Flamurtari, gjatë ditëve të para të muajit janar, ka pasur jo pak lëvizje futbollistësh në të dy krahët, në hyrje dhe në dalje. Lëvizje, që pa dyshim e kanë ndryshuar shumë grupin dhe formacionin e skuadrës vlonjate. Jashtë listës së trajnerit Ernestino Ramela, në bashkëpunim me drejtuesit e klubit, mbetën shumë futbollistë titullarë, disa nga të cilët kanë kaluar në skuadra të tjera, siç janë Mici, Krasniqi dhe Muzaka. Me skuadrën në Turqi nuk udhëtuan Gilman Lika, Gilberto, Mendes, Metaj etj, ndërkohë që është rikthyer mesfushori Nijaz Lena. Tashmë janë bërë edhe tre përforcimet e para, që janë mbrojtësi Avni Pepa dhe mesfushorët Albin Hodza dhe Baco Nikoliç. Priten edhe të tjerë, që do të konfirmohen këto ditë.