|
Dy fitoret ne javet e fundit kane kthyer optimizmin ne kampin e skuadres vlonjate. Pasi jane vendosur ne mesin e tabeles ne perfundim te fazes se pare, fale rezultateve pozitive ne dy ndeshjet e fundit, kuqezinjte kane ngjitur shkallet ne tabelen e renditjes, duke iu afruar ndjeshem grupit te gjashte skuadrave te para. Per keto momente te mira qe po kalon Flamurtari, ndihmestrajneri Roland Iljadhi eshte shprehur: Me keto dy fitoret e fundit skuadra ka treguar karakter te forte. Kemi luajtur bukur dhe me besim, duke ngjitur shkallet ne klasifikim. Por, edhe pse kemi arritur ne nje pozicion te tille ne tabele, cka na detyron te kerkojme edhe me shume nga vetja, nuk mendoj ne asnje rast se kemi bere gjithcka.
Flamurtari ka forca dhe mundesi per te ecur edhe me tej, ndaj kerkojme qe cdo jave veshtrimin ta hedhim vetem perpara. Si pjese e stafit teknik te skuadres, Iljadhi tregon se po punohet me seriozitet per ndeshjen e radhes, kur te shtunen do te presin Shkumbinin. Edhe pse vlonjatet kane pasur nje ecuri te mire ne keto javet e fundit, po tregohet shume kujdes per te mos lejuar vetekenaqesine ne radhet e futbollisteve. Ndaj Iljadhi vlereson skuadren peqinase, sidomos pas barazimit qe arriti me Tiranen. Kampionati eshte ne nje pike te tille, kur nuk dallimet mes skudrave qe ballafaqohen jane minimale. Edhe Shkumbini eshte nje nga ato skuadra, qe ka treguar se bene surpriza. Po ti shtosh ketij fakti edhe ate, qe kjo skuader, ne ndeshjen e pare te kampionatit dhe ne ate te turit te trete te Kupes ka marre fitore te pasterta ndaj nesh, kuptohet se eshte nje kundershtar i forte. Ne nuk kemi arsye ta nenvleresojme. Nese synojme te vazhdojme te ngjitemi ne renditje, duhet te marrim vetem fitore edhe ne kete ndeshje, qe gjithsesi paraqitet jo pak e veshtire per tu kaluar, ka nenvizuar Iljadhi.
Seriozitet ne ndeshjen e kontrollit
Si per ta vertetuar ate cka shprehu ndihmestrajneri Iljadhi, ne ndeshjet e kontrollit te zhvilluar dje pasdite, skuadra vlonjate eshte karakterizuar nga seriozitet ne interpretimin e saj. Edhe pse trajneri Memushi e ka ndare skuadren ne dy grupe mikse, ndeshja ka qene e forte dhe lojtaret kane luajtur me impenjim. Rivaliteti midis futbollisteve, per fituar besimin per nje vend si titullar ne ndeshjen e radhes, i ben keto teste te forta. Gjithsesi, ashtu si dhe here te tjera, stafi teknik ka lene pak mundesi per te kuptuar se cili mund te jete titullar ne formacioinin baze. Edhe ne nje pjese loje te kesaj ndeshjeje, kur perballe ka qene ekipi i te rinjve, shume nga titullaret jane aktivizuar normalisht. Sipas Iljadhit, nje veprim i tille vlen qe pergatitjet per ndeshjen e radhes te vleresohen nga te gjith` futbollistet.
Behari kthehet, Nenaj po riaftesohet
Mbrojtesi ArdiBehari, qe mungoi ne ndeshjen e javes se kaluar per shkak te nje demtimi ne gjurin e djathte, do te jete i gatshem per ndeshjen me Shkumbinin. Gjate ketyre diteve te javes Behari eshte stervitur rregullisht me grupin dhe dje eshte aktivizuar gjate gjithe kohes se ndeshjes te kontrollit. Nderkohe, mesfushori Nenaj, i cili ne ndeshjen e fundit, ndaj Partizanit, u largua nga fusha i demtuar qe ne pjesen e pare, eshte ne proces riaftesimi. Nga ana e stafit mjekesor te skuadres thuhet se demtimi ne shpatull tashme eshte kaluar dhe futbollisti, gjate diteve ne vazhdim, do te riaftesohet plotesisht dhe do te jete ne dispozicon te trajnerit Memushi. Per sa u perket demtimeve te lehta, te pesuara nga Bedini, Sakaj dhe Kuqi, behet me dije se nuk ka asgje per tu shqetesuar. Te tre keta futbolliste do te jene te gatshem per te kontribuar ne ndeshjen me Shkumbinin.
MOISI DALIPI
Sportekspres
|