|
FK Flamurtari - Ndeshjet
Klasifikimi | Clasification
| Skėnderbeu |
6 |
4-0 |
| Flamurtari |
6 |
3-1 |
| Elbasani |
4 |
3-2 |
| Vllaznia |
4 |
3-2 |
| Laēi |
4 |
2-0 |
| Dinamo |
3 |
2-2 |
| Kastrioti |
2 |
2-2 |
| Shkumbini |
1 |
2-4 |
| Tirana |
1 |
2-3 |
| Teuta |
1 |
0-2 |
| Bylis |
0 |
3-5 |
| Besa |
0 |
1-4 |
Lidhu | Log in
Menu kryesore | Main menu
Foto te rastit | Random foto
Video tė rastit | Random videos
Zbavitje | Entertaiment
Opinionet Tuaja... | Your opinion
 ------------------------
Tani mund tė shkruajmė mendimet tona pėr skuadrėn e zemrės.
------------------------
Dėrgoni Opinionet tuaja pėr SK FLAMURTARIN por edhe pėr qytetin e VLORĖS
------------------------
OPINIONI JUAJ

------------------------
Lajme nga.. | News from
Lidhje Web | Web links
Miqtė | Partners
|
|
|
| -Lajmėrime-
Manual: Si tė dėrgosh lajme nė kėtė faqe Kliko kėtu pėr tė parė giudėn-------------------------- Manual: Si tė lidhėsh Radion me Kompjuterin pėr tė transmetuar ndeshjet e Flamurtarit live nė internet. Kliko-------------------------- |
|
| Stadiumi Virtual
TĖ BISEDOJMĖ SĖ BASHKU
Nė stadium NUK LEJOHEN sharjet, ofendimet, pėr cilindo person. Kush nuk respekton rregulloren do tė nxirret jashtė tek shatėrvani :)
STADIUMI VIRTUAL |
|
|
Futboll : FK VLORA SUNDON NE PATOS
|
| Dėrguar nga blaudio mė 29/03/10 14:49:15 (153 lexime) |
Albpetrol - Vlora 1-2 Golat: Miho 88 / Idrizi 35, Komina 85 VLORA: Hysi, Telushi, Ahmetaj, Mone, Mehmeti, Azizaj, Hoxha, Idrizi, Serjani (Komina 70), Plepi, Skėnderaj Trajner: Rrapo Taho Vlora triumfoi 2-1 kundėr Albpetrolit nė Patos tė dielėn, nė supersfidėn qė u dha vlonjatėve edhe vendin e parė nė Grupin e Jugut nė Kategorinė e Dytė. Idrizi (35) dhe Komina (85) shėnuan pėr Vlorėn e Rrapo Tahos pėrpara se Miho (88) tė realizonte golin e vetėm pėr patosarakėt e Kurtit. Me kėtė fitore, FK Vlora ka marrė kreun e renditjes, me dy pikė mė shumė se Albpetroli dhe Tomorri, ndėrkohė qė duhet theksuar se FK Vlora duhet tė luajė njė ndeshje mė shumė, ndaj shanset pėr tu arratisur nė krye janė tė mėdha, duke pasur parasysh edhe kalendarin e lehtė tė skuadrės vlonjate, qė tashmė ėshtė thuajse e sigurt pėr ngjitjen nė Kategorinė e Parė, objektiv tė cilit i ka shkuar shumė pranė nė dy sezonet e fundit. Fundjavėn e ardhshme Vlora ka njė ndeshje tė lehtė nė Vlorė, sepse pret Pojanin modest, qė renditet nė vendin e parafundit nė grup.
