Print

Haxhiu: Ekip pa cilësi, Ramela të mbajë përgjegjësi

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Flamurtari gol ne FierAnëtari i bordit të klubit “Flamurtari”, Saimir Haxhiu, analizon situatën më të fundit në skuadër, teksa thekson se edhe trajneri italian, Ernestino Ramela, duhet të mbajë përgjegjësi.

Përfaqësuesi i Bashkisë së Vlorës në bordin e klubit shpreson që institucionet e drejtë- sisë të zbardhin dyshimet e hedhura pas ndeshjes me Partizanin.

Sipas asaj që thotë Haxhiu për “Panorama Sport”, Flamurtari aktual nuk ka cilësi dhe, për më tepër, lojtarët e ardhur në merkaton e janarit nuk ishin në nivelin e pritshëm.

Print

Idrizi: Flamurtari do vendin e 4-t, s’i hap rrugë askujt

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Flamurtari po përgatitet me qetësi për sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj Partizanit në transfertë. Një trepikësh i mundshëm në këtë ndeshje e fut skuadrën vlonjate plotësisht në “shinat” e vendit të katërt, ndërkohë që administratori Sinan Idrizi kërkon që Flamurtari, më shumë se gjithçka tjetër, të zhvillojë një ndeshje të mirë. Duke vlerësuar punën e trajnerit Ramella, ai shprehet se nuk ka asnjë presion ndaj skuadrës, që ka gjithë komoditetin të luajë me qetësinë e duhur në fushë. “Në këto momente mund të them se jemi të kënaqur nga skuadra, – thekson Idrizi për “Sport Ekspres”. – Dua të vlerësoj punën që po bën stafi teknik, me në krye trajnerin Ramela. I vlerësoj të gjithë në skuadër, sepse i shoh bashkë, i shoh një grup dhe kjo është mjaft pozitive.

Print

Ramela: Fushë-Krujën s’e kam vizituar më parë, mendjen te Partizani

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Trajneri i Flamurtarit, Ernestino Ramela pasi është njohur me vendimin për shtyrjen e takimit ndaj Laçit ka hyrë menjëherë në dhomat e zhveshjes së lojtarëve duke iu komunikuar lojtarëve se seanca e radhës stërvitore do të zhvillohet ditën e sotme. Këto përgatitje do të jenë në kuadër të takimit të javës së 26-të të Superligës kundër Partizanit, sfidë që do të luhet në transfertë, saktësisht në Fushë-Krujë. Ramela ka theksuar se vëmendja tashmë kalon menjëherë te kundërshtari i radhës. Pasi ka mësuar vendin se ku do të zhvillohet ndeshja ndaj Partizanit, trajneri Ramela ka deklaruar se nuk e kishte vizituar ende qytetin e Fushë-Krujës, por sipas tij diçka e tillë nuk kishte shumë rëndësi, duke theksuar se nga të tijtë kërkonte vetëm rezultat pozitiv kundër kryeqytetasve.

Print

Maxhuni “dashurohet” me Vlorën

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Lorik Maxhuni kërkon të qëndrojë sa më gjatë në Vlorë. Mesfushori kosovar i Flamurtarit tashmë është ambientuar me skuadrën kuqezi, ndërsa e vlerëson kampionatin shqiptar si ndër më të fortët në Ballkan, duke e krahasuar me atë të Sllovenisë.

22-vjeçari vjen pas eksperiencës në Kroaci, ku nisi karrierën te grupmoshat e RNK Split e më pas kaloi te Lokomotiva e Zagrebit.

Maxhuni është aktivizuar edhe në Austri me Grazer AK, ndërsa në Kosovë ka qenë pjesë e Drenicës, Ferizajt dhe Trepça ’89. Në katër takime të luajtura deri më tani me fanellën kuqezi ka shënuar një gol.

Print

Vucaj si “ish”, tregon sekretet e kurbinasve

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Flamurtari do të përballet këtë fundjavë ndaj Laçit, në një ndeshje ku do të kërkojë vazhdimin e rezultateve pozitive. Erjon Vucaj është një prej lojtarëve kuqezinj, i cili e njeh shumë mirë kundërshtarin e radhës. Si ish-lojtar i Laçit, Vucaj analizon këtë sfidë, duke theksuar se te kundërshtari e bën diferencën grupi.

Edhe pse ka respekt për ekipin dhe drejtuesit, Vucaj thotë se Laçi tashmë i përket së shkuarës. Në një bisedë për “Panorama Sport”, lojtari e shikon të vështirë arritjen e vendit të katërt nga Flamurtari, ndërsa thotë se detyrë tashmë mbetet marrja e sa më shumë pikëve.