kryeqytet. Pjesa e parė Ndeshja ėshtė luajtur nė temperatura disi tė larta pėr stinėn dhe minutat e para janė thjesht pėr tė njohur lojėn e kundėrshtarit. Njė gjuajtje e Plakut dhe njė nga Veliu, qė pėrfundon jashtė, janė momentet qė mund tė thuhen deri nė minutėn e 30-tė, edhe pse nė disa momente loja ashpėrsohet dhe nuk mungojnė kartonėt e verdhė. Pas minutės sė 30-tė loja e Flamurtarit ndryshon plotėsisht. Fillimisht Veliu jep shkėndijen e parė, ku Hoxha largon nė korne. Nga goditja e kėndit vjen goli i Rajoviēit pėr Flamurtarin. Sėrish njė mbrojtės. Janė minuta ku vlonjatėt dominojnė dhe mund tė shėnojnė sėrish. Dhe nuk vonon goli i dytė, ai vjen nė minutėn e 42-tė, kur Veliu ekzekuton saktė njė goditje dėnimi, topi prek ndoshta edhe njė mbrojtės dhe pėrfundon nė rrjetė. Ka reagime tė lojtarėve tė Kastriotit dhe pankinės, por nuk ndryshon asgjė. 2-0 dhe me kėtė rezultat mbyllet pjesa e parė. Pjesa e dytė Nė 45 minutat e dyta Ndreu nis ndryshimet e para nė lojė, hyn Sefa, por edhe Xhihani, qė mund tė pėrfitojė sapo hyn, por gjuajtja e tij nga larg ėshtė jashtė. Rastet nisin dhe shtohen, Brkiē nė njė moment nuk mund ta shtyjė topin nė rrjetė, ndėrsa Sakaj vonohet nė pasin e fundit brenda zonės. Por goli i tretė mė nė fund do tė vijė nga njė sulmues dhe ėshtė pikėrisht Hysa qė ka realizuar pas tri goditjeve radhazi nė portė tė Flamurtarit. Pas golit, vlonjatėt lėshojnė dhe i besojnė vetėm kundėrsulmit, mes tė cilit mund edhe tė shėnonin sėrish nga rastet e krijuara. Sefa godet shtyllėn, ndėrsa Plaku pėrballė Moēkės nuk shėnon. Minuta e fundit sjell njė gol nga ish-futbollisti i Flamurtarit, Plaku, i cili shėnon golin e nderit pėr Kastriotin pas njė mosmarrėveshjeje mes mbrojtjes dhe portierit. Pėrfundimisht, 3-1 pėr Flamurtarin, qė merr kėshtu fitoren e dytė sezonale, ndėrsa krutanėt rrėzohen sėrish, kėtė herė nė transfertėn e tyre tė parė. Lutaj: I kėnaqur nga pikėt, jo nga loja Jam i gėzuar me fitoren, por nuk mendoj se duhet tė luajė nė kėtė mėnyrė njė ekip si Flamurtari. I kemi dhėnė shumė hapėsirė kundėrshtarit pas golit dhe kjo nuk duhet tė ndodhė. Nė futboll nuk lejohet qė kundėrshtarit ti lėshosh milimetrin, ndėrsa Flamurtari i ka dhėnė metra tė tėra Kastriotit. Duhet kuptuar qė kur je nė avantazh dhe e ke lojėn nė dorėn tėnde, nuk mund ta veprosh nė kėtė mėnyrė. Pa dyshim qė jam i kėnaqur me fitoren, por kemi ende pėr tė pėrmirėsuar dhe pėr kėtė do tė flasim me futbollistėt. Shėnuan mbrojtėsit, por gol sot bėri edhe Hysa qė ėshtė sulmues. Mbrojtėsit na kanė zgjidhur situatėn, kjo ėshtė e vėrtetė, por nė tė ardhmen do tė jenė sulmuesit ata qė vendosin fatet e njė takimi. Mendoj se kemi ende punė, ėshtė njė fitore qė do tė na vlejė. Ndreu: I zhgėnjyer nga lojtarėt me pėrvojė Njė ndeshje shumė e dobėt, Kastrioti dėshtoi. Nuk mund tė luajmė nė kėtė mėnyrė, jam krejtėsisht i pakėnaqur. Kemi nė ekip shumė futbollistė qė janė cilėsorė dhe nė njė ekip me pretendime dhe kėta duhet tė kuptojnė qė futbolli luhet dhe me lojtarėt e tjerė. Nuk jam i kėnaqur sot (dje), por unė them se Kastrioti do tė rivalizojė fort pėr Europėn dhe besoj se i kemi mundėsitė tona. Sot (dje) nuk kemi zhvilluar njė ndeshje tė mirė dhe nuk jam i kėnaqur, duhet tė ndryshojmė pėr tė shkuar te pretendimet tona. Flamurtari ka njė ekip tė mirė, por ėshtė shpejt tė flasėsh pėr pretendentėt. Do ta analizojmė kėtė humbje gjatė javės, qė javės tjetėr ti rikthehemi fitores, aq mė tepėr qė presim Vllazninė, njė tjetėr skuadėr tė fortė dhe pretendente. Tė veēanta - Ka pasur njė debat Lutaj-Ndreu vetėm pas pesė minutash lojė, qė ėshtė zgjidhur paqėsisht. Gjithēka kish tė bėnte me hyrjen e trajnerit tė Kastriotit pranė pankinės sė Flamurtarit pėr tė udhėzuar ekipin e tij. - Tė dy ekipet kanė pasur tė njėjtin sponsor nė fanellėn e tyre dhe bluza e bardhė e Kastriotit dukej si fanella e dytė e Flamurtarit. - Nė mesin e pjesės sė dytė ka pasur njė ndėrprerje pėr tu ardhur nė ndihmė lojtarėve tė freskohen nga temperaturat e larta. - Presidenti i Flamurtarit, Gjika, e ka ndjekur takimin sė bashku me presidentin e Kastriotit, Djala.
|