Flota Kuqezi - Faqe Zyrtare
Futboll : Prognin e ze “mallkimi i shtyllave”: “Me kane mohuar kater gola!”
Dėrguar nga nail mė 18/11/10 13:50:01 (341 lexime) Lajme nga i njėjti autor

Flamurtari/ Mesfushori I vlonjateve: “Ndjehem I pafat, topat e mi ndalen vetem ne shtyllat e portes”


Gerard Progni, mesfushori I Flamurtarit, gjatė ndeshjeve tė fazės parė ka shėnuar dy gola dhe shenjestruar me gjuatjet e tij katėr herė shtyllat e portave. Nė kėto ndeshje ai ėshtė shfaqur si njė “bomber” i vėrtetė pėr skuadrėn vlonjate nė gjuajtjet standarte. Gjithsesi nė bilancin qė bėn mesfushori tropojan, thotė se “shtyllat mė kanė mohuar gola tė sigurt, me tė cilėt ndoshta do tė isha nė listėn e golshėnuesve”. Por Progni beson se nė ndeshjet e ardhshme fati do tė jetė nė anėn e tij.


- Progni, cili ėshtė mendimi juaj pėr paraqitjen e Flamurtarit nė fazėn e parė? - Ka qene njė paraqitje e mirė, qė ėshtė shpėrblyer me vendin e parė nė klasifikim. Pėr mendimin tim duhet tė kishim edhe mė shumė pikė, po tė mos kishim gabuar nė dy ndeshje jashtė fushės tonė, atė ndaj Tetutės dhe Besės. Megjithatė kemi aq pikė sa qė na duhet pėr tė pasur atė moral qė duhet pėr tė vazhduar me kėtė ritėm edhe nė ndeshjet e ardhshme? - Flamurtari, Dinamo dhe Skėnderbeu duket se kanė “zyrtarizuar” rivalitetin midis tyre….. - Ky kampionat ndryshon nga ai i sezonit tė kaluar, sepse tani ka rivalitet tė madh pėr kryesimin nė renditje. Tė tre kėto skuadra mendojė se e meritojnė garėn midis tyre. Gjithsesi duhet bėrė kujdes nga “aleancat” qė kanė filluar tė shfaqen qė tani midis atyre qė e vleresojnė veten, kundėrshtar tė Flamurtarit. Mė mirė se kushdo kėtė gjė e tregoi ndeshja Skėnderbeu–Dinamo, ku po tė kishte ende minuta lojė rezultati do tė vazhdonte nė favor tė korēarėve gjithnjė me njė gol pėrpara. - Ndoshta Flamurtari bėhet gati tė shfryjė inatin ndaj Dinamos? - Flamurtari ėshtė njė ekip qė ka mė shumė inat me vetveten se sa me kundėshtarėt Kjo ėshtė dhe asryeja qė nė ēdo ndeshje skuadra luan me shumė dėshirė dhe shfaq nė fushėn e lojės tėrė vlerat e tij mė mira. Kėshtu ka pėr tė ndodhur patjetėr edhe nė nė kėtė ndeshje tė fortė pėrball Dinamos. -Tė kthehemi pak tek ju, nė fazėn e parė keni shėnuar vetėm dy gola … - Nė fakt janė shumė pak. Unė nė bilancin qė bėj, me rezulton se kundėrshtar kam pasur shtyllat e portave. Kur mendon se nė katėr ndeshje janė vetėm shtyllat ato qė mė kanė mohuar golat, mund tė them se po tė kisha shėnuar nė raste tė tilla, pa asnjė dyshim sot do tė ishta nė listėn e golashėnuesėve mė tė mire, ndonese jam mesfushor. - Dikush me humor ka thėnė se Progni e do qė porta tė jetė pa shtylla? - E kuptoj shumė mirė humorin qė bėhet kėtu. Por kėtė e kam thėnė thėnė vete pas ndeshjes me Elbasanin, ku ajo gjuajtje e bėrė nga ana ime tronditi traun e portės. Por le tė shpresojmė se nė ndeshjen e ardhshme fati do tė jetė mė shumė nė anėn time dhe jo tė portierėve. - E veēanta tjetėr qėndron se ju, me gjuajtjet standarte keni shėnuar golat dhe shenjestruar shtyllat … - Kjo ėshtė njė veēori e vetive tė mia. Nė pėrgjithėsi kam dėshirė gjatė lojės qė te gjuaj nga ēdo pozicion. Eshte kenaqesi te shenosh gola te tille. Por nuk ndihem as mirė kur shtyllat e portės behen “pengese”. - Sa kohė i kushtoni nė stėrvitje gjuajtjeve standarte? - Sė bashku me Xhafajn, Ahmatajn, Veliun dhe Sakajn qėndrojme pas seancave tė stėrvitjes dhe aplikojmė shumė gjuajtje tė tilla. Por, duhet pranuar se edhe gjatė ndeshjeve tė kontrollit dhe nė seancėn e fundit nė prag ndeshje ushtrohemi me gjuajtje tė tilla. - Nė ndeshjen e rradhės me Dinamon do te kete serish “shtylla” apo kete here do ta korrigjoni shenjestren? - E thashė mė lart se shtyllat i kam kundėrshtare dhe ndaj them se e dua portėn tė jetė pa to. Po njė gol I shėnuar nė njė ndeshje tė tillė ka shumė rėndėsi. Dhe unė s’kam pse bėj modestin mė shumė se duhet, zgjedh mė mirė shėnimin e golit qė do t’i jape fitoren skuadrės time.

