Flota Kuqezi - Faqe Zyrtare
Historia e SK Flamurtarit

Historia e "Sport Klub Flamurtari"

HISTORIA E SK FLAMURTARIT
 

Klubi shumesportesh Flamurtari

 

 

Historiku

 

Formimi dhe veprimtaria e shoqerise sportive “Vlora” e ka zanafillen nga fillimet e shek.XX, rreth vitit 1911. Njė i ri vlonjat, Theodhori Arapi, arriti tė grumbulloje 32 lojra popullore me karaktere tė ndryshme duke zene vendin e parė ne konkursin qė u zhvillua ne Boston Mass tė Sh.B.A.

 

                Por mbetemi ne sporte tė vecanta deri pas krijimit tė shoqerisė “Vlora” mė 27.03.1923 me kryetar Milto Korcanin.

 

Aktivitet zyrtare, si Kampionati Kombetar, filluan ne vitet 1929-1930.

 

Ciklizmi: prej vitit 1916 deri ne 1921 pati njė rritje tė dukshme si ne masivizim dhe organizimin e aktiviteteve. Data 21.05.1921 ėshtė fiksuar si organizimi i aktivitetit ciklistik ne qytetin e Vlores. Ne kėtė aktivitet dallohet Novruz Nivica, Spiro Stavro, Salo Metushi. Ne vitin 1925 u organizua rrethi parė kombetar ciklistik. Vlora perfaqesohet nga ciklisti Novruz Nivica. Kampionati i parė Ballkanik u zhvillua ne Greqi me 1928 ku vlonjati Novruz Nivica shpallet nėn kampion i Ballkanit. Ne vazhdim tė viteve 1937-1940 shohim disa sportiste tė talentuar si Thoma Puka, Gori Risilia, Cecen Shana, Qemal Meli, Mimi Risilia, etj. Me vone, ne vitet 1966 ne xhiron e madhe tė Shqiperise, (Kapionati Kombetar) i riu i talentuar 15 vjecar Piro Driza shpallet nenkampioni i vendit, pas te mirenjohurit Bilal Agalliu. Pėr t’u permendur jane Muharrem Ahmeti dhe Kastriot Mezini, tė cilet u shpallen Kampion Kombetar dhe u futen ne eliten e ciklizmit shqiptar.

 

                Atletika: Gara e para sportive ne qytetin e Vlores shenohet me 08.04.1923, ku kane dale shumė talente, kampion e rekordmene, tė cilet krijuan tė ardhmen e Atletikes ne Vlorė. Me 26.06.1929 Vlora merr pjese ne Kampionatin e parė zyrtar tė atletikes ku rekordmeni i parė ėshtė Ymer Sharra, duke u pasuar dhe nga shokė tė tjerė si: Vasil Konomi, Ilia Gjergji, Filip Makoci, Hamit Batja. Por ai qė hyri ne majat e histories se atletikes ėshtė Minella Anastasiadhi si atlet kombetar, kampion kombetar, Mjeshter i sportit, mbajtes i Medaljes se Arte dhene nga Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve. Njė ndihme tė shquar si sportist, organizator, trajner ka dhene Mjeshtri i Sportit, Mbajtesi i Medaljes se Artė Koēo Dhrami aktiviteti i te cilit shtrihet prej viteve 1931 deri 1972. Ne Vlorė kane dale perhere kampion e rekordmenė si: Aleks Ruci, Meleq Arapi, Skender Kokalari, Vasil Rafti, Pirro Janina, Gezim Meēani, Krenar Meēani i cili shpallet kampion ballkanik ne Ballkaniaden e zhvilluar ne Greqi. Pėr t’u permendur ėshtė dhe Kampioni Kombetar i hedhjes se shtizes Kastriot Malaj. Dhe vajzat vlonjate kane dhene kontributin e tyre dhe pėr tu permendur ėshtė Elvira Petriti, Vita Muco, etj. Por figura me e madhe si pėr “Flamurtarin”, eshtu dhe per kombetaren ėshtė e mirenjohura, Mjeshtrja e sportit Xhulieta Muco.

 

Noti - Meshkuj: Deti, kjo dhurate e natyres, ka bėrė qė rinia e Vlores natyrshem tė merret me not. Shoqata “Vlora” organizoi me 28.06.1928 njė veprimtari lokale me tete pjesemarres nga Vlora, Berati etj. Nisja u be nga porti i Skeles deri ne plazhin e Ri, ku fitues doli vlonjati Sezai Agalliu. Me 23.08.1931 ne Vlorė zhvillohet Kamponati i parė Kombetar i Shqiperise, ku u dalluan Kamber Rrapushi, Vlash Syko, Spiro Zaka, Astrit Kokoshi. Pas clirimit tė vendit do tė dalin tė tjerė notar tė medhenj qė hyne ne majat me te larta tė notit shqiptar si te medhenjte Jani Hondro, Skardilajd Shyti e deri tė Fatmir Zyka, Tomorr Bani, etj. Klubi “Flamurtari” ka nxjerre disa Mjeshtra Sporti ne sportin e notit, por mbi tė gjithė qendrojne dy mjeshtrat e Merituar tė Sportit,  Jani Hondro dhe Skerdilaid Shyti, tė cilet jane fitues tė anketes “Sportistet me tė mirė tė Shekullit”.

