
Trajneri Gugash Magani po pėrgatit ekipin pėr njė tjetėr fitore, atė me Apoloninė nė Vlorė Fitore pėrballė Besė, tre gola pėr tri pikė dhe njė shkallė mė shumė nė renditjen e Superligės. Tashmė Flamurtari e sheh veten nė vend tė 10 tė, duke pretenduar qė ndoshta edhe pas ndeshjes me Apoloninė tė ngjitet sėrish, duke pėrfituar nga ndeshjet qė kanė ekipet e tjera. Megjithatė, mė parė vlonjatėt duhet tė fitojnė me Apoloninė dhe pėr kėtė qėllim trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, ka pranuar se nuk ka kohė pėr tė festuar, por duhet menduar menjėherė pėr ndeshjen e sė dielės me ekipin fierak. Magani ka pranuar se ishte njė fitore plotėsisht e merituar dhe tri pikėt pėrballė Besės do tė vlejnė jo vetėm pėr renditjen, por edhe pėr moral. Edhe pse ka luajtur dy herė pėrballė Besės nė pak ditė, Flamurtari ka ditur qė tė marrė fitore, por natyrisht rezultati 3 0 ėshtė edhe mė i bujshėm, kur dihej qė luhej pėrballė njė ekipi qė pretendon tė qėndrojė sa mė afėr Dinamos sė vendit tė parė, madje edhe tė rivalizojė deri nė fund pėr titullin kampion.
Treguam se jemi njė ekip qė di tė luftojė me tė gjithė kundėrshtarėt dhe natyrisht ishte njė fitore plotėsisht e merituar. Kemi dominuar plotėsisht ndaj kundėrshtarit dhe mendoj se edhe golat e shėnuar erdhėn si fryt i lojės sonė, duke mos lejuar kundėrshtarin tė na rrezikojė. Unė e kisha thėnė qė pas vendimit nga komisioni i disiplinės se do tė arrinim tė fitonim sėrish ndaj Besės dhe e arritėm kėtė mė sė miri. Meritėn e kanė tė gjithė futbollistėt, duke treguar mė tė mirėn e tyre dhe natyrisht kanė dhėnė sinjale pozitive edhe pėr ndeshjet e tjera. Nuk kemi kohė tė festojmė, pasi shumė shpejt do tė luajmė sėrish, kėtė radhė ndaj Apolonisė nė Vlorė. Njė tjetėr ndeshje qė duhet ta vlerėsojmė nė maksimum, por mbi tė gjitha kėnaqėsi ėshtė fakti qė shkallėt e stadiumit nuk do tė jenė bosh, ashtu si edhe ndaj Besės. Mbi tė gjitha, ndeshjet qė do tė luajmė nė Vlorė, duhet tė marrim maksimumin. Tashmė radha ėshtė me Apoloninė, ekip tė cilin unė e vlerėsoj mjaft pėr atė ēfarė ka dhėnė deri tani nė kėtė sezon, duke treguar se mbetet njė kundėrshtar mjaft i rrezikshėm. Duhet tė vijojmė nė rrugėn e fitoreve, ka pėrfunduar trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani. Marrė nga: SportiShqiptar |