Print

Flamurtari :Sulmuesi i Estonisë dhe një mbrojtës maqedonas mbyllin merkaton

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Do të jenë dy blerjet, që do të mbyllin merkaton dimërore të Flamurtarit. Përveç sulmuesit, i cili ka ditë që pritet nga vlonjatët, do të jetë edhe një mbrojtës maqedonas, që do t’i bashkohet grupit të trajnerit Ramela për pjesën e dytë të sezonit. Kështu, blerjet e merkatos së dimrit do të shkojnë në 7, pas atyre të Pepës dhe Tomiçit në mbrojtje, si dhe Hodzës, Nikoliçit e Maxhunit në mesfushë. Lajmin e ka konfirmuar për “Sport Ekspres” vetë presidenti i skuadrës vlonjate, Sinan Idrizi. “Me dy blerje të fundit, një sulmues dhe një mbrojtës, të dy të huaj, do të mbyllim merkaton e dimrit. Themi se kemi bërë një punë të mirë”, – ka thënë shkurt presidenti i Flamurtarit.

Print

Vlonjatët, ultimatum Giraldos, afrimi i një bomberi mbyll merkaton dimërore

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Flamurtari i lë afat dy ditë kolumbianit Daniel Giraldo. Drejtuesit e klubit presin që sot, ose maksimumi nesër, të marrin një përgjigje nga kolumbiani Daniel Giraldo, i cili do të transferohet nga Portugalia te Flamurtari. Klubi nuk kërkon ta marrë me huazim lojtarin, por do që t’i blejë kartonin. Në këto kushte, atij i është kërkuar që të kthejë një përgjigje sa më të shpejtë, me qëllim që edhe klubin vlonjat të mos e mbajë varur. Giraldo është 22 vjeç dhe luan në krahun e djathtë. Ai ka një karrierë modeste, të cilën e ka nisur te “Deportivo Cali” dhe aktualisht është pjesë e Olahenses, që militon në ligën e dytë portugeze. Duket se portugezët kërkojë ta huazojnë lojtarin, por vlonjatët në fakt kërkojnë ta blejnë kartonin e tij. Në këto kushte, lojtarit i është lënë detyrë që këtë çështje ta zgjidhë me klubin e Olahenses dhe brenda dy ditëve të kthejnë një përgjigje përfundimtare. Pistë tjetër mbetet edhe ajo e kolumbianit Jorge Gonzales, por kjo vlen për t’u parë.

Print

Një kosovar dhe një serb, bëhen “muri” i Flamurtarit për pjesën e mbetur

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Një kosovar dhe një serb i bashkon Fl amurtari i Vlorës. Avni Pepa dhe Vukashin Tomiç janë dy qendërmbrojtësit e rinj kuqezi, teksa pritet të jenë “muri” i skuadrës vlonjate duke filluar nga ndeshja e 24 janarit kundër Teutës. Afrimet më të fundit të Flamurtarit në repartin e prapavijës kanë një të veçantë, pasi për herë të parë në zemër të mbrojtjes, ekipi vlonjat do t’i besojë një kosovari dhe një serbi. E kaluara dhe politika në këto raste harrohet dhe lihet pas, sepse të dy kanë ardhur te Flamurtari për të luajtur futboll dhe të bëjnë diferencën në fushë. Pepa është një 26-vjeçar kosovar që ka lindur në qytetin Kristiansand të Norvegjisë, ndërsa Tomiç një 27-vjeçar nga Krusevaci i Serbisë. I pari vjen pas aktivizimit me Sandnes Ulf në Ligën e Parë norvegjeze, ndërsa i dyti me skuadrën e vendlindjes, Napredak Kursevac, që militon në Superligën serbe. 

Print

Vlonjatët humbasin 2-0 në miqësore, spikat Hodza

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Flamurtari ka zhvilluar dje ndeshjen e parë miqësore në Turqi, ku është mundur 2-0 nga FC Baku e Azerbajxhanit. Trajneri Ernestino Ramela ka parë gjendjen e të tijve në këtë ndeshje dhe e ka nisur këtë test me të gjithë titullarët, ndërsa në pjesën e dytë ka hedhur në fushë lojtarët e akademisë. Gjatë 45 minutave të para vlonjatët kanë luajtur shumë mirë, duke goditur edhe shtyllën. Ka spikatur sulmuesi francez Albin Hodza. Flamurtari ka pësuar një gol në një kundërsulm, ndërkohë që në pjesën e dytë është ndëshkuar me një tjetër gol. Nga dita në ditë grupi i Flamurtarit plotësohet me futbollistët që vijnë në merkaton e dimrit, ndaj dhe ndeshjet miqësore janë të domosdoshme për kompaktësimin e grupit. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë planifikuar disa miqësore në Turqi, ku kundërshtarë do të jenë skuadra që po stërviten në këtë vend.

www.sportekspres.com

Print

Flamurtari humbet miqësoren e parë, vjen një gjigant serb për mbrojtjen

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Flamurtari ka humbur miqësoren e parë në tokën turke me rezultatin e pastër 0-2. Vlonjatët pritej të luanin dje kundër azerbajxhanasve të FC Baku, por në momentin e fundit është ndryshuar axhenda dhe kuqezinjtë janë përballur me FC Ordabasy, skuadër që militon në Superligën kazakistanase dhe aktualisht mban vendin e katërt. Pjesa e parë ka qenë më e mirë për kuqezinjtë, në një kohë që trajneri Ernestino Ramela kishte hedhur në fushë një formacion të rinovuar. Për shkaqe dëmtimi munguan Polizoi Arbri, Franc Veliu e Bruno Telushi, ndërsa nga minuta e parë luajtën edhe afrimet më të fundit: Avni Pepa në qendër të mbrojtjes dhe Albin Hodza në krahun e majtë të mesfushës. Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me një lojë më të mirë të vlonjatëve.