 

Noti - femra: ėshtė njė nga ekipet me tė mira tė notit shqiptar ku spikasnin me talentin e tyre mjeshtret: Aida Xhindi, Vasilika Bejo, Anila Isufi, etj. Ne arritjen e rezultateve te larta tė ketyre kampioneve kontribuan trajnere te shquar si :Ali Kadena, Thoma Papa, Sotiraq Papa, Teki Kadena, Ilir Kreshpa, Pavllo Kisi dhe Bashkim Aliraj.

 

Lojrat me dore: Ne qytetin e Vlores lojrat me dore nisen te levrohen nga studentet e shkollės tregtare, nėn ndikiminin e pedagogeve tė tyre te apasionuar. Ne programet e kesaj shkolle luhej si basketbolli, ashtu dhe volejbolli. Kėto aktivitete filluan te organizoheshin jo vetem ne kuadrin e shkollės, por edhe ndermjet shkollave dhe qyteteve tė tjera. Pas clirimit, ne 1946 filloi organizimi  zyrtar i sportit, i cili percaktoi hapin e rendesishem pėr ecurine e volejbollit.

 

Volejboll - meshkuj:Volejbollistėt e para jane Napolon Sadiku, Pandeli Shano, Fatosh Kokoshi, Vlash Koljako, Vllasi Syko, Petraq Bani, Jazo Malaj. Pas vititt 1968 ėshtė pėr t’u permendur, pėr nivel tė lartė tė volejbollit vlonjat dhe atij kombetar, Mjeshtri i Merituar i Sportit, mbajtes i Medaljes se Arte, si dhe Sportist i Shekullit volejbollisti Todi Driza, si sportist e trajner. Ka edhe tė tjera figura qė kane dhene kontributin e tyre ne volejboll si Ymer Bogani, Pullumb Fakaj, Ylli Lulushi, Ilir Halili, Filip Moci, Vladimir Sadushi, Niko Pando, etj.

 

Volejboll - femra: Filloi tė gjallerohet me 1948. Femrat e para qė hodhen themelet e ketij sporti jane: Fejzie Fisheku, Fetie Piraniqi, Eleni Gjyli, Fotika Skrame, Ana Ndini, Rexhina Luari, etj. Me njė pune kembengulese, nga viti 1961 deri ne 1965, ekipi i “Flamurtarit” femra shpallet Kampion Kombetar.

Volejbollistet qė e ngriten ne njė stad me tė lartė ishin: Natasha Lamaj(Cipi), Drita Shakaj, Engjellushe Kapaj, Aljona Collaku, Liri Golemi, Vjollca Palla, Viti Zhupa me trajner te mirenjohurit Vllasi Syko e Thanas Strakosha.

 

Basketboll - femra: Ka qene ne majat e sportit vlonjat. Basketbollistet vlonjate, tė drejtuara nga trajneri i tyre i apasionuar dhe shumė komunikues Petrit Stefa, kane qene pėr shumė vite kampione kombetare. Ne listen e shumte te ketyre sportisteve mund te permendim: Valentina Hysi, Aferdita Hasani, Muhina Kuqi, Arjana Birce, Pjereta Ēika, Eleni Beli, Violeta Cala, Teuta Birce. Me loje e tyre ato jane shquar si ne aktivitete kombetare, ashtu edhe ne ato nderkombetare, duke ngritur  peshe zemrat e tifozerize vlonjate dhe me gjere. Shume prej tyre mbajne tituj dhe medalje te larta te sportit, si dhe kane qene anetare te skuadres kombetare Shqiptare.          

 

Basketboll - meshkuj: fillimet e ketij sporti i ndeshim ne shkollen ekonomike te Vlores para viteve ’40. Zyrtarisht organizimi i ekipit te basketbollit “Flamurtari” nis ne vitin 1946 dhe ne 1948-49 perfaqesohet ne kategorine e I-re midis ekipve me te mira te vendit. Ndeshjet ky ekip i zhvillonte ne kendin sportiv “Spartak” i cili mbushej plot me te rinj dhe intelektuale te qytetit. Pjesetare te ekipit  “Flamurtari” per vitet 1945-55 ishin: V.Papingji, V.Opingari, A.Ēuēi,, P.Meksi, V.Pici, P.Papa, S.Pina, N.Dema, A.Nota, L.Ferra, Dh.Mina, V.Ndini, K.Vasili, M.Shyti, V.Kedhi, D.Sharra dhe L.Sorra. trainere te tyre ishin A.Rexhepi dhe K.Dhrami. Ne vitet 1956-70 ky sport vazhdoi te te rritej cilesisht si edhe sporte te tjera ne qytetin e Vlores, duke zhvilluar edhe disa ndeshje nderkombetare. Ne keto vite shquhen basketbolliste si: P.Resuli, E.Jakoel, L.Alemi, V.Luzaj, V.Zykaj, V.Birēe, P.Stefa etj. Brezi i III-te i ekipit te basketbollit ‘Flamurtari” i perket viteve ’70 e ne vazhdim, ku ne krye te ekipit erdhi si trainer Ilo Taska, i cili ndikoi mjaft ne rritjen e cilesise se ketij ekipi. Ky ekip i jepte tonin kampionatit kombetar te asaj kohe, ku ne perberje te tij ishin V.Papavangjeli, K.Kasmi, P.Resuli, G.Angjeli, Sh.Veliu,A.Birēe, A.Golemi, E.Idrizi, V.Birēe, P.Aliraj. Eshte per t’u theksuar ne gjithe historikun e ketij ekipi emri i Viktor Papavangjelit, i cili ishte nje sportist i nivelit europian dhe anetar i ekipit kombetar te atyre viteve.

