HOME LAJME | NEWS FLAMURTARI CHANNEL PARASHIKO 1X2 SUPERLIGA KONTAKTO | CONTACT
FK Flamurtari - Ndeshjet
Klasifikimi | Clasification
Skuadra Pik Sh-P
Skėnderbeu 6 4-0
Flamurtari 6 3-1
Elbasani 4 3-2
Vllaznia 4 3-2
Laēi 4 2-0
Dinamo 3 2-2
Kastrioti 2 2-2
Shkumbini 1 2-4
Tirana 1 2-3
Teuta 1 0-2
Bylis 0 3-5
Besa 0 1-4

Lidhu | Log in
Emri:

Fjalėkalimi:

Kujtomė



Keni humbur fjalėkalimin?

Regjistrohu tani!
Menu kryesore | Main menu
Foto te rastit | Random foto
Flamurtari - Tirana 1 : 0 (2007)
Video tė rastit | Random videos
Olymiakos - Flamurtari
Olymiakos - Flamurtari
(24/11/2009)
Zbavitje | Entertaiment
Opinionet Tuaja... | Your opinion

------------------------

Tani mund tė shkruajmė mendimet tona pėr skuadrėn e zemrės.

------------------------

Dėrgoni Opinionet tuaja pėr SK FLAMURTARIN por edhe pėr qytetin e VLORĖS


------------------------

OPINIONI JUAJ



------------------------
Lajme nga.. | News from
Lidhje Web | Web links
Miqtė | Partners
FAQE PARTNERE









-Lajmėrime-
Manual: Si tė dėrgosh lajme nė kėtė faqe
Kliko kėtu pėr tė parė giudėn
--------------------------
Manual: Si tė lidhėsh Radion me Kompjuterin pėr tė transmetuar ndeshjet e Flamurtarit live nė internet.
Kliko
--------------------------
Stadiumi Virtual
TĖ BISEDOJMĖ SĖ BASHKU

Nė stadium NUK LEJOHEN sharjet, ofendimet, pėr cilindo person. Kush nuk respekton rregulloren do tė nxirret jashtė tek shatėrvani :)


STADIUMI VIRTUAL

« 1 ... 21 22 23 (24) 25 26 27 ... 128 »
Futboll : Flamurtari, njė zhgėnjim dhe dy dėshtime!
Dėrguar nga nail mė 01/02/10 9:23:26 (115 lexime)
Futboll

Trajneri Magani nuk ka bėrė njė figurė para qytetit tė tij, Memelli dhe Puljiz kanė vendosur negativisht



Humbja e pėsuar nga Flamurtari nė ballafaqimin me Shkumbinit ka rishfaqur fantazmat e rėnies nga kategoria nė Vlorė. Njėri prej klubeve qė ka buxhetin mė tė madh nė Superiore vazhdon tė mbetet nė vendet e fundit nė klasifikim duke komprementuar shumė pozitėn e vet. Pėr skuadrėn e Maganit njė tjetėr leksion futbolli, pėr tė cilin dėshira nuk mjafton. Pas ndeshjes, disa nga protagonistėt kanė treguar ēfarė ka ndodhur.

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull - Lexoje tė Gjithė... | 3637 shkronja | Komente?
Futboll : Peqinasit mundin Flamurtarin me 11-metėrsha
Dėrguar nga blaudio mė 30/01/10 16:27:17 (128 lexime)

