Print

LUFTA E SINAN IDRIZIT:Të çrrënjosim fenomenin, jo të kënaqemi me dënime të thjeshta!

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Komisioni i Etikës në FSHF, edhe pse pritej që këtë radhë të bënte diçka konkrete për skandalin që pa gjithë Shqipëria, ka vazhduar me procedurën e tejzgjatur të mbledhjeve të tij. Ky komision ka lënë një tjetër mbledhje për të hënën dhe kjo gjë ka sjellë shqetësim dhe dëshpërim në radhët e drejtuesve të Flamurtarit, të cilët reaguan me forcë pas shfaqjes së turpshme në fundin e ndeshjes me Teutën të shtunën që shkoi.

IDRIZI – Presidenti i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, ka pohuar edhe dje se i gjithë shqetësimi i tij lidhet me fenomenin e shëmtuar të trukimeve dhe se nuk është qëllimi dënimi i ndonjë skuadre apo ndonjë lojtari.

Print

Arsid Kruja nis stërvitjen me vlonjatët

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Arsid Kruja ka zhvilluar dje seancën e parë stërvitore me Flamurtarin. Mesfushori shkodran është përforcimi i fundit e vlonjatëve në merkaton e dimrit. Ditën e shtunë, para ndeshjes me Teutën, ai është zyrtarizuar si pjesë e Flamurtarit për 18 muajt e ardhshëm. Dje lojtari ka dalë në stërvitje, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Ernestino Ramela, i cili e ka evidentuar si një nga elementët më cilësorë të kampionatit shqiptar dhe ka kërkuar ta ketë në skuadër. Mesfushori shkodran është një përforcim me shumë vlera dhe pritet t’i bëjë shumë punë Flamurtarit, duke nisur që nga ndeshja e radhës me Teutën. Arsid Kruja u largua disa ditë më parë nga Vllaznia, pasi kaloi në Arabi, te Hajer Club, por më pas u bë e mundur ardhja e tij në Vlorë. Klubi vlonjat e ka huazuar lojtarin për 18 muaj, falë marrëdhënieve mjaft të mira që presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka me drejtuesit e klubit arab. Ndërkohë, nga klubi kuqezi konfirmohet se Kruja nuk do të jetë përforcimi i fundit i merkatos së dimrit.

Print

Flamurtari vendos kushte, duan 9 pikë për 3 ndeshje, paralajmërohen masa

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Nëntë pikë në tri ndeshje dhe fiti mi i Kupës së Shqipërisë. Ky është kushti i vendosur nga drejtuesit e Flamurtarit në nisje të fazës së tretë të këtij kampionati. Futbollistëve dhe stafit teknik u është vënë si detyrë që të marrin maksimumin në ndeshjet e para të kampionatit. Kjo me qëllim që ekipi vlonjat të jetë sa më lart në renditje, edhe pse janë të ndërgjegjshëm se Europa nuk kapet nga kampionati këtë sezon. Klubi ua ka bërë të qartë si trajnerit, po ashtu edhe lojtarëve që të marrin tri fitore radhazi, duke filluar nga Teuta e duke kaluar më pas te Tirana dhe Apolonia. Por, veç pikëve, mjaft me rëndësi për ekipin është edhe paraqitja në fushë. Drejtuesit kanë kërkuar që në këtë fazë të tretë të kampionatit të ketë një ecuri pozitive të ekipit edhe në drejtim të paraqitjes në fushë.

Print

Pepa: E di historinë e Flamurtarit, ta çojmë në vendin që i takon

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Kosovari Avni Pepa është afrimi i parë që Flamurtari ka bërë në merkaton e dimrit. Qendërmbrojtësi, pjesë edhe e kombëtares kosovare, la kampionatin norvegjez për të veshur fanellën e skuadrës vlonjate në kampionatin shqiptar. Për të, aventura te Flamurtari është një nga momentet kyç i karrierës, madje ai iu përgjigj menjëherë pozitivisht interesimit të drejtuesve vlonjatë. Tani dëshiron të japë kontributin e tij në arritjen e objektivave të Flamurtarit. ”Eshtë kënaqësi për mua, – shprehet qendërmbrojtësi kosovar, – që i jam bashkuar skuadrës së Flamurtarit. Që në momentet e para, kur jam njohur me interesimin e drejtuesve të këtij klubit, nuk kam hezituar. E theksoj se është nder e kënaqësi të luash për Flamurtarin.

Print

Flamurtari, zbardhet kushti për kontratat, 30% të pagës nëse kapin Europën

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Një vit e gjysmë ose dy vite e gjysmë. Kaq do të jetë kohëzgjatja e kontratave të futbollistëve të rinj që kanë mbërritur së fundmi te Flamurtari. Por, në kontratë mësohet se ka edhe një klauzolë për afrimet e reja. Deri në fund të këtij sezoni ata do të jenë në provë, edhe pse do të paguhen. Nëse do të kenë rendiment, atëherë do të jenë pjesë e Flamurtarit në vazhdimësi. Burime pranë drejtuesve të klubit vlonjat thanë dje për “Panorama Sport” se e ardhmja e çdo futbollisti do të varet nga rendimenti. Pronarët turq kanë vendosur si objektiv primar për futbollistët dhe stafin teknik kapjen e Kupave të Europës. Por ka edhe një tolerim. Nëse ekipi do të kënaqë tifozët me lojë, pra do të jetë rezultativ në fushë, objektivi do të quhet i realizuar. Por jo vetëm kaq.