|
Kapiteni Sakaj: Skėndėrbeu nuk fitonte dot ndryshe Edhe pse ka kaluar dy ditė nga ndeshja me Skėnderbeun nė kampin vlonjat, vazhdojnė tė jetojnė me shijen e hidhur tė humbjes sė pėsuar. Kėtė gjė e pėrjeton sipas mėnyrės tė vet dhe kapiteni i skuadrės, Artan Sakaj qė nė intervistėn e tij pėr gazetėn tonė tregoi se ėshtė pjesė e atyre njerėzve jo tė pakėt nė Vlorė qė nuk pranojnė humbjen.
- Sakaj, ēfarė shije ju ka lėnė humbja me Skėnderbeun? - Unė personalisht vazhdoj tė bėj pjesė nė atė grup njerzish qė nuk janė tė pakėt pėr tė mos e pranuar humbjen nė atė ndeshje. Ndodh kėshtu me mua dhe me tė tjerė nė skuadėr dhe qytetin e Vlorės, sepse kam arsye tė argumentuar me fakte dhe detaje qė mė bėjnė tė vazhdoj tė mos bindem.
- A mund tė pėrmendni disa qė nuk e pranojnė kėtė humbje? - Sė pari ėshtė e gjithė skuadra jonė. Tifozėt dhe shumė specialistė tė tjerė qė kanė ndjekur kėtė ndeshje. Edhe ai qė ėshtė mė kundėrshtari i Flamurtarit pėr kėtė rast e thotė qartė se kjo ndeshje nuk ėshtė fituar nga Skėnderbeu, por e dhuruar nga gjyqtari me atė penallti fantazėm qė nga do qė ta shikosh vetėm penallti nuk ėshtė. - Gjithsesi zyrtarisht Skėnderbeu e ka fituar ndeshjen
. - Mund ta shpallin dhe kampion, se shikojnė ėndrra tani nė fund tė dimrit, por nuk e meritojnė. Me atė qė tregoi kjo skuadėr nė ndeshje kundėr Flamurtarit besoj se tė gjithė u bindėn se di tė fitojė vetėm me gjyqtarė. - Pėrse keni kėtė mendim pėr skuadrėn korēare? - Sepse pėr fitoret rresht qė bėnin nė fazėn e tretė tė kampionatit tė kaluar nė shtyp ulėrin pėr ndonjė gol tė bėrė me penallti tė merituar nga Flamurtari. Pėr humbjen e thellė 4-0 qė pėsuan kėtė kampionat nė Vlorė u justifikuan me togėfjalshin: As mė trimat nuk e kishin parashikuar ketė humbje. Kurse dy javė mė parė kishin bėnė dhe klasifikimin duke shpallur veten kampion dhe Flamurtarin nė vend tė katėrt. - Edhe kėto janė pjesė e lojės tė njė kampionati
- Pranohen tė tilla kėto kur e shikon qė je vetė nė krye tė grupit dhe jo kur qėndron poshtė dhe shikon lart se ēfarė po bėn ai tjetri. Kėsaj nuk i them as ambicje dhe as dėshirė, por njė xhelozi e sėmurė pėr atė qė nuk arrin dot ta bėsh vet. - Nė fillim tė intervistės premtuat se keni fakte dhe argumenta kundėr? - Kėtu pėrveē penalltisė fantazėm do tė shtoja rastin kur Xhafaj u kap jashtė loje, kartonat e verdhė pa llogari kundėr skuadrės tonė, shumė ndėrhyrje tė rėnda pėr korēarėt ta pandėshkuara dhe nė fund gjyqtari pėr ta zbukuarar ndeshjen jep disa ndėshkime pėr vendasit pėr tė thėnė unė jam i rreptė, nuk fal
. Tė gjitha kėto nuk janė pak brenda njė ndeshje pėr tė thėnė se sa ndihmoi gjyqtari Jemini skuadrėn e Skėnderbeut nė kėtė ndeshje. - Ēfarė i thatė gjyqtarit nė momentin e dhėnies tė penalltisė? - Bėra detyrėn si kapiten i skuadrės duke thėnė: Nuk ėshtė penallti, por simulim i hapur i sulmuesit Soza. Ju keni vėrshėllyer pėrpara se tė shikonim tė gjithė rėnien e lirė tė argjentinasit. Po na ndėshkoni padrejtėsisht. Kėtė moment kishte pritur dhe realizoi si dinte vetė
- Korēarėt janė shprehur se tani gara do tė jetė mė e bukur ? - Ne si skuadėr kemi dashur tė bėjmė nė ēdo ndeshje llogarinė tonė pa u ndikuar fare pėr atė qė bėjnė rivalėt qė na ndjekin. Kėto ditė dėgjoj shpesh se kampionati do tė ketė njė mbyllje interesante me ndeshjen e fundit, Flamurtari-Skėnderbeu. E them me bindje tė plotė se Flamurtari nuk lė titullin pėr ta zgjidhur nė javėn e fundit. Unė i ftoj korēarėt qė tė vijnė atė javė nė Vlorė pėr tė hapur sė bashku sezonin turistik. - Po tregoni shumė besim pėr fitimin e titullit kampion? - Zyrtarish ne kemi humbur ndeshjen me Skėndėrbeun tė luajtur nė Korēė por jo vendin e parė nė klasifikim. Ėshtė zvogėluar pak ajo diferenca qė jemi shkėputur nė krye me +4, por na bėn punė dhe na jep moral pėr tė bėrė kujdes nė ndeshjet e ardhshme. Tek skuadra jonė tani po rritet mė shumė besimi se jemi Flamurtari i duhur pėr tė fituar titullin kampion.
|