Shkumbini kap vendin e 4-t, vlonjatėt mbesin nė fund

Dje, nėn drejtimin e ndėrkombėtarit Sokol Jareci, Shkumbini ka fituar nė Peqin ndaj Flamurtarit tė Vlorės me rezultatin 2-1. Ka qenė njė takim tepėr korrekt nga tė dy ekipet, pavarėsisht numrit tė madh tė kartonėve. Peqinasit e teknikut kavajas Pėrparim Daiu kanė marrė kėshtu fitoren e dytė radhazi nė harkun e shtatė ditėve, duke u ngjitur pėrkohėsisht nė vendin e katėrt tė tabelės sė renditjes, teksa janė nė pritje tė takimeve tė Teutės dhe Apolonisė. Ka qenė njė 90-minutėsh ku tė dy ekipet, pavarėsisht terrenit tė rėnduar, sidomos nė pjesėn e dytė, u pėrpoqėn tė tregojnė vlerat e tyre, por ėshtė shpėrblyer nė fund ekipi vendės, qė ishte mė i qetė e mė ngulmues. Shkumbini, dėshirėn pėr fitore, e tregoi qė nė fillim, duke rrezikuar portėn e Moēkės me Grboviēin. Flamurtari, qė ndoshta nuk e priste, e ka tė vėshtirė tė pėrballojė fillimin e vrullshėm tė vendėsve, pėrqendrohet mė tepėr nė mesfushė, duke kėrkuar tė thyejė sulmet e Shkumbinit. Vendėsit arrijnė tė zhbllokojnė rezultatin dhe merita ėshtė e boshnjakut Grboviē, qė fiton njė 11-metėrsh, i cili realizohet me qetėsi nga Ēaushaj. Pas golit ėshtė pėrsėri Shkumbini qė kėrkon tė diktojė nė fushė, duke parė reagimin e dobėt tė miqve. Por do tė jenė vlonjatėt ata qė do tė shėnojnė, duke barazuar kur ditėn tė tregohen tė saktė nė tė parin rast qė iu paraqit nė njė goditje dėnimi nga njė distancė e largėt, teksa Veliu i pambuluar arrin tė devijojė njė top aq sa duhej pėr ta dėrguar nė rrjetėn e Bejtes. Me rezultatin 1-1 dhe me njė epėrsi tė lehtė tė vendėsve pėrfundon pjesa e parė. E dyta nis me njė ndryshim nė formacion te Flamurtari, kur trajneri Magani aktivizon Memėn nė vend tė Shehajt, duke kėrkuar tė ndryshojė diēka nė lojėn e ekipit tė tij. Do tė jetė pėrsėri Shkumbini mė kėrkues nė nisje tė kėsaj pjese me Bakiun, i cili shpėrdoron pasimin e Mujdragiēit, kur ndodhet i vetėm pėrballė portierit Moēka, por rasti mė i pastėr i takon Flamurtarit. Sulmuesi Memelli, qė dje luajti takimin e parė pėr ngjyrat kuqezi, pėrfiton njė 11-metėrsh, pasi pengohet nga portieri Bejte. Gjuajtjen nga pika e bardhė e merr pėrsipėr vetė Memelli, por “gardiani” i peqinasve nuk lejon prekjen e rrjetės, duke pritur gjuajtjen, pasi i ka kuptuar krahun. Vendėsit marrin zemėr dhe reagimi i tyre ėshtė mjaft i shpejtė, duke sulmuar nga krahėt, por edhe nė qendėr. Goli i fitores nuk do tė vonojė, ndonėse pėrsėri me penallti. Jareci ka parė njė prekje tė topit me dorė brenda zonės vlonjate. Do tė jetė pėrsėri Ēaushaj qė nuk gabon para Moēkės dhe me rezultatin 2-1 pėr vendėsit pėrfundon ky takim. Megjithatė, duhen pėrmendur pėrpjekjet e ekipit mik pėr tė gjetur golin e barazimit, teksa i afrohen zonės peqinase. Nga ana e tij, edhe Shkumbini sulmon dhe krijon raste me Bakiun e Ēaushajn, qė mund ta mbyllnin para kohe kėtė pėrballje. Nė pjesėn e dytė Daiu aktivizoi edhe sulmuesin e ri Daja, nė vend tė Grboviēit, qė pėr aq minuta sa luajti e justifikoi besimin e trajnerit kavajas. Kėshtu, Shkumbini e sheh veten tė pozicionuar nė vend tė katėrt, duke i pritur i qetė ndeshjet nė Durrės dhe nė Fier. Ndėrsa Flamurtari mbetet nė fund dhe gjithēka sa vjen e komplikohet pėr vlonjatėt.

