Flamurtari kalon pastėr Lushnjėn, tani i 6-ti Vlonjatėt pėrmbushin objektivin, duke treguar edhe njė herė forcėn nė stadiumin e tyre Flamurtari - Lushnja 2 - 0 Shėnues: Galica 26′, Ēaushaj 75′ Flamurtari: Moēka, Malaj (Zeqiri 65′), Beqiri, Veliu, Begaj, Arifaj, Guna, Alvizh, Strati (Guga 46′), Galica (Shehaj 73′), Ēaushaj. Trajner: E.Liēaj. Lushnja: Bejte, Ndoni, Hasalla, Xhafa, G.Ēela, Topi, Bokatola (Korreshi 31′), Sekseri, P.Arbri, Bubeqi, K.Arbri (Sisoko 52′). Trajner: V.Bici. Gjyqtarė: E.Peza (Tiranės), E.Miho, F.Elezi (Durrės)
Radiografia 3′ Strati pason pėr Ēaushajn, qė godet, por gjithēka devijohet nga mbrojtja dhe vetėm korne. 6′ Sėrish vlonjatėt me Ēaushajn, topi i goditur prej tij prek traun e portės sė Bejtes dhe vetėm jashtė. 14′ Gabon Veliu, kėrkon tė pėrfitojė Bubeqi, por brenda zonės gjithēka neutralizohet nga Moēka, qė pret goditjen e sulmuesit lushnjar. 20′ I lirė nė kufijtė e zonės, P.Arbri godet, por ėshtė Moēka qė i thotė jo golit, duke e larguar topin nė korne. 26′ Guna pėr Alvizhin, rrėshket portieri mik dhe Galica godet duke shėnuar. 1 0 pėr Flamurtarin. 38′ Top pėr Gunėn. Ky i fundit kėrkon Stratin, por pėrpara portės largon topin Ndoni, duke shmangur rrezikun pėrpara portės sė tij. 45′ Rrezikon Lushnja. Topi nga krahu i djathtė nė zonė preket nga K.Arbri nė formė parabole, aty largon fillimisht Moēka dhe mė pas nė vijėn fatale ėshtė Arifaj qė shmang rrezikun. 46′ Goditje nga larg e Arbrit. Topi pėrplaset nė traversė dhe mė pas poshtė, pranė vijės fatale, ndėrsa largohet mė pas nga zona vlonjate. Lushnjarėt kėrkojnė golin, madje protestat vijojnė edhe pas pėrfundimit tė pjesės sė parė. 50′ Godet Bubeqi, por gjuajtja e tij ėshtė vetėm mbi tra, pa sjellė rrezik. 53′ Provon edhe Ēaushaj, por goditja e tij ėshtė e lehtė pa problem pėr portierin mik. 60′ Eshtė autori i golit tė parė, Galica, qė godet nga jashtė zonės, kur Ēaushaj ishte i lirė nė zonė dhe mund tė kishte rrezikuar. 72′ Ndoni nė zonė, Bubeqi ėshtė i vetėm, godet me kokė, por goditja nuk ėshtė aq e fortė sa duhet. Pret Moēka. 75′ Top i gjatė pėr Shehajn. Ky me zgjuarėsi e ul me kokė pėr Ēaushajn, qė i lirė pėrballė portierit shėnon nė tė djathtė tė tij. 2 0 pėr Flamurtarin. 80′ 90′ Miqtė kėrkojnė tė shėnojnė tė paktėn njė gol, por pa mundur tė rrezikojnė seriozisht, ndėrsa vlonjatėt me anė tė kundėrsulmit mund tė kishin shėnuar me Alvizhin, nėse kroati do tė ishte treguar mė i saktė nė pasimin e fundit nė dy raste. Komenti Tri pikė pėr Flamurtarin, qė shėnon njė tjetėr fitore nė shtėpi dhe tashmė e sheh veten nė grupin e gjashtė skuadrave mė tė mira. Nė njė ndeshje, ku vėshtirėsia ka qenė relative, fakt ky i pranuar edhe nga drejtues tė Flamurtarit, edhe pse pėr ata rėndėsi ka pasur fitorja dhe tri pikėt, tė cilėsuara mjaft tė rėndėsishme. Me disa mungesa nė formacion, vlonjatėt dhe trajneri Liēaj ka eksperimentuar, duke hedhur nė fushė lojtarė tė cilėt kanė luajtur pak