|
Rregullat dhe detyrat qe duhen zbatuar nga te gjithe ata qe pranojne te jene anetare te Flotes Kuq e Zi.
Sjellja ne stadium.
1. Shmangia e sharjeve ne kor. Kush do, mund te shfryhet ne menyre individuale. Por asnjehere
ne grup. Te impenjohet qe te keshilloje edhe te tjeret qe mos te shajne ne rast se ndodh.
2. Mos hedhja e asnje sendi ne fushe. Personat qe e bejne kete duhet te largohen nga tifozeria jone per ate ndeshje. Qofshin anetare tane apo jo.
3. Perkrahje e skuadres per 90 min.
4. Ruajtja e mjedisit sportiv dhe ambientit ku do behet tifo.
5. Do te perjashtohet nga grupi kush shfaq shenja dhune apo agresiviteti fizik ndaj tifozëve te skuadres kundershtare.
6. Veshja mundesisht te jete kuqezi.
7. Protesta ndaj klubit do te behen vetem nese vendoset me pare nga shumica. Asnjehere mos te jene spontane ne stadium.
8. Te degjohen keshillat e Kapo Ultras dhe asnjeri mos te sillet sipas deshires.
9. Provokimeve te kundershtareve do tu pergjigjemi me kenge ironike dhe jo me dhune verbale.
10.Pjesa me e madhe e ndeshjes duhet te kaloje me tifo e me kenge.
Detyrat ne grup.
1. Te marre pjese ne diskutime dhe vendimet per ceshtje te ndryshme qe hasen gjate rruges, te cilat kane te bejne me Floten.
2. Te jete sa me aktiv qe te mundet ne forumin e faqes zyrtare, ne te cilen do të mblidhemi shpeshhere per te vendosur rreth strategjive te tifozerise sone.
3. Te marre pjese ne mbledhjet e grupit, brenda mundesive, dhe sondazhet per vendimarrje ne website.
4. Te kontribuoje financiarisht aq sa te mundet.
5. Te paguaje nje kuote vjetore te detyrueshme.
6. Te jete sa me i ndershem me te gjithe anetaret e tjere per cfaredo ceshtje. Te jete sa me korrekt me anetaret e tjere
7. Te jete sa me serioz dhe i pergjegjshem per detyrat qe mund te marre.
8. Mos te krijoje percarje ne grup.
Karta e antaresimit.
1. Karta e antaresimit te ruhet me xhelozi sepse do te jete mjet identifikues per organizime te ndryshme te Flotes Kuq e Zi.
2. Karta vlen per 1 vit qe nga data e regjistrimit.
3. Ne rast humbjeje apo demtim, anetari do te paguaje gjysmen e shumes.
|