 Trajneri Magani nuk ka bėrė njė figurė para qytetit tė tij, Memelli dhe Puljiz kanė vendosur negativisht
Humbja e pėsuar nga Flamurtari nė ballafaqimin me Shkumbinit ka rishfaqur fantazmat e rėnies nga kategoria nė Vlorė. Njėri prej klubeve qė ka buxhetin mė tė madh nė Superiore vazhdon tė mbetet nė vendet e fundit nė klasifikim duke komprementuar shumė pozitėn e vet. Pėr skuadrėn e Maganit njė tjetėr leksion futbolli, pėr tė cilin dėshira nuk mjafton. Pas ndeshjes, disa nga protagonistėt kanė treguar ēfarė ka ndodhur.
Gugash Mahgani E premtja ka qrnė njė nga ditėt mė tė vėshtira nė qytetin e lindjes pėr trajnerin Magani. Burime pranė tij thonė se e ka kaluar pragndeshjen pa gjumė. Trajneri vihej pėr herė tė parė kundėr Shkumbinit nė Peqin, pėrballė sportdashėsve tė tij. Pas ndeshjes, ai ėshtė mė i qetė: Duhet tė dilnim tė paktėn me njė pikė tė fituar, tė mos them se shansi na erdhi pėr ta fituar atė. Jemi ndėshkuar nė kėtė humbje nga dy penallti, ku ruaj rezervat e mia pėr tė parėn, ka pėrcjellė fjalėn e tij tė parė pėr kėtė ndeshje, trajneri Magani. Mė poshtė ai shton: Kemi hedhur nė fushė formacionin mė tė mirė dhe shumė natyrshėm kemi predentuar pėr pikė. Nuk mund tė them se tė gjitha detyrat janė kryer nė nivelet qė duhet, sepse dy golat e pėsuar kanė ardhur nga gabime nė repartin e mbrotjes. Mė shumė prisja nga mesfusha dhe sulmi i skuadrės. Tani pėr ne nuk mbetet gjė tjetėr veēse ti vlerėsojmė katėr ndeshjet qė kemi pėrpara, vetėm si finale tė vėrteta. Do tė kėrkojė refelektimin e duhur qė nė ndeshjen e ditės sė mėrkurė, atė kundėr Besės, ka shpjeguar gjithēka, trajneri Magani .
Migen Memelli Prezantimi i parė zyrtar me fanellėn e Flamurtarit ka rezultuar zhgėnjyes pėr sulmuesin e njohur, Migem Memelli. Dhe ka qenė pikėrisht momenti i humbjes tė penalltisė qė ka vulosur ndeshjen e tij, por edhe tė Flamurtarit: Do tė ishte vėrtet bukur qė penalltinė qė mora vetė, ta kisha realizuar. Nuk ndodhi kėshtu dhe ndihem shumė i mėrzitur pėr kėtė. E them me shumė bindje qė po tė ishte kthyer nė gol gjuatja ime nga pika e bardhė, ndeshja do tė kishte pėrfunduar me fitoren tonė. Jo gjithēka shkon sipas dėshirės dhe asaj qė kėrkon e gjithė skuadra nė fushėn e lojės .Dikush mund tė thotė se kėtu ka meritė dhe portieri qė priti atė gjuaktje. E vėrteta nuk ėshtė plotėsisht kėshtu .Unė e pranoj qė nuk ishte gjuatja ime mė mirė. Terreni ishte i vėshtirė dhe shumė rrėshqitės, sidomos nė zonė gjė qė nuk mė ka lejuar tė interpretoj siē duhet penalltinė.Gjithsesi i premtoj tifozėve vlonjatė reflektim qė nė ndeshjen e ardhshme, ka mbyllur sulmuesi, Migen Memelli.
Jurika Puljiz- Qendėrmbrojtėsi me pėrvojė, Puljiz ndėshkoi Flamurtarin nė kėtė ndeshje pas prekjes me dorė nė rastin e penalltisė. Vetė kroati ka shpjeguar situatėn: Kam humbur ekulbirin pėr shkak tė terrenit rrėshqitės dhe topi i goditur me kokė nga ana ime ka prekur dorėn e djathtė. Trajneri dhe skuadra kanė tė drejtė tė mė drejtojnė ēdo kritikė pėr kėtė rast. Nuk dėshiroja qė ky moment tė ndodhte. Mė duhet ta harroj sa mė shpejt kėtė ndeshje dhe unė, ashtu si skuadra, tė shikojmė pėr mė tė mirėn nė ndeshjet e ardhshme. Na duhen pikė dhe nuk duhet tė falim asnjė kundėshtar. Unė besoj se Flamurtari do tė ndryshojė vetėm pėr mirė nė tė ardhmen. sportekspres.... |