 

Gjimnastika - meshkuj: Historia e kesaj displine e ka zanafillen ne vitet 1948 - 49 deri ne 1954 me dy vellezerit Ēipi, Faruk Mezini dhe Eqerem Kushta. Keta gjimnaste kryenin  demostrime ne akrobaci , kalim kali, hekur, paralele, etj. Mė vone, ne saj tė punes apasionante tė trajnerit Eqerem Kushta, por dhe si sportist krijoi brezat e gjimnastikes ku me tė spikatur jane: Ilirjan Kreshpa, Kastriot Dauti, Gani Mezini, Engjellush Gorishti, Andrea Pavli., Njazi Hamzarai. Ne vite 1970 e ne vazhdim “Flamurtari” shpallet disa herė kampion kombetar ku spikatin : Ilir Cela, Ilir Tafili, Llambro Leka, Vasil Ruci, Harallamb Babe, Zenel Zeneli, Kostaq Gerveni, etj. Por ne majat e gjimnastikes shqptare jane Gani Mezini, Ilir Cela dhe Mjeshtri i Sportit Ilir Tafili.

 

Gjimnastika - Femra: Kjo disipline, si dhe per meshkuj, zanafillen e ka ne vitet pas clirimit tė vendit. Gjatė aktiviteteve ne vite jane pėr t’u permendur gjimnaste per rezultate te larta si: Marjeta Kapore, Ilirjana Kreshpa, Albana Dhima, Yllka Cela, Enkeleda Dumani, kurse si trajner i apasionuar, i cili arriti disa trofe kombetar eshte Mjeshtri i Sportit Kostaq Gerveni.

 

Ping-pong - femra: historiku i ketij sporti fillon ne vitet 1951 me kampionatin kombetar ndermjet hoqerise “Puna”. Vlora renditet ne vendin e pare  nen drejtimin e traineres Fejzie Fisheku (Haxhiu). Ne vitet 1986-90 Flamurtari drejtohej nga traineri Kristaq Bitri. Ne vitet 1990-96 me marrjen e ekipit nga traineri Edmond Gjoka “Flamurtari” shpallet Kompion Kombetar per te reja dhe pas ketyre viteve ky ekip shpallet Kampion Kombetar per te rritura. Spikasi sportiste cilesore si Alma Shabani dhe Anila Selimi. Po ne keto vite ky ekip fiton disa here rresht edhe Kupen e Republikes. Nga vitet’98 deri 2005 Flamurtari arrin ne majat e Ping-pongit shqiptar e perfaqesuar nga sportistet e talentuara Anila Gjoka dhe Lindita Muēo, te cilat shpallen disa here Kampione te vendit dhe perfaqesuese te kipit kombetar te Shqiperise ne aktivitete nderkombetare.

 

Boksi: Ne qytetin e Vlores merr rrugen pas vitit 1944. Kampionati i pare u zhvillua ne vitin 1947 dhe boksieret e pare ishin Babace Rexhepi, Leandro Kruta, Luan Ferra, Stefan Pina, Burhan Bute me trajner Leandro Kruta.  Burhan Bute doli ne skene si kampion i vitit 1950 – 1951.  Pas vitit 1954 Toli Truja e drejtoi boksin deri ne vitin1963.  Vlora kishte shume talente, te tille si Mynyr Beqiri, Beniamin Zoga, Pajtim Dauti, Xhorxh Arapi, Ramadan Cuni, vellezerit Duro, Viron Sadiraj, Dhori Dupi, Ali Kasemi, Idai Rama, Perlat Velaj.  Idai Rama u ngjit ne majat me te larta te boksit vlonjat dhe shqiptar, duke u shpallur dy here Kampion Kombetar te “Partizani” dhe “Flamurtari”. Per cilesi te nivelit te larte, Komiteti Shteteror i Sportit Shqiptar i jep titullin e larte “Mjeshter Sporti”. Ne vitin 2003, pas vdekjes, i jepet “Medalje e Arte” - Per kontribut te vecante ne aktivitetin kombetar dhe nderkombetar.

 

Historia e re e Boksit filloi ne vitet 1991 – 1992. Ne vitin 1992 u zhvillua Kampionati i pare Kombetar i ketij sporti. Trajneri i pare qe zhvilloi sportin ne vitet me te veshtira ishte Perlat Velaj. Ne skene po shfaqeshin shume talente si Elton Meta, Dhimiter Metani, Arsen Doko, Ervin Ceta, Stiljano Zeqo, Genti Kamberi etj. Keta sportiste i drejtoi trajneri pasionant Gezim Zeneli. Ne vitet e ardhshme ai i drejtoi me profesionalizem ne titujt e shumte kombetar dhe drejt vendeve te nderit si perfaqesues te Ekipit kombetar te Shqiperise.

