Print

Idrizi: Levi vendos për gjithçka, kompletohemi shpejt!

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Çdo ditënë Vlorë flitet për një merkato cilësore, por gjithmonë drejtuesit e klubit janë të rezervuar me emrat. Puna më e madhe është përqendruar te lojtarët e huaj, disa prej të cilëve janë propozuar nga trajneri Stanislav Levi. Ky i fundit, siç e konfirmon për “Sport Ekspres” edhe administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, do të ketë kompetencat e plotë për të marrë vendimet për gjithçka që ka të bëjë me merkaton. Numri 1 i klubit vlonjat pohon se në listën e merkatos janë disa emra, por ende nuk është vendosur se cilët do të jenë ata që do të veshin fanellën e Flamurtarit.

Print

Flamurtari, merkato me front të gjerë

Written by webmaster on . Posted in Futboll

E hëna pritej të sillte ndonjë zyrtarizim te Flamurtari, por nuk ka pasur ndonjë zhvillim në lidhje me merkaton. Pas kroatit Çabraja, i cili e ka firmosur tashmë kontratën e bashkëpunimit, këdo ditë do të bëjë të njëjtën gjë edhe kosovari Gramoz Kurtaj, i cili ndodhet në Gjermani për momentin. Burime nga klubi kuqezi bëjnë me dije për “Sport Eskpres” se ditët në vazhdim do të ketë zhvillime, pasi puna po vazhdon me intensitet të lartë. Hapat konkretë pritet të hidhen me ardhjen e trajnerit Stanislav Levi në Vlorë, në fund të kësaj jave. Veç dy lojtarëve që tashmë janë bërë të njohur mes shtypit, Flamurtari pritet të konfirmojë shumë shpejt edhe të tjera afrime. “Jemi duke punuar fort në merkato, duke u konsultuar për çdo ditë me trajnerin Levi dhe ndoshta në ditët në vijim do të kemi edhe zyrtarizimet e radhës.

Print

Flamurtari i jep drejtim merkatos

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Vlonjatët janë gati për të nisur me zyrtarizimet në merkaton e verës, ku deri tani kanë afruar “me letra” vetëm trajnerin Stanislav Levi. “Sport Ekspres’ ka zbuluar në numrin e djeshëm dy emrat e parë, që pritet të konfirmohen si përforcime të Flamurtarit. Dhe ata janë kroati Dejan Çabraja dhe kosovari Gramoz Kurtaj, dy lojtarë me moshë të re me të cilët është rënë dakord dhe firma duket formalitet. Pritet që ata të prezantohen si lojtarë të rinj të Flamurtarit dhe ndoshta këtë mund të bëjnë bashkë me boshnjakun Jovica Stokiç, i cili gjithashtu mund të konsiderohet pjesë e skuadrës kuqezi për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se marrëveshja nuk është zyrtarizuar. Ashtu siç e kanë bërë të ditur shpesh kohët e fundit, drejtuesit e Flamurtarit kanë punuar në treguan e huaj, ku kanë mundur të sigurojnë edhe përforcimet e para.

Print

Ditmar Bici zgjedh Vlorën, gati firma

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Mbrojtësi ka konfirmuar një akord të dytë, që do të thotë se do të veshë fanellën e Flamurtarit sezonin e ri. Firma duket vetëm një formalitet

E kishte arritur akordin e parë me drejtuesit e Flamurtarit që në merkaton e janarit, por nuk mundi të luante, për shkak të mungesës së dokumentacionit. Mbrojtësi Ditmar Bici, i cili u stërvit te Tirana kohët e fundit, është përmendur në shumë skuadra ditët e fundit si një përforcim i mundshëm, por është mësuar se ai ka arritur një akord të dytë me drejtuesit e Flamurtarit, duke pranuar të luajë me fanellën kuqezi sezonin e ardhshëm. Për ish-futbollistin e Tiranës dhe Skënderbeut, firma duket se është vetëm një formalitet dhe ai tashmë mund të konsiderohet një lojtar i Flamurtarit, nëse nuk ndodh ndonjë çudi dhe ndërron sërish mendje. Kështu, mbrojtja vlonjate ka gjetur kolonën e parë në qendër të saj, ndërkohë që duhet të gjejë partnerin e Bicit në qendër, si dhe dy mbrojtës të tjerë për krahët.

Print

Flamurtari zgjedh Levin për sezonin e ardhshëm

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Stanislav Levi është zyrtarisht trajneri ri i Flamurtarit. Trajneri çek, i cili në futbollin shqiptar u bë i njohur në krye të Skënderbeut, ku u shpall edhe kampion, ka marrë përsipër të drejtojë Flamurtarin sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit vlonjat ishin në kërkim të trajnerit të ri prej kohësh dhe dje kanë arritur akordin me trajnerin 57-vjeçar, i cili ka një “cv” të pasur në karrierën e tij, teksa ka qenë edhe në krye të Hanoverit në Gjermani. Stanislav Levi do të mbërrijë sot në Vlorë. Në fakt, ai ka mbërritur mbrëmë vonë në Tiranë dhe sot në mesditë do të jetë në qytetin bregdetar, ku pasdite pritet të bëhet edhe prezantimi i tij te Flamurtari.

IDRIZI – Vetë administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin çek, por nuk ka dhënë shumë detaje, që natyrisht do të zbulohen gjatë prezantimit apo ditët në vijim. “Stanislav Levi është trajneri i ri i Flamurtarit, – shprehet administratori Idrizi për “Sport Ekspres”.