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull - Lexoje tė Gjithė... | 5188 shkronja | Komente?
Futboll : Flamurtari-Besa, ndeshja pėrsėritet mė 3 shkurt
Dėrguar nga blaudio mė 29/01/10 12:46:40 (140 lexime)


Komisioni i disiplinės, pasi i ka shqyrtuar tė gjitha faktet, ka dalė nė pėrfundimin se ka pasur gabim teknik

Nuk do tė ketė dhėnie tė tri pikėve nė tavolinė skuadrės sė Besės, siē ka dhėnė ultimatum presidenti kavajas, Nexhat Bizhdili, por pėrsėritje tė ndeshjes. Vendimi ėshtė marrė nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme nga komisioni i disiplinės nė FSHF, qė ka shqyrtuar me imtėsi tė gjitha materialet qė kishin tė bėnin me kėtė pėrballje.

Pas verifikimit tė relacionit tė gjyqtarit, vėzhguesit, delegatit si dhe pas ballafaqimit tė tre gjyqtarėve, u vendos qė ka patur gabim teknik. Ndeshja do tė riluhet mė 3 shkurt, sėrish nė stadiumin “Flamurtari”, por pa praninė e tifozėve, pas dėnimit tė fushės sė Vlorės dy ndeshje nga disiplina. Verdikti i displinės, siē bėhet e ditur nga tė dy kampet, ėshtė pranuar nga Besa dhe Flamurtari. “Barceleta” e radhės e kampionatit shqiptar, qė ka shėtitur nė tė gjitha mediat europiane, mė nė fund nuk do tė tregohet si e tillė. Sepse ajo ndeshje aq shumė e diskutuar do tė riluhet.

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull - Lexoje tė Gjithė... | 6812 shkronja | Komente?
Futboll : Flamurtari ben ccmenduri per Memellin:45 mije euro!
Dėrguar nga nail mė 28/01/10 15:25:55 (140 lexime)

Goditje “blic” e vlonjatėve; presidenti Gjika mbulon me “ar” sulmuesin. Me shume se 10 mije euro ne muaj



Edhe nė tė kaluarėn kryebashkiaku Gjika, nė rolin e presidentit tė Flamurtarit ka treguar se kur askush nuk pret nė merkato, ai jep “goditjen” e madhe. Tė paktėn kėshtu ėshtė vepruar me shumė futbollistė cilėsore qė nė tė kaluarėn kanė veshur fanellėn e Flamurtarit. Kėsaj rradhe “shėnjestra” ka goditur mirė nė shenjė, teksa dje ėshtė bėrė pėrfundmisht zyrtare qė “Kėpuca e artė” e kampionatit tė kaluar, sulmuesi i Tiranės, Migen Memelli ėshtė veshur kuq e zi tek Flamurtari. Dhe jo per nje shume dosido, por nje nga ato qe mund te trondisin nje treg te tere. Keshtu per te marre sherbimet e kryegolashenuesit te sezonit te kaluar, Gjika ka paguar plot 45 mije euro. Te cilat mund te behen 50 mije euro, nese lojtari ndihmon ekipin qe te mbijetoje ne Kategorine Superiore. Duke bere disa llogari te thjeshta, lojtari do te marre me shume se 10 mije euro ne muaj, nje shume statosferike kjo.

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull - Lexoje tė Gjithė... | 4270 shkronja | Komente?
Futboll : Magani, nė Peqin me Memellin nė ekip
Dėrguar nga nail mė 28/01/10 14:52:12 (125 lexime)

Trajneri i Flamurtarit do tė luajė ndaj ish-ekipit tė tij, Shkumbinit, por do pikė

Ndėrsa e gjithė vėmendja ka qenė natyrisht nė vendimet e komisionit tė disiplinės, vendime pėr tė cilat klubi vlonjat tashmė ėshtė detyruar tė luajė dy ndeshje pa tifozė, por edhe ėshtė dėnuar sekretari Geri Ēipi, sėrish jashtė vėmendjes nė opinion sportiv tė qytetit tė Vlorės ka mbetur situata nė ekipin vlonjat. Kėshtu, nė merkaton e dimrit, Flamurtari ka bėrė ndoshta dhe afrimin mė tė bujshėm, kur bėhet fjalė pėr golashėnuesin mė tė mirė tė sezonit tė kaluar, ish-sulmuesin e Tiranės, Migen Memelli. Njė lojtar qė ndoshta u jep fund pėrpjekjeve tė Flamurtarit pėr tė gjetur njė lojtar qė e njeh mjaft mirė portėn dhe natyrisht afrimi i Memellit e ka zgjidhur kėtė gjė

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull - Lexoje tė Gjithė... | 5918 shkronja | Komente?
Futboll : Migen Memelli firmos pėr Flamurtarin
Dėrguar nga blaudio mė 27/01/10 19:56:58 (176 lexime)

Migen Memelli ėshtė blerja e bujshme e Flamurtarit gjatė merkatos dimėrore, duke e ēuar nė pesė numrin e lojtarėve tė ardhur te kuqezinjtė vlonjatė, pas mbrojtėsve Grami e Puljiz dhe mesfushorėve Progni e Bilen.

