Flota Kuqezi - Faqe Zyrtare
Futboll : Brahja: “Faleminderit laēianė, jeni te mrekullueshėm”
Dėrguar nga blaudio mė 07/02/11 13:54:28 (351 lexime) Lajme nga i njėjti autor

Ditėn e premte, ne ndeshjen Laēi-Flamurtari, mbrojtėsi Julian Brahja ka qene kundėrshtar pėr skuadrėn e qytetit. Natyrshėm qė ka pasur emocione e nostalgji, por nė fushėn e lojės ka kryer mė sė miri detyrėn ne shėrbim tė skuadrės vlonjate, madje duke zėvendėsuar ne tė djathtė tė parapavijės, Sakajn. Pėrveē gėzimit te fitores, Brahja eshte befasuar nga pritja qė i ka bėrė ish-kapitenit, tifozeria laēiane.



Jo vetem parrulla e vendosur diku ne tribune nga “Galaktiket” e Milotit, ku shkruhej “Respekte Brahja”, por i gjithė ambienti, ka bėrė qė pas kėsaj ndeshje, Brahja t’i dėrgojė njė mesazh falėnderimi tifozėve tė qytetit tė tij.

- Brahja, perse pas ndeshjes keni kerkuar te prononcoheni per shtypin?

- Duke lene menjane gezimin e fitores, gjate dhe pas ndeshjes jam ndiere shume I emocinuar nga pritja qe me kane bere, mua dhe gjithe skuadres se Flamurtarit, tifozeria vendase. Te them te drejten, nuk e prisja. Te gjithe tifozet jane treguar te mrekullueshem. E meritojne nje falenderim te madh.

- Ne fakt, ēfare ka ndodhur?

- Ne radhe te pare, gjate gjithe ndeshjes nuk eshte leshuar asnje fjale me fjalor te keq drejt skuadres se Flamurtarit. Edhe ne momentin qe kemi shenuar golin e fitores, ka pasur nga ata qe na kane duartrokitur. Kurse, ne planin personal, per mua ka qene nje surprize e kendshme, vendosja e nje parrulle me mbishkrimin “Respekte Brahja”. Jam ndiere mire per mikpritjen, edhe pse kjo ishte ndeshja ime e pare ne kete fushe, kunder Laēit tim.

- Sa ka ndikuar ketu prononcimi I bere ne prag te ndeshjes nga presidenti Laskaj, kur eshte shprehur se: “Vlonjatet jane te mirepritur, sepse ne ndeshjen e fazes se pare ne Vlore na kane respektuar”?

- Mendoj se ky ka qene nje nga faktoret kryesore per te krijuar kete ambient. Presidenti Laskaj ka disa vite qe mbeshtet skuadren dhe di t’i ndaje mire gjerat. Me vjen mire qe tifozet e kane mirekuptuar mesazhin e presidentit dhe kane treguar nje shkalle te larte qytetarie.

- Mos valle ky eshte nje fillim i ri per tifozerine laēiane?

- Nuk dua te paragjykoj asgje nga e kaluara dhe nuk deshiroj te ndikoj me mendimin tim tek te tjeret. Tifozet laēiane dine te dallojne gabimet njerezore, nga ato te qellimshme qe tentojne te demtojne skuadren e tyre. Jane shume te ndjeshem dhe kur u bihet ne qafe nuk falin. Por mendoj se gjerat kane ndryshuar per mire. Dhe factor baze per kete eshte puna e perkujdesi I presidentit Laska, stafit teknik dhe vete futbollisteve. Tashme Laēi ka nje skuader qe te imponohet me cilesi dhe nuk ka nevoje te mbeshtetet ne menyra te pahijshme. Une dua te kujtoj me kete rast se Flamurtari nuk eshte skuadra e pare qe fiton dhe eshte pritur keshtu ne Laē.

- Prania juaj tek Flamurtari ka qene faktor ne krijimin e ketij ambienti?

- Shpesh ndodh qe tifozeria vendase ta prese keq ish-futbollistin e skuadres se saj. Por kjo varet shume nga ajo qe ke lene pas. Une erdha tek Flamurtari pasi kreva mire te gjithe detyrat ndaj ish skuadres sime si kapiten dhe lojtar i saj. Me vjen mire qe me kane mirekuptuar dhe do te perpiqem t’ia shperblej pritjen qe me kane bere ne kete ndeshje. Mua dhe Flamurtarit.

- Eshte e vertete qe ka nje grup tifozesh te quajtur “Galaktiket e Milotit”, qe kete kampionat bejne tifo edhe per Flamurtarin?

- Po, e pohoj kete. Jane nje grup tifozezh, bashkemoshatare te mi, te cilet kane disa vjet qe me kane ndjekur pas, kudo ku kam luajtur: tek Laēi, Elbasani, Teuta e Dinamo, dhe tani se fundi edhe tek Flamurtari. Ata vijne dhe ne Vlore dhe se bashku ndajme gezimin e suksesit. Jane djem shume te mire dhe tifoze te zjarrte, qe kete kampionat mbeshtesin fort dhe Flamurtarin. Natyrisht, pas Laēit!

- Te zbresim ne fushe. Ishte nje ndeshje e veshtire per t’u fituar?