 

Trofete si ekip:

        Deri ne vitin 2000 ekipi “Flamurtari” shpallet Nenkampion i vendit.

        Cilesia e boksiereve po vinte duke u rritur, kjo se bashku me punen e madhe te trajnerit beri qe ekipi i Boksit te rritur te shpallet Kampion Kombetar ne Tetor te vitit 2001.

       Ne vitin 2002 ekipi kurorezon nje fitore tjeter, fitues i Kupes se Republikes.

       Ne vitin 2003 ekipi “Flamurtari “ eshte fitues i Kupes se Republikes.

       Ne vitin 2003 trajneri pasionant Perlat Velaj shpall ekipin e te rinjve te “Flamurtarit “ Kampion Kombetar.

 

Por faktori me i rendesishem eshte se tani “ Flamurtari “ per here te pare fut ne histori shume kampione kombetar si:

        Dhimitraq Metani     32 takime nderkombetare, 6 here Kampion Kombetar.

 

        Elton Meta               29 takime nderkombetare, 5 here Kampion Kombetar.

 

                  Arsen Doko              42 takime nderkombetare, 8 here Kampion Kombetar.

 

        Stiliano Zeqo            13 takime nderkombetare, 2 here Kampion Kombetar.

 

        Ervin Ceta               11 takime nderkombetare, 1 here Kampion Kombetar.

 

                  Eduart Hoti              7 takime nderkombetare,   3 here Kampion Kombetar.

                   Bledar Zguro            32 takime nderkombetare, 3 here Kampion Kombetar.

                Jeton Plaka              5 takime nderkombetare,   1 here Kampion Kombetar

                  Robert Maska                                                     2 here Kampiom Kombetar.

                 Alket Muco               12 takime nderkombetare, 2 here Kampion Kombetar.

 

 

Keto rezultate prestigjoze jane frut i nje pune intensive te trajnerit te shquar vlonjat Z.Gezim Zeneli, duke vleresuar dhe kontributin e trajnereve veterane si Ziaudin Shaqiri, Toli Truja, Pajtim Dauti etj.

 

 Pas ēlirimit, ky sport mori njė zhvillim tė gjėrė, ku mė tė spikaturit ishin shkodrani i mirėnjohur, farmacisti Z.Alfret Ashiku, vlonjatėt Astrit Sharra, Nasho Thanasi, Aristidh Duka. Deri nė vitin 2000, nė Vlorė dhe nė Shqipėri kishte shumė talente qė luanin bilardo dhe karambol, por ishin tė pa organizuar si sport dhe nuk kishin njė Federate qė t’i drejtonte. Ai qė e organizoi dhe e zyrtarizoi si Federatė ėshtė Presidenti aktual Z.Edmond Loku. Ishte eveniment i rrallė qė pas shumė vitesh njihet nė arenėn ndėrkombėtare me siglėn “Federata Shqiptare e Bilardos”. Nė  muajin Mars tė vitit 2001, nė Shqipėri  dhe konkretisht nė Tiranė u ēel Kampionati i parė i Bilardos. Klubi SH.S. “Flamurtari” u pėrfaqėsua nė ekipin e Bilardos, me krijuesin e ideatorin e kėtij ekipi, trainerin pasionant z.Roland Panozaqi, i cili aktualisht ėshtė trainer i parė i ekipit Kombėtar tė Shqipėrisė.

Bilardo: Sporti i Bilardos, si nė tė gjithė Shqiperine, ka qėnė i zhvilluar edhe nė Vlorė qe prej viteve ‘40.

Takimi i parė u zhvillua nė Vlorė mė datėn 7.07.2001.

 

Turneun “Steka e Artė” e fitoi bilardisti i ekipit tė “Flamurtarit”, sportisti Fatjon Bani.

 

Nė vitin 2002 ekipi i “Flamurtarit” shpallet Nėnkampion Kombėtar.

 

Nė vitin 2003, shpallet Kampion Kombėtar.

 

Nė vitin 2004 shpallet Nėnkampion Kombetar

 

Nė vitin 2005 shpallet Kampion Kombėtar.

 

Nė sportin Karambol shpallet Kampion Kombėtar Z.Artur Shehaj.

 

Njė eveniment i rrallė ėshtė renditja e sportistit Besmir Ēufa nė tetė mė tė mirėt e Europės nė Kampionantin Europian zhvilluar nė Vilengen, Gjermani midis 26 shteteve. Pėr tre sportistėt cilėsor tė ekipit tė “Flamurtarit”, bilardistėt Besmir Ēufe, Artur Shehaj, Fatjon Bani, traineri amerikan Z. Stiv – Lilles, Drejtori Teknik i Federatės Botėrore Artistike tė Bilardos, Kampion i Botės nė Bilardo Gjermani Marsel Kajter, qė ishin drejtuesit kryesor ne seminar, vlerėsuan maksimalisht trainerin Roland Panozaqi, pėr nivel tė lartė profesional gjatė proēesit tė organizimit tė stėrvitjes.