Renditja (kreu) Vlora - 39 pikė (12-3-1) Albpetroli - 37 pikė (12-1-4) Tomorri - 37 pikė (12-1-4) Domosdova 35 pikė (10-2-4)
|
|
|
Futboll : Flamurtari ngre flamurin edhe nė Kavajė
|
| Dėrguar nga blaudio mė 29/03/10 14:32:19 (162 lexime) |
Verdhezinjtė nuk gjejnė dot ritmin e humbur dhe pėrfitojnė vlonjatėt Besa - Flamurtari 1-2 Shėnues: Xhafaj 41′ / Memelli 22′, 78′ Besa: Shehi, Fagu, Dhėmbi, Vrapi, Arapi, Poēi, Shkėmbi, Mancaku (Tragaj 67′), Cikalleshi (Shtini 65′), Sinani, Xhafaj. Trajner: Sh.Duro. Flamurtari: Moēka, Grami (Strati 87′), Progni, Veliu, Puljiz, Lena (Begaj 66′), Liēaj (Roshi 58′), Zeqiri, Kuqi, Memelli, Sakaj. Trajner: G.Magani. Gjyqtarė: B.Pashaj (Tiranė), E.Bodeci, E.Ganēi (Elbasan) Kartonė tė verdhė: Sakaj, Memelli, Mancaku, Grami Pas humbjes qė pėsoi Besa nė takimin e saj tė tretė, pas Skėnderbeut e Kastriotit, duket se trajneri Shpėtim Duro e jep saktė diagnozėn, kur deklaron se ekipi, pasi ka toleruar mė parė, nuk mundet dot tė ngjitet, edhe kur dėshiron, aty ku ishte vetėm njė muaj mė parė. Kjo diagnozė e trajnerit Duro, qė mė mirė se kushdo i njeh futbollistėt qė stėrvit, nė fakt ishte ajo ēfarė ndodhi nė stadiumin Besa. Njė Besė e cila luftonte jo pak, por, le ta pranojmė, pa forcėn dhe qartėsinė e ndeshjeve tė kaluara. Madje Duro hodhi nė fushė plot tre sulmues, Sinanin, Xhafajn dhe Cikalleshin dhe pėrsėri rastet mė tė pastra i patėn miqtė, qė sulmonin vetėm me njė Memell nė formė tė jashtėzakonshme. Tė rreshtuar nga Gugash Magani me skemėn 4-5-1, me Memellin tė vetėm nė sulm, miqtė treguan se kishin ardhur pėr tė mos humbur dhe pastaj tė dalė ētė dalė. Ka qenė Memelli ai qė shėnon njė eurogol, edhe pse brenda asaj minute, siē citojmė nė kronikė, trekėndėshi i portės sė Shehit i mohoi golin. Nė kėto kushte, verdhezinjtė u munduan e stėrmunduan pėr tė gjetur golin dhe veēoritė individuale tė Sinanit e Xhafajt gatuan dhe shėnuan golin e barazimit. Pjesa e dytė ishte shumė mė e vakėt se e para dhe, pėrpos golit tė dytė tė Memellit, nuk pati ndonjė gjė tė veēantė nė lojė. E veēantė ishte vetėm futja nė lojė nga Duro e 17-vjeēarit Aurel Shtini, i biri i futbollistit tė shquar Durim Shtini, por qė mosha e re dhe gjendja e ekipit nuk e la tė shfaqej me tėrė vlerat e tij. Besa pėson humbjen e saj tė tretė vetėm brenda 10 ditėsh, duke dėshmuar se tashmė ka dalė jashtė shinave, nė tė cilat trajneri Duro djersiti shumė pėr ta futur. |
|
|
Futboll : Mungon organizatori kroat, Magani harxhon gjithė stėrvitjen pėr njė zėvendėsues!
|
| Dėrguar nga blaudio mė 26/03/10 16:08:55 (96 lexime) |
Mungesa e Bilenit (ka krisur kėmbėn, do mungoje pesė javė) shqetėson trajnerin vlonjat. Dje e gjithė stėrvitja ne funksion te gjetjes sė njė zgjidhjeje Dje stafi mjekėsor i skuadrės tė Flamurtarit ka saktėsuar se mesfushori kroat, Mario Bilen nė ndeshjen kundėr Tiranės, ka pėsuar njė frakturė nė kėmbėn e majtė. Pėrveē ekzaminimit tė kėsaj frakture dhe masave qė janė marrė pėr rikuperimin nga ana e stafit mjekėsor, dje ėshtė bėrė me dije se Bilen do tė jetė i detyruar tė qėndrojė plotė pesė javė larg fushės tė lojės. Ky futbollist, me detyrėn e mesfushorit organizator tek Flamurtari, qė ka ardhur nė merkaton e janarit ka qenė i pranishėm ne tė gjitha ndeshjet e pjesės sė dytė tė kampionatit. Teknika e prezantuar dhe shpirti i garės kane bėrė qė kroati Bilen tė jetė