- Patjeter qe, po. Ne pjesen e pare jemi mbrojtur me shume veshtiresi nga sulmet e tyre. Edhe pse ne pjesen e dyte kemi ndryshuar shume, ne momente te caktuara, vendasit kane qene shume kercenues. Ne kemi shenuar nje gol, duke shfrytezuar mire aftesite e Danielit, por portieri Moēka ne dy–tre raste na ka shpetuar nga pesimi i golave te sigurte.

- Perse ne kete ndeshje keni luajtur si mbrojtes i djathte?

- Ishte nje zgjidhje emergjente e bere nga trajneri Magani, qe, pasi ka pare qe Sakaj ka qene me temperature, eshte detyruar te me kaloje mua ne kete rol. Per here te dyte ne karrieren time luaj si mbrojtes I djathte. Gjithsesi, mendoj se i kam sherbyer skuadres ne maksimumin e vlerave te mia.

- Presidenti Gjika e ka shprehur hapur vleresimin per ju nje nga mbrojtesit me te mire…

- E falenderoj presidentin, por te qenit profesionist me detyron qe ne fushen e lojes te bej me miren ne ēdo ndeshje. Dua ta shfrytezoj kete moment per te premtuar se ne te ardhmen do te jem me rendiment edhe me te larte.

- Pas kesaj fitoreje, sa eshte afruar titulli?

- Une dhe shoket e mi mendojme pak ndryshe. Kemi marre vetem tri pike ne nje ndeshje te radhes, pavaresisht se shume te veshtire. Llogarite ka ende kohe te behen…

SportEkspres

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull -
Para - Mbas Dėrgoni Printimin tek njė Mik Dėrgoja kėtė Artikull njė Miku Krij PDF nga ky artikull


Artikuj tė tjerė
26/05/13 8:38:56 - Flamurtari, Gjoka e bėn tė mbaruar ardhjen e tre lojtarėve
25/05/13 18:56:22 - Gjoka: Dushku, Lika e Ribaj, lojtarė perfektė. Nuk kanė firmosur, por janė nė planet tona
24/05/13 21:47:08 - Apeli i Gjokės: Duhet ta mbajmė Muzakėn te Flamurtari, nė planet e mia ėshtė edhe Zeqiri
23/05/13 7:54:28 - Lena: Titulli mbetet peng pėr mua
21/05/13 23:30:39 - Tapeti i ri u inaugurua mė 13 shkurt, tenderi mė 28 maj…
21/05/13 10:40:00 - Lutaj: Flamurtari duhet tė sigurojė trajnerin
21/05/13 8:29:24 - Skėnderbeu i “shpall” luftė Flamurtarit pėr tre lojtarė, do Muzakėn, Pepėn dhe Micin
20/05/13 8:39:56 - Vonon bilanci, nė Vlorė gjendje pushimi
19/05/13 9:26:57 - Fenomeni
18/05/13 17:19:08 - Rajoviē: Pa u shlyer nuk mund tė rinovoj. Nė Vlorė mendojnė pėr rikthimin e Pero Pejiēit



Bookmark this article at these sites

                   

Komentet janė pronė e personave qė i kanė shkruar. Ne nuk jemi pėrgjegjės pėr pėrmbajtjen e tyre.
Autori Lidhur

Foto te rastit | Random foto

Flamurtari - Partizani

Video tė rastit | Random videos

llaj cobani
llaj cobani
(16/05/2012)

FK Flamurtari - Ndeshjet

Klasifikimi

Skuadra Pik Sh-P
KF Skenderbeu 58 43-14
KF Kukėsi 52 49-25
KF Teuta 48 32-24
KF Flamurtari 46 49-33
KF Tirana 43 30-23
KF Laēi 38 32-31
KF Vllaznia 38 30-26
KF Kastrioti 34 25-35
KF Besa 32 23-26
KF Bylis 30 32-29
KF Shkumbini 29 18-33
KF Tomori 19 30-50
KF Luftėtari 19 24-44
FK Apolonia 13 16-40

Sondazh

Nga kush duhet te financohet dhe drejtohet Flamurtari?
Vetem nga bashkia
Nga bashkia dhe aksionere
Vetem nga aksionere
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/06/13 8:20
Sa perqind e lojtareve duhet te ndryshoje per vitin e ardhshem?
0-10%
10-30%
30-50%
50-100%
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/05/13 8:15

Vizituan...


triumvirat
17 minuta mė parė

nail
10 orė 39 minuta mė parė

edivlore
13 orė 26 minuta mė parė

taze
1 ditė 12 orė 22 minuta mė parė

Artur1234
1 ditė 13 orė 1 minutė mė parė

blaudio
1 ditė 13 orė 35 minuta mė parė

blu
1 ditė 14 orė 6 minuta mė parė

koli
1 ditė 15 orė 39 minuta mė parė

webmaster
1 ditė 17 orė 40 minuta mė parė

gerhard
2 ditė 23 orė 33 minuta mė parė

Anėtarėt

Anėtarė:
Sot: 0
Dje: 0
Gjithsej: 475
I Fundit: sido

Vizitorė Online:
Vizitorė : 7
Anėtarė : 0
Total: 7
Lista Online [Popup]