Print

Behari: Blerjet i kanë dhënë tjetër fytyrë ekipit

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Flamurtari është rikthyer nga Turqia ku ka qëndruar në një minifazë përgatitore për rreth 12 ditë. Vlonjatët të cilët kanë qënë shumë aktivë në merkato kanë ndryshuar pamje për pjesën e dytë të sezonit. Sipas shefit të klubit Ardi Behari në një intervistë telefonike për Sport News skuadra është gati për të rifilluar sezonin me ambicie.

“Gjendja e ekipit optimale, kushtet ishin të mira në Turqi dhe ndeshjet miqësore, sidomos ndeshja e fundit tregoi gjendjen reale të ekipit. Afrimet kanë patur impkat në skuadër dhe duhet të them që janë integruar mirë. Kupa është një objektiv, por pjesa e parë na mësoi të mos vendosim objektiva. Kryesorja është që të kënaqim tifozët dhe pastaj të shohim.

Print

Telushi: Afrimet cilësore, ta nisim sa më mbarë!

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Mesfusha e Flamurtarit të dy fazave të para është cilësuar nga të gjithë si një nga më të mirat e kampionatit, por në letër, sepse realisht edhe ajo është pjesë e dështimit të vlonjatëve. Tashmë janë larguar Muzaka dhe Gilman Lika, ndërkohë që kanë ardhur Hodza e Nikoliç, si dhe është kthyer Lena. Bruno Telushi, një nga më të mirët e Flamurtarit në gjysmën e parë të sezonit, ku ai është dalluar për shpirtin luftarak në fushë, shpreson që bashkë me kolegët e tjerë të këtij reparti ta ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat e saj. Telushi mendon se do të ketë një bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë, me të ardhurit e merkatos së dimrit, por edhe më te rinjtë e akademisë.

Print

Reagojnë “senatorët” e Flamurtarit: Nuk zhgënjejmë, e kapim Ligën e Europës

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Pas paralajmërimit të një prej aksionereve të Flamurtarit, Nerve Kokmaz, se ekipi duhet të arrijë Kupat e Europës dhe të ndryshojë menjëherë, kanë reaguar lojtarët titullarë të Flamurtarit. Kapiteni Franc Veliu dhe mesfushorët Bruno Telushi e Erjon Vucaj theksojnë për “Panorama Sport” se objektivi për të kapur Kupat e Europës është më se i arritshëm. Sipas tyre, kërkohet angazhimi i të gjithëve për të ndryshuar në pjesën e dytë të sezonit. Lojtarët premtojnë se do të bindin klubin dhe tifozët, duke u shprehur të bindur se nuk përsëritet më paraqitja në fundvitin e kaluar, e cila ndikoi direkt në vazhdimësinë e skuadrës.

Print

Filozofia e Ramelës: Flamurtari im, forcë fizike dhe… profesionalizëm

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Ka lënë jashtë listës së tij shumë nga lojtarët e dy fazave të para, madje edhe emra me peshë, por është i vendosur për zgjedhjen që ka bërë, pasi ajo përshtatet plotësisht me politikën e klubit vlonjat. Trajneri italian i Flamurtarit, Ernestino Ramela, po punon me shumë seriozitet këto ditë në Turqi, duke dashur të implementojë në skuadër filozofinë e tij, që është: lojtarë të fortë fizikisht dhe profesionistë në fushë. Në kushte tejet komode, ai kërkon të marrë maksimumin nga skuadra, që, siç e pohon vetë, i është përgjigjur në mënyrën më të mirë. Madje ai evidenton faktin se grupi është mjaft harmonik dhe do të ketë patjetër sukses në Kupën e Shqipërisë dhe në kampionat.

Print

Nga ushqimi te çudirat, rrëfehet Ramela: Ndihem si Fergusoni te Flamurtari

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Ernestino Ramela ndihet si Aleks Fergusoni te Flamurtari. Ka dorë të lirë dhe askush nuk po i ndërhyn në merkato, ndaj e krahason veten me trajnerin skocez në këtë drejtim. Në një rrëfim special për “Panorama Sport”, italiani i pankinës vlonjate tregon gjithçka, jo vetëm për ekipin, por edhe për pasionet apo çudirat që ka hasur në tokën shqiptare. Kreu i kuqezinjve shprehet i kënaqur si nga ecuria e përgatitjes, por edhe nga afrimet e lojtarëve, ndërsa merkaton e cilëson ende të hapur, sidomos në sulm dhe mesfushë.