pėr ēdo ndeshje titullar dhe i padiskutueshėm te Flamurtari. Dėmtimi i pėsuar ėshtė pėrjetuar keq nga vetė futbollisti qė shprehet: Mė vjen keq qė ky dėmtim serioz ka ardhur nė njė moment aspak tė mirė pėr mua dhe skuadrėn. Kisha menduar qė ndeshjet e ardhshme mund tė kisha njė rendimet edhe mė tė lartė nė fushėn e lojės pėr shkak se kam nisur tė pėrshtatem me futbollin shqiptar, por fati i keq nuk mė lejon tė jap kontributin tim nė ndeshjet e ardhshme. Nga ana tjetėr trajneri Magani e ka pritur jo mirė dėmtimin e kėtij mesfushori titullar tė skuadrės ndaj me shqetėsim thotė: Bilen nė ndeshjet e kaluara ka qenė me shumė vlerė pėr repartin e mesfushės tė skuadrės tonė. Dėmtimi tij mė shqetėson, sepse nuk do tė jetė nė skuadėr edhe disa javė tė tjera dhe tani na duhet tė mendojmė tė bėjmė zgjidhje pėr tė gjetur mė mirėn e mundshme, duke filluar me ndeshjen e radhės me Besėn. |
|
|
KS FLAMURTARI : Klubi vlonjat vendos heshtje pėr shtyp
|
| Dėrguar nga blaudio mė 24/03/10 14:30:43 (132 lexime) |
 Duke parė situatėn para ndeshjes me Tiranėn, para ndeshjes me Besės asnjė nuk do tė flasė
Flamurtari do tė jetė nė heshtje shtypi deri nė pėrfundim tė ndeshjes me Besėn. Eshtė ky vendimi i ardhur nga klubi vlonjat, ndėrsa duket se gjithēka lidhet me situatat e krijuara nė ēdo pragndeshje dhe pėr tė evituar deklaratat dhe antideklaratat. Konfirmimi pėr Sportin shqiptar ka ardhur nga vetė sekretari i Flamurtarit, Geri Ēipi, i cili ka bėrė me dije se Flamurtari do tė qėndrojė nė heshtje deri nė pėrfundim tė ndeshjes me Besėn, kėtė javė nė Kavajė. Duke parė situatėn e krijuar nė prag tė ndeshjes me Tiranėn, njė javė mė parė, me deklaratat dhe antideklaratat, kemi vendosur qė, pėr tė shmangur problematika tė tilla, tė pranojmė heshtjen e shtypit. Por njė vendim lidhet edhe pėr tė mos vėnė dorėn nė plagė pėr ato ēfarė ndodhėn pak kohė mė parė me ekipin e Besės, ekip tė cilin ne gjithsesi e konsiderojmė dhe e vlerėsojmė maksimalisht. Na duhet tė sqarojmė se ekipi vlonjat nuk ėshtė pėrfshirė dhe do tė vijojė ta bėjė njė gjė tė tillė pėr ēdo situatė qė mund tė krijohet. Mendojmė gjithashtu se ndoshta kjo heshtje shtypi do ta ndihmojė ekipin dhe vetė stafin teknik tė punojnė tė qetė pėr ndeshjen e radhės nė Kavajė, pėrballė Besės, ndeshje tė cilėn ne e konsiderojmė si mjaft tė vėshtirė, por natyrisht edhe shumė tė rėndėsishme. Heshtja e shtypit ėshtė njė vendim i marrė nga vetė klubi, por kjo nuk do tė thotė qė jemi kundėr shtypit, pėrkundrazi, e vlerėsojmė atė pėr kontributin nė sport. Ekipi ėshtė totalisht i pėrqendruar te ndeshja pėrballė Besės, aty ku edhe ne duhet tė kėrkojmė mė tė mirėn e mundshme. Me heshtjen pėr shtyp kėrkojmė tė evitojmė ēdo problematikė tė mundshme qė mund tė krijohet nė prag tė takimit dhe qė natyrisht nuk dėshirojmė ti kthehemi situatės sė krijuar pak kohė mė parė, para ndeshjes me Tiranėn, ka pėrfunduar sekretari i Flamurtarit, Geri Ēipi, qė ndoshta ka dhėnė deklarimin e fundit mga kampi kuqezi deri nė pėrfundim tė ndeshjes pėrballė Besės. SportiShqiptar |
|
|
Futboll : Magani ne kundersulm:Vetem ne fitojme drejt!
|
| Dėrguar nga nail mė 23/03/10 14:52:20 (97 lexime) |
Trajneri I Flamurtarit kunder akuzave per favorizim te gjyqtarit: Mund te ve doren ne zgjar qe fituam me djerse
Fitorja e Flamurtarit ishte e merituar. Nuk jemi mėsuar me dhurata nga tė tjerėt.