NJĖ VIT KONTRATĖ

Ish-sulmuesi Tiranės, Migen Memelli, i cili me 22 golat e realizuar me fanellėn bardhebulu gjatė sezonit tė kaluar, u rendit i 32-tė nė botė pėrsa i pėrket numrit tė golave tė realizuar gjatė vitit 2009, duke qenė pėrfaqėsuesi i vetėm i kampionatit tonė nė listėn prestigjioze, nėnshkroi njė kontratė njė vjeēare me njė herė kampionėt e Shqipėrisė, por qė po kalojnė njė sezon tė errėt. Migen Memelli kėtė sezon ka shėnuar njė gol nė 9 ndeshjet e aktivizuara, por pritet t’i japė njė shtysė sulmit tė Flamurtarit, pėrkrah Ardit Shejat dhe Devis Memės. Flamurtari ka shėnuar gjatė 18 javėve tė para vetėm 14 gola, duke pasur sulmin e dytė mė tė dobėt nė kampionat, pas Gramozit (12 gola).

DEBUTIMI NĖ PEQIN

Sulmuesi Memelli - “kėpuca e artė” e sezonit 2008-2009 – shėnoi sezonin e kaluar ndaj Flamurtarit edhe golin me tė shpejtė tė kampionatit kur realizoi pas vetėm 8 sekondash lojė. Memelli pritet tė debutojė me Flamurtarin nė ndeshjen kundėr Shkumbinit nė Peqin, njė pėrballje tone tė forta emocionuese edhe pėr trajnerin Gugash Magani, ky i fundit do tė luajė pėr herė tė parė pėrballė skuadrės sė qytetit tė tij e tifozėve peqinas, tė cilėn e drejtoi vetėm nė drejtoi kėtė sezon vetėm dy javė.

Vota: 10.00 (2 vota) - Voto kėtė artikull - Lexoje tė Gjithė... | 4381 shkronja | Komente?
FLOTA KUQEZI : FLAMURTARI QENKA “PERBINDESHI”?
Dėrguar nga blaudio mė 27/01/10 15:40:00 (130 lexime)

