|
Nė kampin e skuadrės vlonjate kėto ditė kanė filluar tė bėjnė llogari pėr ndeshjet e ardhshme nė tė dy frontet, kampionat dhe Kupė. Kėshtu, kalendari brenda njė jave u rezervon vlonjatėve nje udhetim ditėn e shtunė nė Shkodėr me Vllaznine dhe nė mesjavė nė Vlorė me Tomorin. Tri dite me vone do te luhet serish ne stadiumin Flamurtari kunder Skėnderbeut. Qė nė vlersimin e pare, tė tre kėto ndeshje janė ne fakt njė malore e fortė pėr Flamurtarin, qė ka synime tė qarta nė dy frontet, kampionat dhe Kupė.
Objektivi- Skuadra, ne keto tri sfida synon tė arrijė tė arrijė tė ruaj vendin e dytė nė klasifikim pėr kampionat dhe tė sigurojė kalimin nė turin e dytė tė Kupės. Kuptohet qė e kanė diēka mė tė lehtė vlonjatėt, ndeshjen pėr Kupė me Tomorin, kur dihet qė pas barazimit qė kanė marre nė Berat, e dyta mund te jete diccka me shume se njė formalitet. Por jo tė tilla vleresohen dy ndeshjet pėr kampionat, pėrballe Vllaznisė dhe Skėnderbeut. Gjithsesi, trajneri Magani e ruan plotėsisht qetėsinė qė kėrkohet nė raste tė tilla dhe thotė: Ky ėshtė kalendari dhe ne si skuadėr duhet ta respektojmė atė ashtu siē vjen, duke kėrkuar tė bėjmė realitet synimet tona. Nuk mund tė them se janė sfida tė lehta pėr tu kaluar, por Flamurtari i ka tė gjitha potencialet pėr ti kaluar me sukses- ka sqaruar situatėn kreu i pankinės vlonjate.
Ndeshjet me rradhe- Dėgjohet shpesh tė pėrdoret kjo shprehje nė ambientet e skuadrave kur sfidat e veshtira vihen nė rresht njėra pas tjetrės. E njėjta gjė ndodh kėto ditė edhe tek skuadra vlonjate, ku herė me qetėsinė e duhur dhe mė shumė me besimin qė kėrkohet pėr tė pėrballuar kėto sfida jo pak tė vėshtira, te thonė: Do ti marrim ndeshjet me rradhė, njė e nga njė dhe do tė bėjmė mė tė mirėn. Duke kėrkuar tė prekim diēka mė tepėr kėtė realitet nė prononcimin e bėrė nga trajneri Magani, gjejmė tone besimi dhe optimizmi. Trajneri shprehet: Sfida jonė e parė do tė jetė ndeshja e ditės sė shtunė me Vllazninė. Njė ndeshje e vėshtirė edhe pėr faktin se shkodranėt do tė vijnė me nxitjen specifike tė rikthimit tė Josės nė drejtim. Kampionatin e kaluar nė dy ndeshjet nė Shkodėr me Flamurtarin kam arritur tė marr dy barazime, 2-2 dhe 1-1. Edhe kėtė rradhė besoj se nuk do tė dalim pa pikė nga kjo ndeshje. Nė mesjavė, nė fushėn tonė ėshtė ndeshja e kthimit pėr Kupė me Tomorrin. Asnjė nėnvlersim pėr kėtė ndeshje nga skuadra jonė. Gjithēka fillon nga rezultati I barabartė. Sa pėr sfidėn direkte me Skėnderbeun mendoj se kemi kohė pėr ta vlersuar mė mirė kėtė ndeshje. Tė tre kėto sfida janė nė rradhė dhe ne do ti bėjmė vlersimin e duhur tė gjithave njėra pas tjetrės, duke besuar tek mundėsitė qė ka skuadra jonė pėr ti kaluar ato me sukses .
Skuadra - Kėtė frymė besimi dhe optimizmi e gjen dhe tek vetė skuadra, e cila pas fitores tė marre nė ndeshjen me Laēin, ka filluar tė ndihet mė mirė dhe larg presionit pėr tu rikthyer tek rezultati pozitiv. Nė kėtė linjė ėshtė dhe mesfushori Gerad Progni kur thotė: Fitorja me Laēin ishte dhe autokritika mė e mirė e bėrė nga ekipi ynė, pas humbjes sė pėsuar njė jave mė parė me Shkumbinin. Dikush e vlereson kėtė fitore pa shkėlqimin e duhur. Nė njė farė mase ėshtė dhe kėshtu. Pėr momentin ne na duhen pikėt nga ēdo ndeshje, ndaj na duhet tė kėnaqemi edhe me kaq. Nė ndeshjet e ardhshme do tė jemi mė te plote nė rradhėt tona dhe do tė kemi mė shumė mundėsi pėr ti vleresuar dhe kaluar me sukses ndeshjet e ardhshme.
www.sportekspres.com
|