Pėr trajnerin e skuadrės kuqezi, Gugash Magani, tri piket e arritura ndaj Tiranės kane qenė shpėrblimi I duhur pėr vlerat qė skuadra tregoi nė fushėn e lojės. Duke kėrkuar tė analizojė paraqitjen e skuadrės e tij, peqinasi vlereson shumė reflektimin e futbollistėve nė pjesėn e dytė tė kėsaj ndeshjeje. Sipas tij lojtaret besuan nė forcat dhe mundėsitė e tyre, duke bėrė qė nė fillimin e pjesės sė dytė tė vije shpejt barazimi dhe mė pas tė sigurohej fitorja e shumėpritur. Gjithsesi, pėr komentet e shumta te bėra pas kėsaj ndeshje tė fituar nga vlonjatėt, Magani ka vetėm njė pėrgjigje: Fitorja e Flamurtarit ishte e merituar. Nuk jemi mėsuar me dhurata nga tė tjerėt. |
|
|
Futboll : Nė Vlorė ngrenė lart flamurin e futbollit
|
| Dėrguar nga blaudio mė 22/03/10 15:36:04 (127 lexime) |
Vlonjatėt arrijnė tė pėrmbysin rezultatin nė pjesėn e dytė, ndėrsa Tirana del sėrish e mundur, por mes polemikave Flamurtari Tirana 3-1 Shėnues: Plaku 20′, Veliu 53′, Shehaj 72′, Memelli 89′ Flamurtari: Moēka, Sakaj, Pulitz, Grami, Veliu, Bilen (Shehaj 16′), Progni (Strati 88′), Kuqi, Roshi (Lena 71′), Zeqiri, Memelli. Trajner: G.Magani. Tirana: Nallbani, Lila, Pashaj (Sina 80′), Osmani (Dabulla 33′), Abraham, Muzaka, Sefa, Devolli, Ahmataj, Muka (Lilaj 70′), Plaku. Trajner: L.Sengla. Gjyqtarė: L.Jemini, E.Doda, E.Biēaku (Tiranė)
|
|
|
Futboll : Veliu: Presim mbėshtetjen e tifozėve vlonjatė
|
| Dėrguar nga blaudio mė 19/03/10 15:25:31 (79 lexime) |
Kėsaj radhe nė shkallėt e stadiumit Flamurtari pritet tė ketė mė shumė tifozė se herėt e tjera Ndėrsa gjatė ditėve tė fundit nuk kanė munguar ngacmimet ne distancė pėr tė dy ekipet, ndeshja Flamurtari Tirana pritet tashmė me mjaft interes nė qytetin e Vlorės. Duke parė faktin qė situata ėshtė mjaft pozitive, kjo edhe pasi ekipi vlonjat nuk do tė ketė mungesa, stafi teknik dhe trajneri i Flamurtarit kanė dashur ta pėrqendrojnė vėmendjen e ekipit vetėm te ndeshja dhe natyrisht tek arritja e objektivit, qė ėshtė fitorja. Kėshtu, edhe nė seancėn e radhės stėrvitore, tė zhvilluar nė fushėn e aneksit pranė stadiumit, ėshtė kėrkuar nga futbollistėt tė merret mė e mira e mundshme. Nuk kanė munguar qė tė pranishėm nė seancat e radhės tė stėrvitjes pranė ekipit tė jenė jo vetėm drejtues tė ekipit, por edhe njė numėr sportdashėsish pritet qė kėsaj radhe tė jenė tė shumtė. Mbrojtėsi vlonjat Franc Veliu, njė nga lojtarėt stabėl tė formacionit vlonjat, e pranon vėshtirėsinė, por gjithsesi, sipas tij, nė pėrfundim Flamurtari do tė dijė tė arrijė fitoren. Gjatė ditėve tė fundit nuk kanė munguar ngacmimet nga tė dy ekipet dhe e shoh kėtė jo si njė moment pėr tė ndezur atmosferėn, pasi tė tilla gjėra janė tė pranishme nė prag tė njė takimi tė tillė, por pėr ne e rėndėsishme ėshtė tė marrim tri pikėt. |
|
|
Futboll : Memelli: Nder qė kam qenė furrtar dhe...kryegolashėnues
|
| Dėrguar nga blaudio mė 18/03/10 15:35:55 (125 lexime) |
