Print

Apeli i Ramelës: Duam një Flamurtar më agresiv në sulm!

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Në Vlorë luhet sot ndeshja më e rëndësishme e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Flamurtari pret Skënderbeun në një kompeticion, ku vlonjatët kanë pretendime maksimale. Dhe gjithçka konfirmohet edhe nga vetë trajneri i Flamurtarit, Ernestino Ramela, i cili u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve për 90-minutëshin e sotëm. Ai e ka të qartë situatën dhe cilët do të jenë ata që do të zbresin në fushë. “Kupa është objektivi kryesor i Flamurtarit, kështu që ndeshja me Skënderbeun është shumë e rëndësishme. Nuk kemi vendosur në lidhje me lojtarët që do të hedhim në fushë nga minuta e parë, por pak a shumë e kemi të qartë gjendjen e secilit.

Print

Flamurtari, turqit vënë kusht fitimin e kupës, premio nëse kualifikohen

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Flamurtarit i vihet kusht fitimi i Kupës së Shqipërisë. Ky trofe është një ndër objektivat primarë të klubit. Administratori Sinan Idrizi i ka kërkuar stafit teknik dhe futbollistëve fitoren me çdo kusht të Kupës së Shqipërisë. Pronarët e kompanive turke kërkojnë që skuadra të arrijë Kupat e Europës, ndaj ky mbetet edhe objektivi i vetëm ku është përqendruar skuadra. Ky objektiv u është prezantuar si futbollistëve dhe stafit teknik. Nga ana tjetër, drejtuesit kanë marrë kështu premtimin e tyre për një përqendrim maksimal në drejtim të këtyre objektivave. “Nga komunikimet e fundit që kam pasur me pronarët e kompanive turke ‘TRK’ dhe ‘AtlasJet’, mund t’ju them se ata janë me sy dhe me veshë te ju. Objektivi që kanë vendosur, është që të arrihet maksimumi i mundshëm dhe ata kërkojnë që ekipi të jetë në Europë.

Print

Flamurtari mbyll merkaton.

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Flamurtari mbyll merkaton per kete sezon.
Sipas vendimeve te marra muajt e fundit, keto jane levizjet e kryera.

Larguar:Mendes,Krasniqi,Mici,Sakaj,Begaj,Licaj,Meto,G.Lika,Muzaka,Gilberto,Gelazhvili.
Afrimet:Bici,Urdinov,Tomic,Nikolic,Maxhuni,Hodza,Kruja,Buval.

Ndryshimet jane te shumta, gje qe do te kerkoje pak kohe per qendrueshmeri te skuadres. Efektet pozitive u vune re qe ne ndeshjen
e zhvilluar me ekipin e Tiranes. Loja ishte teknikisht ne mesatare dhe idete ishin te qarta per menyren se si do te qarkullohej topi.
E vetmja e mete qe konstatohej lehte, ishte sulmi. Mangesia ne kete repart ishte e theksuar. Me afrimet e reja pritshmerite
per nje perforcim te ketij reparti jane te medha. Ramella tashme ka shume opsione ne mesfushe. Duke qene se tiparet e disa mesfushoreve jane edhe sulmuese,
idealja per rreshtimin e lojtareve do te ishte nje formacion 3-2-3-2 ose 4-3-1-2. Gjithesesi kjo do te varet edhe nga forma qe do te kete perforcimi i ri ne sulm.
Nese Buval do te jete ne gjendje te mbaje i vetem peshen e sulmit. Atehere formacionet e mundshme mund te jene edhe 4-3-2-1 ose 4-2-3-1.
Objektivat kryesore te mbetur per Flamurarin jane Kupa e Shqiperise dhe pjesemarrja ne Europe nepermjet saj.
Mundesia per aktivizimin e te rinjve qe jane afruar kete Janar do te jete me e madhe ne kampionat, duke qene se tashme aty objektivi per vendet e para nuk eshte me i realizueshem.
Me kete rast keta lojtare mund te shpalosin talentin e tyre dhe te jene nje perforcim i mire per te qene edhe titullar ne te ardhmen.
Duke i uruar suksese per pjesen e mbetur skuadres, nje falenderim i shkon edhe presidentit Sinan Idrizi per investimin e bere deri tani.

www.skflamurtari.com

Print

Flamurtari nuk ndalet në merkato, firmos edhe Bici, pritet Salihi

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Një tjetër afrim “bombë” te Flamurtari me shumë mundësi do të jetë Hamdi Salihi. Nga burime kofidenciale pranë gazetës mësohet se drejtuesit e klubit vlonjat kanë përgatitur një ofertë zyrtare në drejtim të Hapoel Akre, i cili është edhe në pronësi të sulmuesit shqiptar. Mendohet se oferta që Flamurtari do t’i bëjë klubit izraelit për të marrë shërbimet e Hamdi Salihit do të jetë 100 mijë euro, edhe pse kjo është një shumë ende e pakonfirmuar zyrtarisht. Mësohet se oferta nga ana e vlonjatëve për sulmuesin shkodran mund të ketë mbërritur në zyrat e Hapoel Akre, ndërsa ditën e sotme, me shumë mundësi do të mësohen edhe detaje më të hollësishme mbi transferimin e mundshëm të lojtarit drejt Flamurtarit.

Print

Godet flamurtari, merr një francez

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Flamurtari bën goditjen e fundit në merkaton e janarit. Sulmuesi francez, Bedi Buval, është zyrtarizuar dje në mbrëmje nga klubi vlonjat, teksa ka firmosur një kontratë për dy vite e gjysmë. Mendohet se lojtari do të përfitojë 11 mijë euro në muaj, teksa bëhet fjalë për një qendërsulmues tipik. Gjatë pjesës së parë të sezonit, Buval është aktivizuar në Portugali me skuadrën e Olhanenses. 28-vjeçari me nënshtetësi franceze e ka nisur te Nansi, ndërsa më pas është transferuar te Bolton Uanderers në Angli, por pa mundur të debutojë në Premier Ligë. Në vitet 2007-2009 ka qenë pjesë e klubit danez, Randers. Më pas ka luajtur për tre vite në kampionatin grek për skuadra si Panthrakikos dhe Panionios.