Ditėn e diel e pamė tė gjithė atė qė ndodhi nė Vlorė. Natyrisht, askush nga ambienti i futbollit dhe asnjė tifoz i vėrtetė i Flamurtarit nuk e ka pėlqyer atė “show” tė shėmtuar. Nuk e meriton Vlora, njė ndėr qytetet mė tė mėdha tė Shqipėrisė, dhe nuk e meriton Flamurtari, njė ndėr klubet mė tė mėdhenj tė vendit... Natyrisht, masat janė marrė dhe do tė merren, ndoshta duhet tė ketė edhe masa mė tė ashpra sesa thjesht dy ndeshje pa tifozė (po kėta tė fundit ē’faj patėn nė Flamurtari-Besa, njė Zot e di)... Megjithatė, ajo qė pasoi ditėn e hėnė, nė derbin kryeqytetas Tirana-Dinamo, kalonte ēdo kufi. Ndryshimet me ndeshjen e Vlorės ishin gjigante: sė pari, nė Vlorė katrahura u “gatua” nga arbitrimi i keq i njė arbitri tė ri nė moshė dhe ende pa personalitet, i cili u vu nėn presionin e madh tė lojtarėve tė Besės nė fillim dhe tė klubit vlonjat mė pas. Nė Tiranė ndodh e kundėrta, sepse arbitrimi i ndeshjes ishte thuajse perfekt, pavarėsisht se drejtuesit e klubit tė Tiranės qajnė, ankohen, akuzojnė Enver Hoxhėn dhe paditin arbitrin!!!! Pa asnjė provė... Ēmenduria nuk mbaron me kaq, sepse ndėrsa nė Vlorė u ndėrpre 12 minuta ndeshja pėr njė diskutim ku tė paktėn asgjė nuk e kaloi cakun e debatit me fjalė, nė Tiranė shpėrthen lufta. Lojtarė si Devolli shanin nga familja kundėrshtarėt apo arbitrin anėsor, njė lojtar me emėr si Muka godet kundėrshtarin, trajneri i Tiranės godet me grusht Bakajn, presidenti i Tiranės Refik Halili ishte nė pistė dhe ka ndenjur te bankina e Tiranės gjithė ndeshjen, a thua se Gjika nuk ėshtė president futbolli, vetėm Halili qenka... Pavarėsisht gjithė kėsaj, pavarėsisht nga dėnimet, ajo qė bie shumė nė sy ėshtė sjellja e mediave me qendėr nė Tiranė nė ditėt pasardhėse. Skandal nė Tiranė, por skandali ishte mė i madh nė Vlorė: tė paktėn kjo ėshtė ajo qė i ėshtė mėshuar ditėt e fundit nėpėr emisione sportive, apo edhe emisione si ai “Opinion” i TV Klan, ku njė opinionist kėrkon tė pėrkėdhelė Tiranėn dhe Fortuzin e ftuar nė studio, apo Bizhdilin nė lidhje direkte dhe thotė se “mua nuk mė shqetėson ajo qė ndodhi nė Tiranė, por ajo qė ndodhi nė Vlorė”. Ēudi, a thua se ishte nė Vlorė stadiumi ku u mbush fusha me tifozė, u gjakos njė lojtar dhe pėrfundoi nė spital me urgjencė, u padit pėr shitje ndeshjeje arbitri, iku presidenti i Republikės para kohe nga stadiumi, u zunė 45 vetė me grushte nga tė dyja stafet e klubeve, njė trajner u shndėrrua nė Mike Tyson, njė president klubi akuzon tė gjithė dhe vetė nuk kėrkon falje (ndryshe nga Shpėtim Gjika, i cili e pranon gafėn qė bėri dhe pranon tė dėnohet, pavarėsisht se dėnimi i tij nuk ka ndonjė vlerė tė madhe)... Nė kėtė vend tė ēmendur, ku futbolli shihet si argėtim, por edhe si luftė (nė Peqin pistoleta valėvitet mė shumė se flamuri nė Vlorė), na duhet tė tmerrohemi me ato qė pamė nė Vlorė, por mos e dhėntė Zoti qė dikush tė kritikojė klubet e kryeqytetit! Nuk kemi stadiume, nuk kemi rend, nuk kemi drita (pavarėsisht se Refik Halili bėn bosin dhe dhuron gjenerator pėr derbin, qė filloi me vonesė pikėrisht pėr ndezjen me vonesė tė dritave), nuk kemi fair-play, nuk kemi besim tek askush, por ēuditėrisht “gogoli” ėshtė nė Vlorė, te Flamurtari-Besa, ndėrsa nė Tiranė pati futboll tė pastėr dhe tė kulturuar, me pak sherr!

Vota: 10.00 (1 votė) - Voto kėtė artikull - Komente?
Futboll : “Gabova, mė dėnoni mua, por mos prekni Flamurtarin”
Dėrguar nga nail mė 27/01/10 14:49:39 (164 lexime)
Futboll

Intervista/ Kryetari i Bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika, nė njė rrėfim ekskluziv pėr ngjarjen nė ndeshjen kundėr Besės: “Nė fushė hyra unė qė tė mos e bėnin tifozėt si nė “Qemal Stafa”… Bojkot nėse i japin pikėt kavajasve”

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull - Lexoje tė Gjithė... | 5684 shkronja | Komente?
Futboll : Ndeshja e Vlorės tregohet si barceletė nė Itali
Dėrguar nga nail mė 27/01/10 14:44:15 (169 lexime)
Futboll

E pėrditshmja italiane “La Republica” ka ironizuar kryetarin e bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika pėr futjen nė fushė

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull - Lexoje tė Gjithė... | 5852 shkronja | Komente?
Futboll : Ēipi: Ne, jo si Bizhdili, qė godet me kėpucė
Dėrguar nga nail mė 26/01/10 13:32:08 (127 lexime)
Futboll