Sulmuesi i Flamurtarit: Akuzat e Osmanit tė njė niveli shumė tė ulėt. Nuk mė ofendon duke mė thėnė qė kam punuar... Dje sulmuesi, Migen Memelli ka reaguar duke ju pėrgjigjur etiketimeve qė janė bėrė nė shtyp nga mbrojtėsi i Tiranės, korēari Tofik Osmani i cili e ka quajtur atė tė ardhur nga furrat e bukės, bukėpjekės dhe deri rezervė e pėrjetshme. Ftesės tonė pėr tu prononcuar, Memelli i ėshtė pėrgjigjur me shumė moral dhe edukatė. Nė atė pjesė rruge qė pėrshkuam sė bashku pėr tė shkuar deri tek lokali i preferuar i tij, pėr tė biseduar mė shtruar, konstatuam se pėr shumė qytetarė vlonjatė ky futbollist ėshtė kthyer shpejt nė njė idhull pėr ta. Shumė pėrshėndetje vinin nė adresė tė tij, por nuk kanė munguar edhe batutat e lėshuara nga tifozėt vlonjatė: Memelli, mos i vini re shumė etiketimet qė bėjnė kundėrshtarėt. Ju luani dhe fitoni, se ne tifozėve na keni me vete pėr ēdo ndeshje. Gjithsesi dje nė intervistėn e dhėnė, Memelli ka folur me sinqeritet dhe pa lėnduar dhe etiketuar pėr keq, askėnd. |
|
|
Futboll : Magani luan nė fushė:Polemikat na dėmtojnė
|
| Dėrguar nga blaudio mė 17/03/10 15:18:38 (68 lexime) |
Trajneri i Flamurtarit kundėr fyerjeve nė distancė me Tiranėn: Lojėra psikologjike, ne na duhen piket
Flamurtari -Tirana ka nisur shume me herėt se zakonisht. Sa me shume afrohet dita e zhvillimit te saj aq mė shumė ndizet beteja mediatike nė tė dy kampet. Megjithatė vlonjatėt duken pak mė tė kursyer gjatė ditėve tė fundit nė prononcimet e tyre kundėr kundėrshtarit qė ėshtė hedhur tė sulm me synim qė tė krijojė presion psikologjik nė kampin e Flamurtarit, nė prag tė kėsaj ndeshjeje tė shumėpritur. Ndoshta kėtu ka ndikuar dhe kėshillat qė trajneri Magani i ka dhėnė skuadrės nė fillim tė kėsaj jave, ku mėsohet tė ketė thėnė: Si skuadėr, gjatė ditėve nė vazhdim do ti qėndrojmė larg zhurmės tė pėrditshme qė po bėhet nė shtyp pėr kėtė ndeshje. Ne kuptojmė shumė mirė qėllimin e tyre, ku synohet shumė hapur pėr tė bėrė presion psikologjik nė prag tė ndeshjes. Ne duhet tė ruajmė qetėsinė dhe punojmė mė pėrkushtim pėr tu pėrgatitur sa mė mirė pėr kėtė ballafaqim me Tiranėn. Ne nuk na intereson aspak tė fitojmė garėn me Tiranėn nė faqet e shtypit, por na duhet tė fitojmė ndeshjen nė fushėn e lojės. Ka mjaftuar kaq qė shumė nga futbollistėt e Flamurtarit tė tregohen tė kujdesshėm dhe tepėr tė rezervuar nė prononcimet e tyre pėr shtypin. Por duke ju kthyer ndeshjes me Tiranėn, trajneri Magani shprehet: Skuadra jonė ka lojtarė tė pjekur dhe pėrvojė pėr ndeshje tė tilla, delikate ku shtrohet pėr tu zbatuar mirė detyra pėr fitore. |
|
|
Futboll : Shehaj: Nuk na tremb asnjė ekip nė Vlorė
|
| Dėrguar nga nail mė 16/03/10 14:14:07 (105 lexime) |
Sulmuesi i Flamurtarit, Ardit Shehaj, ėshtė optimist pėr njė fitore ndaj Tiranės nė fundjavė Kanė vijuar sėrish seancat stėrvitore tė Flamurtarit, ndėrsa gjithēka tashmė, falė edhe kushteve tė mira tė motit, gjatė dy ditėve tė fundit, ėshtė pėrqendruar pikėrisht pranė fushės sė aneksit pranė stadiumit Flamurtari. Duke parė qė disa prej lojtarėve nuk janė aktivizuar nė ndeshjen miqėsore pėrballė ekipit Vlora, ėshtė krijuar mendimi sikur Flamurtari mund dhe tė ketė mungesa pėrballė Tiranės.
|
|
|
|
FK FLAMURTARI >>>>>
KS Flamurtari >>>> BASKETBOLL
Multimedia!
Flota Facebook
Dėrgoni Fotografi - Video
Mund tė dėrgoni fotografitė qė keni nė kompjuter dhe ti ngarkoni duke KLIKUAR KĖTUMund tė dėrgoni videot tuaja duke KLIKUAR KĖTUFotografitė mund ti ngrakoni nė server, fotografi nga KS Flamurtari dhe Vlora.
Sondazhe | Poll
Vizituan... | Visit
Nė linjė.... | Online
|
|