|
Sulmuesi vlonjat i Flamurtarit, Daniel Xhafaj, pohon se do ishte mirė tė fitonte edhe Kėpucėn e artė
15 gola ka shėnuar kėtė sezon Daniel Xhafaj, duke i pari, 3 gola mė shumė se Pejiē i Tiranės
2 herė e ka fituar Xhafaj trofeun Kėpuca e artė, me Teutėn dhe me Besėn sezonin e kaluar
2 tituj ka fituar nė karrierėn e tij Xhafaj, me Dinamon dhe me Tiranėn para dy sezonesh
7 ekipe ka ndėrruar Xhafaj, me Bylisin, Dinamon, Teutėn, Xamaksin, Tiranėn, Besėn dhe Flamurtarin Asnjė mungesė nuk do tė ketė Flamurtari nė ndeshjen e radhės pėrballė Teutės nė Durrės, pasi tė gjithė janė tė gatshėm pėr kėtė pėrballje shumė tė rėndėsishme. Ndėrsa synimi mbetet fitorja edhe nė kėtė ndeshje. I kėtij mendimi ėshtė edhe sulmuesi kryesor i Flamurtarit dhe golashėnuesi mė i mirė i kėtij sezoni deri mė tani, Daniel Xhafaj. Me 15 gola tė realizuar, Xhafaj kėrkon tė vijojė tė japė edhe mė tej kontributin e tij pėr fanellėn kuqezi, nė arritjen e objektivit qė kanė vlonjatėt pėr kėtė sezon. Me 15 gola nė krye tė listėt sė golashėnuesve, duket shumė e vėshtirė qė ndokush tjetėr tė kėrcėnojė Xhafajn pėr Kėpucėn e artė gjatė kėtij sezoni. Kjo edhe pėr faktin se Xhafaj ėshtė shkėputur tre gola nga Pejiē. Por sipas sulmuesit vlonjat, veē kėnaqėsisė qė tė jep njė titull i tillė, ai kampion, titulli goleador tė jep edhe mė shumė. Ndaj, edhe pse e dua edhe Kėpucėn e artė, e lė nėse marr titullin kampion. Por unė besoj se do ti marr tė dy kėto trofe nė fund tė kėtij sezoni futbollistik, - thekson Xhafaj, i cili pėr ndeshjen e radhės, thotė: Ju e patė edhe nė ndeshjen e luajtur nė Vlorė se sa i vėshtirė ėshtė tė ēahet njė ekip si Teuta, ku ne fituam nė ndeshjen e parė me vetėm njė gol. Por edhe nė fazėn e parė hasėm shumė vėshtirėsi ndaj tyre, ndėrsa e veēanta nė kėto ndeshje qėndron nė faktin se nė Durrės mund tė luajmė lirshėm. Nga Durrėsi kam kujtime shumė tė bukura, gjatė kohės qė jam aktivizuar me kėtė ekip, por tashmė mė duhet tė kėrkoj suksesin veē me Flamurtarin. Vlen shumė kjo ndeshje pėr ekipin tonė dhe nuk mendoj se mendja jonė do tė jetė nė ndeshje e Krujės. Ne do tė shkojmė nė Durrės, pėr tė pasur vėmendjen veē te ndeshja jonė pėrballė Teutės, me qėllimin pėr ta fituar atė ndeshje. Mendoj se tė dyja ndeshjet, si ajo nė Durrės, edhe ajo nė Krujė, do tė pėrcaktojnė diēka, por gjithsecili bėn llogaritė e veta. Ne nuk kemi pse tė tregohemi euforikė, por thjesht tė hyjmė nė fushėn e lojės dhe tė luajmė ashtu si edhe dimė tė bėjmė. Nuk them se duhet tė jemi totalisht tė fiksuar vetėm pas njė rezultati, por tė luajmė pėr ta arritur atė, janė 90 minuta lojė dhe gjatė saj mund tė vendosen shumė gjėra. Teuta pėr mua, me aq sa kam parė, ka njė ekip simpatik, me futbollistė qė dėshirojnė tė spikatin dhe kjo i bėn ata mė tė vėshtirė. Por tė mos harrojmė: nėse duam tė vijojmė tė mbetemi nė vend tė parė dhe tė shkėputur, tė paktėn tri pikė larg kundėrshtarit, nuk na lejohen gabime. Ekipi ėshtė nė gjendje tė mirė dhe mendoj se deri nė fund presioni qėndron mbi korēarėt dhe jo te ne, ka pėrfunduar sulmuesi i Flamurtarit, Daniel Xhafaj. Xhafaj rikthehet nė Durrės si ish Ka luajtur sezone mė parė me Teutėn, duke qenė goleadori i saj, madje duke luftuar edhe pėr Kėpucėn e artė, qė e ka arritur njėherė. Golat e tij tė shumtė mbahen mend te tifozėt durrsakė dhe pėr ta mbetet akoma nė mendje. Por edhe pėr Xhafajn, Durrėsi ėshtė qyteti qė ka lėnė gjurmė, pasi te Teuta ka njė pjesė tė madhe tė karrierės. Kėsaj radhe nė Durrės nostalgjia do ti lėrė vendin profesionizmit, aq mė tepėr qė Flamurtari i tij luan pėr titullin kampion. Vlonjatėt sfidojnė shiun nė stėrvitje Me dy seanca nė ditė ka vijuar stėrvitja e Flamurtarit. Pavarėsisht reshjeve tė shiut qė kanė vijuar gjatė gjithė ditės nė Vlorė, trajneri Magani dhe stafi teknik nuk kanė toleruar aspak nė procesin stėrvitor. Kjo sepse Magani e quan ndeshjen shumė tė rėndėsishme, ndėrsa sipas tij, tashmė pushimet janė njė fjalė e ndaluar pėr futbollistėt e Flamurtarit, tė cilėt duhet tė djersitin edhe mė shumė pėr tė pėrfunduar ashtu siē duhet kėtė sezon futbollistik. www.sportishqiptar.com.al
|