Print

Flamurtari afron kroatin Ivan Fustar

Written by webmaster on . Posted in Futboll

Joomla
Joomla

Wordpress
Wordpress

Flamurtari bën “goditjen” e radhës në merkato. Ditën e djeshme, drejtuesit e klubit vlonjat kanë gjetur akordin përfundimtar me mbrojtësin Ivan Fustar. 25-vjeçari me kombësi kroate ka qenë pasditen e djeshme në ambientet e klubit të Flamurtarit ku ka firmosur kontratën e tij me skuadrën e re. Ish-futbollisti i Slaven Belupos ka qenë një preferencë e trajnerit Stanislav Levit. Numri 1 i stolit të skuadrës vlonjate, i bindur në aftësitë e kroatit, duket se e ka programuar atë si partnerin e Debatik Currit në qendër të mbrojtjes. Me ardhjen e Ivan Fustar, Flamurtari tashmë duket se ka zgjidhur përfundimisht qendrën e repartit të prapavijës.

Një lëvizje “blic” kjo e drejtuesve vlonjatë, si në rastet e fundit të afrimeve që janë bërë gjatë kësaj merkatoje, ndërsa kroati është përforcimi numër 8 i kuqezinjve. Fustar prej dy sezonesh aktivizohej në kampionatin e Kroacisë me Slaven Belupo, ndërsa ka rënë në sytë e trajnerit Levi, edhe për shtatlartësinë e tij të përshtatshme për një qendërmbrojtës. 25-vjeçari nga Spliti, 189 cm i gjatë ka një karrierë të pasur në kampionatin kroat, pasi është aktivizuar më parë edhe me skuadra si Sibenik, Dugopolje, Zadar dhe Solin. Për t’u veçuar është fakti se për Ivan Fustar, Flamurtari është skuadra e parë që ai aktivizohet në një kampionat jashtë atij kroat. Por duket se ardhja e tij te ekipi vlonjat ngushton së tepërmi mundësinë e afrimit të Renato Malotës, duke parë se kanë të njëjtin rol, atë të qendërmbrojtësit. Siç është bërë më parë me dije, mes lojtarit që aktualisht luan me Kukësin dhe klubit të Flamurtarit ekziston një akord paraprak, por përforcimi i radhëve të skuadrës kuqezi me 25-vjeçarin kroat mund të sillte edhe surpriza në këtë drejtim.

www.sportekspres.com