|
Edhe pse nė pamje tė parė skuadra e Flamurtarit ėshtė nė formatim e sipėr, tek shumė specialistė ėshtė formuar bindja se vlonjatėt edhe pėr sezonin e ardhshėm do tė kenė njė skuadėr tė fortė dhe rivalizuese tė denjė. Kėtė gjė mendon dhe kapiteni vlonjat, Artan Sakaj qė edhe pse e pranon se duhet ende shumė punė pėr tu rritur nė nivelin e njė skuadre solide dhe me pretendime, ai pėrsėri beson se Flamutari do tė jetė pjesė e garės pėr tė fituar trofe.
- Sakaj, mendoni se skuadra po merr formė tė plotė? - Pas atyre largimeve qė pėrjetuam, shumė pak kanė besuar se skuadra do tė formohej nė njė kohė kaq shumė tė shkurtėr. Gjithsesi, me afrimet e bėra ditėt e fundit, mendimi ka ndryshuar shumė dhe tė gjithė kemi filluar tė besojm se po formatohet ai Flamurtar qė dėshirojn tė gjithė vlonjatėt. - Si i vlerėsoni ju afrimet nga merkato? - Nuk mund tė themi se Flamurtari ka pėrfunduar punė me elementėt e duhur nga merkatoja. Ēdo ditė flitet pėr afrime tė tjera, ndoshta dhe mė cilėsore. Pėr ata qė kanė ardhur deri tani nė ekip them sa janė tė domosdoshėm dhe kanė pėr ti dhėnė vlera skuadrės tonė. Janė ditėt e para tė njohjes me ta dhe vazhdimi do ta tregojė mė mirė pėrcaktimin qė do tė bėhet pėr vlerat e tyre. - Cili ėshtė ndryshimi me skuadrėn e sezonit kaluar? Nė pėrbėrje ky Flamurtar nuk ka shumė lojtarė me pėrvojė tė cilėt shpesh bėjn dhe diferencėn nė njė skuadėr. Por po tė shikohet me kujdes, tek ne ka djem tė rinj qė kanė stazhin e duhur pėr tė mar pėrsipėr detyrat qė u duhet tė kryjn nė ndeshjet e sezonit. E thėnė mė qartė ky Flamurtar nuk ka shumė lider, por ka cilėsi. - Ku ėshtė mė e prekshme cilėsia nė skuadėr? - Tek ata futbollistė qė pėrbėjn dhe boshtin kryesor tė ekipit veēori ta tilla janė tė dukshme. Ka edhe nga ata qė gjatė viteve tė aktivizimit tek Flamutari janė rritur shumė nė vlerat e tyre. Sezoni i kaluar dhe pjesmarja nė ndeshjet e Euroligės e tregoi mė sė miri njė gjė tė tillė. - Flamurtarit tė kėtij sezoni do ti mungojė G-4
? - Ka qenė njė gjetje e bukur ajo dhe shumė herė i ka shėrbyer pėr mirė punėve nė skuadėr. Por unė besoj se nė skuadėr ka ende futbollist me pėrvojė qė do ta formojn kėtė grup tė mirė. Brahja, Kuqi, Lena, Begaj, Progni, Beqiri e tė tjerė janė njė pjesė mirė qė kanė njohje tė mirė dhe tė qėndrushme me skuadrėn. - Flitet se do tė largohen Veliu dhe Shehaj
- Kam biseduar kėto ditė me tė dy dhe mė duket se kanė ndarė mendjen pėr tu aktivizuar nė skuadra tė huaja. Jemi nė kushtet e futbollit profesionist dhe duhet parė dhe ardhmja e tyre. Por njė gjė ėshtė shumė qartė. Flamurtari ėshtė njė klub qė prodhon ēdo vit talente. Mjafton pak punė e kujdesshme dhe elementi i mirė vjen nė skuadėr. Sezonin e ardhshėm ka shumė mundėsi tė promovohen talente tė tjerė tė rinjė tek Flamutari. - Trajneri Lutaj e ka filluar punėn me entusiazėn me skuadrėn
- Si ēdo trajner tjetėr edhe Mondi do tė bėjė mė mirėn nė shėrbim tė ekipit. Pėr mė tepėr ai ėshtė njė vlonjat qė ka pjesėn e punės tij si futbollist tek Flamurtari. Dihet qė kthehet pas 20 vjetėve nė qytetin e lindjes dhe dėshiron qė ta fillojė mbarė dhe tė eci me atė ritėm qė i duhet Flamurtarit. - Cila ėshtė klima qė zotėron nė skuadėr? - Marėdhėnie shumė tė mira dhe tepėr korrekte tek futbollistėt dhe drjetuesit. Tė gjithė synojm tė bėjm mė tė mirėn pėr skuadrėn tonė. Flamurtari i viteve tė fundit shquhet pėr ndenjėn e kolektivitetit dhe harmonisė. Kjo ėshtė njė veēori qė i shėrben shumė punės qė kryejm sė bashku gjatė gjithė sezonit. - E vlerėsoni tė drejtė mos kryrjen e njė minifaze pėrgatitje jashtė Vlorės? - Shpesh ka pasur diskutime pėr kėtė problem. Edhe unė mendoj si shumė tė tjerė se ėshtė mire qė pėrgatitjet tė vazhdojnė nė Vlorė. Arsyet janė tė shumta por ju them vetėm disa. Skuadra ėshtė nė ndėrtim e sipėr, do tė kishim problem zhvillimin e ndeshjeve miqėsore dhe mė kryesorja koha qė kemi nė dispozicion nuk mjafton. Tė gjithė tani themi se kemi bėrė zgjidhjen mė tė mirė. - Nė kalendarin e kampionatit, keni ndonjė preferencė tė veēantė pė ndeshjen e parė? - Mė e mira ėshtė qė ndeshjen e parė ta zhvillojm nė fushėn tonė. Por nuk dihet asgjė deri tani. Pastaj ende nuk dimė se si do tė shkojnė punėt me dėnimin, qė i kanė dhėnė fushės tonė pėr ndeshjen e fundit tė kampionatit kaluar me Skėnderbeun. Ndoshta na e falin ndėshkimin. - Si kapiten qė jeni, tifozėt e duan njė mesazh pėr kėtė problem? - Dėshiroj qė tju drejtohem vetėm me pak fjalė. Flamutari ka shumė nevojė pėr pranin dhe entusiazmin tuaj nė stadium. Ata janė motivi i skuadrės tonė, por nė raste tė veēanta duhet tė bėhen tė, sepse gjithēka jashtė normave rėndon vetėm mbi skuadrėn e tyre. - Ku e shikoni Flamurtarin e sezonit ardhshėm? - Nė grupin e skuadrave qė do tė jenė nė njė garė tė fortė pėr tė fituar trofe. Tė gjithė duhet tė kuptojmė mirė se Flamurtari nuk ėshtė e lehtė tė tėrhiqet nga ajo qė nuk realizoi nė sezonin e kaluar. Ky ėshtė njė realitet qė duhet pranuar vetėm kėshtu.
|