gjatė sezonit. Ndėrkohė, lushnjarėt janė paraqitur me synimin pėr tė marrė tė paktėn njė pikė nė Vlorė. Pjesa e parė do tė ishte mė e mirė pėr vlonjatėt, tė cilėt nė minutėn e 26 tė do tė gjenjė golin, qė i jep qetėsi ekipit vendės. Nga ana tjetėr, miqtė nuk kanė se ēfarė tė humbasin dhe shohin mė shumė drejt sulmit, ndėrsa fundi i pjesės sė parė shėnon njė rast pėr diskutin, ku pas njė gjuajtjeje jashtė zonės, lushnjarėt pretendojnė se topi ka kaluar vijėn fatale, megjithatė nuk janė tė kėtij mendimi gjyqtarėt. Pjesa e dytė tregon thuajse ekuilibra tė plotė nė lojė, edhe pse miqtė kėrkojnė tė marrin mė shumė iniciativėn, por nuk janė tė saktė. Flamurtari shėnon golin e dytė me Ēaushajn, lojtar qė po njeh rritje nga ndeshja nė ndeshje dhe nuk duket qė pas kėsaj tė ketė mė histori, edhe pse miqtė kėrkojnė tė paktėn golin e nderit. Pėrfundimisht, Flamurtari fiton 2 0, njė tripikėsh mjaft i vyer, kur tashmė shkėputen mė shumė nga katėr vendet e fundit, ndėrsa miqtė kanė treguar njė ekip simpatik nė Vlorė, megjithatė pa mundur tė realizojnė syminim me tė cilin kishin mbėrritur nė Vlorė. Pėr vlonjatėt tashmė nis java e vėshtirė, kur pas takimit nė kupė, do tė luajnė mė pas nė Shkodėr, ndėrsa njė javė mė vonė do tė presin nė shtėpi Tiranėn. Ndėrsa Lushnja duhet tė nisė tė mendojė se si do tė shkpėputet nga vendet e fundit nė renditje. Deklarojnė: Petraq Bifsha, zėvendėstrajner i Flamurtarit: Jam i kėnaqur me fitoren, nė njė ndeshje tė vėshtirė, kjo edhe pėr kushtet mjaft tė rėnduara tė terrenit. Kemi marrė tri pikė, qė do tė na shėrbejnė shumė, ndėrsa pas rikthimit tė lojtarėve tė dėmtuar, do tė kemi mė shumė mundėsi pėr tė ndėrtuar njė formacion edhe mė tė mirė. Megjithatė, jemi tė kėnqur me tri pikėt dhe kjo pa dyshim vlen, ndėrsa do ta quaja fitoren mė tė vėshtirė tė Flamurtarit deri nė kėto momente kur kemi marrė drejtimin e ekipit. Vasil Bici, trajner i Lushnjės: Kishim ardhur me synimin pėr tė marrė diēka, por nė fund duhet tė pranojmė rezultatin. Mendoj se si u zhvillua takimi, mund tė kishim marrė mė shumė. Loja u zhvillua e hapur dhe me raste nga tė dy ekipet. Kemi gabuar edhe nė rastin e fundit, ndėrsa edhe tė dy anėsorėt kanė gabuar, kjo nė fundin e pjesės sė parė, kur topi ka hyrė dukshėm nė portė, por edhe pėr golin e parė tė Flamurtarit kam pretendimet e mia. I uroj gjithsesi suksese Flamurtarit. Tė veēanta Jo fort mirė nga ana shėndetėsore, trajneri Liēaj nuk ėshtė paraqitur nė konferencėn pėr shtyp dhe kėtė e ka bėrė zėvendėsi i tij, Bifsha. Mbrojtėsi Beqiri ka mbajtur pėr herė tė parė shiritin e kapitenit nė kėtė takim, por edhe pėr herė tė parė gjatė karrierės sė tij. Lojtarėt kroatė Paniē dhe Brajkoviē, tė pezulluar, e kanė ndjekur sė bashku mė familjet e tyre ndeshjen. - Nuk ėshtė marrė asnjė karton nė kėtė ndeshje, njė statistikė qė duhet mbajtur shėnim nė analet e historisė sė ndeshjeve tė futbollit shqiptar, sidomos nė dekadėn e fundit.
|