Adresa: Pallati i Sportit “Flamurtari” Skelė -Vlorė

                                         Tel&fax: 00355 33 24565; cel: 0682420726

                                         E-mail: coord_vl@yahoo.com;

 

Klubi i Futbollit Flamurtari

Historia e Klubit te Futbollit "Flamurtari"

Nga gėrmimet e zbulimet arkeologjike, nga dokumentet arkivore, nga dokumentet fotografike te shtypit te kohės, apo nga te dhenat gojore, konstaton se nė qytetin bregdetar tė Vlorės zanafilla e lojės “Top e kėmbė” ėshtė shumė e hershme. Kurse si lojė e re futbolli, si garim sportiv, si lojė moderne e spektakolare mendohet tė ketė filluar rreth vitit 1915. Kjo e dokumentuar edhe nė “Sporti Shqiptar” Nr. 10 dt 28.11.1937.

Rinia vlonjate e viteve ‘20, njė grup tė rinjsh nga qyteti, studente tė ardhur nga Kalabria e Italisė, themeluan tė parėn shoqėri sportive ne vitin 1921 te quajtur “Jeronim De Rada”. Kryetar i parė i saj zgjidhet Sezai Nota.

23 Mars 1923 mbahet si data e themelimit tė klubit tė futbollit vlonjat “Vlora”, kryetar i parė i te cilit, u zgjodh Milto Korēari, sekretar Malo Ismaili dhe financier Faslli Zoga.

Kjo shoqėri sportive rreth viteve 30’ kishte tė anėtarėsuar aq simpatizantė e aktivistė sa edhe qytetet e mėdha tė asaj kohe si, Tirana, Shkodra apo Korēa.

Anėtarėt e shoqatės “Vlora” si veprimtari kryesore kishin sportin, veēanėrisht atė futbollistik. Deri nė fillimin e aktivitetit tė parė kombėtar tė futbollit kjo shoqatė ka zhvilluar njė numėr tė konsiderueshėm ndeshjesh. Jo vetėm nė qytetin tonė me ekipet e lagjeve, por rėndėsi tė veēante u kushtonte dhe ndeshjeve miqėsore me ekipet e Kavajės, Fierit, Shkodrės, Korēės, Beratit etj.

Kampionati i parė 1930:

Shoqata Sportive “Vlora”: Apostol Malo, Neshat Agolli, Xhevdet Pustina, Jani Kosta, Pavllo Qiroko, Vasil Koēo, Hasbi Tepelena, Zeko Koka, Syrja Gabrani, Remzi Verzivolli, Vasfi Semini, Abedin Bozhegu, Xhevdet Fishta, Hamdi Zoga.

Pjesemarrja e Shoqėrisė Sportive “Vlora” :

  • Kampionatin I vendor, 1930, dhe me pas 1931, 1933 (Kategoria II), 1934, 1936 dhe 1937-1938.
  • Kupėn “Vllaznia shqiptare”, 1939, pjesėtar nė grupin C, bashkė me Durrėsin, Beratin dhe Lezhėn.

Pas Nėntorit 1944, ēlirimit tė vendit, do tė riniste udhėn e tij tė re njė nga sportet mė tė dashur, njė nga sportet mė popullor, futbolli. Ai do tė krijonte aq emocione, dėshira, gėzime, thirrje.

2 Shtatori 1945 rinisi startin Kampionati Kombėtar i Futbollit pėr mos t’u ndalur mė. Edhe nė kėtė startim tė ri skuadra e qytetit te Vlores prezantohet me emrin “Vlora”.

Uniforma e pėrfaqėsues vlonjate, ashtu si edhe e viteve tė para tė nisjes sė futbollit zyrtar, ishte njė bluzė e bardhė me shirita dy ngjyrėsh, kuq e zi. Kėto tė pėrsėritura dy herė horizontalisht para gjoksit. Tė mbathurat ishin tė zeza dhe herė herė tė bardha, si dhe geta tė zeza me njė shirit tė kuq nė qafė.

Ata qė do ta vishnin kėtė uniformė nė 2 Shtator 1945 do tė ishin:

Xhakomino Pozeli, italiani qė kishte mbetur qė pas luftės italiane nė Vlorė, Xhelali (Veizi). Kokona, (Hata), Palla, M Mina, Bitri, Apostoli, Muēaj, Dumani, Shamo, Isaia, Ēili, Vasili, Gjini, Saraēi, Naqe, Llambi. Mali, Vavypi, Manushi, Sotiri, Vyshka, Olldashi.

22 qershor 1946 anėtarėt e klubit tė sportit “Ismail Qemali”, intelektuale e sportistė kėrkojnė tė ndryshohet emėrtimi i klubit ne “Sport Klub Flamurtari”.

Emėrtimi i ri u bė vėrtetė flamur pėr sportin vlonjat.

Nė kampionatin e 9 Kombėtar tė futbollit, tė vitit 1946 skuadra e futbollit e qytetit tonė zuri vendin e parė nė grupin B dhe tė dytin pas finales me ekipin e “Vllaznisė”.

