Lojtari kishte pretendime pėr formacionin, duke akuzuar hapur trajnerin kuqezi
Situata te Flamurtari merr pėr keq. Burime tė sigurta nė kampin kuqezi kanė konfirmuar dje se, mesfushori i Flamurtarit, Taulant Kuqi, ėshtė pezulluar pa afat nga klubi. Gjithēka ka ardhur si pasojė e deklaratės qė dha tė dielėn pėr Panorama Sport ish-kapiteni i kuqezinjve. I lėnė nė kėtė periudhė nė stol, ai akuzonte hapur trajnerin Eqerem Memushi pėr formacionin, teksa shkonte edhe mė tej, duke theksuar se kreu i pankinės vlonjate ka ndėrhyrje pėr ata lojtarė qė luajnė si titullarė. Kėshtu, edhe pse pritej qė kjo ēėshtje tė kalonte lehtė, gjithēka mori fund dje, kur lojtarit iu bė e ditur se ėshtė i pezulluar, pasi ka thyer rregullat. Mėsohet se Kuqi nuk ka qenė pjesė e stėrvitjes sė parė tė kėsaj jave. Tashmė, gjėrat nė kampin kuqezi janė bėrė mjaft tė tensionuara dhe ky vendim i klubit pėr mesfushorin vlonjat, me siguri nuk do tė pritet mirė, as nga grupi i lojtarėve, por gjithashtu nga tifozėt kuqezi. Nga njė titullar i padiskutueshėm, Kuqi e pa veten nė fillim tė kėtij sezoni nė stol, madje nuk u aktivizua nė dy ndeshjet e Ligės sė Evropės kundėr Madhėruellit. Gjithashtu, mesfushori nuk ka qenė titullar as nė ndeshjet miqėsore qė ka zhvilluar kėtė periudhė Flamurtari.
Reagimi Tentativa e trajnerit Eqerem Memushi pėr tė larguar Taulant Kuqin, duket se do tė hasė nė kundėrshtimin e lojtarėve tė tjerė qė mbėshtesin mesfushorin. Zėrat qė qarkullojnė pranė ekipit bėjnė me dije pėr njė bojkot ndaj Memushit, me synimin pėr tė larguar kėtė tė fundit. Nga ana tjetėr, Kuqi mund tė shpėrthejė nė akuza mė tė ashpra ndaj trajnerit, nė rast se nuk ndėrhyjnė drejtuesit mė tė lartė tė klubit. Skenari Burime nė kampin kuqezi flasin edhe pėr njė skenar, nė lidhje me kėtė ēėshtje. Nėse Kuqi largohet pėrfundimisht nga Flamurtari, i hap rrugėn tratativave me mesfushorin gjirokastrit, Fejzo Shenaj, i cili luan nė tė njėjtin rol dhe mbetet i preferuari i teknikut Memushi. Edhe pse duket ēėshtje orėsh afrimi i Shenajt nė Vlorė, polemikat qė kanė shoqėruar kampin kuqezi pritet tė shtyjnė ardhjen e tij. Bledar Devolli i thotė jo Flamurtarit Bledar Devolli i ka thėnė jo ofertės sė Flamurtarit. Lajmi bėhet i ditur pėr Panorama Sport, nga burime tė sigurta nė klubin kuqezi. Futbollisti gjirokastrit ishte njė ndėr kandidatėt mė tė fortė, pėr tiu bashkuar kuqezinjve, teksa klubi vlonjat mendonte se ai do tė mbyllte njė gropė tė madhe nė mesfushėn kuqezi. Tratativat me kėtė lojtar kanė filluar herėt dhe shefi i klubit, Geri Ēipi, ka qenė njeriu qė ėshtė marrė ekskluzivisht me mbylljen e ēėshtjes. Devolli kishte vendosur tė ndiqte zhvillimin e ngjarjeve pranė Tiranės dhe mė pas ti kthente njė pėrgjigje pėrfundimtare Flamurtarit. Mėsohet se pėr gati tri muaj, mesfushori i premtonte Ēipit qė do tė ishte pjesė e Flamurtarit, por vetėm dy ditė mė parė ai i ka refuzuar kalimin te kuqezinjtė, sepse gjėrat te Tirana morėn pėr mirė. Kėrkesa - Devolli, pasi ka nuhatur qė nė Vlorė nuk po vjen asnjė lojtar prej atyre qė i kishte premtuar numri dy i klubit vlonjat, ky synohej ndėrtimi i njė Flamurtari pretendent, pėr tė mos prishur qejfin me klubin kuqezi, dribloi me lezet Ēipin. Lojtari i kėrkoi 50 mijė euro klubit tė Flamurtarit, pėr tu veshur kuqezi. Nė pamundėsi pėr tė paguar kėtė shumė, klubi vlonjat e ka quajtur tė mbyllur kėtė histori. Nė kėtė mėnyrė, Devolli i ka shpėtuar detyrimit ndaj Flamurtarit, teksa i kishte dhėnė fjalėn pėrfaqėsuesve tė klubit kuqezi. Ai tashmė do tė mbetet nė kryeqytet te Tirana, ku nė sezonin e fundit fitoi titullin kampion. Mesa duket, nė vendin e parashikuar pėr Devollin, te Flamurtari do tė luajė njė tjetėr gjirokastrit, pikėrisht Fejzo Shenaj, i cili ka qenė pjesė e Shkumbinit nė kampionatin e kaluar. Marrė nga: PanoramaSport |