sportekspres..

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull -
Para - Mbas Dėrgoni Printimin tek njė Mik Dėrgoja kėtė Artikull njė Miku Krij PDF nga ky artikull


Artikuj tė tjerė
19/06/13 13:30:00 - Gjoka: Veliu e Zeqiri janė tė paprekshėm. Nuk ka kuptim Flamurtari pa praninė e tyre
18/06/13 14:35:58 - Flamurtari, Gjoka takon Ilion Likėn
17/06/13 13:20:00 - Mici: Do rri nė Vlorė, trofe me kuqezinjtė
16/06/13 20:04:23 - Flamurtari nė “ajėr”, tetė lojtarė nė dilemė
16/06/13 14:21:24 - Lena, apel drejtuesve tė Flamurtarit: Klubi ėshtė i vonuar, duhet tė shpejtojė rinovimet
15/06/13 9:08:19 - Drejtuesit e Flamurtarit, mesazh lojtarėve: Takohemi nė korrik pėr firmat e kontratave
14/06/13 10:10:00 - Smajli: Erdha pėr projektin, dua trofe nė Vlorė
13/06/13 16:20:00 - Flamurtari bėhet gati tė zbresė nė fushė me mė shumė vlonjat
12/06/13 13:10:00 - Taho thirrje klubit: Kujdes nė merkato
12/06/13 8:30:00 - Flamurtari s’heq dorė nga Zeqiri



Bookmark this article at these sites

                   

Komentet janė pronė e personave qė i kanė shkruar. Ne nuk jemi pėrgjegjės pėr pėrmbajtjen e tyre.
Autori Lidhur

Foto te rastit | Random foto

Ndeshje me Bylisin

Video tė rastit | Random videos

FK Flamurtari - Ndeshjet

Klasifikimi

Skuadra Pik Sh-P
KF Skenderbeu 58 43-14
KF Kukėsi 52 49-25
KF Teuta 48 32-24
KF Flamurtari 46 49-33
KF Tirana 43 30-23
KF Laēi 38 32-31
KF Vllaznia 38 30-26
KF Kastrioti 34 25-35
KF Besa 32 23-26
KF Bylis 30 32-29
KF Shkumbini 29 18-33
KF Tomori 19 30-50
KF Luftėtari 19 24-44
FK Apolonia 13 16-40

Sondazh

A jeni dakort me merkaton dhe lojtaret qe synohen nga klubi?
Po
Jo
Pjeserisht
Sondazhi do tė mbyllet nė 19/07/13 8:40
Nga kush duhet te financohet dhe drejtohet Flamurtari?
Vetem nga bashkia
Nga bashkia dhe aksionere
Vetem nga aksionere
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/06/13 8:20

Vizituan...


triumvirat
9 orė 7 minuta mė parė

Lore
10 orė 14 minuta mė parė

blaudio
10 orė 39 minuta mė parė

Tuneli
11 orė 49 minuta mė parė

GENI
14 orė 28 minuta mė parė

edivlore
14 orė 56 minuta mė parė

webmaster
15 orė 10 minuta mė parė

koli
15 orė 41 minuta mė parė

nail
21 orė 56 minuta mė parė

vlonjat
1 ditė 11 orė 31 minuta mė parė

Artur1234
1 ditė 13 orė 16 minuta mė parė

Anėtarėt

Anėtarė:
Sot: 0
Dje: 1
Gjithsej: 475
I Fundit: sido

Vizitorė Online:
Vizitorė : 9
Anėtarė : 0
Total: 9
Lista Online [Popup]