Ecuria e futbollit vlonjat deri nė vitin 1960 kur ai do tė bėhej finalist i Kupės sė Republikės ishte ajo e njė skuadre me hope, me ngjitje e zbritje nė klasifikim.

Ne vitin 1948 kuqezinjtė do tė ishin pėrsėri finalistė pėr titullin kampion, por e fitojnė atė te kuqte e ushtrisė “Partizani”.

Nė vitin 1949 pas disa takimesh do tė pėrjashtoheshin nga vazhdimi i kampionatit.

Emrat e futbollistėve Mina, Ibrahimi, Bejkosala, Dupi, Arapi, Sallata, Opingari, Thomaj, Gjyli, Ferko, Llupa, Shehu, e trajneri Pelingu do tė ishin pasqyrė pėr brezat e ardhshėm. Konsideratat mė tė mira si tregues pėr tė cilėsuar futbollin vlonjat si futboll teknik, spektakolar e qė mė vonė do tė cilėsohej dhe si “futboll i shkollės vlonjate”, kanė pėrcjelle pėr tifozerinė vlonjate dhe atė vendore mjeshtrit e futbollit shqiptar dhe emrat e spikatur tė medias sportive.

Loro Boriēi : “Flamurtari” i Vlorės ėshtė ekip mjaft i fortė.

Anton Mazreku : “Flamurtari” i Vlorės ėshtė njė nga ekipet me energjike dhe simpatike tė vendit.

Sabri Peqini - “Flamurtari” i Vlorės luan thjesht dhe bukur. Zotėron njė teknikė tė pasur”.

Xhavit Shaqiri : “Tek “Flamurtari” pėlqehet guximi e loja me karakter sulmues, teknikisht e mirė”.

Zyber Konēi : “Zbatimi i skemės 1-4-2-4, skemė e re e eksperimentuar nė skuadrat tona mė mirė se kushdo skuadėr tjetėr e zbaton”Flamurtari”.

Trofetė:
1985: Fitues i Kupės sė Republikės
1987: Fitues i Kupės sė Republikės
1990-1991: Kampion Kombėtar i Kampionatit tė 52-te tė Futbollit

Ekipi i qytetit tė Vlorės “Flamurtari” arritjet mė tė mira i ka nė vitet kur ėshtė bėrė dy herė fitues i Superkupės sė Shqipėrisė ; ne vitin 1990 dhe vitin 1992
Emrat qė e ngritėn lart kėtė qytet nė futbollin e atyre viteve do tė ishin Arapi, Birēe, P.Ruci, Ēipi, Taho, Lushaj, Iliadhi, Gjondeda, Ferka, Zijai, Daullja, Gjyli, Rexhepi, V.Ruci, F.Ferko, Kushta, Memushi, Canaj, Bubeqi, etj, me trajner L.Ēuri e S.Elmazi.
Kurse ata qė varėn medaljonin e parė tė kampionit do tė ishin: Arapi, Bubeqi, Ciruna, Vito, Zijai, Behari, Shaqiri, Memushi, Lameborshi, Mėhilli, Lutaj, Dema, Biraēi, Ēipi, Gjondeda, Iliadhi, Taho, Kushta, T.Arapi, Ziu, Daullja, V.Daullja me trajner E.Liēaj dhe Sh.Zile.
Fillimet e ndeshjeve me tė huajt vlonjatėt, thuhet e dokumentohet ta kenė luajtur rreth vitit 1918 me marinarė tė huaj qė zbresin nga porti i Skelės drejt qendrės sė qytetit. Kurse pas organizimit nė shoqatė sportive futbolli vlonjat nga viti 1925 deri nė vitin 1937 ka zhvilluar rreth 10 takime. Kryesisht nė gadishullin e Ballkanit, por edhe me futbollistet e Italisė . Kurse, ndeshjen e parė ndėrkombėtare zyrtare e ka zhvilluar nė Athinė me ekipin e AEK pėr Kupėn Ballkanike, nė vitin 1980.
Pra, majėn mė tė lartė tė cilėsisė, mbresat e shkėlqyera tė futbollit vlonjat janė nė vitet 1980-1990 kur “Flamurtari” hodhi hapin e parė jashtė vendit pėr t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atė evropian.
Veēanėrisht nė vitin 1987 kur vlonjatėt takohen pėr herė tė dytė me “demat” spanjollė tė “Barcelonės” dhe largohen nga kupa UEFA nė tur tė tretė, gjė qė s’e kishte arrirė me parė ndonjė ekip shqiptar.
Pėr tė pėrcjellė kėtė futboll klasi qė mbartin futbollistet vlonjat po citojmė anglezin Lineker, golashėnuesin mė tė mirė tė botėrorit 1986, qė luajti me ngjyrat e “Barcelonės” kundra “Flamurtarit” ;“Flamurtari”, thotė ai, luajti shumė mirė. Pashė dhe luajta pėr herė tė parė me njė skuadėr shqiptare. Njė skuadėr shumė e mirė, aq sa nuk e mendoja”.
Nga plejada e madhe dhe e ndritur e futbollistėve vlonjat sot numėrohen njė numėr i madh lojtarėsh qė kanė fituar titullin e lartė sportiv “Mjeshtėr Sporti”. Por ata tė cilėt kanė fituar nė anketa tė ndryshme tė medias, apo tė vlerėsuar e tė votuar nga tifozeria e futbollit janė:

MEXHIT HAXHIU - Mjeshtėr i Merituar i Sportit.
Viti 1972 fitues nė anketėn “10 sportistėt mė tė mirė tė vitit”.
Viti 1985 fitues nė anketėn “Mbresa mė tė mira nė 40 vjet”.
Viti 1995 fitues nė anketėn “11 futbollistėt me tė mirė tė 55 kampionateve”.

