Print

Ekspedita numër 3, Flamurtari pazar në Francë

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Elton Nika

Një tjetër pistë, ku vlonjatët kërkojnë të gjejnë lojtarë me kualitet për skuadrën e sezonit të ri, është edhe ajo franceze

Drejtuesit e Flamurtarit janë gjithmonë e më të angazhuar për të krijuar skuadrën e duhur për të pretenduar trofe sezonin e ardhshëm. Përveçse janë duke u marrë me çështjen e trajnerit të ri, ata nuk lënë pas dore edhe merkaton, pasi u duhen jo pak lojtarë me kualitet, që do të kompletojnë të gjithë repartet e Flamurtarit. Dje, përfaqësues të klubit vlonjat janë nisur drejt Francës, ku do të interesohen për të gjetur ndonjë element të nevojshëm. Portieri Ilion Lika, i cili më parë, bashkë me drejtues të tjerë të klubit, ka vëzhguar lojtarë në Greqi dhe në Mal të Zi, do të takohet në Paris me ish-lojtarin e kombëtares Edvin Murati.

Print

Flamurtari shënjestron brazilianin Da Silva për mbrojtjen

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Me tri ndeshje deri në fund të kampionatit, drejtuesit e klubit vlonjat janë duke studiuar lëvizjet e merkatos së verës, ndaj dhe kanë nisur të dalin në skemë emrat e parë, gjithmonë në kuadrin e objektivave dhe jo të blerjeve zyrtare. Mbrojtësi brazilian Da Silva, i aktivizuar edhe më parë në kampionatin shqiptar, është një nga emrat, që ditët e fundit është përfolur shumë në ambientet e klubit vlonjat, madje mësohet se me lojtarin kanë nisur edhe kontaktet e para. Da Silva është aktivizuar me Teutën dhe Apoloninë, kështu që e njeh mjaft mirë futbolin shqiptar. Mbrojtësi i krahut të majtë mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për Flamurtarin e sezonit të ardhshëm. Burime nga klubi vlonjat konfirmojnë për gazetën se mbrojtësi 29-vjeçar, i cili luan në një kampionat të huaj, shihet si një alternativë e mirë për prapavijën. Por ai nuk është emri i vetëm, që shihet si një kandidat për t’u veshur kuqezi sezonin e ardhshëm.

Print

Ramela pret një Flamurtar ndryshe me Tiranën

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Vlonjatët kanë rinisur dje përgatitjet në fushë dhe në fokusin e tyre është takimi i fundjavës me Tiranën. Të dielën Flamurtari zhvilloi dy miniteste me skuadra të moshave, ku stafi teknik ka parë më qartë gjendjen e të gjithë futbollistëve. Ditët e para të përgatitjeve është punuar kryesisht në aspektin fizik, madje trajneri Ernestino Ramela dhe ndihmësit e tij kanë bërë edhe disa teste të ndryshme në këtë drejtim. Me ngarkesë është punuar nga dita e enjte, kur rinisi stërvitja, deri të shtunën, ndërsa këtë javë programi ndryshon, pasi është krejtësisht në funksion të ndeshjes së kampionat me Tiranën.

Print

Edmond Lutaj: Te Flamurtari ka vetëm fjalë, në klub shumë zhurmë për asgjë

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Edmond Lutaj, ishtrajneri i Flamur tarit, edhe pse ndodhet në Suedi, i ndjek me vëmendje zhvillimet te kuqezinjtë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai ka theksuar se në Vlorë përsëriten gjithmonë të njëjtat gabime, duke bërë që ekipi të dështojë dhe të dalë nga objektivat.

Sipas Lutajt, për të ndryshuar kjo situatë, duhet largpamësi në projekt dhe një staf profesionistësh. Ai mbështet idenë e akademisë, ndërsa thekson se të rinjtë kanë nevojë për përkrahjen e klubit.

Print

Flamurtari, emisarë në Europë për të gjetur përforcimet

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Kampionati ka edhe tetë ndeshje deri në fund, por vlonjatët, të dalë nga objektivat, kanë kohë që kanë nisur të punojnë edhe për sezonin e ardhshëm. Stafi teknik ka disa ndeshje, që po aktivizon lojtarë të rinj vlonjatë, të cilët mund të jenë gati për Flamurtarin e sezonit të ri. Ky është edhe objektivi kryesor i klubit kuqezi, të përfitojë sa më shumë të rinj të dalë nga ekipet zinxhir.

VËZHGIMI “LIVE” – Me shumë nga lojtarët aktualë drejt largimit, kryesisht nga ata të ardhurit gjatë merkatos së dimrit, drejtuesit e Flamurtarit kanë nisur të veprojnë që tani për ata që do të afrojnë në merkaton e verës.