 Jete nate e kufizuar. Dy ore muzike me ze te larte dhe pjesa tjeter, muzike si per te qene nje ambient i zakonshem. Ky ka qene vendimi me i fundit ne lidhje me diskotekat verore te Vlores. Ndersa mbremjet ne Vlore perjetojne ritmet e muzikes pergjate bregut te detit, tashme gjithcka do te vihet nen kontroll. Gjendja e kontrollit ka nisur qe prej pak ditesh. Grupe te gatshme te sherbimeve policore kane nisur "te trokasin" ne cdo disko, per te kujtuar qe te ulin muziken ne nivele minimale, aq sa te degjohet vetem brenda ambienteve te diskotekave. Urdhri i efektiveve ka mberritur nga drejtues te larte te Policise se Shtetit, nderkohe qe urdheresa te tilla jane perpiluar ne ambientet e njesive vendore. Ato i jane referuar ndotjes akustike qe ka pasur ne zonat ku jane vendosur keto diskoteka. Ka prej tyre qe ndodhen ne zona te banuara dhe shpesh ka ndodhur qe te kete ankesa nga banore te zones dhe pushues qe kane ardhur per te kaluar pushimet ne Vlore.
Grupet e gatshme kane mbyllur dje diskot ne oren 01:00 - 01:30, orar pas te cilit muzika duhet te vijoje e ulur ne minimum. Kjo ka ngjallur reagime tek frekuentuesit e diskotekave, te cilet e kane cilesuar kete si nje penalitet, me teper se per pronaret e diskotekave, per frekuentuesit e jetes se nates, si dhe ecurine e turizmit ne zonen e Vlores, i cili nuk nenkupton vetem plazhin e paradites.
Se bashku me urdhrin e nxjerre nga policia, nje urdher i bashkise se Vlores, ka bere qe fiks ne oren 01:00 te nates te gjitha diskot te kycen, madje prej andej te dalin me detyrim te gjithe personat qe gjenden brenda. Keshtu, turistet e shumte qe kane populluar dy net me pare diskot ne Vlore, jane gjendur jashte nje ore pas mesnate, me urdher te policise se rendit. Urdhrat e mesiperm jane firmosur nga kreu i bashkise Vlore, Shpetim Gjika, kreu i bashkise Orikum, Kanna Braho, si dhe nga vete drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci. I njejti urdher eshte zbatuar edhe kur ne shtepine e pushimit te Vlore, ndodhej per t'u relaksuar ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili sikurse u tha ne media, shqetesohej nga zhurmat pas mesnate.
Ankohen Olsi, Najada dhe Adi: Ky vendim eshte i turpshem
Olsi dhe Adi, dy nga personazhet e Big Brother, ishin pjese e personave qe u nxorren nga diskot ne bregdetin e Vlores, pas ores 01:00 te mengjesit te djeshem. Te ardhur ne Vlore per te kaluar fundjaven, ata jane shprehur se eshte e turpshme qe te mbyllet jeta e nates ne kete ore, kur pushuesit duhet te kene mundesine te zgjedhin defrimin e tyre. "Turistet nuk mund te jene te kushtezuar te mbyllen ne shtepi ne ora 01.00, kur kane ardhur per te pushuar e defryer", tha Olsi. Nje fat te perbashket me ta pati edhe Adi, djali qe arriti te shkoje shume prane finales ne BB. Ai e quajti absurd nje urdher te tille, i cili i prish imazhin nje qyteti turistik. "Detit i hoqen skafet qe mund te behej turizem, turisteve u hoqen dhe jeten e nates, ka ngelur te ndalojne edhe detin dhe cfare u pa pastaj. S'ka sens qe te mbyllet jeta e nates ne oren 01:00, pasi njerezit duan te defrejne kane ardhur per pushime", deklaroi nga ana e tij Adi, gjithashtu pjesemarres ne edicionin e sivjetshem te Big Brother.
KOHA JONE. |