SPIRO ĒURRI- Mjeshtėr sporti.
Viti 1971 fitues nė anketėn “Sulmuesi mė i mirė i vitit, 18 vjeēar”.

ALFRED FERKO- Mjeshtėr sporti.
Viti 1986 fitues nė anketėn “10 sportistėt mė tė mirė tė vitit”.

AGIM BUBEQI- Mjeshtėr sporti.
Viti 1986+1987 fitues nė anketėn “Sulmuesi mė i mirė i vitit”.

RAPO TAHO-Mjeshtėr sporti.
Viti 1987 fitues nė anketėn “10 sportistėt mė tė mirė tė vitit”.

SOKOL KUSHTA-Mjeshtėr sporti.
Viti 1988 nė anketėn evropiane”Guerin Sportive” tė revistės”Bravo” vendi 18.

LATIF GJONDEDA- Mjeshtėr sporti.
Viti 1988 fitues nė anketėn “ Mesfushori mė i mirė i vitit.

VIKTOR DAULLJA- Mjeshtėr sporti.
Viti 1988”Sulmuesi mė i mirė i vitit pėr tė rinjtė 18 vjeēar”.

Klubi i Futbollit  “Flamurtari”  - Bashkia Vlorė

Historia e Klubit ėshtė marr nga www.BashkiaVlore.org

Njė poezi kushtuar skuadrės sė Flamurtarit nė futboll. Poezia ėshtė gjetur nė internet

Kushtuar Vasil Rucit dhe skuadrės sė asaj kohe:

17 dhjetor tetedhjete e nente,
kjo e diel do te mbahet mend
kush e la fushen e blerte
Vasil Ruci mjeshtri me flete

Vasil Ruci ngele figure,
Vlores nuk i vjen me kurre
Shume kujtime ne na le
brez pas brezi emer ke.

I gjithe stadiumi u merzit
Plot me lot i mbyshi syte
Na e ka, s'na e ka enda
Vasil Ruci, s'ben me nena.

Stafeten e Mexhit brigadierit
Me lat e coi Vasil xhongleri.
Nentedhjete e nente gola plot
Na i mbushe syte me lot.

Brohoret stadiumi, dhe tundet toka
E gjithe Vlora brohoret me nota
VASIL, VASIL TI JE BOTA.

Ti je bota ne Vloren tone
ti je bota ne Barcelone
ti je bota ne A.U.E
VISMUT A.U.E, TRE GOLA KE NGA NE

Nen kampion 5 here ke dale
Vetem 1 here ne vend te pare
Te ra shorti ne kupen U.E.F.A
Barcelone ty te gjeta.

Barazim dole ne Vlore
barazim ne Barcelone
u ktheve me koken larte
tregove futbollin vlonjat.

Dikush foli poshte larte
Flamurtari do haj 7
Ja qe nuk doli ashtu
Superklubi desh hengri dru

Shume i fryre vjen Beogradi
Deklaron fitojme tek labi
Ja qe prape nuk ndodhi ashtu
Flamurtari i dha dru.

Goli i rrepte i Iljadhit
Eleminoi Beogradin.
Ah po erdhen dot atje,
Pa 4 gola s'ikni nga ne.

Erdhi dita ne Beograd
Betohen do rrahin ekipin lab,
Del ne skene SOKOL DUKATI
Qe ben gol te Beogradi

100 here topin ta gjuaj
jam ne gjendje ta nenshkruaj
deklaron SOKOLI vete
se kuptoj si shkoj ne rrjete.

Vlora ne turin e trete
Se ka bere asnje brez
Me futbollin dinjitoz,
I tregove botes qe loz

Brez i arte brezi vlonjat
ansambel qe luan art.
Artin e futbollit modern
ne BRAZIL e ka folene

OSMAN MULA dergon leter
Berti jepja VASILIT patjeter
mos harro jepja ne dore
ta dergon OSMAN MULA regjizor

Shume te drejte kane shkodranet
Vlora u ka gjetur anen
i thone plot 15 vjet
qe ne Vlore kane pare gazep

Me Tiranen s'te ka ecur
kampionatin ta kan hequr
me ne fund ja gjete anen
2-0 rrahe Tiranen

Po e nis sipas rradhes
qe ti hyj ne zemer taves
po e nis me portierin
dhe ta mbyll me SOKOL sprintierin

Arapi shtate larte ne porte
ka ardhur ne forme te plote
po ta rruaj kete forme
ky portier te nderron

