|
Publikuar te Shtunen, 17 Shtator 2011 Shkruar nga SOT NEWS Basketbolli shqiptar ka probleme. Kėtė nuk e thonė vetėm sportistėt e trajnerėt, por njė gjė e tillė pranohet edhe nga zyrtarėt e Federatės Shqiptare tė koshit, tė cilėt bėjnė me faj fondin e pakėt tė akorduar pėr kėtė federatė nga buxheti i shtetit. Me mė pak se 100 mijė euro nė vit, FSHB-ja ėshtė ndoshta federata mė e varfėr nė Europė e nė botė dhe me kaq pak para ėshtė e vėshtirė tė organizosh njė gamė tė plotė aktivitetesh por tė rinj e tė rritur, meshkuj e femra, rrjedhimisht nuk do tė ketė as cilėsi.
Por kulmi ka arritur me faktin se ekipet e basketbollit nuk po mundin dot tė regjistrohen nė kohė pranė federatės, gjė qė mund tė sjellė njė shtyrje tė kampionatit. Federata e koshit i ka rregullat e shkruara dhe klubet kanė rėnė dakord mė parė pėr kushtet, pasi u duhet tė paguajnė njė tarifė regjistrimi pranė FSHB-sė. Nė mungesė tė parave ekipet nuk regjistrohen dhe humbasin mundėsinė e luajtjes nė kampionat. Por nuk ėshtė vetėm njė ekip. Bėhet fjalė pothuajse pėr tė gjitha skuadrat, tė cilat nuk kanė mundėsi financiare. Sidomos basketbolli ėshtė sporti qė vuan nga njė krizė e rėndė financiare. Kjo ėshtė shprehur kohė mė parė dhe nė funksionimin e ekipit kombėtar, ku stafi teknik i pėrfaqėsueses nuk merrte asnjė qindarkė pėr drejtimin e ekipit. Trajneri Fatmir Cuka dhe ndihmėsi i tij Aleksandėr Damo e udhėheqin ekipin vetėm nė sajė tė pasionit dhe dėshirės sė tyre pėr tė bėrė diēka mė shumė nė krye tė skuadrės. Interesimi ynė nė FSHB pėr kėtė ēėshtje nuk merr pėrgjigje tė plotė dhe kjo ėshtė normale. Fshati qė duket ska nevojė pėr kallauz, thotė populli. Edhe Federata e koshit nuk i ka punėt nė terezi, pavarėsisht dėshirės sė mirė tė drejtuesve. Kjo pėr shkak tė mungesės sė parave. Natyrisht qė Federata nuk mund tė imponojė me forcė klubet tė sjellin brenda afatit kuotėn e regjistrimit dhe detyrimet e tjera financiare. Pra do tė ketė tolerime, pasi kriza financiare nuk prek vetėm FSHB-nė, por nė radhė tė parė vetė klubet. Kėsisoj, pritet qė kampionati i parashikuar pėr tė startuar nė kohėn e duhur do tė shtyhet pėr disa ditė ose disa javė. Ultimatumet e federatės ndaj klubeve nuk pinė ujė, pasi gjendja dihet se si ėshtė. As vetė federata nuk ka interes tė gjobisė klubet pėr mospėrputhje tė kritereve nė kohė, pasi gjendja kjo ėshtė dhe njė tentim pėr tė marrė masė ndėshkimore mund tė sjellė agravim tė situatės dhe rėndim tė mėtejshėm nė funksionimin e basketbollit. Realisht, basketbolli shqiptar ėshtė shumė larg basketbollit tė vendeve tė rajonit, qė janė nė elitėn e botės. Madje vendet fqinje kanė dhe basketbollin mė tė zhvilluar nė kontinentin tonė. Por kėto vende investojnė miliona euro pėr zhvillimin e basketbollit. Talenti nuk mungon, por sporti i koshit kėrkon njė konceptim tjetėr, njė mbėshtetje mė tė madhe. Sė fundi, kujtojmė se Tirana te meshkujt dhe Flamurtari te femrat janė dy skuadrat qė dominojnė prej vitesh basketbollin shqiptar dhe ėshtė bėrė shumė pak pėr krijimin e njė atmosfere rivaliteti nė kampionatin e basketbollit. Infrastruktura ėshtė pėrtokė dhe shumė qytete nuk kanė kushtet elementare pėr zhvillimin e kėtij sporti. Ka pasur disa pėrpjekje nga ana e Federatės pėr tė nxitur basketbollin nėpėr shkollat e mesme dhe kėto projekte janė mbėshtetur fuqimisht. Madje ato kanė qenė pozitive, pasi kanė nxitur shumė tė rinj tė ushtrohen me basketboll. Por fatkeqėsia e basketbollit tonė lidhet me mungesėn e infrastrukturės dhe tė investimit tė klubeve.
|