Print

Flamurtari “fluturon” me Buvalin, kuqezinjtë i nderon sulmuesi francez

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Bedi Buval, autori i golit të vetëm të takimit, që në fund rezultoi me vlerë trepikëshe është shprehur mjaft i kënaqur për fitoren e arritur. Sipas tij, Flamurtari ishte më racional se kundërshtari.

“Goli i shënuar ndaj verdhebluve më gëzoi shumë, pasi në fund i dha fitoren skuadrës.

Mendoj se i merituam tri pikët. Ne ishim më racionalë se kundërshtari dhe mund të shënonim që në pjesën e parë të takimit. Po bëjmë hapa rezultativë”, – ka përfunduar 28-vjeçari, Buval.

I ardhur në merkaton e dimrit, sulmuesi francez ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës, pikërisht ndaj Vllaznisë dhe dje kundër Elbasanit që rezultoi deciziv.

Print

Buval premton shpërthimin: Nuk ndalem as në Korçë!

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Bedi Buval, sulmuesi francez, në një bisedë për “Panorama Sport” ka pohuar se shpërthimi i tij te Flamurtari sapo ka nisur dhe se nuk do të ndalet më. Francezi, i cili shënoi në ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës, është i bindur se do të japë maksimumin e tij te vlonjatët.

“Ndihem i lumtur që shënova në takimin me Vllazninë. Detyra e një sulmuesi është të shënojë sa më shumë gola dhe unë këtë dua të bëj. Kam ardhur për të lënë emër në Vlorë. Besoj se ky është vetëm fillimi. Do të bëj maksimumin me fanellën e Flamurtarit, duke sjellë eksperiencën që unë kam”, ka pohuar fillimisht Buval, i cili në ndeshjen me kuqeblutë tregoi se ishte një rrezik konstant për kundërshtarin, duke treguar tiparet e një sulmuesi për të cilin kanë nevojë kuqezinjtë.

Print

Vucaj: Të fitojmë çdo ndeshje, llogaritë bëhen në fund

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Fitorja e fundit përballë Apolonisë në kampionat, pavarësisht lojës jo të mirë, ka ringjallur besimin e futbollistëve të Flamurtarit për një ecuri sa më pozitive dhe më stabël. I vlerësuar nga të gjithë si një nga lojtarët më të mirë të takimit të fundit, mesfushori Erjon Vucaj pranon se tashmë nuk duhet parë dhe menduar për objektiva, por thjesht për ndeshjen e radhës. Sipas tij, çdo ndeshje ka rëndësinë e vet dhe vlen 3 pikë, pavarësisht emrit të kundërshtarit. Vucaj thekson se Vllaznia do të jetë fitorja e radhës për Flamurtarin, por me një lojë ndryshe nga ajo me Apoloninë.

- Vucaj, për ndeshjen me Apoloninë të gjithë ju kanë vlerësuar si lojtarin më të mirë në fushë. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Print

Ramela dënon skuadrën me dy seanca çdo ditë

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Dy seanca stërvitore në dy ditët e para të përgatitjeve për ndeshjen me Vllazninë. Nuk është programi normal stërvitor i Flamurtarit për këtë javë, por një dënim i trajnerit Ernestino Ramela për të tijtë, që vjen nga pakënaqësia e paraqitjes së tyre në ndeshjen e fundit me Apoloninë. Trajneri italian ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për të bërë dy seanca që ditën e parë të përgatitjeve. Mësohet se trajneri Ramela ka qenë shumë i pakënaqur me lojën e Flamurtarit në ndeshjen e fituar 1-0 përballë Apolonisë, ndeshje që u luajt ditën e diel në Vlorë. Pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, ku u zhvillua takimi, trajneri ka pasur shumë rezerva në lidhje me nivelin e lojës së Flamurtarit, edhe pse në fund u arrit qëllimi për marrjen e 3 pikëve.

Print

Idrizi: Ne dhe tifozët presim më shumë nga Flamurtari

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Tri pikët e marra ndaj Apolonisë ishin të rëndësishme, sepse në atë fushë nuk mund të pritej spektakël. Loja e Flamurtarit nuk kishte shkëlqimin e pritshëm edhe për shkak të terrenit, por të paktën njëri nga objektivat, ai i rezultatit, u arrit, falë golit të shënuar me 11-metërsh nga Telushi. Kalendari e favorizon disi skuadrën vlonjate, që mund ta përmirësojë gjendjen e saj në renditje, nëse mund Vllazninë dhe Laçin, që i pret në fushën e saj, si dhe Elbasanin në transfertë. Në mes është edhe ndeshja e kthimit në Kupën e Shqipërisë me Skënderbeun. Ndeshja e parë në Vlorë u mbyll në barazim, 1-1, dhe Flamurtari duhet të fitojë patjetër në Korçë për t’u kualifikuar. E vështirë, por jo e pamundur për skuadrën e drejtuar nga trajneri Ramela.