Mbrojtjen tone e kane zili
anembane ne Shqiperi
Cipi, Taho, Iljadhi, Dema
mbrojtesa klasi te ka enda

GjERGJI DEMA porsi skile
mbrojtes i djathte si XHENTILE
qendermbrojtesa si celik
RRAPO TAHO DHE KRESHNIK

RRAPUA floket krele-krela
eshte i shpejte si PASARELA
ILJADHI alamet djali
mbrojtes i majte si ORJALI

Mesfusha mjaft teknike
me lojtare yje drite
GJONDEDA mbi te tjere
si FALKAO timonier
te triblon me lehtesi
eshte i shpejte si PLATINI

edhe ti 18-vjecar VIKTORI
je teknik si ZHUNJORI
VASIL ZIU ,ZHIRESI i vogel
kur luan merr cmimin NOBEL

Memushi mushkrite e forta
e luan topin ne dy porta
DAULLJA ka fiziken
kur luan te kall friken
Ja dhe BUBEQI me i gjati
si SOKRATES ngjan nga shtati

I pari VASIL RUCI ne zemrat tona
luan ne fushe si MARADONA
BUBEQI pak esmer
sulmues i forte si Eder

Ai eshte kali i trojes
shkodraneve u ka marre gojen
gjithe golat qe ka shenuar
eshte koka qe e ka nderuar
plus kokes ben loje pa top
asnje mbrojtes se mban dot

Kushta po te loz
ben emer ne Evrope
sic ka qene vite me pare
nder me te miret ne 24-vjecare

I fizikshem shume i gjalle
kur luan te mer zvarre
po te njohesh aftesite e tija
me i miri qe ka SHQIPERIA

VLORA jone heroike
moj faqebardha simite
ne momente shume te renda
ti si det shperthen nga brenda

Te lumte FLAMURTARI YNE
ngule gjunje, shtyve syne
gjithe yjet e BARCELONES
ne gjunje perpara VLORES

I dhe mesim EVROPES
ti vere gishtin kokes
dhe ne jemi Evropian
ne te bukurin BALLKAN

Golin qe beri VASILI
s'ish buqete as lule prilli
ishte vule, vule dylli
rralle na e kishte pare syri

RRAPO TAHO u betua
LINEKER ke pune me mua
brez i arte je Flamurtar
VASIL RUCI ne plan te pare

Dy fjale per ty trajner
e gezofsh vendin me nder
Do te rruash ecurine?
ne ekip vendos disipline

Disiplina ka sukses
ka fitore ka progres
ilac qe perdor gjithe bota
ku kalon provime te forta

E nisa kete rradhe me VASILIN
pa vecuar kolektivin
ky brez eshte brez i arte
brezi me i mire i futbollit vlonjat

Dhe rezervat rrine ne stol
bashke me ne bertasin GOL GOL
FLAMURTAR ti je bota
ty zili te ka Evropa

E fillova dhe mbarrova me ty VASIL
ti per ne ishe dhe mbetesh yll
shembull merrni anembane
nga lojtari veteran...........

 

 

 

 

Foto te rastit | Random foto

Fotografi nga ndeshjet e FK Flamurtarit 89

Video tė rastit | Random videos

FK Flamurtari - Ndeshjet

Klasifikimi

Skuadra Pik Sh-P
KF Skenderbeu 58 43-14
KF Kukėsi 52 49-25
KF Teuta 48 32-24
KF Flamurtari 46 49-33
KF Tirana 43 30-23
KF Laēi 38 32-31
KF Vllaznia 38 30-26
KF Kastrioti 34 25-35
KF Besa 32 23-26
KF Bylis 30 32-29
KF Shkumbini 29 18-33
KF Tomori 19 30-50
KF Luftėtari 19 24-44
FK Apolonia 13 16-40

Sondazh

Nga kush duhet te financohet dhe drejtohet Flamurtari?
Vetem nga bashkia
Nga bashkia dhe aksionere
Vetem nga aksionere
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/06/13 8:20
Sa perqind e lojtareve duhet te ndryshoje per vitin e ardhshem?
0-10%
10-30%
30-50%
50-100%
Sondazhi do tė mbyllet nė 27/05/13 8:15

Vizituan...


nail
9 orė 55 minuta mė parė

triumvirat
10 orė 59 minuta mė parė

webmaster
14 orė 57 minuta mė parė

edivlore
16 orė 52 minuta mė parė

Artur1234
17 orė 51 minuta mė parė

gerhard
22 orė 33 minuta mė parė

koli
1 ditė 13 orė 15 minuta mė parė

ULTRASFKZ
1 ditė 22 orė 25 minuta mė parė

Lore
2 ditė 11 orė 14 minuta mė parė

guri
2 ditė 11 orė 32 minuta mė parė

jeno
2 ditė 15 orė 13 minuta mė parė

demi
2 ditė 18 orė 24 minuta mė parė

Anėtarėt

Anėtarė:
Sot: 0
Dje: 0
Gjithsej: 475
I Fundit: sido

Vizitorė Online:
Vizitorė : 4
Anėtarė : 0
Total: 4
Lista Online [Popup]