Print

Vjen Shkodran Metaj, zyrtarisht te Flamurtari

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Flamurtari ka firmosur të shtunën me mesfushorin kosovar, Shkodran Metaj. Lojtari 26-vjeçar ka mbërritur nën shoqërinë e së motrës dhe babait në Vlorë, për të zyrtarizuar me Sinan Idriz kontratën 2-vjeçare me kuqezinjtë e trajnerit Gjoka. Në dy sezonet e fundit lojtari është aktivizuar për FC Emen në Ligën e Dytë holandeze. Pas nënshkrimit, Metaj pohoi mes të tjerash: “Flamurtari më ka bërë një ofertë shumë të mirë, ndaj nuk hezitoiva t’i them po. Sot firmosa kontratën dhe jam I lumtur për këtë gjë. Ishim në bisedime të vazhdueshme me drejtuesit e këtij klubi dhe pasi sheshuam disa detaje të vogla, nënshkruam. Klubin nuk e njoh mirë, por besoj se do të përshtatem shpejt në Vlorë. Kisha edhe oferta të tjera si ajo e Konkordias së Rumanisë dhe një ekipi në Greqi, por doja të luaja në Shqipëri. Në fakt, kam pasur ofertë për të vazhduar kontratën me Emenin në Holandë, por nuk kam pranuar”, deklaroi Metaj.

Print

Donatorët turq TRK DHE Atlasjet do të jenë drejtuesit e ri të ekipit

Written by webmaster on . Posted in Futboll

TRK dhe Atlasjet janë pronarët e rinj të Flamurtarit. Pas shumë e shumë tratativash, tashmë gjithçka është bërë zyrtare.Ashtu siç pritej ka ndodhur ku në orën 10 :30, kur këshilli bashkiak është mbledhur për të diskutuar dhe për t’i dhënë fund “odisesë” së privatizimit të klubit. Këshilli bashkiak i ka dhënë dritën jeshile për ta kaluar klubin në duart e turqve. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta për të marrë jetë dhe për t’u mësuar vendimi se kush do të ishin drejtuesit dhe pronarët e rinj të skuadrës së Flamurtarit. Ka nisur një epokë e re për Flamurtarin dhe për futbollin vlonjat. Kompanitë dhe donatorët që kanë ardhur në Vlorë kanë premtuar investime të mëdha dhe projekte që do të marrin jetë shumë shpejt. Donatori Sinan Idrizi ka qenë një nga kumbarët e këtij kalimi dhe sigurisht që ai do të jetë sërish një element i rëndësishëm për vënien në jetë të projekteve të shumta në ekipin e Flamurtarit. Nga dita e djeshme TRK dhe Atlasjet do të ketë të drejta të plota dhe 100% mbi ekipin kuqezi dhe do të marrë vendime pa u ndikuar nga Bashkia e Vlorës. Kështu mbyllet një epokë e re në skuadrën e Flamurtarit, ku pas shumë kohësh Shpëtim Gjika nuk do të jetë më presidenti i ekipit. Viti i fundit në futbollin tonë dëshmoi që Flamurtari kishte nevojë për investime,

Print

Ilion Lika: Tirana, rivali ynë kryesor

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Ilion Lika i bën një skaner pjesëmarrjes së Flamurtarit në Ligën e Europës. Numri një i portës vlonjate e vlerëson pozitive ecurinë e Flamurtarit në Europë. “Për mendimin tim, e përgjithshmja ishte pozitive. Në ndeshjen e fundit nuk e kemi arritur atë stad si në Gjeorgji. Në Gjeorgji treguam nivel më të lartë, ndërsa në Rumani, përballë Petrolulit, vura re një interesim mjaft të madh që nga mediat, por edhe investimet në fushë. Ai ishte një ekip me buxhet dhe lojtarë të mirë, por edhe dinë të ecin para. Ne gjërat i bëmë mirë edhe pse mund të kemi bërë gabime. Tani na mbetet që të japim më shumë, nga unë i pari e të gjithë të tjerët me radhë. Edhe pse për momentin nuk e kemi arritur, jam optimist me pronarët e rinj. Për sa i përket projektit që kanë donatorët turq, është fat për futbollin shqiptar zbatimi i këtij projekti dhe në veçanti për ne”, ka deklaruar Lika dy ditë më parë për “Panorama Sport”. Gardiani i portës vlonjate pohon në vazhdim se Flamurtari është pretendent për titull kampion këtë vit, ndërsa flet edhe për rivalët. “Patjetër që Flamurtari është pretendent këtë vit për titullin kampion. Djemtë janë ambiciozë dhe ne kemi më shumë kualitete se çdo ekip tjetër. Po ashtu edhe mbështetja financiare do të jetë e fuqishme. Urojmë që të zgjidhet sa më shpejt edhe çështja e privatizimit, pasi projekti që kanë pronarët e rinj është shumë ambicioz”, thekson Lika.

Print

Flamurtari, akord për dy vite me kosovarin Metaj

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Flamurtari ka arritur dje akordin me mesfushorin kosovar, Shkodran Metaj. Lajmin e konfirmon vetë lojtari dhe gjithashtu trajneri kuqezi, Ernest Gjoka. Lojtari 26- vjeçar pritet të mbërrijë pas pak ditësh në Vlorë për të zyrtarizuar kontratën 2- vjeçare me Flamurtarin. Në dy sezonet e fundit lojtari është aktivizuar për FC Emen në Ligën e Dytë holandeze. “Po, është e vërtetë që klubi ka arritur marrëveshjen me lojtarin kosovar, Shkodran Metaj. Jemi duke e pritur që ai të mbërrijë në Vlorë për t’iu bashkuar skuadrës. Metaj mund të luajë edhe si mesfushor shkatërrues. Në ditët në vazhdim do të kemi të tjera risi sa i përket merkatos”, sqaroi dje për gazetën trajneri Gjoka.
Lojtari - Për të përditshmen sportive kosovare “Arena”, Metaj konfirmoi akordin me klubin vlonjat, në një kohë që theksoi se për firmosjen e kontratës kanë mbetur detaje të vogla.