Flota Kuqezi - Faqe Zyrtare
Historiku Flota Kuqezi

Historia e “Flota Kuqezi”

 

Në vitin 2006 do të niste një projekt për një faqe interneti për Flamurtarin e Vlorës. Kjo faqe do të ishte edhe fillimi i një bashkëpunimi të dy tifozëve të Flamurtarit për të ndërtuar një faqe për Flamurtarin. Një prezantim i Flamurtarit në internet që të ishte në lartësinë e krenarisë vlonjate dhe njëherësh në lartësinë e Flamurtarit tonë, i cili ka bërë histori në futbollin shqiptar dhe jashtë tij. Projekti do të niste me shpejtësi dhe me një punë të palodhur, në këtë projekt do të bashkoheshin shumë tifozë të Flamurtarit, sidomos ata që janë larg Flamurtarit dhe e ndiejnë më shumë mungesën e tij por njëkohësisht dhe ata që e duan më shumë fanellën, përkrah së cilës u rritën. Pak nga pak tifozët që ishin anëtarë të “www.skflamurtari.com” do të zgjidhnin një emër për tifozerinë e tyre, me të cilin të dalloheshin nga tifozët e tjerë dhe të përkrahnin Flamurtarin pikërisht me këtë emër “Flota Kuqezi”.

 

Si lindi ideja dhe emri i “Flota Kuqezi”?

 

Në faqen www.skflamurtari.com në vitin 2007, pikërisht në forumin e kësaj faqeje do të lindte një debat rreth emrit të tifozerisë sonë. Pas shumë mendimeve të të gjithë anëtarëve të faqes (që asokohe merrnin pjesë në forum) për emrin e tifozerisë u vendos një sondazh në të cilin bënin pjesë të gjitha propozimet për të zgjedhur këtë emër. Natyrisht në këtë sondazh bënte pjesë edhe emri Flota Kuqezi të cilin e ka propozuar anëtari “da_boss”. Në atë kohë pati disa propozime si Flota Kuqezi, Black Redbulls, Demat Kuqezi, Armata Kuqezi etj. Sipas sondazhit fitoi emri Flota Kuqezi me një numër të madh votash. Ky sondazh do ti hapte rrugën këtij emri dhe për më tepër do të tregonte se tek tifozeria jonë nuk ka dallime, midis njërit apo tjetrit. Ne jemi të barabartë, jemi të gjithë tifozë të Flamurtarit.

 

Vitet në vazhdim.... deri në 2011

 

Në vitet në vazhdim Flota Kuqezi do të rritej në numër, tifozët e saj do të shtoheshin. Flota Kuqezi do të dilte në deklarata në mbrojtje të klubit Flamurtari kur ai sulmohej nga të tjerë, në mbrojtje të tifozëve kur ata sulmoheshin dhe në kritika kundrejt klubit Flamurtari, ndaj një pjese të medias që nuk pasqyronte të vërtetën për klubin Flamurtari, kritika ndaj FSHF-së dhe deklarata të tjera, të cilat mund ti lexoni në faqen zyrtare të internetit të tifozerisë Flota Kuqezi. www.skflamurtari.com

 

Raportet e Flotës Kuqezi me klubin Flamurtari

 

Në shumicën e rasteve raportet e tifozerisë sonë me klubin kanë qenë të mira. Kundrejt klubit ka pasur kritika nga shumica e anëtarëve të Flotës të cilat besojmë se i ka vlerësuar të drejta edhe vetë klubi. Raportet e Flotës Kuqezi me klubin Flamurtari nuk kanë degjeneruar asnjëherë, ato kanë qenë gjithnjë të mira dhe synimi është të mbeten kështu si janë apo të forcohen. Klubi ka ofruar ndihmë tjetër për Flotën Kuqezi, që në fillimet e saj. Flota Kuqezi nuk ka pranuar sepse dëshiron të qëndroj e pavarur dhe të jetë një tifozeri autentike.... tifozat e Flotës Kuqezi... tifozat e Flamurtarit të Vlorës.

 

Kush janë iniciatorët e faqes www.skflamurtari.com

 

Je ti që po lexon këtë faqe dhe po ndihmon në zhvillimin e kësaj faqeje, jemi ne të gjithë.... vlonjatët.... por më tepër jemi ne të gjithë.... tifozët e Flamurtarit të Vlorës.... tifozët e Flotës Kuqezi.....

 



Komentet janė pronė e personave qė i kanė shkruar. Ne nuk jemi pėrgjegjės pėr pėrmbajtjen e tyre.
Autori Lidhur

Foto te rastit | Random foto

Foto nga Vlora dhe vendet pėrreth 7

Video tė rastit | Random videos

FK Flamurtari - Ndeshjet

Klasifikimi

Skuadra Pik Sh-P
KF Skenderbeu 58 43-14
KF Kukėsi 52 49-25
KF Teuta 48 32-24
KF Flamurtari 46 49-33
KF Tirana 43 30-23
KF Laēi 38 32-31
KF Vllaznia 38 30-26
KF Kastrioti 34 25-35
KF Besa 32 23-26
KF Bylis 30 32-29
KF Shkumbini 29 18-33
KF Tomori 19 30-50
KF Luftėtari 19 24-44
FK Apolonia 13 16-40

Sondazh

Nga kush duhet te financohet dhe drejtohet Flamurtari?
Vetem nga bashkia
Nga bashkia dhe aksionere
Vetem nga aksionere
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/06/13 8:20
Sa perqind e lojtareve duhet te ndryshoje per vitin e ardhshem?
0-10%
10-30%
30-50%
50-100%
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/05/13 8:15

Vizituan...


nail
26 minuta mė parė

webmaster
2 orė 33 minuta mė parė

Lore
2 orė 38 minuta mė parė

guri
2 orė 56 minuta mė parė

triumvirat
3 orė 3 minuta mė parė

koli
5 orė 57 minuta mė parė

jeno
6 orė 37 minuta mė parė

edivlore
8 orė 23 minuta mė parė

demi
9 orė 48 minuta mė parė

GENI
1 ditė 3 orė 38 minuta mė parė

blaudio
1 ditė 4 orė 42 minuta mė parė

vlonjat
2 ditė 5 orė 36 minuta mė parė

Tuneli
2 ditė 12 orė 41 minuta mė parė

ermalgjina
2 ditė 14 orė 17 minuta mė parė

Anėtarėt

Anėtarė:
Sot: 0
Dje: 0
Gjithsej: 475
I Fundit: sido

Vizitorė Online:
Vizitorė : 9
Anėtarė : 0
Total: 9
Lista Online [Popup]