Sekretari i Flamurtarit, Geri Ēipi, u pėrgjigjet akuzave tė drejtuesve kavajas pėr presion

Pas akuzave tė ngritura nga kampi kavajas pėr ndeshjen e sė dielės, ka ardhur menjėherė regimi i sekretarit tė Flamurtari, Geri Ēipi, i cili i ka quajtur jo tė drejta deklaratat e ekipit tė Besės dhe drejtuesve tė tij. “Kemi hyrė nė fushė pėr tė qetėsuar situatėn dhe deklaratat e bėra se kemi ushtruar presion nuk janė aspak tė vėrteta. Kemi parė njė gjyqtar qė akordon goditje kėndi, mė pas nga presioni i ushtruar nga pala ime, akordon penallti, madje njė fakt i tillė ėshtė pranuar edhe nga vetė gjyqtarėt, tė cilėt kanė akorduar penallti pas presionit tė ekipit tė Besės.

Vota: 0.00 (0 vota) - Voto kėtė artikull - Lexoje tė Gjithė... | 5174 shkronja | Komente?
« 1 ... 21 22 23 (24) 25 26 27 ... 128 »



FK FLAMURTARI >>>>>

 

 

 

KS Flamurtari >>>> BASKETBOLL

 

Multimedia!




Flota Facebook
Grupi FlotaKuqezi nė Facebook
Dėrgoni Fotografi - Video
Mund tė dėrgoni fotografitė qė keni nė kompjuter dhe ti ngarkoni duke KLIKUAR KĖTU

Mund tė dėrgoni videot tuaja duke KLIKUAR KĖTU

Fotografitė mund ti ngrakoni nė server, fotografi nga KS Flamurtari dhe Vlora.
Sondazhe | Poll
Cili ėshtė objektivi qė duhet tė ketė Flamurtari kėtė sezon futbollistik?
Kampion i Shqipėrisė
Fitues i Kupės
Europa League
3 vendet e para
Mesi i tabelės
Mbijetesa
Vizituan... | Visit

nail
24 minuta mė parė

shaini
30 minuta mė parė

xhimi
1 orė 24 minuta mė parė

Koti66
1 orė 57 minuta mė parė

auloni
1 orė 57 minuta mė parė

klevi
2 orė 6 minuta mė parė

Endrii
2 orė 14 minuta mė parė

artur
3 orė 17 minuta mė parė

tifoz
3 orė 19 minuta mė parė

LUKA
3 orė 56 minuta mė parė

birrero
6 orė 50 minuta mė parė

webmaster
13 orė 2 minuta mė parė

iliadhi
21 orė 56 minuta mė parė

vlonjat
23 orė 58 minuta mė parė

blaudio
1 ditė 1 orė 53 minuta mė parė

demi
1 ditė 6 orė 10 minuta mė parė

Lore
2 ditė 3 orė 12 minuta mė parė

Uk_Labi
2 ditė 6 orė 41 minuta mė parė

bakebolena
2 ditė 11 orė 23 minuta mė parė

avlon
2 ditė 21 orė 56 minuta mė parė

tonivl
2 ditė 22 orė 10 minuta mė parė

tonorikumi
3 ditė 7 orė 17 minuta mė parė

VasilGjika
4 ditė 9 orė 25 minuta mė parė

koli
4 ditė 10 orė 42 minuta mė parė

Elvi
5 ditė 4 orė 30 minuta mė parė
Nė linjė.... | Online
Anėtarė:
Sot: 0
Dje: 0
Gjithsej: 350
I Fundit: Lore

Vizitorė Online:
Vizitorė : 7
Anėtarė : 0
Total: 7
Lista Online [Popup]
38.107.***.***UNITED STATES
67.195.***.***UNITED STATES
38.107.***.***UNITED STATES
38.107.***.***UNITED STATES
38.107.***.***UNITED STATES
38.107.***.***UNITED STATES
66.249.***.***UNITED STATES



Mundėsuar nga XOOPS © 2003-2010 The XOOPS Project
Pėrshtatur nga webmaster@skflamurtari.com
SK FLAMURTARI © 2006-2010 - FAQE JO ZYRTARE  |  Design by 7dana.com